Lideri i Revolucionit Islamik: Dorëzimi i Iranit, fjalë shumë e madhe për gojën e presidentit të Amerikës; regjimi sionist gati është shkatërruar dhe shtypur

Publikuar në Qershor 28, 2025, 2:24 a.m.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në mesazhin e tretë televiziv pas agresionit të regjimit sionist ndaj Iranit, deklaroi: “E përgëzoj popullin e Iranit, regjimi sionist nën goditjet e fuqishme të Republikës Islamike të Iranit gati është shkatërruar dhe shtypur”.

Sipas ParsToday, Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të enjten në mesazhin e tretë televiziv pas agresionit të regjimit sionist kundër Iranit, deklaroi:

Në emër të Zotit mëshiruesit mëshirëplotit

Përshëndetjet më të ngrohta për kombin e madh të Iranit. Së pari shprehim nderimet tona për dëshmorët e shtrenjtë të ngjarjeve të fundit, komandantët e martirizuar, shkencëtarët e martirizuar të cilët me të vërtetë kanë qenë shumë të çmuar dhe të vlefshëm për Republikën Islamike të Iranit dhe kanë dhënë kontribut të vlefshëm dhe sot pranë Fronit Hyjnor marrin shpërblimin për shërbimet e tyre të dalluara, me vullnetin e Zotit!

E konsideroj të nevojshme që ta uroj disa herë kombin e madh të Iranit: urimi i parë është për fitoren ndaj regjimit fals sionist. Regjimi sionist me gjithë atë zhurmë, me gjithë ato pretendime, gati u shkatërruar dhe u shtyp nën goditjet e fuqishme të Republikës Islamike të Iranit.

Ata as që e mendonin dhe as që e imagjinonin se do të marrin goditje kaq të fuqishme nga ana e Republikës Islamike të Iranit, por kjo ndodhi në realitet. E falënderojmë Zotin që ka ndihmuar forcat tona të armatosura të cilat arritën të depërtojnë nga mbrojtja disa shtresash e sionistë dhe të godasin me raketa shumë zona urbane dhe ushtarake të regjimit sionist dhe sulme të fuqishme të raketave të tyre dhe armë të tjera të sofistikuara të shkatërrojnë ato zona.

Kjo është një prej mirësive më të mëdha hyjnore. Kjo tregon faktin se regjimi pushtues sionist duhet ta dijë se agresioni ndaj Republikës Islamike të Iranit shoqërohet me çmim shumë të lartë për të. Krijon shpenzime shumë të larta dhe dëme shumë të rënda për të. Dhe falënderojmë Zotin se kjo ndodhi.

Krenaria e kësaj pune të madhe i përket forcave të armatosura dhe popullit iranian i cili nga brendësia e vet ka krijuar këto forca të armatosura, ka edukuar këto forca, ka mbështetur këto forca dhe ka forcuar duart e këtyre forcave që të kryejnë një punë kaq të madhe.

Urimi i dytë lidhet me fitoren e Iranit ndaj regjimit të Amerikës. Regjimi kriminel i Amerikës hyri në luftën e drejtpërdrejtë, pasi që e ndjeu se nëse nuk do të ndërhynte, regjimi sionist do të shkatërrohet tërësisht. Amerika hyri në luftë që ta shpëtojë regjimin pushtues sionist, mirëpo nuk korri kurrfarë rezultati nga kjo luftë. Ata sulmuan qendrat tona bërthamore – sigurisht që kjo çështje në mënyrë të veçantë meriton të ndiqet penalisht në gjykatat ndërkombëtare – mirëpo nuk ka mundur të bëjë ndonjë gjë të rëndësishme.

Presidenti i Amerikës duke shpjeguar atë çfarë ka ndodhur, ka bërë një ekzagjerim jashtë çdo norme. U bë e qartë se ai ka nevojë për një ekzagjerim të tillë. Çdo kush që dëgjonte fjalët e tij, mund ta kuptonte shumë qartë se nën anën sipërfaqësore të këtyre fjalëve, ekziston një e vërtetë tjetër. Nuk ka mundur të bëjë gjë, nuk ka mundur të realizojë qëllimet që kishte, prandaj po bënë ekzagjerime për ta mbuluar dhe fshehur të vërtetën.

Edhe në këtë rast Republika Islamike e Iranit doli ngadhënjimtare dhe në kundërpërgjigje i dha një goditje të fuqishme duke sulmuar një prej bazave të rëndësishme ushtarake të SHBA-ve në rajon, bazën ushtarake “Al-Udeid” dhe ky sulm ka shkaktuar dëme. Pikërisht ata të cilët ekzagjeruan sulmin e Amerikës ndaj objekteve bërthamore, tani në këtë rast janë munduar të zvogëlojnë rëndësinë e këtij sulmi dhe të thonë se nuk ka ndodhur asgjë, në kohën kur kjo ishte një ngjarje e madhe.

Fakti se Republika Islamike e Iranit mund të ketë qasje dhe të arrijë në bazat e rëndësishme ushtarake të Amerikës në rajon dhe në çdo kohë që të jetë e nevojshme, të ndërmarrë veprime kundër tyre, në vete nuk është diçka e vogël, por është një ngjarje e madhe. Një ngjarje e cila mund të përsëritet edhe në të ardhmen, në rast të ndonjë agresioni ndaj Iranit, kështu që çmimi për armikun dhe për agresion, në mënyrë të prerë do të jetë një çmim i lartë për të paguar.

Urimi i tretë është urimi për unitetin dhe për një veprim të jashtëzakonshëm të popullit të Iranit. E falënderojmë Zotin që një komb me rreth 90 milionë njerëz, qëndroi i pathyeshëm dhe me i unifikuar, njëzëri, krah për krahë njëri-tjetrit, dhe pa asnjë dallim në shprehjen e kërkesave dhe qëllimeve, dha slogane njëzëri, tha fjalën e vet të bashkuar, mbështeti plotësisht veprimet e forcave të armatosura, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Populli i Iranit tregoi madhërinë e vet, tregoi personalitetin e tij të dalluar dhe të shkëlqyer gjatë këtyre zhvillimeve dhe e vërtetoi edhe njëherë se në kohën e duhur, nga ky popull do të dëgjohet vetëm një zë i unifikuar, dhe e falënderojmë Zotin që ndodhi kështu!

Një çështje themelore që dua ta them me këtë rast është kjo që presidenti i Amerikës në një prej deklaratave të tij, ka thënë “Irani duhet të dorëzohet!”. Tanimë nuk është çështja e pasurimit të uraniumit, nuk është çështja e teknologjisë atomike, por çështja është “Dorëzimi i Iranit”. Sigurisht se kjo fjalë është shumë e madhe për gojën e presidentit të Amerikës. Irani me madhështinë e tij, Irani me gjithë këtë histori, Irani me këtë kulturë, Irani me këtë vullnet kombëtar prej çeliku, fjala “Dorëzim” për një vend të tillë është vetëm përqeshja e atyre të cilët e njohin kombin e Iranit.

Megjithatë, kjo deklaratë e tij ka zbuluar një të vërtetë. Amerikanët që nga fillimi i Revolucionit Islamik kanë qenë të preokupuar me armiqësi ndaj Iranit Islamik, gjithnjë janë munduar të godasin Iranin, gjithnjë paraqisnin një pretekst. Një herë paraqisnin të drejtat e njeriut si pretekst, një herë mbrojtjen ndaj demokracisë, një herë të drejtat e grave, një herë çështjen e pasurimit të uraniumit, një herë vetë çështjen e energjisë atomike, një herë programin raketor; pra ata çdo herë paraqesin pretekste të ndryshme. Mirëpo err gjithë brendësia e kësaj politike është vetëm një çështje dhe asgjë tjetër, dhe ajo është “Dorëzimi i Iranit”. Presidentët e mëparshëm nuk e deklaronin këtë, për arsye se kjo është e papranueshme. Në asnjë logjikë njerëzore nuk mund të pranohet një gjë e tillë që t’i thuani një kombi ejani e dorëzohuni, prandaj ata mundoheshin që këtë çështje ta paraqisnin nën pretekste e tituj të ndryshëm.

Ky person e zbuloi atë të vërtetë, tregoi qartë dhe i dha të gjithëve të kuptojnë se amerikanët kënaqen vetëm me dorëzimin e Iranit dhe jo me diçka më pak se kjo. Prandaj, kjo është një çështje e rëndësishme. Kombi i Iranit le ta dijë se shkaku i armiqësisë me Amerikën është pikërisht kjo çështje. Pra, amerikanët e bëjnë këtë fyerja të madhe ndaj popullit të Iranit dhe një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë, kurrë nuk do të ndodhë.

Kombi i Iranit është një komb i madh, Irani është një vend i fuqishëm dhe i gjerë. Irani ka një qytetërim të lashtë, pasuria jonë kulturore dhe qytetëruese është qindra herë më e madhe se ajo e Amerikës dhe e shteteve të tilla si ajo. Kjo që dikush të pret se Irani t’i dorëzohet një shteti tjetër, kjo është një prej atyre iluzioneve të gabuara që me siguri se do të bëhet shkak përqeshje nga ana e njerëzve racionalist dhe të mençur.

Kombi i Iranit është madhështor dhe madhështor to do të mbetet, është ngadhënjimtar dhe ngadhënjimtar do të jetë, me ndihmën e Zotit. Dhe e lusim Zotin e madhëruar që ta ruaj këtë popull nën hijen e mirësisë së tij për gjithmonë me dinjitet dhe nder! E lusim Zotin që ta lartësojë shpirtin e imamit të nderuar dhe ta bëjë të kënaqur Hazreti Mehdiun (a.xh.) me këtë popull dhe ndihma e atij imami të jetë gjithmonë mbështetje për këtë popull!



Burimi : Pars Today