Kush është Dr. Mustafa Ceriq?

  • None
Publikuar në Korrik 22, 2015, mesnatë

Dr. Mustafa Cerić  është kryetar  i “Kongresit Boshnjak Botëror”, njëri nga themeluesit e Akademisë  së Shkencave dhe artit Boshnjak si dhe is Reisul Ulema i Bashkësisë Islame të Bosnjës.  Ka kryer  Medresen e mesme Gazi Husref Beg në Sarajevë  si dhe është diplomuar në Al Azhar me gradë teolog , profesor i shkencave Islame.

Një kohë të gjatë  ka kryer punën e Imam të xhamisë në Xhaminë e Bardh në Graçanicë,  sipas vendimit të Bashkësisë Islame është emëruar imam xhamie në Chikago ku dhe mbaron studimet e tij të doktoraturës, Përkrah punëve të tija në Xhami ka ligjëruar edhe në Kolegjin Amerikan në Chikago.

 Në një vizitë të bërë në Republikën e Kosovës, Dr. Mustafa Ceriqi i la përshtypje të mëdha, popullit tonë  boshnjak e shqiptarë,  duke dhënë mesazhe të forta që duhet bashkëpunuar me shumë vullnet e dëshirë për disa shkaqe shumë të rëndësishme që neve na bëjnë më dinjitozë  dhe më me vlerë si popull bosnjak dhe ai tha:

“Unë jam boshnjak me plisin e bardhe shqiptar ne koke … kjo që jam boshnjak jam krenar që me ka lindur nëna Xhemile dhe babai Ibrahim … kurse kjo që në kokë mbaj plisin e bardhë shqiptar dua ta tërheq vëmendjen që ne Bosnje fillimisht kanë jetuar ILIRET dhe se Bosnja ishte tokë ilire e te cilën më vone e popullzuan sllavet dhe neve boshnjakëve dhe shqiptareve na lidhin pikërisht këto rrënje ILIRE … Unë tani nuk mund ta shoh veten se si dukem me plisin e bardhë por mendoj se dukem mjaft bukur … ” ka thënë Mustafa Ceriq.