Arabia Saudite: djepi i terrorit

  • None
nga Catherine Shakdam | Publikuar në Jan. 14, 2014, 1 a.m.

Që kur gjakderdhja e pakuptimtë ka filluar të përhapet në Lindjen e Mesme dhe Azi, e ushqyer nga urrejtja sektare dhe radikalizmi, terroristët e lidhur me Al-Kaedën kurrë nuk kanë qënë më të fuqishëm dhe të rrezikshëm se tani.

Tre vjet pasi Tunizia u ndez në flakë nga një thirrje e zjarrtë revolucionare për ndryshime demokratike, zionistët kanë arritur të kthejnë përmbys aspiratat e popullit duke kthyer një komunitet paqësor njerëzish kundër njëri-tjetrit. Duke e kthyer “radikalizmin islamik” në daullen e luftës së tyre. Duke dashur të shkatërrojnë ato vende ku njerëzit shpresojnë unitet, Izraeli dhe aleatët e tij kanë lëshuar të keqën  në tërë rajonin dhe e kanë braktisur atë.

Por, nëse Izraeli e imagjinon planin e tij të pashmangshëm për shkak të ndjenjës së tij të supërioritetit ndaj Umetit të ndarë Islam, zionistët nuk kanë arritur të kuptojnë vendosmërinë e njerëzve kryesorë të lëvizjes islame të rezistencës.

Tre vjet nën presion të pashembullt, Sirisë akoma i duhe t’i përkulet presionit ndërkombëtar. Qeveria e saj është e palëkundur në kundërshtimin e saj ndaj ambicieve të imperialistëve dhe Izraelit në Levant.

Tre vjet pasi Presidenti sirian Bashar al-Asad paralajmëroi botën kundër Al-Kaedës dhe zotërinjve të tij, princërve sauditë, bota filloi të kuptojë natyrën e shtrembët të politikave të Arabisë Saudite.

Në kohën kur Al-Kaeda u krijua nga Shtete e Bashkuara të Amerikës në Afganistan për të vepruar si një amortizues kundër forcave të ish-Bashkimit Sovjetik, radikalizmi po ushqehej në shkretëtirat e Arabisë Saudite. Për dekada me radhë, mbretëria ka vepruar si një bazë mbarështimi për islamikët, si një forcë e errët në shërbim të një fuqie më të madhe dhe më të errët; Izraelin.

Ndërsa mediat “ngrenin supet” për paralajmërimet e presidentit Asad, tre vjet thertore i kanë lënë pa fjalë edhe kritikët më të ashpër, duke e vendosur Perëndimin në një pozicion të keq.

Ironikisht, e vërteta është gjithmonë më e rëndë për stomakun se një gënjeshtër e ndërlikuar në web.

Por tani, kush guxon të mohojë se Al-Kaeda nuk është tjetër veçse një krijim i Perëndimit, një shkatërrues i botës, një kancër që duhet asgjësuar.

Në fillim të këtij muaji, përfaqësuesi i përkohshëm i Sirisë në OKB Bashar Ja’afari, mori një hap të rëndësishëm duke akuzuar Arabinë Saudite për promovimin e terrorizmit. Ai i dërgoi një letër zyrtare sekretarit të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun dhe Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO). Ja’afari u kërkoi të dyja institucioneve të bien dakord që të marrin masa drastike ndaj Rijadit.

“Fajtore për krime të neveritshme kundër njerëzimit, Arabia Saudite duhet të akuzohet si përgjegjëse për mizoritë e saj nga një gjykatë ndërkombëtare,” paralajmëroi Ja’afari, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i përmbahet angazhimeve të saj ligjore dhe morale.

Një raport i bërë publik në fillim të kërij muaji, tregoi se 72 predikues në të gjithë Saudinë, me nje urdhër direkt nga familja mbretërore,  kanë bërë thirrje në ligjeratat e tyre për mbështetje ndaj xhihadit në Siri.

Pikërisht ata që pretendojnë të jenë mbajtës të flamurit të Islamit, nuk  janë tjetër veçse tekfirsa radikal dhe njerëz mizorë të Arabisë Saudite.

“Arabia Saudite është nje qeveri nga një familje diktatore, e cila nuk toleron kundërshtim dhe ndëshkon rreptësish mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe kundërshtarët politikë. Të ardhurat prej qindra miliarda dollarësh nga nafta kontrollohen nga despotizmi mbretëror dhe investimet spekulative pa fund. Elita drejtuese mbështetet në blerjen e armatimit Perëndimor dhe në bazat Ushtarake Amerikane për t’u mbrojtur.  

Pasuria kombëtare shkon në pasurimin e konsumit të madh të familjeve saudite në pushtet. Elita në pushtet financon versionin më fanatik të islamit, shkruan professor James Petras, duke përmbledhur çoroditjen e saudëve me disa goditje të penës së tij.

“E ndërtuar mbi gjak dhe tradhëti, Arabia Saudite e ka përcaktuar vetën e saj përgjatë dekadave të mashtrimit, korrupsionit, tradhëtisë, manipulimit dhe dhunës. Fakti që familja mbretërore e saudëve i është drejtuar terrorizmit për të shuar etjen per pushtet, nuk duhet të na duket çudi; por duhet të pyesim vetën pse qeveritë tona kanë lejuar një gjë të tillë. Duke u ballafaquar me disidentët e brendshëm dhe rritjen e shiizmit, si një alternativë politike e fuqishme në rajon, saudët, natyrshëm, i janë kthyer tekfirizmit për të mbrojtur perandorinë e tyre”.

E shndërruar në një fermë terrori, Arabia Saudite, siç shkruan professor Petras-i, “i është kthyer financimit, trajnimit dhe armatimit të një rrjeti ndërkombëtar tërroristësh, të cilët sulmojnë, pushtojnë dhe shkatërrojnë regjimet që i kundërvihen regjimit diktatorial saudit”.

Nën kujdesin e veçantë dhe mbikqyrjen e Princit saudit Bandar bin Sultan, drejtori i fuqishëm i Agjencisë së Inteligjencës Saudite, Arabia ka eklipsuar madje edhe Izraelin me lojën e saj manipuluese. Si një mjeshtër i madh i operacioneve klandestine, Bandar-i e ka shndërruar Arabinë Saudite nga një regjim fisnor të brendshëm, në një nyje të terrorit ndërkombëtar, e cila ka blerë qeveri, mbështetur disidentë dhe ka financuar regjime dikratoriale në të gjithë Lindjen e Mesme.

Babai i radikalizmit, Princi Bandar, në pak vite ka krijuar një rrjet terrori kaq të lidhur me politikën dhe institucionet e rajonit, saqë hija e tij shtrihet nga Afrika e Veriut në Levant, e deri në brigjet e largëta të Gjirit Persik.

Në krye të ushtrisë së tekfirizmi ndërkombëtar, Saudia nuk dëshiron më të jetë një partner i heshtur i imperializmit Perëndimor; nën drejtimin e Bandar-it synon ta afirmojë vetën si e vetjma supër-fuqi në rajon.

I përkëdheluri i Izraelit dhe talenti i Uashingtonit, Princi Bandar nuk ështe tjetër veçse një terrorist zionist. Një njeri që e ka gjenocidin në gjak.

Catherine Shakdam

CatherineShakdam është njëkomentatoredhekonsulentembi rrezikunpolitik. Shkrimete sajjanë shfaqurnëShoqatëne Politikëssë Jashtme, The Guardian dhe Majallae në shumë ...