Venezuela heq dorë nga dollari

Publikuar në Tet. 19, 2018, 5:12 p.m.

Zëvendëskryetari i shtetit të Venezuelës, Tareck El Aissami ka njoftuar se kanë hequr dorë nga përdorimi i dollarit në tregun e këmbimit.

Si arsye për braktisjen e dollarit konsiderohen sanksionet e zbatuara nga SHBA-ja. El Aissami u shpreh se sanksionet e SHBA-së e kanë bllokuar mundësinë e vazhdimit të tregtisë në përdorimin e dollarit amerikan. Dhe tani në vend të dollarit do të përdoret euro.

Zëvendëskryetari i shtetit, El Aissami i cili tha se sanksionet janë të paligjshme dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, u shpreh se bllokada financiare amerikane ndaj Venezuelës ndikon si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat të ekonomisë së vendit, duke përshirë edhe farmacitë dhe bujqësinë si dhe shtoi se: “Sanksionet  tregojnë se sa larg mund të shkojë imperializmi në çmenduri.”



Burimi : Sputnik News