Burak-85: Raketa e fundit palestineze që tmerroi sionistët

Publikuar në Maj 24, 2023, 3:24 a.m.

Kjo lloj rakete arriti të përballoj ushtrinë sioniste me një ekuacion të ri dhe unik të parandalimit, duke e detyruar armikun t'i nënshtrohet kushteve të armëpushimit të rezistencës palestineze. Burak-85 gjithashtu arriti të depërtoj në mekanizmin ushtarak të ushtrisë pushtuese sioniste të quajtur 'Llastiku i Davidit, i cili u lansua si sistemi më i fortë 'mbrojtës'.

Raketa Burak-85 e prodhimit palestinez, e cila e ktheu jetën e sionistëve në ferr, u prodhua nga kryengritësit e Brigadave të Jerusalemit, të cilët bombarduan tokat e pushtuara me raketa në sulmin e fundit të Izraelit në Gaza.

Brigadat e Jerusalemit, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, prodhuan këtë raketë, e cila mund të mbajë 40 kilogramë kokë lufte dhe ka një rreze veprimi prej 85 kilometrash. Burak-85 tregoi se nëse Jerusalemi dhe 'Tel Avivi' do të goditeshin, fuqia e tij shkatërruese do të ishte e madhe.

 Kjo lloj rakete arriti të përballonte ushtrinë sioniste me një ekuacion të ri dhe unik të parandalimit, duke e detyruar armikun t'i nënshtrohet kushteve të armëpushimit të rezistencës palestineze.

Burak-85 gjithashtu arriti të depërtoj në mekanizmin ushtarak të ushtrisë okupatore sioniste të quajtur 'Llastiku i Davidit', i cili konsiderohej si sistemi më i fortë 'mbrojtës' dhe kështu Brigadat e Jerusalemit u përcollën mesazhin 'izraelitëve' se “llastiku juaj është i padobishme kundër raketës tonë”.

Sipas korrespondentit ushtarak izraelit për Yedioth Ahronoth, Yossi Yehoshua, “raketa që goditi Rehovot tregon se 'Kupola e Hekurt' nuk ofronte mbrojtje të fortë dhe të plotë” dhe “kjo armë shërben si një kujtesë për atë që mund të ndodhë nëse shpërthen një luftë me shumë fronte kundër grupeve me fuqi zjarri të larmishme dhe të avancuar”.

Gazeta paralajmëroi se sistemi ‘Kupola e Hekurt’ nuk arriti të parandaloj raketa të tilla. Komandanti i brendësisë së ushtrisë ‘izraelite’ u alarmua duke thënë: “Jemi përballë një çështjeje shumë të vështirë dhe do të hetojmë arsyet pse kjo raketë nuk mund të kapet”.



Burimi : Medya Şafak