Arrestohet hoxha shqiptar në Itali, rekrutues i të rinjve në Siri

  • None
Publikuar në Shta. 1, 2016, mesnatë

Quhet Ajhan Veapi dhe i përket etnisë shqiptare, imami maqedonas i arrestuar në Itali në rajonin e Friull Venezia Giulia.

Arrestimi i tij u krye nga policia antiterroriste e qytetit të Mestres, me akuzën e rekrutimit të xhihadistëve të rinj mes emigrantëve që jetojnë në Itali.

Sipas policisë italiane, Ajhan Veapi, 38 vjeç, rezident në qytezën e Azzano Decimo (Pordenone), rekrutonte luftëtarë të ISIS-it me qëllim terrorizmi ndërkombëtar. Hetimet e antiterrorrizmit italian vërtetuan se imami Ajhan Veapi po përgatitej të nisej drejt Serbisë e më pas në Gjermani, ku do të vazhdonte aktivitetin e tij të rekrutimit mes emigrantëve të shumtë të pranishëm në këtë shtet.