Nehxhul Belagha do të ekspozohet në Gjermani
Një kopje e çmuar e librit Nehxhul Belaga të Imam Aliut (a.s.) do të ekspozohet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt.
Muhammed Kazim Hakshenas, drejtor i Publikimeve Farhizesh tha për agjencinë IKNA se kjo është hera e parë që Instituti i Publikimeve do të marrë pjesë në ekspozitë për të paraqitur një kopje të librit të vlefshëm, të kohës së dinastisë Kaxhar, rreth 11 shekuj më parë.
Ai tha se kopja, shkruar në dorëshkrimin Arsanxhani, doli në dritë, nga artistët dhe ekspertët në një periudhë katër-vjeçare, gjatë viteve 1939-1943.
Publikimet, gjithashtu, do të paraqesin një broshurë në gjuhën angleze, duke përfshirë informacionin në lidhje me kopjen e librit Nahxhul Balaga.
Edicioni i 66-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt do të mbahet nga data 8 deri më 12 tetor 1014