Gruaja muslimane amerikane diskriminohet në aeroplan
Një grua amerikane muslimane, e cila ishte në listën e kryetarit amerikan, Barack Obama si udhëheqëse e femrave muslimane në vend, tha se ajo ishte diskriminuar të premten, pasi stjuardesha refuzoi të jepte asaj një kanaçe të pahapur e sode.
Unë jam e ulur në një aeroplan të kompanisë United Airlines në lartësi prej 30.000 ft dhe unë jam e përlotur nga poshtërimi nga diskriminimi, Tahire Ahmedi, Drejtoresh e Interfaith Engagement and an Associate Chaplain në Universitetin Northwestern, ka postuar në Facebook.
Sipas postimit, stjuardesha refuzoi t’i jepte një kanaçe të pahapur një Diet Coke duke thënë: . Ne jemi të paautorizuar për të dhënë kanaçe të pahapura për njerëzit, sepse ata mund ta përdorin atë si një armë në aeroplan
Tahire Ahmed shkroi se stjuardesha ia solli një njeriu të ulur pranë saj një kanaçe të pahapur të birrës.
Kështu që unë i thash asaj se ajo në mënyrë të
qartë po diskriminon kundër meje, sepse
ajo i dha njeriut një kanaçe të pahapur të birrës. Menjëherë e shikoi kanaçen e tij, e morri, me
shpejtësi e hapi dhe tha se ‘kështu ndodh që të mos përdoret si armë, shkroi
ajo’”!
E tronditur thellë nga sjellja e saj, ajo i pyeti pasagjerët rreth saj, nëse
ata janë dëshmitarë për këtë sjellje diskriminuese, por një njeri i ulur aty e mallkoi
atë.
Ai pastaj u ngritë nga vendi, më shiqoj drejt në sy dhe tha:
Po ju e dini që ju do të përdorni këtë si një armë, dhe më mallkoj përsëri.
Kompania United Airlines tha se ata nuk kanë asnjë koment mbi rastin.
Kompania, megjithatë, iu përgjigj pyetjes së një përdoruesi të Twitter-it lidhur me këtë çështje dhe tha: Ne jemi aktualisht në kërkim në lidhje me këtë çështje.
Ajo ka postuar në lidhje me përvojën e hidhur të saj në Facebook.
Njëri e përkrahu ate në Twitter, me njerëzit duke thënë se ata do të bojkotojnë kompaninë United Airlines derisa ajo të kërkon falje.
Burimi : ABNA