Hoxhallarët e Kosovës bëjnë hipokrizi deklaron ministri Hyseni
Mbrëmë me 12 tetor në Klan TV u ftua mysafir në Programin me gazetarin Baton haxhiun, Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Tema e këtij programi kishte të bëjë me problemet e opozitës në qeveri si dhe rasti i të riut 30 vjeçar që ishte kthyer nga radhët e Isis-it në Siri.
,Ministri Hyseni ka deklaruar se Kosova ka marrë vlerësime shumë të larta për punën e saj në luftimin e terrorizmit. Ai ka përmendur se aktualisht janë 80 qytetarë të Kosovës në luftën e Sirisë dhe se Kosova e di saktësisht se kush janë dhe ku gjinden ata , por nuk ka saktësuar detaje tjera.
Sipas opinionit të ministrit Hyseni nuk është i kënaqur me punën e hoxhallarëve , imamëve të xhamisë që të bëjnë thirrje kundër terrorizmit vetëm gjatë festave të Bajramit sepse kjo llogaritet hipokrizi, por duhet gjithnjë të flitet nëpër xhamia sa më shumë që mundet dhe thirrja duhet të bëhet në çdo ditë dhe në çdo ligjëratë.