Vajza nga Kosta Rika e përqafoi fenë Islame në Xhaminë e Imam Rizait: Islami më udhëzoi në rrugën e zgjimit dhe lumturisë

  • None
Publikuar në Korrik 10, 2016, mesnatë

Vajza nga Kosta Rika e përqafoi fenë Islame në Xhaminë e  Imam Rizait dhe tha se Islami më udhëzoi në rrugën e zgjimit dhe lumturisë

Në përputhje me përvjetorin e lindjes të Imam Hasanit (a.s.)  një vajzë  nga Kosta Rika e përqafoi fenë Islame në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait ne Mashhad, Iran.

Marcella Vargas Santa Maria, vajza e krishterë e cila u konvertua në Islam në ditëlindjen e përvjetorit të Imam Hasanit, në lidhje me prirjen e saj ndaj Islamit ka thënë:

Pas disa viteve të studimit rreth feve, kam gjetur Islamin si fenë më të përsosur dhe të vërtetë që është në gjendje për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të mia dhe të më drejtojë në lumturi në të dy botët; kështu që kam zgjedhur Islamin shiit me zemër dhe me arsye.

Pas përqafimit të fesë Islame vajza nga Kosta Rika e ndrroi emrin  Marcella në Reihaneh, ajo u shpreh: Kjo është hera e dytë që unë jam  në qytetin e shenjtë Mashhad, Iran.  Si kam hyrë në oborrin e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait, pata një ndjenjë  që kurrë nuk e kam  përjetuar.

Jam  e lumtur që  e kam  përqafuar fenë Islame në këtë vend të shenjtë, në përvjetorin e lindjes të Imam Hassanit, që është modeli më i mirë, model  shembullor në aspektin e etikës dhe bujarisë, vazhdoi ajo. 

“Kjo ngjarje është një dhuratë e veçantë dhe e vlefshme sigurisht është dhuruar me Hirin Hyjnor dhe  nga Imam Rizai (a.s.), tha ajo.

Duke uruar ekzaltimin e saj në këtë botë dhe në botën tjetër ajo shtoi: Ndjehem se e kam gjetur Atë që më mungonte dhe zemra ime e vërteton atë.

Pas ceremonisë së konvertimit që u zhvillua me praninë e shërbëtorëve të Mauzoleut të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait dhe të transmetimit live përmes programit televiziv “qyteti i dashur , predikimi i martesës së saj me  një burrë iranian  dhe  në fund, mori disa dhurata të çmuara duke përfshirë edhe Kur'anin, një sexhade për namaz, një  ferexhe, dhe disa libra për Islamin të cilat janë dhuratë nga Zyra për Menaxhimin e Vizitorëve jo –iranianë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Ali Rizait, në Mashhad, Horosan, Iran.