Prania e filmit iranian në festivalet e Tiranës dhe Boltonit

  • Filmi i shkurtër iranian "Mos më prek" do të garojë në festivalet ndërkombëtare të Tiranës në Shqipëri dhe të Boltonit në Angli.
Publikuar në Gus. 29, 2022, 8:18 p.m.

Sipas raportit të agjencisë IRNA të hënën, filmi me metrazh të  shkurtër "Mos më prek", me skenar dhe regji  të Avaze Shahnavaz dhe prodhuar nga Farid Ebrahimi, po merr pjesë në seksionin konkurrues të Festivalit të 20-të Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, Shqipëri, dhe në edicionin e 7-të Festivalit të Filmit të Shkurtër në Bolton. Festivali i 20-të Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të filmit në Ballkan dhe është i miratuar nga Akademia e Arteve Kinematografike Oscar. Ky festival do të mbahet nga 24 deri më 30 shtator 2022. Edicioni i shtatë i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Bolton do të mbahet nga 5 deri më 9 tetor.



Burimi : Pars Today