Lamtumirë byreku amerikan

nga Daniel Patrick Welch | Publikuar në Shta. 26, 2013, mesnatë

src=http://mediaelire.net/images/american%20pie.jpeg

Paftyrësia e SHBA-së përpara botës së lodhur nga lufta

Nga Daniel Patrick Welch

Nuk përbën më një tronditje të madhe. Të paktën dymbëdhjetë vitet e fundit amerikanet e kanë parë ndikimin e vendit të tyre nën hijen e ligjeve ndërkombëtare jashtë vendit dhe të fashizmit brenda në shtëpi.

Pandalshëm, pesha e presjonit perandorak ka paralizuar një ekonomi tashmë e bazuar në një trysni të një lufte të vazhdueshme dhe çoi drejt erozionit të qëndrueshëm të drejten  civile të ndërmarra për të marr grante.

Në një moment, demokratët filluan të bërtisnin për (atë që rezulton të jetë tallëse) sepse tmerrohen kur një nga njerëzit e Bushit nënqesh i vetkënaqur në  Konventën e Gjenevës. Mizor! Fundërrinë e një të “majte” amerikane. Mjaftë më! Ashtu sikur avionët e telekomanduar janë gati të errësojnë qiellin si një murtajë e karkalecash ashtu dhe njësitë inteligjente janë në gjendje të lexojnë komunikimet tona pavarsisht se si i shkruajm ne ato dhe kriminalizimi i përgjithshëm ka përshpejtuar pa ankesa sepse, pas të gjithave, djali që i ka bërë ato ka një-D mbas emrit të tij.

Tani valëvit flamurin e të ashtuquajtërës “progresivitet” në Kongres si një demokrat i flaktë dhe këshilltari i tij hijerëndë përdor të njëjtën rrenë për të na paralajmëruar për luftën e rradhës, edhe pas gjithë atyre britmave tona të cilat përfunduan të mbështjellura nën e kuq dhe bardhë e blu të Sigurisë së Kombeve, ose shkurt e njëjta përrallë që e kemi dëgjuar prej kohësh.

Por nuk është e njëjta gjë, ktu është problemi. Dhe sa turp që debilat në kongres janë aq budallenj (sigurisht shumica prej tyre) për ta kuptuar atë.  Duke shfaqur një mënyrë të menduari aq zhgënjyese e cila kërkohet në dukje nga shumica e zyrave publike dhe ashtu siç raporton dhe Wolf Blitzer dhjetra vende paskan pranuar të mbështesin SHBA-në në luftën ndaj Sirisë edhe pse ai për momentin nuk mund t’i përmendi emrat.

Kongresistja amerikane Debbie Wasserman Schultz ka deklaruar se “ Ajo që dua të them është se ka një numër të madh vendesh që janë të gatshëm të përkrahin Shtetet e Bashkuara dhe që do na ndihmojnë ushtarakisht për t’u hedhur në sulm ose për t’u tërhequr pas.”

Ah ok, mirë pra. I bie që Micronezia do të shpërndaj ushqim kurse Samoa do të qëras me pije. Problemi është se brenda tullumbacit të mendimeve amerikane këto lloj njerëzish vërtet mendojnë se të mobilizosh “komunitetin ndërkombëtar” është njësoj si të nxitësh një audiencë të dëgjojnë muzikë të shpifur për fundjavë. Është një prrallë cinike dhe ato nuk e dinë ose nuk duan t’ja dinë se e gjithë bota arrin ta dalloj këtë mashtrim të hapur. Regjimi i Obamës është gati duke bërë gabimin më të madh në histori.

Kjo nuk është një hiperbol sepse Bushi gjithsesi ka pasur më shumë mbështetje për të shkuar në Irak dhe Sadami kishte shumë më pak. Arsyeja e tij për luftë ishte një mashtrim i prodhuar nga një “evidencë” dhe e fshehur nga një “inteligjencë” dhe ishte shumë herë më e fortë se sa kjo e ditëve të sotme: një mendere e madhe përballë të gjithë botës që disa e bëjnë të mbajë erë trëndafili para Kongresit Amerikan.

Qeveria ka pushuar së funksjonuari si një trup përfaqësues i interesave të popullit amerikan. Nuk doni të besoni një plak të lajthitur si puna ime? Merreni pra nga zëvëndës presidenti  Jimmy Carter.  Zoti Kikiriku dora vetë e pranoi se nuk ekziston ndonjë demokraci aktualisht në SHBA.

Arroganca e Këshillit të Luftës së Obamës po shushatet. Rusia, Kina dhe Irani kanë tëhequr vëmendjen në mënyrë të njëpasnjëshme ndaj këtyre aksioneve idiote dhe të pallogjikshme. Nuk bënë ndonjë ndryshim të madh nëse kjo luftë e paligjshme “autorizohet” nga nja Kongres i bindur. Zero!

Nuk ka shumë rëndësi se cfarë ndodh sot e tutje: balanca e pushtetit është që tashmë e dhjerë. Edhe nëse regjimi amerikan nuk sulmon (fjalë shumë pa lidhje kjo në vetvete pasi që e dijmë shumë mirë se ka dy vjet që amerika po çon mercenarët e vet në Siri) kjo botë kaq durimtare është gati të frenojë qenin e tërbuar me emrin SHBA. Kina edhe pse po rrin shumë e ftohtë por ka lën të nënkuptojë se nëse bëhet një hap para të tjerët do duhet t’i dhurojnë mbështetje asaj për rezistencë. Kjo është e qartë aq sa një e shtënë saç është dhe i gjithë harku, dhe duhet të japë SHBA-së  sherraxhëshës një pauzë.

Pra do të thotë që Siria si një shtet me qeveri të vetën është e justifikuar të thërrasi në ndihmë bashkëpunëtorët e saj çka përkthehet me Iranin dhe armët e huazuara nga Rusia, Hizbullahu me rraketat kineze të tipit C-802, vetë Rusia me rraketat e tija të tipit S300, S400 dhe S500. Ky është kufiri i kuq që SHBA e pat kaluar njëherë në Libi. Putini ka thënë se SHBA po loz si një majmun me granat në dorë në Lindjen e Mesme. Sa për të sqaruar situatën zoologjike Panda dhe Arushi nuk po e bëjnë vërdallë.

Ato kanë vendosur dhe më të drejtë se SHBA është shumë e rrezikshme dhe duhet ndaluar. Nqs Obama vazhdon me këtë plan manjak dhe vrasës atëherë Kina, Rusia, Irani dhe Hizbullahu do të ndërhyrë për të shpëtuar mijëra e qindra fëmijë duke i dërguar në majë të Mesdheut.

Vajtoni tani dhe jo më vonë. Dhe mbani zi në mënyrë të barabartë sikur të ishin fëmjët tuaj. Mos shkoni pastaj të merrni flamura dhe të çirreni për hakmarrje. Mos na akuzoni ne të cilët ngelëm duke thirrë që nga maja e kodrës duke qenë se jemi ç’amerikanizuar, ose mos u mundoni të na godisni me shuplakën e akuzëës se kemi hequr dorë nga principet tona dhe u jemi bashkangjitur thirrjes për gjak. Kjo është gabim dhe joeligjshme.

Është e paralajmërushme aq sa është dhe parandaluese. Edhe disa antiluftarak të vakët janë të mendimit se SHBA s’mund të bëhet policia e botës. Çështja është se ne nuk kemi aq autoritet morali dhe e gjithë bota e di këtë. Kanibali i it është aq i fiksuar me madhështinë e tij. Ndërsa Tregtari i Vdekjes Xhon Kerri, gjatë gjithë karrierës së tij me rrena e mashtrime më në fund arriti të merrte një diçka pa të drejtë: ky “është” momenti Mynihut. Por sigurisht  ai e ka atë përpara. Dhe emri i parë Chamberlain nuk është Neville, por është Vlad. Dhe ai mund ti japë Obamës dhe ndihmësve të  tij një moment Nuremberg.