Kjo nuk është krizë humanitare, kjo është krizë civilizuese!
Pas vrasjeve të fëmijëve kudo – prej fëmijëve që luajnë në plazh për ata që luajnë në park; Ekipi i Projektit Izraelit është duke vazhduar fushatën “Përqafoni një fëmijë. Projekti për t’i shpëtuar fëmijët e Gazës nga Hamasi, sepse Një fëmijë është një dhuratë. Ueb faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit , e cila vazhdon me këto fjalë: Fëmijët kudo meritojnë përkujdesje, dashuri, nuk shfrytëzohen si mburojë njerëzore. Përqafoni një fëmijë sot! Dhe jeni mirënjohës që fëmija juaj nuk ka lindur në territorin e sunduar nga Hamasi.
Këmbëngulja e vazhdueshme e gënjeshtrës dhe propagandës së paturpshme është e tmerrshme. Çdo fëmijë duhet të falënderoj që ai ose ajo nuk e ka parë agresionin e Izraelit dhe barbarizmin e tij. Plumbat, e Izraelit, bombat dhe raketat i kanë përqafuar këta fëmijë gjatë ditës dhe gjatë natës në Gaza. Nën patronazhin e madh të superfuqive bën vrasjet e fëmijëve të pafajshëm, pa frikë dhe pa u fajësuar.
Sulmet, veprat e Izraelit nuk janë më një ”krizë humanitare”, por janë një krizë qytetëruese.
Izraeli në masë të madhe është një vend pa mëshirë ( përveç se një pakice). Kur civilët brohoritnin, gozoheshin, vallëzonin kur shikonin bombardimet e drejtpërdrejta ndaj popullit palestinez, kur turmat nëpër rrugë me gëzim brohoritnin Gaza është një varrezë; kur intelektualët nxitnin për shkatërrimin total të popullit të shtypur, kjo nuk është më një krizë humanitare, kjo është një krizë qytetëruese.
Kur lufta kthehet në barbarizëm, kur spitalet, qendrat për njerëz me aftësi të kufizuaar dhe kur shkollat nuk janë të sigurta atëherë kjo nuk është krizë humanitare.
Kur një ushtri luan me civilë të paarmatosur përmes teknologjisë, duke ju dërguar atyre ultimatum për të ikur, vetëm disa sekonda para bombardimeve dhe prej kësaj ndjenin kënaqësi, atëherë kjo është një krizë e qytetërimit.
Çështja e Gazës dhe Palestinës në përgjithësi është pyetja se a do të lejojë trashëgimia koloniale me forcën e saj brutale për të vazhduar si kjo në këtë shekull, si dhe, ose në qoftë se ne duam që t'i japim fund kësaj. A duam një qytetërim të bazuar në dhembshuri dhe barazi apo duam frike dhe shtypjeje? Kjo pyetje nuk është thjesht çështje për 1.8 milionë banorë të Gazës, por është çështje për të gjithë ne.
Është e tmerrshme se si njerëzit ende shmangen rreth çështjes së Izraelit – Palestinës, duke përmendur konfliktet tjera. Çështja këtu është se Izraeli dhe pushtimi i tij, agresioni i tij ushtarak dhe zgjerimi i tij territorial. Kjo po ndodh nën patronazhin e një superfuqie – superfuqi e cila pretendon se është mbrojtëse e civilizimit me ideale të larta.
Kjo është një krizë qytetëruese në shumë mënyra. Epshi për gjak është mjaft i dukshëm. Populli brohoriste, vallëzonte, duke shijuar, duke u gëzuar për vdekjen e palestinezëve...
Unë thjesht jam i habitur nga njerëzit kur paraqesin injorancën e tyre, kur ata e krahasojnë Hamasit me Izraelin. Izraeli është një okupator, një kolonizator, me një ushtri të standardeve më të larta. Hamasi është një grup i rezistencës (mund të mos pajtoheni me ideologjinë e tij, metodologjinë, dhe strategjinë, sikur jemi shumë prej nesh). Hamasi ose çdo grup radikal në Palestinë është produkt i agresionit Izraelit dhe nuk është dhembshuria e tij. Themeluesi i Hamasit në një intervistë të tij në video thotë se ata nuk janë kundër hebrenjve, por kundër pushtimit. Kohët e fundit, Hamasi tha se ata janë të gatshëm të jetojnë me hebrenjtë. A është Izraeli i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet e një shteti sionist, një shtet i ndërtuar mbi eksklu zionizmin e dhunshëm?
Kur njerëzit mbajnë një protestë mund të simbolizojnë diçka, por këtu aeroplanët F16 dhe dronat që mbajnë me tonelata bomba do të thotë shkatërrim total.
Unë nuk e di se çfarë kanale të lajmeve të shikoj kur njëri mbron Izraelin duke thënë se Izraeli nuk është duke i dëmtuar civilët, objektivi i tij është i qartë janë : tunelet dhe Hamasi. Nëse është kështu, atëherë çfarë është qëllimi i tyre, kur ata sulmojnë shkollat, (shkollat e OKB-së), spitalet dhe rrafshimin me tokë të lagjeve të tëra, duke bombarduar centralin elektrik ? Kjo nuk është vetëm çnjerëzore, kjo është jo qytetëruese. Me fjalë të tjera, është barbare!
Jepëni palestinezëve një ushtri, një forcë ajrore dhe një flotë detare. Pastaj ju mund të ankoheni për Hamasin apo për Xhihadin Islamik.
Burimi : The World Bulletin