Imam Khomeini, Sipas Këndvështrimit Të Personaliteteve Botërorë
Vullnet Merja
Nuk ka dyshim se Imam Khomeini (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte një nga liderët fetarë dhe politikë më të famshëm në botë në kohën e tij, në epokën e sotme dhe në epokat e ardhshme. Shumë dijetarë dhe udhëheqës politikë kanë përmendur thënie duke e përshkruar Imam Khomeinin gjatë jetës dhe pas vdekjes së tij. Thëniet e disa prej të cilëve do t'i përmendim si më poshtë:
1- Nelson Mandela, udhëheqësi i Republikës së Afrikës së Jugut, ka thënë: Imam Khomeini (r.a) ishte biri i njohur i Islamit. Ai ka pjesë të madhe në udhëzimin e brezave myslimanë, të sotëm e të ardhshëm, në rrugën e drejtë e të saktë.
2- Rashid El Ganushij, udhëheqës i lëvizjes islamike An Nahdhatu në Tunizi, ka thënë: Personaliteti i Imamit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duket qartë në të qenit e tij udhëheqës besimtar, politikan dhe revolucionar. Ai mbante në supet e tij dhimbjet e të gjithë të privuarve. Vërtet, ky personalitet është kristalizim për shpresat e umetit, që me anë të tij, të përshkojë rrugën e drejtë e të saktë.
3- Papa Gjon Pali II ka thënë: Unë gjithmonë bëj lutje për ju dhe për udhëheqësin tuaj. Është detyrë të flitet për atë që bëri Imam Khomeini në vendin e tij dhe në një pjesë të madhe të botës, me respekt të madh dhe me botëkuptim të thellë.
4- Fehmi Huvejdi, mendimtar arab, egjiptian, ka thënë: Imam Khomeini realizoi një triumf për të privuarit dhe një zhvillim të rëndësishëm për qëndrimet islame në botën e sotme. Thëniet e tij vërtetuan se feja është faktori ndikues dhe aktiv në vënien në lëvizje të popujve. E kundërta e asaj që pretendojnë disa që thonë se feja është opium për njerëzit dhe faktor i dembelizmit, i dobësisë dhe i plogështisë së tyre.
5- Ahmed Sheikh Zuhair - Imam i Xhematit të xhaminë e qytetit Amerikan të Bostonit ka thënë: Imam Khomeini (Zoti qoftë i kënaqur me të) është në zemrat tona dhe të gjithë e duan atë me sinqeritet dhe besnikëri.
6- I ndjeri Raxhio Gandi, ish-kryeministri i Indisë, ka thënë: Kur vdiq Imam Khomenini, bota humbi një udhëheqës të madh fetar, revolucionar dhe mendimtar të gjerë.
7- Dr. Ramadan Abda, Sekretar i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadul Islami, në Palestinë, ka thënë: Imam Khomeini ka qenë shembulli i lartë i humanizmit dhe i arritjes në krenari e dinjitet. Për këtë duhet të njihet jeta e këtij Imami të ndjerë i umetit islam, që me anë të saj të ndiqet një rrugë e shëndoshë në jetë. Sigurisht, Imami i ndjerë konsiderohet dritë udhëzimi për brezat e ardhshëm.
8- Gulam Is’hak Khan, President i Republikës së Pakistanit, ka thënë: Imam Khomeini nuk ka qenë udhëheqës vetëm për Iranin, por ishte udhëheqës i madh për botën islame. Vërtet, ai është personalitet trim e guximtar, që gëzon një pikëpamje të thellë islame. Krenaria që ai i ktheu Islamit, do të qëndrojë përgjithmonë.
9- Sejid Hasan Nasrullah, ka thënë: Hirësia e tij, udhëheqësi i revolucionit islam, Imam Khomeini, është gjallë. Vepra e tij është e përjetshme.
10- Shkrimtari dhe gazetari egjiptian Muhammad Hassanein Hejkal ka thënë: Ai është një njeri i madh i ardhur nga një kohë tjetër. Khomeini ishte një plumb i lëshuar nga shekulli i shtatë pas Krishtit, për t'u vendosur në zemër të shekullit të njëzetë.
11- Shejh Abdullah Zejnuddijn (Hixhaz) ka thënë: Nuk ka dyshim se Imam Khomeini është një nga personalitetet unike në botën islame. Që nga shfaqja e Islamit në Gadishullin Arabik, Islami ra rob i sundimtarëve tradhtarë, por Imam Khomeini mundi ta çlironte nga robëria.
12- Anëtarja e Komisionit për Hetimin e Çështjeve të Grave në Republikën e Azerbajxhanit, Profesoreshë Elmira ka thënë: Kudo që njerëzit i drejtohen të vërtetës, aty përmendet emri i Imam Khomeinit dhe ideja e tij është model për kërkuesit e së vërtetës në mbarë botën.
13- Profesor Amin Karixh, Ministër Boshnjak i Kulturës dhe Arsimit ka thënë: Shfaqja e personalitetit të Imam Khomeinit ka vërtetuar se teoritë e orientalizmit perëndimor janë të gabuara.
14- Mendimtari Dr. El Benna ka thënë: Imam Khomeini (Zoti qoftë i kënaqur me të) ishte dijetari që përfundoi mijëvjeçarin e dytë pas Krishtit dhe rrezja e ideve të tij ndriçuese do të vazhdojë të shkëlqejë në horizontet e mijëvjeçarit të tretë. Ai ishte një dijetar mendimi i të cilit ishte i bazuar në Islamin autentik Muhamedan dhe idetë themelore gjithpërfshirëse që janë trashëgimi e Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta).
15- Valery Marchenko, predikues i krishterë dhe ish-anëtar i Komitetit të Paqes në Bashkimin Sovjetik ka thënë: Unë jam një i krishterë ortodoks. Imam Khomeini (iu shenjtëroftë shpirti i tij) bëri një punë të madhe për të tërhequr vëmendjen e Bashkimit Sovjetik ndaj fesë. Imam Khomeini shkoi te i Plotfuqishmi duke përmbushur detyrën e tij ndaj të gjithë besimtarëve.
16- Peshkopi Capucci” përfaqësues i të krishterëve palestinezë në Itali ka thënë:
Imami ishte babai i të shtypurve të botës. Ai është një udhëheqës i madh shpirtëror dhe politiko-fetar. Fitorja e Iranit mbi superfuqitë e botës ishte rezultat i besimit të fortë të njerëzve në Zot dhe i udhëheqjes së Imam Khomeinit (u shenjtëroftë sekreti i tij).
17- Shejkh Muhamed Habib Abdullah Hassan nga Jordania dhe një anëtar i dijetarëve të Shamit ka thënë: Që kur ndodhi Revolucioni Islamik e deri më tani, ne nuk e kemi parë zgjimin islam me konceptin e islamit të vërtetë, siç e kemi parë nga eminenca e tij Ajatollah Khomeini. Sa i përket revolucionit iranian, është revolucioni i parë që mbështeti arabët dhe kombet islame kundër arrogancës globale si Amerika dhe Izraeli, i cili dëshiron të uzurpojë pasurinë e kombit arab dhe islamik. Fatkeqësisht, kjo është nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, në nivelin arab dhe islam, ekziston një injorancë shumë e madhe për konceptet e Revolucionit Islamik dhe konceptet e Shkëlqesisë së tij Ajatollah Khomeini dhe udhëheqjes së Islamit Revolucioni në Iran. Në lidhje me Ajatollah Khomeinin (u shenjtëroftë sekreti i tij), prej pozitivitetit më të rëndësishëm ishte se Islam i tij ishte muhamedan dhe jo siç thonë njerëzit se ishte sektar. Ai nuk fliste me logjikë sektarizmi dhe as nuk fliste më logjikë shiite, siç pretendojnë. Ai është imam i të gjithë Islamit. E falënderojmë Zotin e Madhëruar që ia lehtësoi Eminencës së tij, Ajatollah Khomeinit (i shenjtëroftë sekreti i tij), këtë Revolucion të bekuar dhe kushdo që ndjek rrugën e tij, dhe e falënderojmë Zotin për praninë e pasuesit të rrugës së tij, Hirësia e tij Ajatollah Khamenei.
18- Ali Hassan Muuini - Ish presidenti i Republikës së Tanzanisë ka thënë: Udhëheqësi i Revolucionit Islamik iranian, Imam Khomeini (Zoti qoftë i kënaqur me të) në kohën tonë dha një ndihmë të madhe në fitoren e të shtypurve kundër shtypësve. Ky Revolucion i shpenzoi energjitë e tij në luftën për lirinë e Afrikës nga kolonializmi, si dhe në luftën globale kundër shtypjes dhe shfrytëzimit.
19- Imam Buhariu - Udhëheqësi i muslimanëve të Indisë ka thënë: Imam Khomeini ishte një njeri besimtar, një muxhtehid dhe një bërës i historisë gjatë dekadës së fundit. Ishte një njeri i luftës dhe pa të ngjashëm në njëqind vitet e fundit. Imam Khomeini (Zoti qoftë i kënaqur me të) la një thesar të madh që do të mbetet në buzët dhe gjuhët e të gjithëve për qindra vjet.
20- Omar Karami - Ish-kryeministër i Libanit ka thënë: Zgjimi islamik në botë varet nga Revolucioni i Imam Khomeinit (Zoti qoftë i kënaqur me të).
21- Peshkopi Capucci - Peshkopi i Jeruzalemit ka thënë: Imam Khomeini (Zoti qoftë i kënaqur me të) nuk është vetëm për Iranin, por të gjithë njerëzit e privuar të botës, qofshin myslimanë apo jomuslimanë. Ata e konsiderojnë atë shpëtimtarin e tyre.
22- Massud Barzani - Presidenti i Rajonit të Kurdistanit të Irakut ka thënë: Imam Khomeini, në cilësinë e figurës më të madhe politike dhe fetare të kësaj epoke, hapi horizonte të reja për myslimanët dhe të shtypurit në botë. Kurdët kanë qenë gjithmonë të bekuar me kujdesin moral dhe njerëzor të Imamit (Zoti qoftë i kënaqur me të) dhe ata kanë një dashuri të veçantë për të.
23- Mustafa Ejjub - studiues mysliman amerikan dhe drejtues i Grupit të Studimeve Fetare në Universitetin Temple, SHBA ka thënë: Unë besoj se ndër efektet më të rëndësishme të revolucionit të Imam Khomeinit (Allahu e mëshiroftë) është se ai e shndërroi qeverinë e një vendi të madh dhe me rëndësi, nga laike në qeveri islame dhe fetare. Kështu, Republika Islamike e Iranit është bërë model për lëvizjet islamike në botë. Unë shoh që imami, për nga aftësia e tij intelektuale, nuk ishte një person apo fenomen individual, por ishte një nga bërësit e historisë.
24- Dëshmori Fet'hi Shikaki-themelues i Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez ka thënë: Fitorja e Revolucionit Islamik në Iran i ka dhënë besim popullit të Palestinës. Ai na e bëri të qartë se fitorja jonë varet nga fitorja e Imam Khomeinit (Zoti qoftë i kënaqur me të). Kryengritja është një nga frytet e Zgjimit islam i sjellë nga Imam Khomeini (Zoti qoftë i kënaqur me të) në rajon, veçanërisht në Palestinë.
25- Elvin Taffler - Një studiues dhe teoricien i njohur amerikan ka thënë: Imam Khomeini, duke përfituar nga fuqia e doktrinës, arriti të kontrollonte një pjesë të madhe të pushtetit që ishte për vite me radhë nën autoritetin e shteteve. Kur Imam Khomeini nxori fetvanë për derdhjen e gjakut të Selman Rushdies, në fakt ai po u dërgonte një mesazh historik të gjithë liderëve botërorë që shumëkush nuk ishte në gjendje ta analizonte. Përmbajtja kryesore e mesazhit të Imamit nuk ishte gjë tjetër veçse ardhja e një epoke të re të qeverisjes globale, të cilën Perëndimi duhet ta studiojë me kujdes. Kjo sepse Imam Khomeini konsiderohet një figurë e shquar që filloi një revolucion, i cili në të ardhmen, lëvizja e tij do të ndryshojë arenën e mendimeve njerëzore, statusin e qeverive shtetërore dhe autoritetin e qeverive kombëtare.
26- Dr. Idris Kittani - shkrimtari i njohur maroken dhe një nga anëtarët e Këshillit të Dijetarëve të Lartë në Marok ka thënë: Besoj se puna më e rëndësishme e bërë nga Imam Khomeini (Zoti qoftë i kënaqur me të) ishte ruajtja e mbijetesës së Revolucionit Islamik pas fitores së tij. Për të sqaruar atë që thashë, më duhet t'ju shpjegoj një pjesë të historisë bashkëkohore që e kam parë vetë.
27- Ahmed Huber - mendimtar mysliman nga Zvicra ka thënë: Kur fillova të lexoj për Imamin (Allahu e mëshiroftë) që nga viti 1978-79 pas Krishtit, veçanërisht nga burimet iraniane, isha shumë i hutuar, sepse Imam Khomeini (Zoti qoftë i kënaqur me të) ishte udhëheqësi i parë fetar në shekullin tonë që solli një revolucion që bashkoi tre qëllime: fetar, politik dhe kulturor?!
28- Dr. Ghijathuddin Siddikij- Mendimtar liberal anglez dhe anëtar i Parlamentit Mysliman Britanik ka thënë: Personaliteti i Imam Khomeinit (Zoti qoftë i kënaqur me të) pati një ndikim të thellë në botën moderne, veçanërisht në kombin islam. Shumë kohë më parë nuk kishim një lider, fjalët e të cilit kishin ndikim. Sipas meje, kjo ishte karakteristika më e rëndësishme e imamit. Njerëzit mendonin se çdo veprim që po bënte shkëlqesia e tij nuk ishte për asgjë tjetër veçse për hir të lavdisë së Islamit dhe identitetit islam.
29- Profesor Hamid - Profesor i shkencave islame në Universitetin e Kalifornisë, SHBA ka thënë: Çfarëdo që të bëjë një musliman, ai lavdëron dhe lartëson një figurë të madhe shpirtërore. Madhështia dhe krenaria janë vetëm për Zotin dhe këto atribute mund t'i vishen vetëm Zotit të Plotfuqishëm. Nga ana tjetër është më mirë të themi madhështia dhe krenaria e Zotit u shfaqën në personalitetin e atij personi që e kthuen atë në një shenjë të "Zotit". Imam Khomeini ishte padyshim ajo shenjë. Çdo person, i cilin ka pasur kënaqësinë të takohet me të, e di shumë mirë se edhe kur nuk shqiptonte asnjë fjalë apo nuk thoshte asgjë, se sa ndikim të madh kishte. Sekreti i këtij efekti qëndron në këtë cilësi hyjnore.
30- Mikhail Gorbachev - lideri i ish-Bashkimit Sovjetik ka thënë: Ai mendonte përtej kohës dhe nuk kishte vend për të pas hapësirës. Ai arriti të linte një gjurmë të madhe në historinë botërore.
31- Henry Kissinger - Ish-sekretari amerikan i Shtetit ka thënë: Ajatollah Khomeini e bëri Perëndimin të përballet me një krizë të vërtetë në planifikim. Vendimet e tij ishin aq të zhurmshme sa nuk u lanë hapësirë politikanëve dhe teoricienëve politikë për të menduar apo planifikuar. Askush nuk mund të parashikonte vendimet e tij paraprakisht. Ai fliste dhe vepronte sipas standardeve të tjera, të ndryshme nga ato të njohura në botë, sikur të kërkonte frymëzim nga një vend tjetër. Armiqësia e tij ndaj Perëndimit buronte nga mësimet e tij hyjnore dhe ai ishte i sinqertë edhe në armiqësinë e tij.
32- Dr. Francisco Escudro Pada - President i Federatës së Bashkësive Islame Spanjë ka thënë: Personaliteti ringjallës i Imamit (Zoti qoftë i kënaqur me të) është diçka që nuk mund të neglizhohet në botën islame. Ai konsiderohet si një nga personalitetet më të mëdha të shekullit aktual.
33- Dr. Muhamed Jahja - profesor i Letërsisë Angleze në Universitetin Ajnu Shams ka thënë: Imam Khomeini i solli kombit islam një mendim të shëndoshë, i cili nuk është i përzierë as me zi dhe as nuk është në përputhje me tekat e tiranëve. Ai e prezantoi Islamin në formën e tij të vërtetë. Ishte një revolucion kundër arrogantëve dhe tiranëve dhe sot ka shumë prej tyre në botën islame. Ai u dallua, gjithashtu, për sjelljen e tij personale të përulur dhe të dëlirë, duke dhënë shembull për udhëheqësin frymëzues dhe pionierin mysliman, teksa shpërtheu revolucionet më të mëdha në botën tonë bashkëkohore.
34- Dr. Ibrahim Ed Desukij Shena - Profesor i persishtes në Universitetin Ajnu Shams ka thënë: Nuk ka dyshim se Ajatullah Khomeini është një nga personalitetet më të rëndësishme të shekullit të njëzetë dhe se ai bëri diçka që asnjë dijetar mysliman nuk mund ta bënte vitet e fundit. Ai e prezantoi Revolucionin Islamik në realitet, gjë që ishte një iluzion që notonte në mendjen e njetëzve. Si mendimtar që është, gjurmët e gishtave të tij do të mbeten në të gjitha lëvizjet. Ai është një pikë kthese në historinë bashkëkohore islame. Ngjarjet që ndodhën pas revolucionit, ato që ndodhën para revolucionit dhe çfarë bëhet në të tashmen, i ndriçojnë të gjithë. Një ndërtesë e tillë nuk shembet dhe gjurmët e gishtave do të mbeten në fytyrën e historisë së vizatuar.
35- Profesor Mexhdi Ahmed Hussein - ish-anëtar i Asamblesë Popullore (ish deputet) të Egjiptit ka thënë: Imam Khomeini ishte një nga udhëheqësit më të mëdhenj të revolucioneve bashkëkohore, i cili ngriti shumë polemika rreth tij. Por ajo që ka rëndësi për ne është se ai ishte lideri i parë i një revolucioni islamik në epokën e kolonializmit të ri, i cili erdhi si pasardhës i kolonializmit tradicional ushtarak. Imam Khomeini udhëhoqi revolucionin e parë islamik në fazën e pavarësisë formale që shtetet e morën Islamin për të arritur pavarësinë e vërtetë të bazuar në një Islam të veçantë që nuk është as lindor as perëndimor.
36- Dr. Abdullah Arr Rrassij ka thënë: Imam Khomeini, i cili me të vërtetë përçoi mesazhin e Islamit, ishte një njeri i drejtësisë dhe i barazisë, fener virtyti dhe morali, ishtë një udhëheqës frymëzimi dhe dhurimi. Kjo ishte dashuri për të dhe lavdërim i personit të tij. Kushdo që i shqyrton konceptet që imami ka dashur t'i përhapë në radhët e ummetit, do të zbulojë se ato janë koncepte të pastra islame, në të cilat gjendet përkushtimi ndaj Zotit të Madhëruar dhe xhihadi në rrugën e Zotit për hir të shpëtimit të krijesave të Tij.
37- Akif Hajdar ka thënë: Përkushtimi i Imam Khomeinit ndaj Islamit në mënyrën më të plotë bëri që të vendosë themelet për krijimin e Republikës Islamike në Iran dhe vendosjen e udhëheqjes islame, dispozitën e Zotit e të Kuranit. Kjo nuk ishte aspak e lehtë në këtë epokë të kryeneçësisë në veçanti. Po të mos ishte bindja e tij e mençur ndaj Zotit të botëve, bazuar në njohuritë dhe dijet e pasura të Librit të Tij dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij, do të ishte e pamundur të realizohej. Kur'ani i Shenjtë është një univers i shkruar dhe gjithësia është një Kur'an i dukshëm. Udhëheqësi i kombit islam e pa të gjithë universin në rreshtat e Kur'anit dhe nuk kishte më nevojë për asgjë tjetër…
38- Dr. Muhamed Et Triki, profesor në Universitetin Az Zajtunah dhe një studiues islamik ka thënë: Me moton e Islamit dhe duke sqaruar parimet e luftimit të padrejtësisë, Imam Khomeini (iu shenjtëroftë sekreti i tij) zgjoi jo vetëm kombin islam, por të gjithë njerëzit e shtypur të botës dhe forcoi unitetin islam, duke iu përmbajtur të përbashkëtave që ekzistojnë në mesin e muslimanëve si: Njëtimi i Zotit të Madhëruar, Profeti i Fundit (a.s.), Kurani Famëlartë dhe Kibleja e përbashkët. Kështu, ai arriti ta bënte shqetësimin për çështjen e Palestinës boshtin e Revolucionit Islamik.
39- Es Sejid Abdelkader Gukah, një nga aktivistët kombëtarë islamikë tunizianë ka thënë: Revolucioni i Imam Khomeinit (iu shenjtëroftë shpirti i tij) ishte një revolucion që i kaloi kufijtë. Ai ishte larg fanatizmit fetar dhe ishte si eksperimenti më korrekt demokratik i bazuar në arsye dhe në fe.
40- David Rossi, Profesor i historisë në Milano, Itali ka thënë: Imam Khomeini ishte një dijetar dhe mendimtar i madh. Revolucioni Islamik nuk ishte gjë tjetër veçse rezultat i dashurisë dhe i përmallimit të tij për Islamin, për kombin iranian dhe për njerëzimin. Revolucioni Islamik në Iran ishte pjesë e një lëvizjeje drejt një bote multipolare, në të cilën një vend nuk ka privilegj apo preferencë ndaj një tjetri.
41- Dr. Ebij Abdul Atij Ubeid, ekspert i medias dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Kongresit Kombëtar Sudanez ka thënë: Kryengritja islame në botë është një strukturë e ndërtuar nga Imam Khomeini (iu shenjtëroftë sekreti i tij). Është një strukturë që gëzon forcë intelektuale, mendore, politike dhe ekonomike dhe një lëvizje e fortë që nuk do të ndalet kurrë së lëvizuri.
42- Rustam Uf, studiues dhe gazetar nga Kazakistani ka thënë: Besoj se Imam Khomeini nuk i përket dhe nuk i veçantë vetëm për popullin dhe kombin iranian, por ai i përket botës islame dhe mbarë njerëzimit. Ai ishte një person i pamëkatë, ndaj fitoi admirimin dhe respektin e gjithë botës.
43- Shafij Abdul Kadir, imam dhe predikues i Qendrës Islame në Bangkok, Tajlandë ka thënë: Imam Khomeini është një personalitet unik dhe i rrallë dhe e gjithë bota, veçanërisht muslimanët, ka nevojë të madhe për të në kohën tonë të sotme.
44- Huxhetul Islam Salahuddin Hassan, President i Shoqatës së Dijetarëve dhe Imamëve të Xhamive në Pakistan ka thënë: Qëllimi kryesor i Imam Khomeinit (iu shenjtëroftë shpirti i tij) ishte vendosja e drejtësisë dhe arritja e unitetit dhe harmonisë mes të gjithë muslimanëve, sunitëve dhe shiitëve. Zgjimi islam që përfshiu vendet arabe u frymëzua nga Revolucioni Islamik.
45- Hitoshi Suzuki, mendimtar dhe studiues japonez ka thënë: Revolucioni Islamik në Iran, i udhëhequr nga Imam Khomeini (iu shenjtëroftë shpirti i tij), krijoi një motiv dhe nxitje të fortë për muslimanët në mbarë botën. Ai çoi në shfaqjen dhe nisjen e Zgjimit Islam në shumë vende.
46- Juhanna Akijkij, prift i krishterë maronit ka thënë: Besoj se Imam Khomeini ishte një faktor shumë efektiv dhe me ndikim, një figurë e shquar që bëri histori. Ai arriti të ndryshojë planet e gjeopolitikës dominuese në Lindjen e Mesme. dimensioni njerëzor gjithashtu, dhe jo vetëm për popullin iranian, por për të gjithë njerëzimin kudo që është. Ai Imam Khomeini (iu shenjtëroftë shpirti i tij) ringjalli jo vetëm dimensionin shpirtëror, por edhe dimensionin njerëzor, jo vetëm për popullin iranian, por për mbarë njerëzimin kudo që është.
47- Sejjid Ali es Safij el Musauij është një studiues dhe gazetar nga shteti Indian në Rajonin Xhamu, Kashmir ka thënë: Imam Khomeini (i shenjtëroftë sekreti i tij), është simboli i rezistencës përballë imperializmit dhe padrejtësisë amerikane.
48- Meuludi Arselani, Zëvendës Myfti i Republikës Kroate ka thënë: Imam Khomeini (i shenjtëroftë sekreti i tij) ishte një udhëheqës i vërtetë që kujdesej për punët e muslimanëve dhe mund të them se ai është reformatori e shekullit.
49- Is’hak Dulamu është një aktivist mediatik nga Afrika e Jugut ka thënë: Irani sot, me bekimet dhe udhëzimet e Shkëlqesisë së Tij Imam Khomeinit (i shenjtëroftë shpirti i tij), po luan një rol të madh dhe kryesor si në rajon ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Unë besoj se dimensioni mistik dhe shpirtëror i Imam Khomeinit është aspekti më i spikatur i personalitetit të eminencës së tij. Karakteristikat dhe dimensionet e tjera që u shfaqën në rrugëtimin e tij, përfshirë edhe sukseset e tij politike, janë të frymëzuara nga kjo anë shpirtërore.
50- Abdu Rrahman Mehalfi, Kryetar i Këshillit të Fetvasë së Evropës për bashkëpunimet me hallall ka thënë: Mesazhi i Imam Khomeinit drejtuar popullit evropian ishte se si të bëhet dallimi ndërmjet Islamit të vërtetë dhe Islamit të rremë, sepse Islami sot është në rrezik. Grupet selefiste i kryejnë aktivitetet e tyre në emër të Islamit, por nuk janë ata që përfaqësojnë Islamin e vërtetë. Ata nuk janë gjë tjetër veçse mjete në duart e Amerikës dhe cionizmit. Mendimet e Shkëlqesisë së Tij, Imam Khomeinit për çështjen e njohjes së Islamit të vërtetë na ndihmojnë shumë dhe ky është mesazhi i Imam Khomeinit për ne evropianët.
51- Zonja Haxher Sinsovat, një myslimane e re nga Ishulli Mindanao në Filipin thotë: 'Në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, kur e pashë në televizor fotografinë e Imam Khomeinit duke u falur poshtë pemës, devotshmëria dhe përulja e tij më tërhoqën aq shumë saqë vendosa të studioj jetën dhe veprat e këtij njeriu, sepse doja të dija nga buronte spiritualiteti dhe devotshmëria e tij. Unë mendoj, - vazhdon zonja Haxher- se Imam Khomeini e ringjalli sunnetin e Profetit në kohën kur thuhet islami perëndimor dhe islami arab. Imam Khomeini ua prezantoi njerëzve Islamin e vërtetë, i cili ishte Islami që solli Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)."
52- Muhamed Al Kumanij, President i Organizatës Liria dhe Drejtësia ka thënë:
Revolucioni Islamik iranian, në dritën e ideve të Imam Khomeinit, që nga fillimi, mbështetej te populli dhe i lidhi të gjitha institucionet e tij me zgjedhjet. Kështu që ai krijoi një lidhje të thellë midis popullit dhe udhëheqjes nën hijen e Islamit.
53- Hassan Hajdar Diab, gazetar dhe shkrimtar kroat ka thënë: Imam Khomeini (u shenjtëroftë sekreti i tij) ndryshoi historinë dhe ata e përmendin këtë me gjuhët e tyre. Revolucioni dhe ndryshimi i sjellë nga Imam Khomeini nxiti shumë njerëz në botë të drejtohen për të lexuar mendimet dhe pikëpamjet e tij.
54- Dr. Abdu Nasir Xhebrij, Dekan i Fakultetit të Thirrjes Islame në Liban dhe Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Ummet ka thënë: Imam Khomeini (i shenjtëroftë shpirti i tij), është imami i njerëzve të Sheriatit dhe imami i njerëzve të së vërtetës.
55- Shejkh Muhamed Nimr Zagmut, President i Këshillit Islamik Palestinez në Liban dhe Diasporë ka thënë: Revolucioni Islamik ndryshoi rrjedhën e historisë dhe nuk ishte një revolucion i zakonshëm. Ai u ngrit për të çliruar të gjithë popujt arabë dhe islamë.
56- Muhsin Muhamed Hajdar nga shteti i Kuvajtit ka thënë: Ai është një person që ndikon te popujt dhe të gjithë njerëzit. Ne duhet të lexojmë për këtë imam që të përfitojmë nga idetë e tij dhe t’i zbatojmë ato në përditshmërinë tonë.
57- Shejkh Esedullah, Myftiu i Madh i Zambias ka thënë: Imam Khomeini është babai i shtetit të parë islam në shekullin bashkëkohor. Ai është dijetari dhe ideatori i teorisë së unitetit islam në botë. Ai ishte zbatues real i Kuranit dhe i rrugës së Ehli Bejtit (a.s.). E gjithë përpjekja e tij u përqendrua rreth themelimit të Islamit të vërtetë.
58- Dr. Mahmud Es Sejjid - Siri ka thënë: Imam Khomeini ishte një reformator i madh shoqëror që ndezi një revolucion njerëzor mbi bazën e së vërtetës, drejtësisë dhe dashurisë, pavarësisht nga ngjyra, raca apo kombësia.
59- Prof. Dr. Muhamed Hisham Sultan nga Jordania, Profesor Universitar i Studimeve Islame ka thënë: Imam Khomeini (iu shenjtëroftë shpirti i tij) është ai që e forcoi këtë Republikë Islamike dhe i mblodhi të gjithë muslimanët shiitë dhe sunitë në një flamur.
60- Muhamed Thakij, profesor universiteti - Sudan ka thënë: Në fakt, Imam Khomeini është një nga reformatorët e mëdhenj të muslimanëve, jo vetëm në shekullin e sotëm, por edhe në të gjitha periudhat e fshehjes së madhe. Jo vetëm për një grup të caktuar islamik, por për të gjitha grupet islame. Sjellja dhe njohuritë e tij nuk i fshihen askujt.
Ky është Imam Khomeini, i cili i prezantoi botës pamjen më të bukur të Islamit. Tek imam Khomeini myslimanët panë moralin, adhurimin dhe prijësinë e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të imamëve prej familjes së tij të pastër e të dlirë.