Dënohet shqiptarja muslimane në Itali pasi nuk pranoi të heq hixhabin

Publikuar në Nën. 16, 2016, 1:21 a.m.

Një grua shqiptare u gjobit pasi nuk hoqi perçen në mbledhjen e Kuvendit të Fëmijëve të Bashkisë në Itali.

Ngjarja ka ndodhur 20 ditë më parë në qytezën Tagliamento al San Vito, në varlsi të Pordenone.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, shqiptarja 40 vjeçare që çoi djalin e saj në mbledhjen e kuvendit të fëmijëve të qytezës nuk pranoi të heqë perçen për t’u identifikuar edhe pas paralajmërimeve të Kryetarit të Bashkisë së Tagliamento al San Vito Antonio De Biseglie.

Sipas ligjit të nxjerrë në Itali në vitin 1975 për ndalimin e hyrjes në ndërtesat publike me veshje dhe aksesorë që mbulojnë tërësisht fytyrën ajo u dënua me 4 muaj heqje lirie që më pas u konvertuan në gjobë prej 30 mijë eurosh.

Avokati i gruas shqiptare që u prononcua për gazetën lokale Messaggero Veneto tha se do të apelojnë vendimin.