Gjurmët e gishtërinje të Iranit gjenden në të gjithë konfliktin Hamas-Izrael
Ndërkohë që mediat kanë raportuar gjerësisht rreth luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, vetëm pak media kanë raportuar rëndësinë e lidhjes së Iranit me këtë konflikt.
Sa për të filluar, nuk duhet të neglizhohet fakti se më shumë se 1000 raketa të lëshuara në drejtim të Izraelit muajin e kaluar janë prodhuar në Iran, transferuar nga Irani, ose janë ndërtuar në Gaza me teknologji iraniane.
Kjo përfshin, për shembull, raketat Faxhr-5 të ndërtuara në Iran dhe ato të ndërtuara në Gaza M-75, të cilat kanë një rreze prej 75 kilometrash. Në vitin 2012, Irani e pranoi haptazi se i kishte dhënë Hamasit teknologjinë për të prodhuar M-75. Këto armë kanë qënë një ndryshim strategjik në lojnën e Hamasit, duke i mundësuar atij që të rrisë rrezen e sulmit ndaj dy qyteteve të mëdha izraelite: Jeruzalemit dhe Tel Avivit. Raketa me rreze të gjatë M-302, të cilat ia mundësuan Hamasit që të godasë qytetet në veri të Izraelit, thuhet se janë importuar nga Siria me anë të Iranit.
Hamasi prej kohësh varet prej aksit Iran-Siri për armatime, trajnime dhe furnizime. Këto burime kanë pasur një përfshirje serioze në Gaza që kur Izraeli u largua tërësish nga territori në vitin 2005. Kjo lëvizje hapi një dritare për mundësinë e krijimit të një shteti palestinez të paqtë dhe demokratik. Hamasi dhe Irani shumë shpejt e mbyllën këtë dritare, me pasoja tragjike për popullin e Gazës.
Një grusht-shteti i Hamasit në vitin 2007 kundër Autoritetit Palestinez, i mundësoi grupit marrjen nën kontroll të Gazës dhe vazhdimin e ndërtimit të infrastrukturës shumë të përparuar të terrorizmit. Territori është mbushur me tunele, bunkere dhe raketa-hedhës nën tokë. Në ditët e fundit, Hamasi madje lëshoi mbi Izrael një dron të prodhuar vetë.
Asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa investimet e mëdha nga Irani. Qeveria e Egjiptit tregoi se Irani po i jepte Hamasit 300 milion dollarë në vit.
Numrat e tjerë janë po aq tronditës. Para operacionit të tanishëm të Izraelit, grupet terroriste në gaza zotëronin rreth 10.000 raketa. Operativët e Hamasit, shumë prej të cilëve ishin trajnuar në Iran, tani arrijnë një numër rreth 10 mijë. Xhihadi Islamik Palestinez, i cili është akoma më i afërt me Iranin se Hamasi, krenohet me mijëra luftëtarët në Gaza. Analiztët kanë vënë në dukje se të dyja grupet kanë qënë në konkurencë për të parë se cili mund të hedhë raketa më thellë në Izrael.
Megjithëse ka pasur një rënie me Hamasit dhe aksit Iran-Siri kur grupi e zhvendosi selinë e vet nga Damasku në prag të luftës civile siriane, bashkëpunimi në luftën kundër armikut të përbashkët, Izraelit, ka rifilluar. Ish-komandanti i forcave britanike në Afganistan dhe analisti i njohur për grupet terroriste, koloneli Richard Kemp, i tha AFP-së: “Hamasi kishte pësuar shumë humbje nga Forcat e Mbrojtes Izraelite në vitin 2012, por që nga ajo kohë, ata janë ripajisur në mënyrë domëthënëse nga Irani dhe gjithashu edhe me armë nga Siria.
Çdo raketë e prodhuar në Iran dhe e lëshuar nga Hamasi kërcënon jetët e civilëve izraelitë dhe vendos jetët e palestinezëve në rrezik, duke e detyruar Izraelin të marrë kundërmasa. Lajmi se Hamasi po i bën thirrje njerëzve, në mënyrë që t’i përdorë ata si mburoja njerëzore është thjeshtë i neveritshëm.
Përkujdesja e Iranit ndaj Hamasit në Gaza është sipas modelit të Hezbollahut në Liban. Në të dyja rastet, me sa duket Irani po kërkon të përhapë “Revolucionin Islamik” në të gjithë Lindjen e Mesme, duke mbështetur grupe lokale dhe duke shpresuar në një luftë të terthorte me Izraelin. Fatkeqësisht, ata që e paguajnë çmimin për aventurat shkatërruese të Iranit janë si izraelitët ashtu edhe civilët e pafajshëm palestinezë.
Si një iraniano-kanadez, i cili ka kaluar vite duke tërhequr vërejtjen për shkeljen e të drejtave të njeriut brenda Iranit, me brengos fakti se tani axhenda brutale e Teheranit është duke u luajtur në Izrael dhe Gaza. Nëse nuk do të ishte për rolin e madh të regjimit iranian në vënien e themeleve të luftës së tanishme, javët e fundit mund të kishin qënë ndryshe për izraelitët dhe palestinezët. Ata që jetojnë në perëndim si puna jonë dhe që shqetësohen për paqen në Lindjen e Mesme, duhet ta pranojnë se shenjat e gishtërinjve të Teheranit janë githandej në fushatën aktuale të dhunës.