DITA E KUDSIT DITA E UNITETIT TË MUSLIMANËVE

Publikuar në Prill 14, 2023, 1:25 p.m.

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet qofshin mbi zotërinë e krijimit dhe krijesën më të nderuar, zotërinë tonë Muhamed Mustafanë, vulën e të dërguarve, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij të zgjedhur dhe mbi ata që i pasojnë ata në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

 

Dita Botërore e Kudsit na erdhi përsëri. Kudsi i Shenjtë u bën ftesë të gjithë muslimanëve në botë.

Të gjitha ditët e vitit duhet të konsiderohen si Dita e Kudsit. Kudsi i Shenjtë është zemra e Palestinës. 

 

Populli palestinez çdo ditë tregon më shumë se kurrë qëndrueshmërinë e tij me një madhështi të pashoqe.

 

Ai qëndron përballë padrejtësisë dhe do të qëndrojë gjithmonë i palëkundur. Të rinjtë palestinezë me sakrificat e tyre janë bërë një mburojë mbrojtëse për Palestinën dhe paralajmërojnë një të ardhme premtuese.

 

Ju o bijtë e Palestinës, ju rinia sakrifikuese në Bregun Perëndimor dhe në tokat e vitit dyzet e tetës. Ju luftëtarët në kampin e Xhenijnit dhe ju që jetoni në kampet palestineze në diasporë. Ju përbëni pjesën më të rëndësishme, më të ndjeshme dhe më pioniere në trupin e rezistencës. Dijeni se: 

“Me të vërtetë Allahu i mbron ata që kanë besuar.” (Sure Haxh, ajeti 38). 

Dhe: “…nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit.” (Sure Nahl, ajeti 126). 

Dhe: “…Por, nëse ju duroni dhe ruheni

(nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve.” (Sure Ali Imran, ajeti 186). 

Dhe: “Paqja qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)!” (Sure Rra’ad, ajeti 24).  

 

Palestina dhe Jeruzalemi përmenden në Kur’anin e Shenjtë si "Toka e Shenjtë". Për dekada të tëra, kjo tokë e pastër ka rënë nën thundrrën e qenieve njerëzore më të pista e më të liga. Këta djaj derdhin gjakun e të nderuarve dhe më pas e pranojnë dhe e pohojnë me paturpësinë më të madhe. Ata që kanë vrarë, plaçkitur, burgosur dhe torturuar pronarët e tokës për më shumë se shtatëdhjetë vjet, janë racistë, por falë Zotit ata nuk mundën ta thyejnë vullnetin e tyre.

 

Çështja e Palestinës vazhdon të jetë çështja më e rëndësishme dhe më e gjallë në mesin Umetit Islam. Sistemi kapitalist i padrejtë dhe vrasës planifikoi që të privojë një popull nga pasuria dhe nga atdheu i baballarëve e i gjyshërve të tij, për të vendosur në vend të tij një entitet terrorist dhe njerëz të çuditshëm me horizonte anormale.

 

Palestina është e gjallë, e cila vazhdon xhihadin e saj dhe me ndihmën e Zotit, në fund do të jetë në gjendje ta mposhtë armikun keqdashës. Kudsi i Nderuar dhe Palestina, e gjithë Palestina, i përket popullit palestinez dhe do t'u kthehet atyre, me dëshirën e Zotit dhe kjo nuk është e pamundur për Zotin. Palestina, siç e kemi thënë vazhdimit, është nga lumi jordanez dhe deti i bardhë i mesdheut. Kjo është Paledtina. Pa dyshim që Kudsi (Jeruzalemi) është Kryeqyteti i saj. 

 

Çështja nuk ka lidhje me armiqësinë ndaj jahudive. Sepse, jahudijtë ashtu siç jetojnë sot në paqë e në siguri nën hijen e Republikës islamike të Iranit, po ashtu ata mund të jetojnë në paqë në hijen e udhëheqjes islame në Kuds (Jeruzalem).

Sigurisht, banorët e Kudsit nuk janë të gjithë muslimanë, por shumica e tyre janë muslimanë. Është e mundur që muslimanët, të krishterët dhe jahudijtë të jetojnë në harmoni me njëri - tjetrin në qytetin e Kudsit. Ne besojmë se shtetet islame duhet të lëvizin me seriozitet kundër cionizmit. Pra, çështja nuk ka të bëjë me armiqësinë nda jahudijve, por çështja ka lidhje me uzurpimin e shtëpive dhe vendbanimeve muslimane. 

 

Çështja e Jeruzalemit (Kudsit) është çështja jonë e vjetër dhe ne e kemi thënë vazhdimisht se është çështja jonë strategjike. Ne nuk flasim ndonjëherë për Jerusalemin për interesin tonë. Për ne, Jeruzalemi është si qyteti i Teheranit dhe Mashhadit. Ai është shtëpia jonë dhe ne nuk pretendojmë pronësinë e Jeruzalemit dhe nuk lejojmë që këto fjalë të merren si pretekst se Irani dëshiron Jerusalemin. Më duket se në konferencën “Fas” u tha se Irani kërkon të pushtojë Jeruzalemin! Ata janë vëllezërit tanë dhe janë muslimanë. Qyteti i Jeruzalemit është i popullit të Jeruzalemit dhe ai është një qytet islamik. Ashtu siç i konsiderojmë Isfahanin, Shirazin, Teheranin dhe Mashhadin, të cilët ishin në duart e armikut, qytete islame, për të cilët ne u përpoqëm t'i nxjerrim jashtë sundimit të tyre, po kështu, në lidhje me qytetet e Palestinës, Jerusalemit dhe të gjitha qyteteve ekzistuese. Ne themi se ato janë qytete islame që ranë nën kontrollin e armiqve të Islamit dhe se ato duhet të hiqen nga duart e tyre dhe t'i jepen popullit të tyre.

 

Populli iranian, siç ka qenë gjithmonë, e sheh veten në anën e kryengritësve palestinezë. Populli iranian beson se fitorja e tyre është e paplotë pa fitoren e çështjes palestineze. Imami i ndjerë e i madh (imam Khomeini), që në ditët e para të kryengritjes së tij në Iran, e vendosi çështjen palestineze në krye të listës së vëmendjes së tij. Ai e ndoqi këtë çështje gjatë gjithë ditëve të Revolucionit po ashtu edhe pas fitores së Revolucionit.

 

Detyra e Ummeti islam në Ditën e Kudsit

 

Nuk ka absolutisht asnjë ndryshim në mesin e të gjitha shkollave të njohura të mendimit islam dhe se të gjithë juristët kanë mendim të përbashkët se kur një pjesë e tokës islame pushtohet nga armiqtë dhe ata armiq të Islamit e mbizotërojnë atë tokë, atëherë, të gjithë duhet ta konsiderojnë xhihadin dhe përpjekjen për ta kthyer atë pjesë toke në tokën islame si detyrë të tyre. Prandaj, popujt muslimanë - kudo që janë në botë - duhet ta konsiderojnë këtë çështje detyrë të tyre. Sigurisht, shumë njerëz mund të mos jenë në gjendje të bëjnë diçka dhe të ndërmarrin një iniciativë specifike, por secili duhet të punojë dhe të iniciojë aq sa mundet dhe në mënyrën që ka mundësi. Për këtë arsye e gjithë bota islame përkujton Ditën e Kudsit, të cilën e shpalli mami i madh, imam Khomejni, që të jetë çdo vit të premten e fundit të muajit të Ramazanit. 

Dita e Kudsit nuk është diçka specifike për Iranin. Ajo është Dita Botërore islame. Kështu që muslimanët në mbarë botën islame kur përkujtojnë Xitën e Kudsit, ata kanë shënuar praninë e tyre për të mbrojtur vëllezërit e tyre palestinezë. Në këtë ditë, muslimanët tregojnë vullnetin e tyre të përgjithshëm për t'u përballur me kuthet e Amerikës dhe të “Izraelit” në Palestinën e shtypur dhe të gjakosur.

 

Përkujtimi i detyrës së popujve muslimanë

 

Ardhja e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit u kujton muslimanëve të zellshëm të botës edhe një herë, dhe me më shumë theks se më parë, detyrën e madhe të tyre në mbrojtje dhe në mbështetje të popullit të shtypur e të privuar palestinez. Ata që po luftojnë dhe që po vuajnë nga padrejtësia brenda territoreve të pushtuara, duhet ta dinë se shpresa e vetme për çlirimin e Palestinës dhe çrrënjosjen e qeverisë uzurpuese janë muxhahidinët brenda Palestinës. Ata duhet ta dinë dhe ta ndjejnë se popujt në mbarë botën islame i kujtojnë dhe i mbështesin ata. 

Nëse duam që ata muxhahidinë të shtypur që janë bërë si të huaj në shtëpitë e tyre, të ndjejnë një mbështetje të tillë, atëherë duhet që në mbarë botën islame të mbahen tubime e manifestime popullore.

Dita botërore e Kudsit nuk është thjesht një thirrje për të mbrojtur një popull të privuar e të shtypur. Ajo është simboli i rezistencës dhe i luftës kundër arrogancës globale.

 

Ringjallja e Ditës së Kudsit

 

Bota islame duhet të përkujtojë Ditën e Kudsit. Ka grupe myslimane ë nuk i lejojnë disa qeveri që e kanë shitur veten për ta shkrirë apo për ta mbyllur çështjen palestineze moment pas momenti, përmes atmosferës së qetë dhe heshtjes artificiale që kanë krijuar, duke e lënë çështjen palestineze në erërat e harresës. Nuk duhet harruar tradhtia e qeverive që ranë dakord me entitetin uzurpator dhe sakrifikuan palestinezët. Kjo nuk është çështje e vogël.

Ringjalleni Ditën e Kudsit dhe nderojeni atë. Sigurisht që mediat botërore nuk e pasqyrojnë këtë manifestim të madh islam. Të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite na thonë se parullat tuaja, pjesëmarrja juaj, grushtet tuaja të shtrënguara që shprehin qëllimet tuaja dhe vendosmëria juaj e sinqertë, na bëjnë të ndihemi të fortë, të aftë dhe të palëkundur. Ata që janë pas mureve të burgjeve sioniste nuk duhet të ndihen të vetmuar, sepse në këtë mënyrë ata mund të qëndrojnë të patundur.

Burrat dhe gratë që përballen me sulmet e egërta dhe të tmerrshme sioniste në rrugicat dhe rrugët e Jerusalemit, në Rripin e Gazës dhe në të gjitha qytetet e pushtuara palestineze, duhet të ndjejnë se ju qëndroni pas tyre, në mënyrë që ata të mund të rezistojnë. Sigurisht që ka edhe detyra që bien mbi supet e qeverive.

 

Ndikimi i Ditës së Kudsit


Nëse bota islame e ringjall këtë ditë në kuptimin e vërtetë të fjalës, dashtë Zoti, dhe përfiton nga ajo për të lëshuar thirrje kundër sionistëve uzurpues, atëherë armiku do të mposhtet me një disfatë të madhe dhe do të detyrohet të tërhiqet.

Duke marrë pjesë në ringjalljen e Ditës së Kudsit, populli iranian do të dëshmojë kuptimin e përfitimit nga kjo Ditë dhe mundësinë për të shpallur qëndrimin e tij për çështjen palestineze. Palestinezët e shtypur e kanë kuptuar se në anë të ndryshme të botës ka nga ata që tregojnë simpati dhe interes për kauzën e tyre. Kjo simpati duhet të forcohet dhe presioni mbi “Izraelin” duhet të rritet. Kombet dhe popujt myslimanë në të gjithë botën duhet të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për palestinezët.

Duhet që bota islame të mos jetë e pavëmendëshme ndaj çështjes së Palestinës dhe të mos e harrojnë atë. Palestina është e palestinezëve dhe ata kanë të drejtë të vendosin fatin e saj dhe të tyre. 

 

Republika Islamike e Iranit është mbështetëse dhe përkrahëse e frontit të rezistencës palestineze. Ne e kemi thënë këtë në mënyrë të përsëritur dhe kemi vepruar siç kemi thënë dhe ne insistojmë në këtë. 

 

Në mbyllje i dërgoj përshëndetjet e mia për shpirtrat e dëshmorëve të Palestinës, dhe qëndroj i përulur para familjeve të tyre të palëkundura. I përshëndes të burgosurit palestinezë të palëkundur me vullnet të fortë në burgjet e pushtuesit. I shtrëngoj duart fraksioneve të rezistencës palestineze, të cilat kanë marrë përsipër pjesën më të madhe të kësaj përgjegjësie. I bëj thirrje botës islame, veçanërisht brezit të ri, të jenë të pranishëm në arenat e krenarisë dhe të nderimit.

 

Paqja qoftë mbi të gjithë arabët e lirë, veçanërisht rininë e tyre!

Paqja qoftë mbi popullin rezistent palestinez dhe mbi jerusalemitët e vendosur në xhaminë Al-Aksa! 

Paqja qofshin mbi dëshmorët e rezistencës dhe familjet e muxhahidëve që sakrifikuan jetën në këtë rrugë!

 

Sejid Ali Khamenei