100 Pyetje Rreth Selefizmit - Pjesa e 14
Kemi nderin të paraqisim, një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, të dijetarit të shquar jemenas, Isam Imadi, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj serie të artikujve, është dhënia përgjigje, e njëqind pyetjeve rreth selefizmit. Sipas meje problemi më i madh i mendimit uehhabist, i cili i shtyn njerëzit, që të therin në fyt njëri-tjetrin me thikë, është lufta e tij me mendjen. Problemi i themeluesit të ideologjisë uehhabiste, përkatësisht Ibn Tejmijjes është kundërshtimi i tij i mendjes (mënyrave të mendjes).
Hyrje
Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, njohjen e figurës së shquar, të profesorit jemenas, Doktor Isam Imadit. Ky i fundit lindi në vitin 1968, në Republikën Arabe të Jemenit. Profesor Doktor Isam Imadi, gjatë epokës së kryerjes, së studimeve të larta, në një nga universitetet fetare, të ideologjisë uehhabiste, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën ndikimin e mësimeve të dijetarëve uehhabistë, me në krye Ibn Bazin, u shndërrua dhe ai në një dijetar uehhabist. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se pas kontaktit dhe njohjes së parë, me doktrinën dhe shkollën juridike shiite, ai ndërroi menjëherë mendim dhe u bë një besimtar dhe një dijetar i kësaj doktrine.
Sërish Profesor Doktor Isam Imadi, i cili në ditët tona ka kryer tanimë, studimet pasuniversitare, është një anëtar i katedrës së mësimdhënies, për studentët e doktoraturës, në Universitetin Islam, në kryeqytetin fetar iranian të Kumit. Për më tepër Doktor Isam Imadi, është një analist dhe vërtetues i njohur i, cili ka analizuar, përmbledhur, shkruar dhe vërtetuar, shumë vepra të rëndësishme, të dijetarëve më të mëdhenj të fesë së lartë dhe të nderuar islame.
Pyetja e Dyzetëepestë: Këmbëngul me besim të plotë, se uehhabistët duhet të pranojnë faktin, se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami i dymbëdhjetë.
Isam Imadi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja, qofshin mbi të dërguarin e Allahut (f.m.t.) dhe mbi Familjen e tij të Pastër. Në programin e ditës së sotme, dua të flas mbi një shqetësim, ose më saktësisht, do të shqyrtoj disa probleme, të strukturës së mendimit selefist. Këtë e them sepse mendimi uehhabist, nuk e pranon të vërtetën se Imam Mehdiu (p.m.t.), i cili është imami i dymbëdhjetë, është i njeriu i njëjtë me Imam Muhammed Hasan Ushtarin (p.m.t.).
Ajo që më shtyn që të shprehem kështu, është dukuria se uehhabistët, besojnë se kjo e vërtetë, nuk ka gjasa që të jetë e mundur. Në të njëjtën mënyrë besimtarët shiitë, asnjëherë nuk kanë patur ndonjë mendim ndryshe, se Imam Mehdiu (p.m.t.), i cili është në fakt Imam Muhammed Hasan Ushtari (p.m.t.), të jetë dikush tjetër përveç tij. Këtu dua të ndalem dhe t’u bëj një pyetje, njerëzve të cilët kanë përvetësuar mendimin uehhabist. Vallë përse këta njerëz, nuk mund të përfytyrojnë, se imami i dymbëdhjetë, i cili është Imam Muhammed Hasan Ushtari (p.m.t.), është i njëjti njeri me Imam Mehdiun (p.m.t.)?! Vallë përse këta njerëz nuk e vlerësojnë këtë mundësi?!
Për hir të vërtetës, orvatja e përbuzjes së figurës së Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtarit (p.m.t.), është bërë shkas për nisjen e disa krisjeve në shoqërinë uehhabiste. Unë personalisht i kam përjetuar një për një të tëra këto krisje. Ne duke u mbështetur në burimet e Ehli Sunnetit, arrijmë në përfundimin absolut se Imam Mehdiu (p.m.t.), është i njëjti njeri me Imam Muhammed Hasan Ushtarin (p.m.t.).
Tani dikush mund të pyesë: “Vallë çfarë përfitojmë ne nga kjo dituri?!” Lërmëni t’iu rrëfej se, në mesin e shoqërisë saudite, u shfaqën dy njerëz të quajtur Xhuhejman dhe Muhammed Abdullah. Këta dy të fundit, u bënë shkak i masakrimit të qindra njerëzve, brenda në Kabenë e Shenjtë, si pasojë e aludimit të tyre, se ishin Imam Mehdiu (p.m.t.), në epokën tonë bashkëkohore.
Ja pra ky është burimi kryesor, nga i cili burojnë një mori problemesh, në gjirin e shoqërisë saudite dhe uehhabiste. Këtë e pohoj me bindje të plotë, sepse nëse kjo shoqëri, do të arrinte që të perceptojë të vërtetën se Imam Mehdiu (p.m.t.), i cili është imami i dymbëdhjetë, është i njëjti njeri me Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.) problemi do të zgjidhet shumë shpejt.
Arsyeja është e thjeshtë, sepse theksojmë se nëse dikush i cili rrjedh, nga farefisi i pastër i të dërguarit të Allahut (k.m.t.), do të dalë dhe do thotë: “Unë jam ai i cili, rrjedh nga farefisi i Fatimesë (p.m.t.) dhe i Aliut (p.m.t.)”, atëherë gjithçka do të ndreqet. Megjithatë mungesa e pranisë së besimit, se Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.), i cili është imami i dymbëdhjetë, ose e thënë ndryshe është Imam Mehdiu (p.m.t.), në kulturën uehhabiste, këta dy njerëz kanë marrë guximin, që të dalin përpara njerëzve dhe të aludojnë se janë Imam Mehdiu (p.m.t.).
Kjo është arsyeja kryesore, kur këmbëngul duke nënvizuar faktin se kur shoqëria uehhabiste, do të arrijë që të konceptojë se Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.), është i njëjti njeri me Imam Mehdiun (p.m.t.), do të gjejnë zgjidhje, një sërë problemesh të pranishme në shoqërinë e tanishme uehhabiste.
Në këtë pikë kritike, dua të sjell si shembull, një thënie të mendimtarit egjiptian Mustafa Mahmudit. Kur dikush kishte ardhur tek ai dhe i kishte ngritur pyetjen: “Vallë a është kjo epoka e qetësisë?!” Ai i kishte dhënë përgjigjen: “Jo kjo është epoka e qetësisë së mashtruesve”. Me dhënien e kësaj përgjigjeje, ai kishte nënkuptuar se me mijra egjiptianë, kishin ngritur aludimin se ishin Imam Mehdiu (p.m.t.).
Betohem në Allahun e Madhëruar, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, se i dërguari i Allahut (l.m.t.), na ka sqaruar se Imam Mehdiu (p.m.t.), është imami i dymbëdhjetë, me synimin që të mos mbetemi të pashpresë, ndaj problemeve që po përjeton bota uehhabiste në ditët tona. Kumtoj se këto krisje, nuk do të gjejnë zgjidhje, për sa kohë që uehhabistët, nuk do të pranojnë të vërtetën, se Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.), është pikërisht Imam Mehdiu (p.m.t.).
Pyetja e Dyzetëegjashtë: Sqaroj se Ibn Tejmijje ishte i mllefosur ndaj Imam Gazzaliut.
Isam Imadi: Një tjetër çështje, për të cilën dua t’u tërheq vëmendjen, është qëllimi i themelimit të doktrinës uehhabiste. Ashtu siç e dini dhe ju, të tëra doktrinat janë themeluar për një qëllim. Unë e kujtoj shumë mirë, në ditët kur isha uehhabist, se gjatë studimeve të mia, zbulova se kjo doktrinë, është themeluar mbi kundërshtimin e dy njerëzve.
Këto dy njerëz janë shkrimtari i veprës me titull: “Ihjau’l-Ulumi’d-Dini” (Ringjallja e Dijeve Fetare), Imam Gazzaliu dhe tjetri është Fahruddin Radiu. Në të vërtetë, kultura e Ibn Tejmijjes është ndërtuar, mbi kundërshtimin e këtyre dy njerëzve. Kjo vjen si pasojë e faktit, se në njërën anë në veprën me titull: “Mustasfa” (I Përzgjedhuri), Imam Gazzaliu ka theksuar rëndësinë e mësimit të dijes së arsyes dhe se arsyeja është një dije e mendjes, në mësimin e dijeve fetare, ndërsa në anën tjetër Ibn Tejmijje, i ka shpallur luftë dijeve të mendjes.
Pikësynimi kryesor i veprës me titull: “Kundërshtimi Mes Mendjes dhe Përcjelljes”, së shkruar nga Ibn Tejmijje, krahas kundërshtimit të dijeve të mendjes, është kundërshtimi i veprës së Imam Gazzaliut. Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Nakdu’l-Mantiki” (Kritika e Arsyes), sërish ka kundërshtuar mënyrat e dijes së Imam Gazzaliut, ndërsa në veprën e tij tjetër me titull: “Nakdu’l-Esasi’t-Takdisi” (Kritika e Themelit të Shenjtërimit), rishtas ka kundërshtuar mënyrat e dijes, të zbatuara në veprën me titull: “Esasu’t-Takdisi” (Themeli i Shenjtërimit), e Fahruddin Radiut.
Në këtë pikë të rëndësishme, lërmëni t’iu vë në dijeni të dukurisë fatkeqe, se gjatë historisë islame, një varg sektesh të kota dhe të shmangura, janë shfaqur vetëm me synimin e kundërshtimit të personaliteteve islame. Dëshira e zjarrtë e Ibn Tejmijjes, për të kundërshtuar mënyrat e dijes së Imam Gazzaliut dhe Fahruddin Radiut, i dha shtysë atij që të shkruante veprën me titull: “Mefahimu’l-Kur'ani” (Konceptimet e Kur’anit) dhe “Mefahimu’n-Nebeuijje” (Konceptimet e Lajmëtarit). Shprehem kështu sepse Ibn Tejmijje ishte i mllefosur ndaj Imam Gazzaliut.
Pyetja e Dyzetëeshtatë: Theksoj se problemi i ideologjisë uehhabiste është kundërshtimi i dijeve të mendjes.
Isam Imadi: Falë përvojave të hidhura, që kam përjetuar në Mbretërinë e Arabisë Saudite, është largimi im nga ideologjia uehhabiste dhe falë sistemit arsimor që kam kaluar, sipas meje jam i bindur se kam zbuluar problemin më të madh, për sa i përket mendimit uhebbasit. Sipas meje problemi më i madh i mendimit uehhabist, i cili i shtyn njerëzit, që të therin në fyt njëri-tjetrin me thikë, është lufta e tij me mendjen. Problemi i themeluesit të ideologjisë uehhabiste, përkatësisht Ibn Tejmijjes është kundërshtimi i tij i mendjes (mënyrave të mendjes).
Madje këtë e them me bindje të plotë, sepse edhe në veprën me titull: “Tehafutu’t-Tehafuti” (Paqëndrueshmëria e Paqëndrueshmërisë) e Ibn Rushdiut (një vepër e shkruar kjo, si një kundërshtim ndaj veprës me titull: “Paqëndrueshmëria e Filozofëve” e Imam Gazzaliut, Ibn Rushdiu nuk e mohon asnjëherë mendjen.
Si rrjedhojë, ai ka mbrojtur gjithmonë dijen e arsyes dhe të metodologjisë së jurisprudencës. Më pas Imam Gazzali duke u mbështetur në hetimet e mënyrës sunnite, përpiloi veprën me titull: “Mustasfa Min Ilmi’l-Usuli” (I Përzgjedhuri në Dijen e Metodologjisë). Në këtë vepër Imam Gazzaliu këmbëngul, se muslimanët e kanë të pamundur, që të kuptojnë dijet kuranore, pa kuptuar më parë dijen e arsyes.
Pavarësisht kësaj Ibn Tejmijje, ka kundërshtuar dijet e mendjes përreth dy qëllimeve. Qëllimi i parë, është shpallja e luftës ndaj Imam Gazzaliut, sepse ky i fundit është njëri, nga përkrahësit më të fuqishëm të dijes së mendjes. Për më tepër Ibn Tejmijje i cili është shprehur: “Ai i cili merret me dijen e mendjes ka dalur nga feja”, në të vërtetë ka patur për synim, daljen nga feja të Imam Gazzaliut.
Megjithatë Imam Gazzaliu, që ka kritikuar disa gabime të dijes së filozofisë, asnjëherë nuk i ka shpallur luftë dijeve të mendjes dhe filozofisë. Në lidhje me këtë, nuk shohim asnjë doktrinë, e cila ka rrjedhur nga mendimet e Imam Gazzaliut.
Nëse do të marrim parasysh se metodologjia e jurisprudencës dhe dija e arsyes, zënë vend në mesin e dijeve të mendjes, për sa kohë që uehhabistët nuk i vlerësojnë nga e para dijet e mendjes, atëherë do të vijonë të lufotjnë kundër muslimanëve sunnitë dhe shiitë, të cilët janë të aftë në kuptimin e dijes së arsyes.
Lejomëni t’iu bëj të ditur se, në Universitetin e Ezherit në Kajro, në Universititein e Nexhefit, në Nexhef, në Universitetin e Shenjtë në Kum, si dhe në shumë mbledhje dijeje, zhvillohen mësime mbi dijen e arsyes. Në një kohë, kur të tërë dijetarët sunnitë dhe shiitë studiojnë dijen e arsyes, vetëm uehhabistët bëjnë përjashtim këtu, duke mos e shqyrtuar këtë dije.
Sipas mendimit tim, përderisa uehhabistët do të vazhdojnë, të mos merren me dijet e mendjes, ata do të vijojnë të mos e kuptjnë fenë dhe të shmangen nga udha e drejtë.
Pyetja e Dyzetëetetë: Dua të them se praktikisht si uehhabistët dhe materialistët i shërbejnë të njëjtit qëllim.
Isam Imadi: Një tjetër çështje, që dua të shpalos në këtë program, është dhe përçimi i analizës së kryer nga dijetar Said Hauuaja. (Unë i adresohem vazhdimisht këtyre njerëzve, sepse ata u bënë shkak i largimit tim nga ideologjia uehhabiste). Said Hauuaja ka shpjeguar, se në fillim të shekullit të XX-të, muslimanët mbetën ballë përballë me dy gjendje.
Gjendja e parë është qytetërimi bashkëkohor. Ai shprehet në këtë mënyrë, sepse qytetërimi perëndimor, ka ndikuar jashtëzakonisht shumë, mbi kulturën e muslimanëve. Në këtë kontekst, ky qytetërim ka prodhuar, thirrjen e rrënimit të trashëgimisë islame, si dhe lëvizjet për rikthimin në laicitetin materialist.
Këto lëvizje që sapo përmendëm, janë të mendimit se feja islame është e prapambetur dhe si rrjedhojë mbrojnë mendimin, se fjalët e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk mund të gjejnë përshtatje, me epokën bashkëkohore.
Gjithashtu Said Hauuaja, hedh dritë mbi çudinë e kësaj dukurie, pasi ka vënë theksin se dhe uehhabistët, të cilët kanë dalë në të njëjtën epokë, janë vënë në të njëjtin shërbim, por duke përdorur një gjuhë tjetër. Sidomos uehhabistët, të cilët përkrahin mendimin, se kultura islame i përket idhujtarëve dhe kështu që gjithçka që i përket kësaj kulture duhet rrënuar që nga themelet.
Më tej ata ua veshin vetes, hadithin e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), i cili është si vijon: “Shekulli më i mirë është ai, në të cilin jetova unë, më pas ai i ndjekësve të shekullit tim dhe më tej ai i ndjekësve të ndjekësve të shekullit tim”.
Duke u mbështetur në hadithin e lartpërmendur, uehhabistët mbështesin fuqimisht mendimin, se të tërë veprat që janë shkruar, pas shekullit të tretë islam, pra përkatësisht të shekullit të ndjekësve të ndjekësve të Muhammedit (p.q.m.t.) duhet të digjen.
Kjo është arsyeja kryesore, që bashkësia muslimane, është përballur me dy turma shumë të rrezikshme, të cilët kanë për qëllim, që duke shfrytëzuar mendësinë laike materialiste, që të rrënojnë kulturën islame, duke ngritur aludimin se kultura islame, është kultura e idhujtarëve.
Turma e parë janë materialistët, të cilët përkrahin mendimin, se epoka e kulturës islame është e prapambetur, ndërsa turma e dytë janë uehhabistët, të cilët mbështesin mendimin, se të tërë veprat që janë shkruar, që nga shekulli i tretë islam, e deri në ditët tona, duhet të digjen përveç veprave të Muhammed Abduluehhabit dhe Ibn Tejmijjes.
Sqarime
(f.m.t.) - Falenderimi Mbi Të
(k.m.t.) - Krenaria Mbi Të
(l.m.t.) - Lartësimi Mbi Të
(p.m.t.) - Paqja Mbi Të
(p.q.m.t.) - Paqja Qoftë Mbi Të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak