Si e njohin Ashuran hoxhallarët shqiptarë dhe njerëzit e mëdhenj të botës

  • None
Publikuar në Nën. 3, 2015, mesnatë

“Fal Zotit  që është koha e internetit, teknologjisë dhe nuk kemi nevojë të i besojmë çdo hoxhe pa e hulumtuar të vërtetën, sepse  shumë prej tyre ose frikohen ta thonë të vërtetën , ose janë vërtet injorant në disa çështje. “

Autori teolog, hoxhë shqiptarë  Nehat ef. Ismaili me punë në  Zvicër,  hoxhë  në Xhaminë e Bardhë në  Aargau , ka shkruar një artikull me titull “ Ashura tek Shqiptarët”  i botuar në një portal  “islampres”( komplet temën mund ta lexoni aty) . Xhematlinjët e kësaj xhamie në Aargau,  në mënyrë anonime kanë shprehur mos kënaqësinë e tyre, sepse ata janë shqiptarë dhe gjersa kanë jetuar dhe shkojnë në trojet shqiptare ,  prej tyre janë gjenerata më të vjetra, shumë më ndryshe e njohin Ashuran se sa si e ka  përshkruar në artikullin e tij hoxhë nehati, apo si e predikon në xhami.  “Fal Zotit thonë  një i ri përmes bisedës në SKYPE me redaksinë tonë , që është koha e internetit teknologjisë dhe nuk kemi nevojë të i besojmë çdo hoxhe pa e hulumtuar të vërtetën. “

Hoxhë Nehat Ismaili nuk e ka paraqit të vërtetën e “Ashuras tek shqiptarët”. Xhematliu i zhgënjyer nga kleriku i tyre, për të cilin paguajnë antarësina e shumë kontribute tjera, thotë “ është absurde të dëgjosh këto tregime fëmijësh,   nuk pajtohem me mendimin e tij,  sepse ai ose e fshehë të vërtetën me qëllim, ose është injorant pseudoteolog,  i kufizuar dhe i programuar nga mësimet wehabiste,  së paku le të shikoj Tv Zvicërane që në ditë të Ashuras i kanë të mbushura lajmet me solidarizimin e msulimanëve duke dal nëpër rrugë të Zvicrës për hir të Ashuras, për hir të nipit të profetit Muhamed  hz. Husejnin“

“ Si është e mundur ende të mbahen me këto gënjeshtra, si kanë mundur ti evidencojnë ditët e shpëtimit të profetit  Musa, që shtë  shumë larg nga koha e Profetit Muhamed, e si ka mundësi që vet jahudit që janë pasues të Musës nuk e festojën këtë ditë, ndërsa muslimanët si ky hoxhë asnjë të vetmen herë nuk e përmendi ndodhin e Ashuras në Qerbela dhe atë me titull të madh “Ashurja tek Shqiptarët, “.... tmerr tmerr thoshte i mllefosur,, “ 

Prandaj redaksia jonë Media e Lirë  beson që,  ky punim  kur të lexohet nga lexuesit tanë dhe të bëjnë një krahasim se çfarë kanë thënë njerëzit e mëdhenj për Imam Husejnin nipin e profetit Muhamed do ta kenë një pasqyrë  më reale dhe racionale që do ti rehatojë mendjet dhe zemrat e tyre.

Gjenerali De Gol, president i Francës: “Qëndrimi i Husejnit më kujtoi qëndrimin guximtar përballë personit që dëshironte vrasjen e tij dhe të familjes së tij, e cila ka pozitë të lartë në shumë popuj të botës. Atë patjetër duhet ta lavdërojmë dhe të marrim prej parimeve të tij të larta.”

Martin Luther, reformator gjerman: “Unë e ftoj popullin tim në reformë fetare dhe të jenë në pajtueshmëri me njëri-tjetrin. Të marrin shembull për këtë reformim fetar atë reformim në të cilin ftoi udhëheqësi arab Husejn ibn Ali.”

 

Shkrimtari Xhorxh Lukas: “Konceptet e Husejnit ishin të përqendruara tek natyrshmëria e lirë. Qëllimet e tyre ishin që bijtë e ummetit të tij të jenë të lumtur në jetën e tyre, me qëllim që të kenë mundësinë të qëndrojnë përballë udhëheqësve të padrejtë, të cilët shtypin qafat e tyre.