Imam Khamenei: Është gabim të mendosh se ndihma për Palestinën është nëpërmjet marrëdhënieve me Sionistët/Lufta e Ukrainës duhet të konsiderohet në një kontekst më të thellë

Publikuar në Maj 4, 2022, 12:41 a.m.

Imam Khamenei tha: "Ngjarjet që lidhen me luftën e fundit në Ukrainë duhet të trajtohen më thellë dhe ndoshta në kontekstin e formimit të një rendi të ri botëror, i cili do të pasohet nga procese komplekse dhe të vështira".

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ayatollah Sayyid Ali Khamenei, kritikoi administratat në botën islame se janë "shumë të dobëta" në mbrojtjen e kauzës palestineze kundër pushtimit izraelit, përpara Ditës Ndërkombëtare të Kudsit e cila po afrohet.

Ajatollah Khamenei i bëri deklaratat të martën gjatë një takimi me një grup studentësh universitarë dhe përfaqësues të shoqatave studentore në Teheran.

Normalimin e marrëdhënieve me regjimin izraelit, udhërrëfyesi e përshkroi si një "gabim të madh" për vendet myslimane.

Imam Khamenei tha: “Për fat të keq, qeveritë muslimane janë shumë të këqija në këtë dhe disa prej tyre as që janë të gatshëm të flasin për çështjen palestineze. Të tjerë mendojnë se mënyra për të ndihmuar Palestinën është vendosja e marrëdhënieve me sionistët, por ky është një gabim i madh”, tha ai.

“Dita e Jerusalemit është një mundësi e përshtatshme për të shprehur solidaritetin me popullin e shtypur të Palestinës”, tha Ajatollah Khamenei.

“Lufta e Ukrainës duhet parë më thellë”

Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Imam Khamenei theksoi se SHBA-të vazhdimisht po humbasin fuqinë dhe po krijohet një rend i ri botëror.

“Sot bota është në prag të një rendi të ri ndërkombëtar global dhe bipolar që po shfaqet pas teorisë së Amerikës për një rend botëror unipolar, i cili po dobësohet çdo ditë e më shumë”, tha Lideri i Revolucionit.

Imam Khamenei tha: "Ngjarjet që lidhen me luftën e fundit në Ukrainë duhet të trajtohen më thellë dhe ndoshta në kontekstin e formimit të një rendi të ri botëror, i cili do të pasohet nga procese komplekse dhe të vështira".