Katër luftërat botërore që ka përjetuar bota

nga Gëzim Loka | Publikuar në Prill 5, 2022, 12:50 p.m.

Nga Lufta e Parë Botërore tek Lufta e katërt, COVID 19…

Lufta e Parë Botërore filloi më 28 korrik 1914  dhe zgjati deri më 11 nëntor 1918.

 Zyrtarisht, sipas historiografisë së politizuar dhe fasadë, njerëzimi njeh dy luftëra botërore, Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Realisht, duke përfshirë dhe luftën me armikun më të egër dhe të padukshëm që po gjunjëzon botën, Covid 19, bëhen katër luftëra botërore. Lufta e Tretë Botërore duhet të konsiderohet dhe në fakt është lufta e ftohtë, e cila nuk ishte një luftë me ushtri të përballura në fushëbeteje, por me strategji politike, ekonomike, garë armatimi dhe potenciali ekonomik e shoqëror midis dy superfuqive.

Lufta e parë Botërore është një nga skenat më të përgjakura të luftës dhe rivalitetit të vendeve të zhvilluara, por me impakt në shumicën e vendeve të Botës, ku nën ingranazhet e makinës së rëndë agresore luftarake mbetën miliona viktima të pafajshme dhe u shkatërruan vlera kolosale ekonomike, ushtarake dhe gjeostrategjike.

Lufta e Parë Botërore filloi më 28 korrik 1914 dhe zgjati deri më 11 nëntor 1918. Konflikti i parë i madh botëror i shekullit XX, “Lufta e Madhe”, mobilizoi 70 milionë ushtarë nga të gjitha kontinentet, shkaktoi vdekjen e 10 milionë personave dhe 20 milionë të plagosurve mes luftëtarëve, me miliona të vdekur civilë dhe rënien e katër perandorive (ruse, austro-hungareze, gjermane dhe otomane).

Cilat ishin arsyet që nxitën dhe motivuan Luftën e parë Botërore? Pavarësisht nga preteksti që tanimë dihet nga një histori e sajuar në një vend të sijudhës ballkanike, arsyeja kryesore, e para dhe vendimtarja ka qenë rivaliteti e krijuar nga imperializmi i kombeve evropiane, që përbën bërthamën dhe origjinën e këtij konflikti me përmasa botërore.

Në fillim të shekullit XX, parametrat gjeostrategjikë rajonalë dhe botërore konsideronin se krijimi i perandorisë fuqiplotë dhe diktuese në rrafshin gjeopolitik ndërkombëtar është i nevojshëm për zhvillimin e Fuqive të Mëdha, si dhe për mbijetesën në një botë që drejtohej nga industrializimi dhe konkurrenca ndërkombëtare.

Lufta e Dytë Botërore nisi si rezultat i krijimit të një poli ekstremist nga disa individë së të sëmurë nga deliri i mbinjeriut niçean, me në krye Adolf  Hitlerin dhe Musolinin. Kjo luftë barbare, që i kushtoi njerëzimit miliona jetë të pafajshme njerëzore, filloi më 1 shtator 1939, ditën që Gjermania sulmoi Poloninë.

Si rrjedhim Britania, Franca dhe SHBA-ja i shpallën luftë Gjermanisë.

Disa nga shkaqet e zhvillimit të kësaj lufte ishin: konfliktet midis Fuqive të Mëdha për moszgjidhjen e shumë problemeve të mbetura nga Lufta e Parë Botërore, kriza e thellë ekonomike e viteve tridhjetë, zhvillimi i pabarabartë i shteteve, lëvizja komuniste botërore si një rrezik aktual për shtetet kapitaliste etj. Lufta synonte rindarjen e botës dhe zhdukjen e sistemit socialist në Bashkimin Sovjetik (Rusia e sotme) etj. Këto konflikte çuan në grupime të kundërta politiko-ushtarake, prandaj u përballën me njëra tjetrën. Gjermania naziste, Italia fashiste e Japonia militariste dhe satelitët e tyre formuan “Boshtin Romë-Berlin-Tokio”, një nga aleancat më mizore dhe më të pashpirta në historinë e njerëzimit, që kërkonte të zhdukte me zjarr e hekur çdo shenjë qytetërimi që nuk përshtatej me psikozat delirante të Adolf Hitlerit dhe bashkë ideatorëve të tij. Këtij “Boshti” agresiv iu kundërvu  Koalicioni Anglo-Sovjeto-Amerikan dhe ato që u bashkuan me të, duke u angazhuar kështu në një luftë të shenjtë 61 shtete, ku morën pjesë 110 milionë ushtarë; u përdor një teknikë në shifra: aeroplanë, tanke e topa  2 milionë e 400 mijë dhe mbi 50 milionë vetë u vranë; 41 shtete nga Atlantiku deri në Paqësor u bënë fushëbetejë e forcave ndërluftuese. U prekën drejtpërdrejt ose tërthorazi 80% e popullsisë së botës dhe ku Shqipëria në raport me numrin e popullsisë mban vendin e parë për numrin e luftëtarëve dhe numrin e të rënëve në këtë luftë. Luftën e Ftohtë unë e konsideroj një luftë të tretë botërore, edhe pse nuk pati palë të përfshira në luftë me ushtri dhe formacione të rregullta luftarake, lufta ishte e pranishme dhe e për çdo çastshme, deri në rënien e sistemit komunist në vendet e Lindjes dhe nisjen e proceseve demokratike që shumica degjeneruan në kaos dhe anarki.  Ajo u quajt Lufta e Ftohtë për shkak se të dyja palët kundërshtare nuk dëshironin fillimin e një konflikti të drejtpërdrejtë dhe të armatosur, nga frika e përdorimit  të armëve bërthamore, që mund të përbënin një rrezik shfarosës, me përmasa globale, pra mund të shkatërronin gjithçka. Prandaj, ata luftuan duke mbështetur palë kundërshtare në konflikte në zona të ndryshme të botës si dhe me deklarata të ndërsjella, që shpesh herë synonin të bënin armikun të dukej qesharak.

Pas Luftës së Dytë Botërore

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe mundjes së Boshtit të së Keqes, me Gjermaninë naziste në krye, vendet fituese të luftës, Koalacioni Antifashist më në krye Fuqitë e Mëdha, vendosën të ndanin Gjermaninë në dy pjesë dhe Berlini të ishte në pjesën lindore të vendit, që zotërohej nga komunistët. Por megjithatë, pjesa perëndimore e qytetit iu la në dorëzim Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Një nga momentet më të tensionuara  të Luftës së Ftohtë, ishte bllokimi nga ana e Bashkimit Sovjetik i rrugëve dhe hekurudhave, që të çonin në pjesën perëndimore të qytetit. Presidenti Truman vendosi të përgjigjej duke dërguar furnizime me ushqime, qymyr dhe ilaçe me anë të aeroplanëve ushtarakë. Në këtë veprim, që zgjati më tepër se një vit, Shtetet e Bashkuara u mbështetën dhe u ndihmuan nga Britania e Madhe dhe Franca.

Gjatë Luftës së Ftohtë, ku tensionimi ishte permanent dhe ndjesia e luftës e përhershme, përveç dy grupeve kundërshtare, rivale për jetë a vdekje,–atij të SHBA-së, së bashku me vendet perëndimore e demokratike nga njëra anë, dhe Bashkimit Sovjetik me vendet lindore e komuniste nga ana tjetër, – ekzistonte edhe një grup i tretë, që përbëhej nga vendet që nuk dëshironin të ishin aleatë të njërës apo tjetrës palë në luftë. Kjo luftë i kushtoi botës shumë tension, polarizim, rrënim ekonomik në emër të luftës dhe planeve diabolike hegjemoniste, jetë njerëzore etj.

Përballja e kohëve të fundit e botës

Përballja e kohëve të fundit e botës me një flamë agresive me përmasa globale, me emrin korona virus është fillimi dhe kulmimi i një luftë të re botërore. Agresioni i fshehtë Covid 19, i prodhuar dhe hedhur mbi popullatën e botës nga loja e superfuqive botërore, e pushtoi botën brenda një muaj, me pasoja më të rënda ekonomike se tre luftërat botërore dhe me jetë të marra gati në përmasat e tyre. Lufta me këtë pandemi po varfëron çdo ditë e më shumë të varfrit, po nxjerr zbuluar shtresat e mesme të shoqërisë dhe po pasuron në mënyrë galopante të pasurit.

Ky virus vdektar, e gjeti botën të zbuluar, me plagë të rënda sociale, me etjen për fitime përrallore të oligarkëve më të fuqishëm, të kompanive gjigante, që po e shfrytëzojnë këtë krizë të rëndë me përmasa globale për t’u pasuruar në kurriz të vuajtjes dhe sakrifikimit njerëzor.

Kjo vepër mizore e superfuqive, në luftën e tyre për zona influence, rindarje të territoreve dhe tregjeve, po i shkakton njerëzimit një tragjedi të rëndë, në përmasat e një lufte botërore, prandaj unë e quaj Lufta e Katërt Botërore.

Ky virus është një vepër e mendjeve diabolike, të financuara nga mafia politike botërore, konkretisht nga katër superfuqitë, SHBA-BE-Kinë-Rusi, për të krijuar terren që më të pasurit të fitojnë miliarda në këtë luftë me një armik të fshehtë dhe pa palë ndërluftuese. Një gjë është e sigurt: ky virus vrastar, me pasoja të rënda në jetën dhe shëndetin e banorëve të krejt rruzullit tokësor, po bën që të bjerë edhe një herë në pah tipari thelbësor i shoqërive kapitaliste imperialiste që është antihumanizmi, pasi, pas përfundimit të kësaj flame, në gjithë botën, të pasurit do të jenë bërë shumë të pasur se ç’ishin para saj dhe të varfrit shumë më të varfër.

Kovid 19, i hedhur me qëllim nga zbulimet dhe kundërzbulimet e superfuqive,  s’është tjetër veçse pjesë e kësaj strategjie, e një lufte të egër midis këtyre tyre për zotërim të tregjeve, për dobësim të ekonomisë së vendeve rivale dhe forcim të pozitave të tyre dominuese në zonat përkatëse, ku shtrihet influenca e tyre. Koncerciumet dhe trustet gjigante financiare politike, pikat dominuese të kontrollit të tregjeve nga oligarkët politikë, ushtarakë dhe financiarë, po përfitojnë nga kjo situatë për të bërë miliarda, pasi vetëm gjatë rreth dy muaj të kësaj krize virozale në këtë treg pasuror kanë rrjedhë drejt xhepave të më të fuqishmëve rreth 10 trilard euro, ndërkohë që kanë dalë të zbuluar, pa punë, pa rroga, pa bukë dhe ushqimet bazë të jetës miliona e miliona të shtresave më të varfra të shoqërisë njerëzore.

Këto katër luftëra botërore i kanë kushtuar dhe po i kushtojnë botës jetë njerëzore, vlerave materiale e morale, varfërim e rrënim të shtresave të pambrojtura të shoqërisë, duke e bërë edhe një herë të qartë faktin se luftërat janë natyra e vërtetë e imperializmit dhe se ato bëhen nga të pasurit për t’u bërë akoma më të pasur dhe ku të varfrit dhe të pamundurit rrënohen dhe bëhen viktima të shumëfishta të një loje të madhe me emrin luftë, të cilat vazhdojnë të përbëjnë një rrezik eventual për botën, çfarë u vërtetua edhe me këtë pandemi, që e uli rruzullin tokësor në gjunjë dhe e viktimizoi në mënyrën më të pabesë të mundshme.



Burimi : Gazeta Telegraf