Një Fjalim I Dr. Kazvinit Për Të Mos Harruar Gadir Humin

Publikuar në Shta. 2, 2018, 5:58 p.m.

Sipas muhaddithëve sunnitë hadithi i cili është përcjellur nga 7 apo 8 bashkëkohës është një hadith i pashkëputur dhe ky hadith i pashkëputur është në shkallën e ajetit të Kur’anit; ndërsa hadithi i Gadir Humit është përcjellur nga ana e më shumë se 100 bashkëkohësve.

Dr. Sejjid Muhammed Husejni Kazviniu, është një dijetar i rëndësishëm i cili shfaq veprimtari në Kum. Deri më sot ai ka botuar një numër të madh librash në fushat e hadithit, apologjetikës dhe jurisprudencës së krahasuar. Dr Kazvini i cili në njërën anë është autori i punimeve përfshirëse me titull: “Enciklopedia e Imam Hadiut (p.m.t.)” dhe “Enciklopedia e Imam Hasan Askeriut (p.m.t.)”, për më tepër ai ka mbështetur dhe punimet në përcjelljen dixhitale të botimeve mbi Imam Aliun, Imam Hasanin, Imam Rizain dhe Imam Zamanin (p.m.t.), në përcjelljen e botimeve në mjedise dixhitale, si dhe dhënien të këtyre të fundit në universitet, ndërsa në anën tjetër mban postin e kryetarit të “Qendrës së Kërkimit Për Të Nderuarin “Velijju’l-Asrin” (Kujdestarin e Kohës) (p.m.t.)”.

Prezantuesi: Si fillim dua t’iu falenderoj që na keni kushtuar kohë. Nëse doni le ta fillojmë bisedën tonë nga rëndësia që bart hadithi i Gadir Humit në sytë e muslimanëve. Çfarë lloj vendi ka hadithi i Gadir Humit në botën islame?

I ftuari: Hadithi i Gadir Humit është përcaktimi në mënyrë të qartë i kujdestarisë së Prijësit të Besimtarëve Aliut (p.m.t.), duke mos i lënë vend askujt për të kërkuar arsyetim, ose për të gjetur ndonjë rrugë arratisjeje. Nëse do ta shprehim këtë me thënien e Fatimesë së nderuar (p.m.t.): “Vallë a ka lënë im atë ndonjë asyetim për ndonjërin në mesin tuaj në ditën e Gadirit (pas fjalimit të mbajtur)?”

Në fakt kujdestaria e Prijësit të Besimtarëve (p.m.t.), është një çështje që është bërë rendi i ditës që në ditën e parë kur Lajmëtarit më të Nderuar (p.q.m.t.) iu është ngarkuar detyra e bërjes së ditur hapur të thirrjes. Pas thirrjes e cila zgjati tri vite në fshehtësi i Dërguari më i Nderuar (p.q.m.t.), duke mbledhur së bashku dyzetë vetë nga farefisi i tij shpalosi njëshmërinë dhe të qenit lajmëtar, më pas ka bërë rend të ditës dhe ka sqaruar kujdestarinë dhe prijësinë e Prijësit të Besimtarëve (p.m.t.). Ndërsa në fund të të qenit i dërguar, ai përpara një turme të madhe të përbërë nga qindra mijra bashkëkohës, në vendin e quajtur Gadir Humi, ka sqaruar çështjen me të njëjtin emër.

Hadithi i Gadir Humit në këndvështrimin e shiitëve është njëri nga hadithet e pashkëputura në të cilin askush nuk mund të dyshojë për asnjë grimcë. Gjithashtu dhe dijetarët e Ehli Sunnetit e kanë përcjellur këtë hadith me udhë të vërteta përcjelljeje. Sipas muhaddithëve sunnitë hadithi i cili është përcjellur nga 7 apo 8 bashkëkohës është një hadith i pashkëputur dhe ky hadith pashkëputur është në shkallën e ajetit të Kur’anit; si dhe mohimi i tij është në gjykimin e mohimit të ajetit të Kur’anit. Hadithi i Gadir Humit është përcjellur nga ana e më shumë se 100 bashkëkohësve.

Fjala vjen bashkëkohësi Ebu Tufejl e ka e ka përmendur 17 udhë të ndryshme përcjelljeje të hadithi të Gadir Humit. Ndërsa këtë hadith e kanë përcjellur 18 vetë të ndryshëm nga Umejri, 16 vetë nga Zejd Ibn Erkami, 12 vetë nga Zijad Ibn Ebi Zijadi. Alame Emini duke cituar dijetarët e Ehli Sunnetit për shembull Ibn Xherir Taberiun, shkruan se ky hadith është përcjellur nga 70 udhë të ndryshme. Ashtu siç kumtuam dhe më parë, ndonëse është e mjaftueshme që hadithi të jetë i përcjellur nga 7 ose 8 vetë, në mënyrë që të mund të quhet i pashkëputur. Hadithi është përcjellur me 105 udhë përcjelljeje nga Ibn Ukde, 120 nga Ebu Said Sixhistaniu, 150 nga të të tjerët dhe 250 udhë përcjelljeje nga Hafidh Ebu Ala Hamedaniu.

Duke i lënë të tëra këto mënjanë pohoj se një fjali e përcjellur nga Dhehebiu zotëron veçorinë për të zënë vendin e të tëra këtyre. Dhehebiu është një personalitet i cili është munduar jashtë mase për të ngjallur dyshime mbi hadithet e përcjellura që kanë të bëjmë me virtytet e Prijësit të Besimtarëve (p.m.t.). Ai madje ka shkruar kështu: “Unë kam parë një libër nëlidhjeme Gadir Humin të Ibn Xherir Taberiut dhe mua më ka zënë tmerri përballë numrit të madh të udhëve të përcjelljes së hadithit”. Madje dhe dijetari vehhabist i hadithit, i cili është quajtur si Buhariu i epokës sonë, të cilin Ibn Bazi e ka cilësuar me fjalën “Imami i Hadithit”, shqiptari Shejh Muhammed Nasiruddin Albani pranon se hadithi i Gadir Humit është i pashkëputur dhe qorton Ibn Tejmijjen sepse ky i fundit e ka cilësuar të dobët dhe e ka zhvlerësuar këtë hadith.

Prezantuesi:Vallë përse ndonëse hadithet janë përcjellur në një numër kaq të madh dhe ndonëse këtë ngjarje e ka dëshmuar një bashkësi e madhe njerëzish, pa kaluar as shtatëdhjetë e dy ditë nga ngjarja e Gadir Humit, pas ndërrimit jetë të të dërguarit të nderuar (p.q.m.t.), i cili është personaliteti më i dashur në mesin e bashkëkohësve, krahas urdhrit të tij të qartë kjo ngjarje u harrua ose u anashkalua dhe në histori u përjetuan zhvillime në një drejtim plotësisht të kundërt me atë të kërkuarin.

I ftuari: Ne duhet të kemi parasysh disa çështje që kanë të bëjnë me kundërshtimin e prijësisë së Prijësit të Besimtarëve (p.m.t.) nga bashkëkohësit. Nëse këto çështje nuk kihen parasysh atëherë nuk është e mundur që kjo çështje të kuptohet në një mënyrë të drejtë. Pikë së pari në gjirin e arabëve, menjëherë përpara shfaqjes së Islamit mbizotëronte kultura dhe sistemi farefisnor. Kur i pari i farefisit bënte të ditur mendimin e tij anëtarët e farefisit i bindeshin dhe i nënshtroheshin mendimit të tij. Anëtarët e farefisit nuk mund të pranonin mendimin tjetër përveç mendimit të të parit, kryetarit të farefisit.

Pikë së dyti Islami nuk kishte zënë tërësisht vend në zemrat e njerëzve. Për këtë arsye ne nuk mund të presim se njerëzit, bashkëkohësit, ata të cilët kishin rritur veten, të cilët kishin qëndruar së bashku me të dërguarin e nderuar (p.q.m.t.) për më shumë se njëzetë vite; të kishin arritur në kapacitetin për të kuptuar se fjala e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) është fjala e Allahut (f.m.t.), kundërshtimi i tij (p.q.m.t.) është kundërshtimi i Allahut (k.m.t.). Të tërë ata nuk kishin mundur që ta konceptonin këtë.

Unë duke marrë disa thënie nga librat e haditheve të dijëtarëve të Ehli Sunnetit do t’iu bëj fjalë për disa ngjarje të cilat kanë ndodhur në vitin e fundit të jetës së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Atëherë do të shihni se bashkëkohësit nuk iu ishin bindur ashtu siç duhet madje as në fund të jetës së të dërguarit të nderuar (p.q.m.t.). Në anën kështu do të kuptohet se çfarë mund të kenë bërë ata të cilët nuk iu janë bindur të dërguarit të nderuar (p.q.m.t.) gjatë kohës kur ai ishte i shëndetshëm dhe lëre më kur ai ka ndërruar jetë. Sipas zakonit të paditurisë ai i cili ka hyrë në ihram në haxhxh pas zbatimit të zotimit shkonte në Arafat, Mina dhe Meshar.

I dërguari i nderuar (p.q.m.t.) pas haxhxhit të lamtumirës e anulloi këtë traditë të paditurisë. Tanimë ai i cili hyn në ihram, ihrami i tij i parë quhej umre, shkurtimi i flokut ose prerja e thoit, gjërat të cilat ishin të ndaluara pas daljes nga ihrami tanimë bëheshin të lejuara. Si rrjedhojë ata të cilët nuk kishin kurban shpagimi quheshin të dalë nga ihrami dhe për ta çdo gjë ishte e lejuar. Njerëzit i dolën kundër në mënyrë të paedukatë këtij urdhri të cilin i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e kishte sqaruar në fund të jetës së tij. Ata kundërshtuan në mënyrë aq të ashpër, duke thënë fjalë aq të vrazhda, me të cilat nuk i flitet as shokut më të ngushtë, madje as shërbyesit! Unë nuk do të mund ta përcjell këtë hadith; ata që duan mund të përfitojnë me tepër dituri duke shikuar burimet.

Në Kur’anin Fisnik urdhërohet kështu: “Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë, çfarë iu ka ndaluar ai largohuni nga ajo!” (Sure Hashr, Ajeti 7). “Ai i cili ngre kye ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij ka humbur në një shmangie të qartë” (Sure Ahzab, Ajeti 36) Hadithi për të cilin po flas nuk ceket ashtu në burime dytësore, por kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit); domethënë në librat të cilëve u drejtohet më tepër pas Kur’anit... Në këtë hadith kalon se i dërguari i nderuar (p.q.m.t.) është shqetësuar dhe është zemëruar nga kjo ngjarje (nga kundërshtimi i bërë mbi çështjen e haxhxhit); sepse ata e morën fjalën e tij për tallje. Për këtë arsye Aisheja e nderuar e cila është përcjellësja e këtij hadithi ka bërë beddua (mallkim) për ta.

Në një version tjetër të të njëjtit hadith përcillet se i dërguari (p.q.m.t.) ka thënë: “Përse të mos zemërohem, unë jap urdhër por nuk iu bindet”. Kur u zhvillua kjo ngjarje i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ishte gjallë. Ndërsa ne presim që bashkëkohësit pas ndërrimit jetë të të dërguarit të nderuarit (p.q.m.t.), të çonin në vend urdhrin e tij mbi çështjen e drejtimit dhe qeverisë, e cila ishte një çështje shumë më e rëndësishme se sa një çështje e tij hyjnore dhe e cila do të ishte shkak për bindjen absolute të pranimit!

Arabët i pranonin në një masë ligjet hyjnore, por ata nuk i pranonin lehtësisht stilin e gjykimeve që kishin të bënin me drejtimin dhe qeverisjen. Në ngjarjen që ndodhi kur i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ishte në shtratin e sëmundjes, në atë ngjarjen e njohur kur ai kërkoi letër dhe laps për të lënë të shkruar gjykimin e prijësisë, bashkëkohësit mbajtën qëndrim dhe i dolën kundër. Në hadithet që zënë vend në burimet sigurta, është e shënuar se gjatë kësaj ngjarjeje bashkëkohësit i thanë fjalë të shëmtuara të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), teksa gjendeshin në krye të shtratit të tij, fjalë të cilat si natyrë e krijimit njerëzit e tjerë nuk ia kishin thënë të dërguarve të tyre.

Bashkësitë e mëparshme nuk kishin mbajtur këtë qëndrim ndaj të dërguarve të tyre. Madje dhe në daljet e tyre kundër, nëse mund të shprehemi kështu, kishte një mirësjellje. Për shembull ata thonin kështu: “Shko ti me Zotin tënd dhe luftoni se ne do të rrimë këtu të ulur!” (Sure Maide, Ajeti: 24). Kur’ani e cilëson të nderuarin e dërguar me fjalët “morali i lartë”; ata e kishin nevrikosur aq shumë Lajmëtarin më të Nderuar (p.q.m.t.) sa në vijim të hadithit ne lexojmë se ky i fundit i kishte dëbuar bashkëkohësit nga shtëpia e tij. Pra atij aq shumë i ishte djegur shpirti, aq shumë i ishte thyer zemra, sa ai nuk kishte mundur t’i duronte më qeniet e tyre në shtëpinë e tij! Pra i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) duke bërë kështu në fakt kishte dashur të thonte: “Në të ardhmen se mos bëjnë gabim që të kërkojnë që të marrin përsipër udhëheqjen e bashkësisë muslimane!”

Për sa i përket çështjes së tretë; them kur e kanë pyetur Ebu Hamid Gazzaliun shkrimtarin e veprës me titull: “Ihjau’l-Ulumi’d-Dini” (Ringjallja e Diturive Fetare): Në një kohë kur bashkëkohësit i kishin dhënë zotimin Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) në Gadir Hum çfarë ndodhi që ata shpalosën flamurin e kundërshtimit pas Thakifes? Ai është përgjigjur si më poshtë: “Në fillim ata ishin të kënaqur dhe të dorëzuar. Më pas tek ta mbizotëroi dhe i pushtoi pasioni për pushtet; deri në atë pikë sa ata nuk ua vunë më veshin fjalëve të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe këto fjalë i shitën me një çmim të ulët me pasionin për të qeverisur për disa ditë!”

Pikë së katërti kur e pyetën të nderuarin Ali (p.m.t.) në lidhje me kundërshtimin e prijësisë së tij nga ana e bashkëkohësve ai tha si vijon: “Ata e morën me despotizëm këtë post nga unë; ndërsa ne ishim më lart në anën farefisnore dhe ishim më të afërmit e të nderuarit të dërguar. Në fakt e drejta jonë ndaj qëndrimeve të tyre, ishte një lloj dhune me burim xhelozinë. Teksa një pjesë e mori në zotërim prijësinë një tjetër pjesë hoqi dorë me zemërgjërësi nga ajo”. Thënia është shumë e hapur dhe e bukur.

Prezantuesi: Cili ishte roli i muhaxhirëve dhe ensarëve në këtë ngjarje?

I ftuari: Ne duhet t’i shqytojmë më vete rolet e muhaxhirëve dhe ensarëve në këtë ngjarje. Roli i muhaxhirëve është i qartë; ata nuk kishin mundur që të krijonin një lidhje të zemrës me të Dërguarin më të Nderuar (p.q.m.t.). Qëndrimi i tyre në luftrat në kohën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) si në Bedr, Uhud dhe në luftrat e tjera e shpalos këtë në mënyrë të qartë. Kështu që kur i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në Luftën e Uhudit tha: “Nuk ka asnjë i cili vajton për tim ungj Hamzain!” asnjë nga muhaxhirët nuk shfaqi ndonjë reagim; por ensarët por kjo bëri të mundur që ensarët të shkreheshin në vaj për Hamzain ungjin e të dërguarit të nderuar (p.q.m.t.) dhe të mos vajtonin për bashkëshortet dhe dëshmorët e tyre. Nëse nuk do të kishte qenë mbrojtja e ensarëve nuk dihet se çfarë mund t’i kishte ndodhur fatit të Islamit, madje vetë fatit të të Dërguarit më të Nderuar (p.q.m.t.). Elementi kryesor i cili siguroi mbrojtjen dhe përhapjen e Islamit ishte ensarët. Por pavarësisht kësaj, sa keq që ne shikojmë se pas ndërrimit jetë të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), bashkësia e parë që shkoi në Thakife për të diskutuar mbi çështjen e prijësisë ishte ensarët. Ky është një paradoks.

Si përfundim të kërkimeve dhe diskutimeve tona ne arritëm në këtë përfundim: Ata kishin qenë dëshmitarë gjatë dhjetra viteve se si kurejshët ishin sjellë më të dërguarin e nderuar (p.q.m.t.). Ata kishin parë se muhaxhirët i kishin dalë kundër të dërguarit të nderuar (p.q.m.t.) në ngjarjen e ihramit në Hudejbijje dhe në shumë ngjarje të tjera. Për këtë arsye ata ishin të sigurtë se muhaxhirët nuk do të lejonin që prijësia të kalonte në duart e Prijësit të Besimtarëve. Ata i shqetësonte mundësia e kalimit të prijësisë tek kurejshët; sepse paria e kurejshëve ishte vrarë nga ana e ensarëve. Në të tëra luftrat si në Bedr, Hendek, Uhud dhe të tjera ata që kishin dhënë goditjet ishin ensarët. Si rrjedhojë njëri nga ensarët e kishte shprehur hapur këtë çështje në ditën e Thakifes: “Nëse njëri nga pala tjetër do të vihet në krye ai do të na shkojë të tërëve në shpatë për të marrë hakmarrjen e të vdekurve”.

Për këtë arsye ensarët morën masa parandaluese për të penguar që kurejshët të shtinin në dorë pushtetin. Sa’d Ibn Ubade iu është përgjigjur kështu një pyetje të cilën i biri i tij ia kishte ngritur në këtë kontekt: “Ne e dinim se kureshët do të ishin pengesë që prijësia të kalonte në duart e Aliut. Ungji ynë si filim do të shtinte në dorë pushtetin, pasi të kishte siguruar qëndrueshmërinë, do t’ia kishte dorëzuar atë Aliut. Kështu ne do të pengonim krijimin e autoritetit të kurejshëve”. Sa’di është një njeri i cili nuk iu është betuar asnjërit nga prijësit deri në fund të jetës së tij. Një pjesë e madhe nga ensarët kishin bërë të ditur se vetëm Imam Aliu është Prijësi i Besimtarëve. Krahas kësaj një pjesë e muhaxhirëve e cila i doli kundër të qenit prijës të Imam Aliut (p.m.t.), përgatiti terrenin e duhur për prijësin e dytë për ngarkimin e tij të detyrës së farefisit Eslem, i cili më parë ushqente armiqësi ndaj ensarëve, që kundrejt dhënies së pagesës aq sa donin ata, t’i jipnin me dhunë betimin ndaj prijësit të parë.

Në rrëfimet historike është shënuar se rrugicat e Medinës u mbushën dhe u derdhën nga bijtë e Eslemit dhe duke përdorur këtu thënien e Shejh Mufidit: “Ata shëtitën nëpër rrugica me shkopinj në duar”. Në të tëra burimet e Ehli Sunnetit është përcjellur kjo fjali e prijësit të dytë: “Kur pashë të bijtë e Eslemit e kuptova se fitorja do të ishte e prerë”. Ja pra kjo është arsyeja e marrjes së përgjigjes në takimet e tyre me ensarët: “Tanimë vetëm ne kemi dhënë betimin, ne nuk e thyejmë betimin tonë”, pavarësisht se Imam Aliu (p.m.t.) dhe e Fatimeja e nderuar (p.m.t.) kishin mbajtur me dhjetra fjalime me ensarët. Këtu qëndron dhe domethënia e fjalisë së Imam Aliut (p.m.t.) kur ka shprehur: “Teksa një pjesë e mori në zotërim prijësinë një tjetër pjesë hoqi dorë me zemërgjërësi nga ajo”.

Prezantuesi: Cila është detyra që bie mbi shiitët në kontekstin e ngjarjes së Gadir Humit?

I ftuari: I Dërguari më i Nderuar (p.q.m.t.) në vijim të hutbes së Gadir Humit ka thënë kështu: “Ata të cilët gjenden këtu le t’ua përcjellin fjalët e mia atyre që nuk gjenden këtu”. Kjo fjali nuk duhet harruar; domethënë çdo brez duke u nisur nga fjalia e të Dërguarit më të Nderuar (p.q.m.t.), e ka për detyrë që t’ua përcjellë brezit pasardhës mesazhin e Gadir Humit. Nëse ne veprojmë vetëm sipas kësaj fjalie të  të dërguarit të nderuar (p.q.m.t.) dhe arrijmë që t’ua përcjellim mesazhin e Gadir Humit brezave të cilët janë të pandërgjegjshëm dhe të pa lajmëruar, nëse ne ia dalim mbanë që t’u sqarojmë atyre arsyen se përse i dërguari i nderuar (p.q.m.t.), përgjatë tri ditëve dhe tri netëve duke i mbajtur njerëzit në një gjendje pritshmërie në Gadir Hum dhe se ai mori betimin nga çdo burrë dhe grua pra nga të tërë të pranishmit për Prijësin e Besimtarëve atëherë ne kemi korrur një sukses të madh. Në këtë drejtim ne duhet të përfitojmë nga çdo lloj mjeti dhe mundësie, broshure, adrese interneti dhe adresat e shpërndarjes shoqërore dhe të ngjashme.



Burimi : Medya Şafak