Boshti i Rezistencës - Ja Se Si Irani Po Drejton Luftën Kundër Ideologjisë Ekstremiste Uehhabiste

  • None
nga Catherine Shakdam | Publikuar në Gus. 17, 2015, mesnatë

“Ndërsa shumë kombe në mbarë botën,duken të habitur nga përshtypja e rremë që kryeqyteti amerikanUashingtoni dhe aleatët e tij në rajonin e Lindjes sëMesme, nën udhëheqjen e Mbretërisësë Arabisë Saudite, po orvaten me synimin e “luftimit” dhe “kundërshtimit” tëfuqizimit tëideologjisë ekstremiste uehhabiste. Por për hir të vërtetës duhet të themi se, këta kombe duhet të hedhin vështrimin e tyre pak më tutje në rajonin e Lindjes së Mesme, pikërishtmbi Republikën Islame Iraniane, e cila ka ngritur njëmur dhe një mburojë, kundër kësaj murtaje të zezë kanceroze”.

“Ndonëse rrëfimet negative të pafundtë industrisë së masmedias, nëpërmjet citimeve dhe premtimeve të rreme dhe akuzave pompoze të liga, kundër shteteve muslimane dhe të ashtuquajturave shtete “armike” muslimane, natyrshëm shtrohet pyetja se cili është ai shtet, që ka ndihmuar dhe mbështetur më shumë se çdo shtet tjetër, krijimin dhe përhapjen e organizatës terroriste të ISIS-it (DAISh-it) se sa vetëShtetet e Bashkuara të Amerikës?!”

“Për ta thënë më troç, sqarojmë se ishte kryeqyteti amerikan Uashingtoni, ai cili siguronte kamuflimet politike dhe ndihmat ushtarake, ndërsa ishte kryeqyteti saudit Rijadi, ai i cili siguronte tërësinë e mjeteve dhe kushteve rrethanorë logjistikë të duhur, duke financuar dhe përhapur keqinterpretimin e tij ekstremist të fesë islame, ose më mirë le të themi robërimin dhe skllavërimin, i cili si pasojë do të çonte në copëtimin e shteteve muslimane arabe,të rajonit të Lindjes së Mesme dhe shteteve muslimane turke, të rajonit të Azisë Qendrore (Turkistanit)”.

“Udhëheqësit imperialistë të shteteve perëndimorë, së bashku me regjimet e tyre kukulla, e kanë luajtur dhe vijojnë të luajnë këtë lojë mashtruese të ndyrë për dhjetëvjeçarë të tërë, le të mos themi për shekuj me radhë që nga mbjellja e farës së parë të zezë, të shmangies dhe tjetërsimit fetar në shkretëtirën arabe tëNexhdit, në fillim të shekullit të XVIII, si një mjet i cili synonte thyerjen e fuqisë së ish Perandorisë Osmane dhe rrënimin e institucioneve pluraliste muslimane”.

“Mbretëria e Arabisë Saudite është burimi kryesor, i esktremizmit të fesëislame në shkallë botërore dhe gjithashtu ështënjë aleatë e ngushtë e Sh.B.A.-së. Mbretëria e Arabisë Saudite është e lidhur deri në palcë me sistemin qevërisës perëndimor. Ky është shpjegimi i vetëm, i shitjes më të madhe të armëve gjatë tërë historisë së Sh.B.A.-së, ndajMbretërisë së Arabisë Saudite në vitin 2011. Të tërë ne e dimë shumë mirë lidhjen e fuqishme dhe përfshirjen e madhe të Mbretësisë së Arabisë Saudite me terrorin global, sepse tanimë ky është një fakt i njohur dhe i ditur botërisht. Kjo e fundit ka financuar dhe vijon të financojë “medresetë selefiste” të cilat u shpëlajnë trurin dhe indoktrinojnë me mijëra nxënës, të cilëtdo të bëhen teologët esktremistë të së ardhmes. Mbretëria e Arabisë Saudite është djepi i terrorit, i cili ka ushqyer dhe vijon të ushqejë xhihadistët esktremistë në një shkallë industriale”.

“Deri në fundin e viteve 1960ideologjia ekstremiste uehhabiste, ishte e kufizuar me trojet e gjëra të Gadishullit Arab, deri në çastin kur Mbretëria e Arabisë Saudite vendosi, që të strehonte disa anëtarë esktremistë të Vëllazërisë Muslimane Egjiptiane, të cilët ishin arratisur nga persekutimi i ish diktatorit egjiptian Xhemal Abdu’n-Nasrit. Ish ambasadori amerikan Curtin Winsor (Kërtin Uinsër) në kryeqytetin saudit, Rijad në shënimet e tij shkuante se: “Më pas ndodhi një kryqëzim pjellor mes kredos atavike të izoluar uehhabiste dhe mësimevexhihadiste selefiste të Sejjid Kutubit, i cili kishte shpallur si të pafe, udhëheqësit laikë arabëdhe kishte ligjëruar nisjen e luftës së shenjtë (xhihadit) kundër tyre. Kështu lindi sinteza mes konservatorizmit shoqëror dhe kulturor uehhabist dhe ekstremizmit politik kutbist, e cila solli në jetë gëlimin e një larmie të organizatave ushtarake esktremiste dhe lëvizjeve politike uehhabiste të fesë islame, të cilat çuan në krijimin e organizatës terroriste të El-Kaides (Rregullit)”.

Vrima e lepurit është ende shumë e thellë!

“Lidhjet e forta dhe të vazhdueshme të shteteve të fuqishme perëndimorë,të cilët kanë shfytëzuar terrorin e përhapur në shtetet arabesi një mjet paqëndrueshmërie, tanimë është një fakt i njohur për opinionin mbarë botëror dhe është dokumentuar nga personalitete të rëndësishme dhe kërkues të shquar. Gazetaripensionist me prejardhje çifute Robert Dreyfuss (Robert Drejfus)ka përpiluar në mënyrë të hollësishme gjurmët e thella dhe ecurinë e lidhjeve, gjatë historisë së qeverive britanike dhe amerikane me Vëllazërinë Muslimane Egjiptiane, tanimë të shpallur si e jashtëligjshme si dhe me organizatat e tjera terroristetë ashtuquajtura muslimane, të cilat i kanë shfrytëzuar në dobi të interesave të tyre, me synimin e luftimit të grupeve laike dhe majtiste arabe, të cilat mund të minonin interesat e qeverive britanike dhe perëndimore, në rajonin e Lindjes së Mesme”.

“Gazetari pensionist Robert Dreyfuss (Robert Drejfus) dhe gazetari Ian Johnson (Jan Xhonson)i të së përditshmes amerikane “Wall Street Journal” (Gazeta e Udhës së Murit) kanë dokumentuar se si Said Ramadani, organizuesi kryesor i Vëllazërisë Muslimane Egjiptiane në vitet 1950, kishte lidhje të forta me shërbimet e fshehtë perëndimorë të mbështetura nga CIA. Kjo organizatë djathtiste muslimane, ka një prirje të qartë kundër imperializmit perëndimor dhe lëvizjeve kombëtare majtiste arabe. Sipas të dhënave të bëra publikenga “Wikileaks” (Uikiliks - Rrjedhja e të Dhënave) në vitin 2005, u bë e qartë mbështetja e qeverisëamerikane për grupet opozitare siriane, duke përfshirë këtu dhe Vëllazërinë Muslimane Egjiptiane, kishte nisur që në epokën e George Ë. Bushit (Xhorxh U. Bushit)”.

“Pra pesha më e madhe e fajit të ekstremizmit dhe terrorit qërëndon mbi shpatullat e qeverisë amerikane, nuk është më një debat i hapur, por është një fakt i kryer”.

Por nëse Sh.B.A.-ja nuk po e lufton terrorin, atëherë cili është ai shtet që po e lufton?!

“E di që përgjigjia e kësaj pyetjeje, nuk do të tingëllojë këndshëm në veshët e shteteve perëndimorë, por shteti i cili në të vërtetë po lufton terrorin është Republika Islame Iraniane”.

“Asnjë shtet tjetër në rajonin e Lindjes së Mesme, nuk është më i vendosur në luftën kundër terrorit, se sa vetë Republika Islame Iraniane. Kjo e fundit madje ka dërguar skuadra dhe këshilltarë ushtarakë, në trojet irakiane, duke iu ofruar qeverisë irakiane të Bagdadit, ndihmën e saj të pakufizuar në epokën e saj më të vështirë”.

“Nëse Republika Islame Iraniane, nuk do të ishte e vendosur në luftën e saj, kundër organizatës terroriste të ISIS-it ( DAISh-it), atëherë kjo e fundit do të kishte pushtuar kryeqytetin irakian Bagdadin, së bashku me shumë troje të tjera irakiane”.

“Ministri i jashtëm iranian, për shtetet arabe dhe afrikane Husejn Amir Abdullahjani, i cili është një ekspert politik, këtë korrik i ka përmbledhur në mënyrën më të mirë, dinamikat politike të ditëve të sotme. Ai citoi se, synimi parësor i forcave terroriste ekstremiste, ishte grabitja e pasurisë së shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme, ndërsa synimi dytësor ishte shkatërrimi i frontit musliman kundër shtetit cionist çifut. Husejn Amir Abdullahjani gjithashtu theksoi se, nëse shtetet arabe të rajonit të Lindjes së Mesme do të ishin të bashkuar, terrori nuk do të zinte vend kurrë në këta të fundit”.

“Në të vërtetë lufta kundër terrorit, është lufta për pavarësi nga imperializmi i ri dhe teofashizmi”.

“Ndërsa shtetet e fuqishme perëndimorë, vijojnë të vjellin vrer me propogandat e tyre të helmuara, kundër Republikës Islame Iraniane, duke nënvizuar faktin e rremë se muslimanët shiitë, përbëjnë një kërcënim serioz për qëndrueshmërinë politike në shkallë botërore.Lërmëni që t’iu rikujtoj faktin se, cilët janë aleatët e shteteve të fuqishme perëndimorë, kundër Republikës Islame Iraniane. Perëndimorët kanë zgjedhur treshen uehhabiste esktremiste të shteteve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Turqisë dhe Katarit!”

“Por edhe nëse aludimi i këtyre shteteve del si i mirëqenë, atëherë kjo ndodh sepse Republika Islame Iraniane qëndron ballëlartë dhe e papërulur, duke kundërshtuar me krenari dhe vendosmëri çdo lloj forme dhe mënyrediktatin politik ose fetar perëndimor. Lërmëni që t’iu risjell në mendje se Republika Islame Iraniane, lindi si një formë e kundërshtimit të çdo lloj tiranie. Por për të jetuar i lirë populli trim dhe fisnik iranian, iu desh që të paguante një çmim shumë të lartë, atë të ngritjes krye kundër ambicieve hegjemonike të shteteve perëndimorë”.

“Synimi i vërtetë politik i Republikës Islame Iraniane, që nga epoka kur nisi të mbështetej mbi vetveten ishte dhe është vetëvendosja dhe jo nënshtrimi”.

“Ndërsa shtetet arabe të rajonit të Lindjes së Mesme, po përballen me kërcënimin e shfarosjes nga organizata terroriste e ISIS-it (DAISh-it) ështëpikërisht Republika Islame Iraniane shteti, i cili po drejton me sukses boshtin e vërtetëtë rezistencës kundër kësaj organizate. Republika Islame Iraniane, po drejton rezistencën islame për pavarësi, duke nisur që nga shtetet arabe palestineze, libaneze, jordaneze, siriane, irakiane, bahrejnase dhe jemenase. Zërat e këtyre popujve arabë, po ngrihen lart deri në kupën e qiellit, duke zbuluar fytyrëne vertëtëtë ideologjisë uehhabiste esktremiste, duke u bërë thirrje shteteve të botës, që të bashkohen kundër dhunuesve dhe shtypësve të vërtetë”.    

Po ju anën e cilit shteti do të mbani?

Catherine Shakdam është Drejtorja e Qendrës sëStudimeve të Lindjes së Mesme, me seli në kryeqytetin libanez Bejrut dheështë një analiste politike e lëvizjeve esktremiste, e cila boton artikuj veçanërisht në revistën e saj në internet “New Eastern Outlook” (Këndvështrimi i Ri i Lindjes).



Burimi : journal-neo.org

Catherine Shakdam

CatherineShakdam është njëkomentatoredhekonsulentembi rrezikunpolitik. Shkrimete sajjanë shfaqurnëShoqatëne Politikëssë Jashtme, The Guardian dhe Majallae në shumë ...