Kur’anët më të vjetër në botë
Një faqe, website, e Egjiptit në gjuhën arabe ka publikuar një raport mbi kopjet më të vjetra të Kur’anit të Shenjtë që janë në dispozicion sot.
Sipas faqes së internetit Sadi al-Balad website, dorëshkrimi i Kur’anit të Birmingham-it është një nga kopjet më të hershme të Librit të Shenjtë.
Një pjesë e e Koleksionit Mingana e Dorëshkrimeve të Universitetit të Birmingham-it të dorëshkrimeve të Lindjes së Mesme, dhe që ruhen në Bibliotekën e Kërkimeve Cadbury, u zbulua në vitin 2015.
Dorëshkrimi është shkruar me bojë në pergamenë, duke përdorur një dorëshkrim monumental në gjuhën arabe të Hixhazit dhe ende është qartësisht i lexueshëm.
Faqet e ruajtur përbëjnë pjesët e sureve 18 deri në 20.
Sipas analizës së radiokarbonit data kur është shkruar teksti në pergamenë me saktësi deri në 95.4% është në periudhën midis vitit 568 dhe 645.
Ky dorëshkrim i Kur’anit ishte ekspozuar në Universitetin Birmingham, Sallën e Muzikës Bramall, në muajin tetornga dita 2-25, 2015 dhe është duke u ekspozuar në në Muzeun Birmingham dhe në Galerinë e Artit Gallery deri më 5 gusht 2016.
Sipas Sadi al-Balad, një tjetër kopje e rrallë, e vjetër të dorëshkrimit të Kur’anit është e zbuluar në Jemen në vitin 2012.
Kjo kopje e dorëshkrimit të Kur’anit daton në shekullin e dytë pas Hixhrit (shekulli i IX-të ).
Dorëshkrimi u gjetë i mbështjellur me lëkurë thellë brenda në shpellë në qytetin malor të Dhale,në Jemenin e Jugut.
Në vitin 1972, një numër i madh dorëshkrimeve të Kur’anit në pergamenë që datojnë në një periudhë të ngjashme janë gjetur, edhe pse ato ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Faqja e internetit ka përmendur edhe një numër të kopjeve të Kur'anit të gjetura në Iran, Kinë dhe vende të tjera që janë disa nga dorëshkrimet më të vjetra të Librit të Shenjtë, Kur’anit.