Muslimanja bënë selfije para protestës anti islame
Një tubim anti-Islam është zhvilluar për herë të tretë në Antërop të Belgjikës, e këtë herë mori pjesë edhe një myslimane e quajtur Zakia Blkhiri, e cila befasoi të gjithë kur nisi të bëjë ‘selfie’.
Në këtë tubim morën pjesë shumë katolikë duke shkruar pankarta të ndryshme ku shkruhej “Stop Islamizmit”, “Nuk duam xhami”, “Thuani jo shamisë”, madje edhe shpërndanë mish derri.
Ata po kundërshtojnë radikalizmin xhihadistë dhe sulmet terroriste të ISIS, e këtë herë iu është bashkangjitur edhe një myslimane, me shami në kokë.
Por zonjusha Zakia e mohon atë se iu ishte bashkangjitur kësaj proteste, por ajo shkoi para protestuesve për të bërë një selfije, ngase i erdh interesante kjo protestë që organizohej në Belgjikë.