Shiizmi britanik po ndihmon vehabizmin, me apo pa vetëdije

  • None
Publikuar në Mars 24, 2016, 1 a.m.

Me komplotet e krijuar, Britania madhështore dhe globale ka për objektivë të presë fidanin e Islamit, me gërshërët e krijuara nga njëra ana me Vehabizmin Sunni dhe nga ana tjetër me Shiizmin Britanik.

Me komplotet e krijuar, Britania madhështore dhe globale ka për objektivë të presë fidanin e Islamit, me gërshërët e krijuara nga njëra ana me Vehabizmin Sunni dhe nga ana tjetër me Shiizmin Britanik.

- Në faqen e internetit të Lajmeve Fetan u publikua një reportazh i bërë me imamin e namazit të Xhumasë të qytetit të shenjtë të Meshhedut, Ajetullah Alem El-Huda. Është mëse e mundur që, me anë të reportazhit të publikuar në gjuhën shqipe të kuptohet arsyeja përse kjo rrymë e emëruar si “Shiizimi Britanik” është e rëndësishme duke marrë parasysh mënyrës së mëshuar si i përqaset Ajetullah Alem El-Huda. Janë të vlefshme për t’u shënuar edhe identifikimet që Ajetullah Alem El-Huda i ka bërë arrogantëve sesi kan bërë plan për të realizuar punët e tyre.

 Imami i namazit të Xhumasë të qytetit të shenjtë të Meshhedut, Ajetullah Alem El-Huda u shpreh kështu:

Me komplotet e krijuar, Britania madhështore dhe globale ka për objektivë të presë fidanin e Islamit, me gërshërët e krijuara nga njëra ana me Vehabizmin Sunni dhe nga ana tjetër me Shiizmin Britanik. Ata dëshirojnë që duke mbështetur Autoritetin e Shiizmit Britanik dhe duke reaguar sipas ndjenjave dhe ndjesive të tyre të përgjithësojnë armiqësinë ndaj Sunnive. Nga ana tjetër, aq sa është Vehabizmi i tekfixhinjëve armik i Elibejtit, po aq është edhe Shiizmi britanik armik i Ehlibejtit, sepse të dyja këto janë mbështetëse dhe ndihmuese të armiqve të Ehlibejtit, të cilët synojnë të zhdukin Islamin. Fuqitë që vunë në lëvizje Revolucionin Islamik ishin organizatat fetare, pikërisht për këtë arsye, armiku, nën petkun e Shiizmit britanik ka bërë për objektivë këtë shoqëri të bekuar.

Ajetullah Sejjid Ahmed Alem El-Huda, Imami i namazit të Xhumasë të qytetit të Meshhedut dhe anëtari i kuvendit të Hubregait u shpreh kështu në reportazhin që dha për faqen e internetit Lajme Fetan:

Fillimisht dua të falenderoj veçanërisht miqtë shumë të shtrenjtë të grupit Feta, që kanë qëndruar në rreshtat e parë në një gjendje të palëkundur dhe të fortë kundrejt sulmeve kulturore të armikut në ambjentet artistike dhe që kanë përkujtuar luftën e luftëtarëve trima dhe sakrifikues në luftën mbrojtëse të shenjtë 8 vjeçare në fushën kulturore dhe në luftën e zbutur. Shpresoj prej Allahut dhe i lutem Atij që të na ringjalë me luftëtarët tanë të shenjtë të luftës për mbrojtje të shenjtë dhe ta pranojë dëshmorësinë e të shenjtëve tanë të sakrifikuar në nivelin e sevapit të fuqisë së apostullatit. Dhe u mundësoftë atyre të të luftojnë si luftëtarë përkrah Imam Zaman (as).

Çështjen e etiketuar edhe nga Udhërrëfyesi Madhështor, Shiizmin Britanik nuk mund ta përkufizojmë në një rrjedhë të veçantë apo në një sekt të përcaktuar, dhe gjithashtu nuk mund t’i bashkëlidhim çdo rrjedhë apo sekt me Shiizmin Britanik.  Kështu, Shiizmi Britanik është i pozicionuar përkundër Vehabizmit Sunni. Domethënë, me komplotet e krijuar, Britania madhështore dhe globale ka për objektivë të presë fidanin e Islamit, me gërshërët e krijuara nga njëra ana me Vehabizmin Sunni dhe nga ana tjetër me Shiizmin Britanik. Nga ana tjetër, Shiizmi Britanik po përgatit themelet për vehabistët dhe për terroristër tekfirxhinjë. Përpos kësaj, nën rrobën e mbështetjes së autoritetit dhe të ndjenjave dhe ndjesive të shoqërisë po përgjithëson amrmiqësinë ndaj sunnive.

Natyrisht, ndërsa po përgjithëson armiqësinë ndaj sunive, në të njëjtën kohë, nga ana tjetër do të realizohen ngjarje nën hijen e mbrojtjes ndaj armiqësisë së sunnive mes popullit dhe shoqërive të Ehli Synietit. Kështu, edhe ideologjitë tekfixhije duke shfrytëzuar këto situata dhe këto ndjenja të plagosura do të krijojë nga shetet islamike terroristë tekfirxhinjë. Pikërisht për këtë arsye, rrjedha konservatore ka krijuar themelet e nevojshme për armiqësinë ndaj sunnive, Shiizmin britanik dhe tekfirxhinjtë vehabistë. Me apo pa vetëdije, ata janë ndihmuesit e vehabistëve dhe po e realizojnë këtë plan me mbështetjen e vehabistëve. Sigurisht këto ideologji, fise, sekte nën emrin e elementëve të ndryshëm dhe titujve të ndryshëm përhapin kështu edhe armiqësinë ndaj sunnive. Këto, me apo pa vetëdije janë të bashkëlidhur kundër vehabizmit të tekfirxhinjëve, me Shiizmin britanik që po përgatit themelet e përplotësuara për tekfirxhinjtë. Dhe kështu, mbështetja e kësaj ideologjie nnga faktorët e ndodhur në Angli dhe në Londër përbëjnë një komplot djallëzor.

Arroganca amerikane i vazhdon akoma aktivitetet e saj dëmtuese në institutet , institucionet, bazat dhe ideologjitë e veçanta. Në mënyrë të këillë që, në disa shtete të Evrpoës mund të shohim vende të torturës, këto qendra të komploteve globale ekzistojnë në disa qytete të ndryshme të Evrpoës Perëndimore, baza në Britaninë e Madhe e cila zhvillon aktivitete për të vënë në zbatim këto komplote është njëri prej këtyre elementëve.

Megjithatë, ju pyetët se përse kjo ideologji është më e fuqishme në Meshhed, dhe në fakt përgjigja është për arsyen se, shoqëria e qytetit të Meshhedit është një prej vendeve që ka tërhequr vëmendjen e ideologjive Perëndimore për të shpërbërë Islamin nga aty dhe për të siguruar përparimin e terroristëve tekfirxhinjë. Qyteti i Meshhedit, siç dihet tashmë ka një vend dhe domethënie të veçantë për për Shiitë në të gjithë botën, dhe çdo vit e më shumë bie në sy një numër i madh në rritje e sipër vizitorësh të huajë që vijnë nga çdo vend i botës . Vitin e kaluar ishin rreth 3 milionë vizitorë Shii që erdhën nga vende të ndryshme të botës dhe shtetet islamike. Statistikat për vitin 2016 nuk janë të gatshme ende, por me shumë mundësi numri është më i lartë. Ndërsa brenda Iranit, rreth 25 milionë njerëz vizitojnë Meshhedin. Madje aq vizitorë nuk shkojnë brenda vitit as në Mekke dhe Medine. Kështu, nëse do të donim të tregonim një vend si qendra e Shiive, do të shenjonim Meshhedin.

Nëse këto ideologji arrijnë me sukses që të krijojnë dhe të zhvillojnë në Meshhed terrorizmin tekfirxhi, atëherë ata do të vazhdojnë të përparojnë hap pas hapi drejt këtyre objetivave tradhëtare. Dhe kështu, rruga që ata do të zhgjedhin në emër të zhvillimit të terrorizmit tekfirxhi në Meshhed është rruga e ndjekur nga Shiizmi Britanik, gjithashtu këto ideologji do të përhapin armiqësinë ndaj sunnive nën emrin e dashurisë dhe miqësisë ndaj Ehlibejtit. Sepse pozicioni gjeografik i Meshhedit është si unaza e patgoit të një kali, Meshedi rrethon gjithë rajonin e Sexhamit. Serxhami është një rajon bashkues me një shumicë Sunnishë dhe ky rajon lidhet me kufirin me Afganistanin. Për këtë arsye, nëse këta arrijnë të krijojnë një armiqësi të fuqishme në Meshhed kundrejt Sunnive, kjo do të bëhet një arsye që lëndohen ndjenjat e Ehli Synnetit në rajonin e Serxhamit. Dhe me lëndimin e këtyre ndjenjave, të rinjtë e lënduar duke krijuar disa ideologji të pikënisuara nga armiqësia ndaj Sunnive dhe terroristëve tekfirxhinjë do të organizojnë një ideologji terroriste të fuqishme në Meshhed.

Nëse qendra e Shizmit në botë kthehet në qendrën e terroristëve tekfirxhinjë, këtu komplotet e djallëzuara do të sjellin rezultate të mrekullueshme. Dhe kështu një pjsë e madhe e grupieve kundër Sunnive në Meshheh, me këtë pretekst do ta shohin veten si autoriteti, megjithatë ata janë kundër autoritetit, të gjithë këta janë të lidhur me ideologjinë e Shiizmit Britanik.

Faleminderit Zotit, ne mundëm ta pengonim këtë situatë duke zhvilluar fushën kulturore. Edhe forcat e sigurisë u ndërfutën në këtë fushë, ata janë në dijeni të kësaj çështjeje dhe i ndjekin nga afër këto ideoligji. Për këtë arsye, edhe politikat tona ushtarake, duke qënë se në fillime nuk ishin të njohur me këto çështje kulturore nuk mundëm të zbatonim një investim kundrejt këtyre ideologji të njëanëshme dhe të devijuara. Edhe për faktin se, nëse do t’i ishim përgjigjur në këtë mënyrë do të binim ndesh me lirinë e mendimin dhe të të shprehurit. Për këtë arsye, ne nuk mund të lejojmë që për shkak të përplasjeve të zhvillimeve kulturore të dëmtohet sllogani ynë për pavarësi dhe për liri.

Shoqëria jonë duhet të jetë e kujdesshme dhe e vetëdijshme dhe duhet të jenë në dijeni të Hysejnive të ndryshme të hapura dhe të elementëve dhe ideologjive që organizojnë programe, që në fakt janë Shiizmi Britanik. Njëra anë e gërshërës qëndron kundrejt Vahabizmit te tekfirxhinjve, ndërsa prerja e dytë synin të zhdukë plotësisht Islamin. Aq sa është Vehabizmi i tekfixhinjëve armik i Elibejtit, po aq janë edhe këta armik i Ehlibejtit. Duke qënë se, kjo ideologji mbështetëse dhe ndihmuese e atyre që duan të shkatërrojnë Islamin. Shoqëria duhet t’u dalë kundër këtyre, por nuk duhet ta bëjë në këto mënyra gjykuese, sepse në këtë mënyra këto ideologji sa vijnë e rriten.

Këtë vit, kur shkova në Qerbela i pashë këta njerëz të godisnin pykën. Këto pamje ishin mëse të qarta për mua. Ushtria e Omer Saadit kishin ardhur në Qerbelanë prej 150 km për të shkatërruar çadrën dhe teqen e Imam Hysejnit (as). Vrasin Shiitë dhe sulmojnë gratë. Këta njerëz në vend të luftojnë me ktë njerëz, kanë ardhur në Qerbela dhe godasin me kokë pykën. Ku është logjika këtu? Me çfarë logjike duan ta justifikojnë këtë veprim si dashuri ndaj Ehlibejtit? Përdorja e pykës është një komlpt i llogaritur nga armiku. Me këtë pretekst kanë ngurtësuar brezin e të rinjve Shii. Domethënë, i riu Shii, në vend të t’i dalë kundër ISIS që ka ardhur të shkatërojë Imam Hysejnin (as), i nie pykës. Nsëe e do Imam Hysejnin, shko lufto me armikun e tij! Ndërkaq, Imam Hysejni thotë kështu: “Nuk ka kush më ndihmon mua? Shkoni luftoni me ushtrinë e Omer Saadit të mbledhur 150 km larg nga këtu. Këta të rinjë nuk mbrojnë nderin e grave Shii të përdhunuara nga ISIS, vetëm u bien pykës me kokë. Prandaj duket qartë se ky është një veprim që i rradhit mes armiqve. ”

Çdo titullar që është pjesë e kësaj rruge është një Shii Britanik. Nga ata që e kanë kokën e mbështjellë deri tek ata të ISIS. Ata që duan t’i tërheqin të rinjtë Shii në çështjet ndjesimore, dhe që nga ana tjetër thonë se ata duhet të luftojnë ISIS-in, ata janë Shiizmi Britanik. Me apo pa dijeni.

Organizatat fetare janë mjetet lëvizëse të dashurisë ndaj Ehlibejtit. Detyra e organizatave fetare është që të krijojnë më shumë lidhje mes popullit dhe Ehlibejtit. Popullit duhet t’i shfaqen mësimet e Ehlibejtit që do të mundësojnë këtë dashuri dhe jo mendime dhe ndjesi të palogjikshme që tradhëtojnë Ehlibejtin. Ishte lëvizja e këtyre organizata që gjatë 15 majit nxorrën në dritë këtë qëndrim. Është vënë në vëmendje faktit që armiqtë e revolucionit islamik, qeverisë, Islamit të lartësuar nga këto organizata fetare kanë shkakëtuar marrjen e një formësimi të caktuar të Revolucionit Islamik. Tashmë armiku, edhe pse në vend të mësimeve të Ehlibejtit ka ndërthurur në organizatat fetare ndjenja të diktuara e di që kapitali do të dalë nga Irani. për këtë arsye, shqetësimi i Udhërrëfyesit Madhështor Ajetullah Hamaneit është që Shiizmi Britanik të mos ketë ndikim tek organizatat, sepse kjo do të sillte dhe shkatërrimin e brendshëm të Revolucionit.



Burimi : İntizar