Hapja e Fondacionit GNOSA - Tetovë

  • None
Publikuar në Mars 18, 2016, 1 a.m.

Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju njoftojmë se duke nisur nga data 21 mars 2016, në Tetovë, do të fillojë me punëFondacioni për Kulturë dhe Shkencë GNOSA.

Si një zhvillim i mëtejmë i veprimtarisë së Librarisë Dielli, Fondacioni GNOSA u themelua me qëllim promovimin e përshpirtshmërisë së mirëfilltë, dialogut ndërfetar, vlerave morale dhe etike, mendimit filozofik e shkencor dhe, para se të gjithash, studimit objektiv e akademik të Islamit, si hallka e fundit në vargun e mësimeve të shpallura hyjnore.

Krahas botimit të librave nga sferat e mësipërme, Fondacioni GNOSA do të organizojë konferenca, seminare e kurse, si dhe do ta përkrahë hulumtimin akademik e shkencor nëpërmjet bursave për hulumtues të fushave të ndryshme. 

Duke përfituar bollshëm nga tradita e ndritur e Ehl-i Bejtit, Fondacioni GNOSA ka për qëllim prezantimin e vlerave më të larta intelektuale dhe shpirtërore të Islamit, duke ruajtur, megjithatë, një botëkuptim pluralist, që është i aftë të ndërveprojë me të gjitha shkollat e tjera të mendimit dhe të japë kontribut në krijimin e individëve të vetëdijesuar, si dhe të një shoqërie të lirë dhe përparimtare. 

Duke ju falënderuar për interesimin tuaj shumëvjeçar për veprimtarinë tonë në Librarinë Dielli, ju ftojmë t’i ndiqni botimet dhe veprimtaritë e Fondacionit GNOSA në webfaqen tonë www.gnosa.mk (në ndërtim e sipër), si dhe në faqet tona në Facebook dhe në Twitter. Jeni të mirëseardhur për të marrë pjesë në të gjithë evenimentet që do të organizohen nga Fondacioni ynë, për të cilat do të njoftoheni paraprakisht nëpërmjet E-mailit. 

Për çdo pyetje lidhur me fondacionin e me veprimtarinë e tij, mund të na kontaktoni nëpërmjet e-mail adresës sonëinfo@gnosa.mk

Me respekt, 

Admir Sherifi
Drejtor i përgjithshëm
GNOSA FOUNDATION
Foundation for Culture and Science
Fondacioni për Kulturë dhe Shkencë
Фондација за Kултура и Наука

Dervish Cara 5
1200 Tetovo
Macedonia

www.gnosa.mk
info@gnosa.mk


Burimi : Gnosa