Kombëtarja në EURO 2016 prezantohet me sloganin e Naim Frashërit

  • None
Publikuar në Prill 22, 2016, mesnatë

Federata e Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka prezantuar sot projektin e ri të Arenës Kombëtare, teksa kreu u saj Armando Duka bëri me dije edhe sloganin me të cilin Shqipëria do prezantohet në Euro 2016.

“Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptarë” është slogani që ne kemi zgjedhur për në Euro 2016″, tha Duka.

Stadiumin e ri “Qemal Stafa” Duka tha se është faqja e parë e një kapitulli të ri që tregon se pavarësisht vështirësive nuk ka objektiva të pa arritshëm.