Përkthehet Kur'ani në japonisht

  • None
Publikuar në Shta. 4, 2014, mesnatë

Kur’ani i Shenjtë iu shpall Profetit të Shenjtë (a.s.) në gjuhën arabe, por Kur’ani është një libër i udhëzimit për të gjithë njerëzimin.

Prandaj, përkthimi i Kur'anit në gjuhë të ndryshme është i nevojshëm  në mënyrë që sa më shumë lexue të përfitojnë, të mësojnë nga udhëzimet e tij.

 

Ishte shoqëruesi i Pejgamberit të Shenjt (a.s.), Selman Farsiu (Persiani) i cili e bëri përkthimin e parë të Kur'anit,  Suren El-Fatiha, në persisht.  

 

Përkthimet e para të plota, në tërësi, të Kur'anit janë bërë në mes të shekujve 10-të dhe 12-të në persisht. Pastaj kanë vazhduar përkthimet në gjuhë të tjera.

 

Në Japoni, përkthimi i parë i Kur’anit daton qysh në vitin 1920. Ishte Sakamoto Ken-Ichi që e përktheu Kur’anin në japonisht, por jo nga origjinali, nga arabishtja, por e përkthe nga anglishtja, nga përkthimi i John Rodwell-it i shekullin XIX-të. Ky version është përkthye në gjuhën e moçme japoneze dhe është vështirë të kuptohen nga njerëzit e zakonshëm.

 

Përkthimi i dytë në gjuhën japoneze është bërë në vitin 1938 nga Bunpachiro (Ahmed) Ariga në bashkëpunim me Takahashi Goro. Ky  është një përkthim i veçant, sepse radhitja e sureve (kapitujve) në këtë përkthim është i bazuar në renditje ashtu siç është shpallur. Gjithashtu, edhe ky përkthim nuk është përkthim direkt nga arabishtja.

 

Në vitin 1948, Shumei Okawa e përktheu Kur’anin në japonisht duke u bazuar në përkthimet kineze, angleze, franceze dhe holandeze. Ky përkthim i Kur’anit në japonisht, në fillim të çdo sureje, ka një hyrje të shkurtër rreth sures.

 

Kur'ani i përkthyer nga Toshihiko Izutsu është vlerësuar si përkthimi më i famshëm në japonisht. Versioni i parë i përkthimit të tij u botua në vitin 1957. Versioni i dytë u publikua në vitin 1961. Duhet të theksohet  këtu se përkthyesi Toshihiko Izutsu, para përkthimit ka qëndruar në Kanada dhe Iran, ku ka studiuar rreth misticizmit Islam dhe filozofisë.