Dënimi më i ashpër në historinë e Egjiptit

  • None
Publikuar në Mars 25, 2014, 1 a.m.

Gjykata egjiptiane i ka dënuar me vdekje gjithsejtë 529 mbështetësit e kryetarit të përmbysur Muhamed Mursit, zyrtarët lokal theksojnë se bëhet fjalë për dënimin më të madh me vdekje në historinë e Egjiptit. Mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane, organizatës politike me ndikim, të cilin qeveritarët  ushtarak i konsiderojnë si grup terrorist, janë dënuar për shumë vepra, në aktgjykim thuhet se janë fajtorë për vrasjen e policëve, plagosje dhe sulmin në stacionin policor në qytetin e Minjas. Nga të gjithë ata që kanë dalë para gjyqit vetëm 16 vetë janë liruar.

Mediat perëndimore transmetojnë se ky aktgjykim rigoroz është tregues i kampanjës aktuale të qeveritarëve pro ushtarak të cilin duan të qetësojnë opozitën pas rrëzimit të kryetarit të parë të zgjedhur demokratik në historinë e Egjiptit. Kajroja zyrtare si dhe mbështetësit e qeverisë pro ushtarake, situatën e vështrojnë nga këndi diametralisht të kundërt duke theksuar se kjo është”lufta kundër terrorizmit”. Për rregullsinë e procedurës penale vështirë mund të flitet, aktgjykimi është shpallur vetëm pas dy seancave gjyqësore. Mbrojtësit theksojnë se dëshmitë nuk i janë prezantuar mbrojtjes e as që ju është lejuar të hyjnë në gjykatë në kohën e shpalljes së aktgjykimit. Seanca e pare është mbajtur të shtunën, ndërsa të hënën është shpallur aktgjykimi duke paraparë dënimet me vdekje për 529 anëtarë të Vëllazërisë myslimane. Njëri nga avokatët i cili i ka mbrojtur të akuzuarit, Ahmet Shabeb, ka thënë se gjykimi ka qenë turp, dhe se forcat e sigurimit kur kanë deklaruar të drejtën e ankimit, ju kanë porositur” të jenë të qetë”.

“Kjo kurrë nuk ka ndodh në historinë e Egjiptit, e as në historinë e ndonjë shteti, e as në historinë e gjyqësisë”, ka deklaruar Muhamed Zera, avokat nga organizata për të drejtat e njeriut në Kajro. E përafërt është vetëm, deklaron Zera, aktgjykimi të cilin kundër islamistëve viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur ishte kryetari i atëhershëm Hysni Mubaraku, janë dënuar me vdekje gjithsejtë 106 vetë. Por, është e sigurt që procedura e ankimimit do të lejohet. A do të jetë përfundimi që zyrtarët qeveritar do të likuidojnë 529 ithtarët të Vëllazërisë Myslimane? Kjo do të varet nga procesi i mëtejmë politik.

Nga SHBA-ja porosisin se janë të shokuar dhe të shqetësuar dhe se do të kërkojnë sqarime nga qeveritarët egjiptian, por zëdhënësja e State Departmenit amerikan Marie Harf, theksoi se flitet për” marrëdhënie të rëndësishme të cilin nuk duam të ndërprejmë”. Me fjalë tjera, përveç notes protestuese, Washingtoni nuk do të kundërshtoj më tepër aktgjykimin pasi që mesazhi tjetër mund të shpie në largimin edhe më tej të Kajros dhe Washingtonit në kohën kur Moska po bëhej gjithnjë më e afërt me Kajron.

Të gjithëve është e qartë se gjeneral Sisi do të qeverisë me”dorë të hekurt” kur është fjala për islamistët të Vëllazërisë Myslimane. Fuqitë perëndimore dhe liderët e tyre, sikurse John Kerry dhe Catherine Ashton, me javë të tëra kanë vizituar Kajron duke u përpjekur që ta bindin gjeneralin Sisin për mos shpartallimin  e Vëllazërisë Myslimane. SHBA-ja dhe BE-ja kanë dashur që me çdo çmim që Vëllazëria Myslimane të mbijetojë si një opozitë e forte politike. Por, përpjekjet e fuqive perëndimore nuk kanë dhënë rezultat të duhur. Gjeneral Sisi ka vendos që të  shkatërrojë   plotësisht  Vëllazërinë Myslimane, dhe ky aktgjykim i shpallur është në të vërtetë veprim politik, i cili tregon që Kajroja zyrtare do të vazhdojë me këtë rrugëtim.

 

Burimi: advance.hr