Garda Revolucionare: Një operacion i përnjëherëshëm nga Bregu Perëndimor, Gaza dhe Lartësitë Golan do të shkatërronte Izraelin

Publikuar në Maj 9, 2024, 12:20 a.m.

Gjenerali Rashid u shpreh: "Hamasi ka më shumë se 30,000 luftëtarë. Mund të imagjinojmë se çfarë do të ndodhte në qoftë se 10,000 luftëtarë të Hamasit dhe 2,000 deri në 3,000 luftëtarë nga Bregu Perëndimor, të mbështetur nga 10,000 luftëtarë të Hezbollahut, do të fillonin një operacion kundër regjimit izraelit."

Gjeneral Major Gulam Ali Rashid, komandant i shtabit të Hatemul Anbiya të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, u shpreh se regjimi sionist do të shkatërrohej në qoftë se sulmohet nga Bregu Perëndimor, Gaza dhe Lartësitë e Golanit.

Gjenerali iranian deklaroi se vetëm 1,100 luftëtarë palestinezë morën pjesë në Operacionin Përmbytja e Al Aksa dhe se ai u kthye në një makth për sionistët.

Gjenerali Rashid u shpreh se: "Hamasi ka më shumë se 30,000 luftëtarë. Mund të imagjinojmë se çfarë do të ndodhte në qoftë se 10,000 luftëtarë të Hamasit dhe 2,000 deri në 3,000 luftëtarë nga Bregu Perëndimor, të mbështetur nga 10,000 luftëtarë të Hezbollahut, do të fillonin një operacion kundër regjimit izraelit."

Gjenerali Gulam Ali Rashid po ashtu deklaroi se Centcom kishte krijuar një bazë operative në Tel Aviv dhe po menaxhonte nga afër frontin e luftës në Izrael; dhe se së bashku me ta kanë luftuar edhe ushtarë francezë, britanikë dhe amerikanë.

 



Burimi : Medya Şafak