Muhamed Kutbi ndrroi jetë në Mekë

  • None
Publikuar në Prill 6, 2014, mesnatë

Dijetar i shquar islam Muhamed Kutb, vëllai i Sejjid Kutbit, një ideolog me ndikim i Vëllazërisë Myslimane në vitin 1960, ndërroi jetë ditën e xhuma, më 4 prill 2014, në një spital në Mekë, në moshën 95 vjeçare.


    Muhamed Kutbi ka lindur në fshatin Musha, pranë Asyut, Egjipt, në vitin në 1919. Ai ishte i dyti prej pesë fëmijëve, është disa vjet më i rinj se vëllai i tij i madh Sejjid Kutbi, i lindur diku pas 1906. Ai ka jetuar me vëllain e tij të famshëm, dy motrat dhe nënën në Helvan afërt Kajros që nga viti 1926. Ai u arrestua pak ditë para Sejjidit, ( më 29 korrik, 1965), si i dyshuar, më vonë i akuzuar për bashkë- udhëheqjen me vëllain e tij të një komploti për të vrarë me figurat kryesore politike e kulturore në Egjipt dhe për të përmbysur qeverinë laike.

 

     Jeta e Muhamed Kutbit ishte kursyer ( edhe pse vëllai i tij, Sejjidi vdiq në trekëmbësh në vitin 1966 ) dhe në vitin 1972 ai u lirua nga burgu. Më pas ai u strehue, me anëtarët e tjerë të Vëllazërisë Myslimane, në Arabinë Saudite, ka shkruar, botuar dhe ishte profesor i studimeve islame në Univerzitet.


     Muhamed Kutbi ishte përkrahës dhe promovues i ideve të vëllait të tij më të vjetër, Sejjid Kutbit, edhe pasi vëllai i tij u ekzekutua nga qeveria egjiptiane.

 

    Shkrimet e Muhammed Kutbit janë të njohur në botën arabe, në botën islame, por edhe tek shqiptarët....


    Muhamed Kutbi vdiq në një spital në Mekë më 4 prill 2014 në moshën 95  vjeçare.