Gjeopolitika e Operacionit Përmbytja e Al-Aksa

Publikuar në Tet. 27, 2023, 1:30 a.m.

"Tani pala që duhet të kërkojë një rrugëdalje është Izraeli. Skenari më i mirë për rezistencën do të ishte plotësimi i sulmit të 7 tetorit me një sulm shumë më të madh pasi Izraeli të hyjë në Gaza. Por duket se sionistët nuk e kanë një skenar të mirë."

Analisti Mehdi Muhammedi ka shkruar në kanalin e tij Telegram:

1- Tani e tutje ajo që do të jetë vendimtare është “gjeopolitika e luftës”. Ndodhemi përballë një matrice komplekse të llogaritjeve të të gjithë aktorëve, përbërësit e të cilëve janë të ndërlidhur ngushtë mes veti. Kompleksiteti i llogaritjeve dhe ndërveprimet gjeopolitike brenda një kohe të shkurtë, i tejkaloi shumë pritjet fillestare.

2- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se Operacioni i Përmbytjes së Al Aksës do të kthehet në një luftë rajonale dhe e di se nëse Izraeli hyn në Gaza, do të tërhiqen të gjitha këmbëzat. Biden kishte shkuar në Tel Aviv kinse për të ndihmuar, por në të vërtet për të paralajmëruar.

3- Më e rëndësishmja, që nga 7 tetori, SHBA-ja ka qenë shumë e shqetësuar për kolapsin ushtarako-politik të regjimit sionist. Amerikanët e kuptuan se sa të dobëta ishin themelet e regjimit, sa të verbër ishin sistemet e tij të sigurisë, sa afër zeros ishte kohezioni i tij politik dhe sa e paqëndrueshme ishte besnikëria e njerëzve ndaj sistemit.

4- Burimet thonë se arsyeja e vërtetë që amerikanët po grumbullojnë forca në rajon është fakti se ata janë të shqetësuar se Tel Avivi do të shembet papritur në një konflikt me shumë fronte, duke humbur për një moment tokën dhe popullsinë. Një nga sekretet që fsheh Amerika është se do të detyrohet të dërgojë forcat në Tel Aviv pikërisht në atë moment.

5- Amerika nuk është e gatshme të luftojë në emër të Izraelit ose përkrah Izraelit. Frika nga një befasi globale nga Rusia dhe Kina, shqetësimi i fortë se Amerika do të bëhet një objektiv ushtarak i rezistencës në rajon dhe urrejtja për Netanjahun janë faktorët kryesorë që formojnë strategjinë e Amerikës.

6- Por Amerika është shefi i vërtetë, i cili e kthen Izraelin në një makinë vrasëse në Gaza, i detyron palestinezët në mërgim të detyruar dhe detyron qeveritë të heshtin, si dhe projekton operacione speciale të inteligjencës për të vrarë liderët e Rezistencës. Amerikanët janë punëdhënës, dhe kjo është më shumë se partneritet.

7- Aktorët e tjerë, sidomos arabët, e kuptuan se Izraeli do të derdhte shumë gjak në qoftë se do të mbijetonte. Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite duan një Izrael të dobët, por SHBA-të po përpiqen të largojnë ekipin e Netanjahut dhe të vendosin miq si Gantz në pushtet në planin afatgjatë.

8- Pala që ka më së shumti frikë janë evropianët. Pyetja e vërtetë për ta është: Çfarë do t'i bënte Rusia Ukrainës dhe Evropës nëse të çmendurit izraelit e futin Amerikën në një luftë rajonale? Për nga pikëpamja e evropianëve, ky konflikt rajonal mund të bëhet global brenda pak ditësh.

9- Përkundër nga disa analiza emocionale, Rezistenca veproi me shumë kujdes dhe forcë. Krijimi i një "kërcënimi të besueshëm ushtarak" ka qenë gjithmonë motoja e Netanjahut, por iu desh Rezistenca për ta realizuar atë. Në të vërtet janë hapur edhe fronte të tjera, por intensiteti i konfliktit po mbahet nën kontroll. Rezistenca nuk do ta lejojë Izraelin të përcaktojë një strategji për vete.

10- Sulmi në spitalin Al-Mamedani shënoi fundin e karrierës politike të Netanjahut dhe karrierës ushtarake të Gallantit. Ushtria izraelite tregoi se kishte arritur në një rrugë pa krye dhe këtë e kuptuan të gjithë. Synimi i Izraelit për më shumë se dhjetë ditë ishte të thoshte se nuk kishte vend të sigurt në Gaza dhe se palestinezët duhej të largoheshin, por askush nuk lëvizi nga vendi!

11- Tani pala që duhet të kërkojë një rrugëdalje është Izraeli. Skenari më i mirë për rezistencën do të ishte plotësimi i sulmit të 7 tetorit me një sulm shumë më të madh pasi Izraeli të hyjë në Gaza. Por duket se sionistët nuk e kanë një skenar të mirë.

12- Në një luftë kaq komplekse, është e nevojshme të jesh i durueshëm. Gjakderdhja është pjesë e kësaj lufte të tmerrshme, por ne do të jemi të qetë nëse kemi parasysh se ata që janë në pozicionet vendimmarrëse në këtë luftë janë më të guximshëm dhe më të etur për të shkatërruar Izraelin se cilido prej nesh.



Burimi : Medya Şafak