Qamilja nga Mitrovica rekruton vajza Kosovare në Siri në kampin e ISIS-it

  • None
Publikuar në Shk. 9, 2016, 1 a.m.

Zbulimi i vajzave të reja që iu bashkuan ISIS-it apo grupimeve të tjera radikale në Siri kanë tronditur shumë vetë në Kosovë. Shumica e prindërve të tyre thonë se nuk e dinin qëllimin dhe se janë të tmerruar.  Njësoj si meshkujt, këto gra duket se i janë drejtuar religjionit gjatë viteve të tyre të formimit dhe burime të sigurisë thonë se ato janë ndikuar përmes leksioneve të drejtpërdrejta të imamëve apo materialeve të publikuara në internet. 

Qamile Tahiri shkoi në Siri me bashkëshortin e saj, por që nga ajo kohë ka gjetur rolin e vet në ISIS. Fotografi të siguruara tregojnë 23-vjeçaren të veshur me të zeza duke mbajtur një automatik .

Një burim nga sektori i sigurisë, tregon se Qamilja drejton një kamp grash për ISIS-in në Siri dhe është rekrutuesja kryesore në internet për gratë shqiptare.

“Në kampin që ajo drejton ka dhjetëra gra dhe vajza nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia,”

Nëna e dy fëmijëve është nga një zonë pranë Mitrovicës, një qytezë në veri të Kosovës e ndarë mes kampeve etnike dhe që ka vuajtur gjithashtu nga dhuna mes shqiptarëve dhe serbëve.

Postimet e saj në “Facebook” përfshijnë fotografi të saj të armatosur krahas bashkëshortit kosovar, Besimit, për të cilin Policia thotë se mund të jetë vrarë në luftime. Pas vdekjes së tij, ajo vendosi të qëndrojë krah terroristëve të “Shtetit Islamik”.

Të afërmit e saj në fshatin Shipol refuzuan të komentojnë. Shoqet e saj të fëmijërisë nuk pranuan të flasin, duke thënë se nuk kishin dëshirë ta mërzitin babanë e saj, të cilin e njihnin personalisht.