Duke luajtur “kartën e Irakut,” përsëri

  • None
nga Gordon Duff | Publikuar në Qershor 18, 2014, mesnatë

Historia ishte e gabuar. Forcat iraniane nuk kanë marshuar drejt Irakut. Ndërkohë që dronët amerikanë fluturojnë lart dhe avionët luftarakë amerikanë i drejtohen Gjirit Persik, forcat e Al-Kaedës – të mbështetura në fakt nga Amerika, e të cilat po goditen nga ushtrua siriane- po i drejtohen Bagdadit.

Tashmë gazetat amerikane po e quajnë këtë një “revolucion me ngjyra”, ndërkohë që presidenti Obama po mohon ndihmën ushtarake derisa të marrë garanci për “reforma”.

Meqënëse Amerika këtu nuk është krejtësisht bashkëpunëtore, si në Siri dhe Ukrainë, nëse e shohim me kujdes, si psh. sulmet e Boko Haramit në Nigeri, autobombat në Nairobi, një pjesë e një liste të gjatë, ndoshta retorika e Uashingtonit mund të jetë e besueshme.

Por, përsëri, ky është Uashingtoni i John McCain-it, njeriut i cili e ka quajtur Al-Kaedën si  “luftëtarë të lirisë. E rëndësishme është që askush nuk tha asnjë fjalë. Po më pas, do t’i ndërtohet një memorial Osama bin Ladenit tek Memoriali i Linkolnit?   

Të pafuqishëm

Amerika nuk ka trupa për të dërguar, jo gjatë një viti ku bëhën zgjedhjet, ku politikat e vogla dhe kritika janë rregullat e ligjit në Uashington. Për më tepër, palët ndërluftuese në Irak, veçanërisht forcat e Al-Kaedës që morën qytetin e dytë më të madh të Irakut, Mosulin, kanë edhe ata disa miq në Uashington.


Bashkëpunimi i Amerikës  

Pas 11 Shtatorit, amerikanëve u ishte thënë se Al-Kaeda është armiku, i cili kërkon të “shkatërrojë lirinë”. Ishte detyra e çdo të krishteri dhe “kryqtari” që të rrokte armët kundër kërëcënimit global. Sot, kemi një mendje tjetër, veçanërisht me “të djathtët” dhe lobin e fuqishëm izraelit.

Vetëm para disa vitesh, senatori McCain dhe miqtë e tij të Wall Street-it, bashkë me bankierët, flisnin për një “luftë të shenjtë” për të shpëtuar botën nga hordhitë. Sot, kur fshatrat e krishtetër po spastrohen etnikisht nga “rogëtarët” tekfirist të Sauditëve, mbizotëron heshtja.

Për ata që nuk e dinë, Mosuli ka komunitetin  e krishterë më të madh në Lindjen e Mesme. Mbi 500 mijë të krishterë kaldeanë banojnë në këtë rajon, të paktën deri para 48 orëve, një fakt të cilin shtypi perëndimor me shumë kujdes ka zgjedhur ta censurojë. Ku mendoni se ishin 500 mijë refugjatët që braktisën Provincen Nineveh?

Pse gjysëm milion të krishterë që ikën nga frika e tekfiristëve u censuruan nga mediat amerikane të lajmeve? Pse asnjë politikan amerikan apo lider fetar nuk ka thënë asnjë fjalë? Kaq e fortë është fuqia e parave të Saudisë dhe lobimi i Izraelit? Nëse ata mund të fshehin diçka kaq të dukshme, po për gjërat që kanë bërë shumë kohë më parë?

Përsëri, shtypi perëndimor ka hequr dorë nga përmendja e çdo lloj lidhjeje të ISIS me Al-Kaedën. Ata që para një jave ishin terrorista tekfiristë, tani janë “djelmosha hokatar”. A mos është kjo për shkak se axhenda e tyre dhe e atyre që “japin lajmin” është e njëjtë?

Përsëri, një vështrim i përciptë i luftës në Nigeri, Kenia dhe Ukrainë, të gjitha në mënyrë misterioze përfshijnë “Al-Kaedën”, ose grupe “analoge”. Kjo të bën të dyshosh rreth rastësisë.

Veprimet e Amerikës në Irak dhe rajon kanë qënë gabime të njëpasnjëshme.  


Kontraktuesit amerikanë. Por për kë?

Që në janar të këtij viti, firmat kontraktuese amerikane të mbrojtjes, para pak kohësh të padëshiruara në Irak, janë sjellë përsëri “me turma”. Gjoja, ka qënë paaftësia e ushtrisë irakene për të mbajtur të sigurtë Tikritin dhe Kraninën Anbar.

Problemi është se firmat amerikane të sigurisë janë përzgjedhur nga grupe politike që kërkojnë autonomi nga qeveria e Bagdadit, grupe të lidhura nga besnikëria fisnore, me pozicione kyçe në shtet dhe me milici private.

Për më tepër, firmat e sjella, shumica, jo të gjitha, janë të lidhura politikisht me axhenden izraelite/neokone, armiqësore ndaj qeverisë në Bagdad. Në secilin rast, firmat e kontraktuara për të ofruar shërbime të inteligjencës dhe aftësi mbikqyrëve, nuk e kishin ndërmend t’i ofronin këto.  Në një rast, një kontratë një milion dollarëshe ishte firmosur për pajisje nga Afganistani, të cilat në rast të kundërt do të ishin braktisur dhe shkatërruar, një kontratë një miliard dollarëshe  për furnizime dhe shërbime që kushtojnë më pak se pesë milion dollarë, e që nuk i hynin në punë Irakut. Sidoqoftë, e gjitha kjo vetëm për të kanalizuar qindra miliona dollarë për elementët anti-qeveritarë.    

A mund ta quajmë këtë një “bashkëpunim material të plotë dhe absolut me terroristët? Përgjigjia ime do të ishte “Po!”

Sot, këta kontraktorë po ikin nga Al-Kaeda. Ata shpresonin se askush nuk do ta shihte ironinë. E kishin gabim.

Gafa të planifikuara

Nuk kanë qënë të gjitha gafat gabime të pafajshme. Tekfiristët e Al-Kaedës që po lëvizin drejt Bagdadit janë të trajnuar nga Amerika, Turqia dhe Izraeli, të cilët janë rekrutuar nga e gjithë bota muslimane, nga burgjet dhe cepat e rrugëve, nga paratë e shumta të Saudisë. Të trajnuar nga forcat speciale të CIA-s, me logjistikë turke dhe izraelite. Këtu asgjë nuk është e “rastësishme”.

Ndërkohë që lufta  në Siri po shkon drejt fundit, të dashuruarit pas kaosit kërkojnë të vazhdojnë derdhjen e gjakut të pafajshëm. Një Irak i ndarë, si cak i intrigave politike, ishte i planifikuar.

Në rastin më të mirë, Amerika/Obama mund të fajësojë budallallëkun vetëvrasës, pothuajse në nivelin e administratës së Bushit, por përsëri, edhe atëherë, asgjë nuk ishte e rastësishme rreth “budallallëkut vetëvrasës” të Amerikës. Amerika thoshte, “Al-Kaeda është djalli/e keqja.” Në Siri, kjo u kthye në “Al-Kaeda është një e keqe e domosdoshme” dhe ne duhet ta mbështesim atë. Shumë shpejt u shndërrua në “Ok, na kapët mat! Al-Kaeda ka qënë gjithmonë e jona. Por, pas kaq shumë kohësh, populli amerikan është lodhur dhe ndoshta janë shumë të trashë për t’u shqetësuar për këtë.”

Ajo që pranohet në përgjithësi është se  Al-Kaeda dhe format e ndryshme të saj, quajini si të doni, prodhime, apo “degë”, janë dhe gjithmonë kanë qënë trashëgimtarët e mantelit të Gladios, “luftës së lirë” të NATO-s me bomabrdues, rrëmbyes dhe vrasës të stilit të paimitueshëm të CIA-s.

Vetëm disa vite më parë, thjeshtë terrorizmi i rremë ishte i mjaftueshëm. Grupet terroriste të CIA-s do të vrisnin civile, siç i kemi parë në Kiev kohët e fundit, atëherë Amerika do të kërkonte ndryshime të regjimeve, duke valëvitur “flamurin e përgjakshëm” të veprimeve të saj. Kjo u bë shumë e dukshme dhe shumë e parashikueshme, saqë edhe mediat e mëdha do t’a merrnin dorën.

Kështu, sot, kur presidenti Obama “i lau duart” me katastrofen njerëzore në Irak, një katastrofë në të cilën ai ka një rol jo të vogël, na kërkohët të mos shohim asgjë.    


Të shpëtosh Irakun

Amerika e shkatërroi Irakun në vitin 2003. Zbulimet e kohëve të fundit nga shërbimi sekret rus e kanë rishkruar tregimin e asaj kohe. Është pranuar se Bushi dhe Blair-i në një valë të lakmisë dhe psikozës vendosën të pushtojnë Irakun në mënyrë që të vjedhin miliarda më naftën, duke rritur përqindjen e tyre përsonale të kontatave të mëdha të mbrojtes, të ciilat do t’i lehtësonte zgjatja e gjakderdhjes.


Hipoteza e re është e mirë për Bushin dhe Blair-in. I shikon ata si frikacakë dhe leshko, të shantazhuar, të cilët kanë luftuar në emër të Izraelit, duke u ballafaquar me kërcënime për bashkëfajësi në vjedhje dhe shitje të materialeve të klasit të armëve bërthamore për një përdorim të errët. Duke u përballur me kërcënime reale kundër SHBA-ve dhe Britanisë.  Kërcënime me armë bërthamore.

Pavarësisht se cila hipotesë është e vërtetë –  dhe ekspertët ushtarakë kanë tendencë të pranojnë këtë të fundit – shkatërrimi i qëllimshëm i Irakut dhe dhjetra vendeve të tjera ka qënë gjithmonë pjesë e lojës.

Sot, “Karta e Irakut” po luhet përsëri. Nëse, apo kur Iraku të bjerë, Amerika do të bjerë gjithashtu. Presidenti Obama ka të drejtë në lidhje me këtë. Sot, CNN i referohet Iranit si një “aleat amerikan.” Irani nuk është gati për këtë. Askush nuk duhet të jetë. 

Gordon Duff

Gordon Duff është një veteran i Vietnamit, detar, ka shërbyer edhe si luftëtar në këmbësori ...