Teksti i plotë i deklaratës së parë të Udhëheqësit Suprem Sejjid Mojtaba Khamenei:

Publikuar në Mars 16, 2026, 1:47 a.m.

"Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit;

“Ne nuk shfuqizojmë asnjë ajet dhe nuk bëjmë që ai të harrohet, e që të mos sjellim një më të mirë se ai ose të ngjashëm me të.”  (Surja El-Bekare, Ajeti 106)

Paqja qoftë mbi ty, o thirrës i Allahut dhe mbrojtës hyjnor i ajeteve të Tij; paqja qoftë mbi ty, o portë e Allahut dhe sundimtar i fesë së Tij; paqja qoftë mbi ty, o halife i Allahut dhe ndihmës i së vërtetës së Tij; paqja qoftë mbi ty, o argument i Allahut dhe i vullnetit të Tij. Paqja qoftë mbi ty, o shpëtimtar i shpresuar; paqja qoftë mbi ty me përshëndetjet më gjithëpërfshirëse. Paqja qoftë mbi ty, o Zotëruesi i Kohës.

Në fillim të fjalëve të mia, me rastin e martirizimit pikëllues të udhëheqësit të madh të revolucionit, të dashurit dhe të urtit Ali Khamenei, i paraqes ngushëllimet e mia Zotërisë sonë. Nga Ai Lartmadhëri kërkoj lutje të mira për çdo pjesëtar të madhit popull iranian, madje për të gjithë myslimanët në botë, për shërbëtorët e Islamit dhe të revolucionit, për ata që janë sakrifikuar, për familjarët e mbetur pas të dëshmorëve të lëvizjes islame dhe veçanërisht të luftës së fundit, si dhe për këtë robin tuaj të përulur.

Pjesa e dytë e fjalës sime ka të bëjë me kombin e madh iranian. Së pari, duhet ta shpreh shkurtimisht gjendjen dhe qëndrimin tim lidhur me votimin e Këshillit të nderuar të Ekspertëve. Ky shërbëtori juaj, Seyyed Mojtaba Hosseini Khamenei, rezultatin e votimit të Këshillit të Ekspertëve e mësoi në të njëjtën kohë me ju, përmes televizionit të Republikës Islame. Për mua, të ulem në vendin e dy udhëheqësve supremë, Khomeinit të Madh dhe Martirit Khamenei, është një detyrë shumë e rëndë dhe e vështirë. Sepse kjo foltore është vendi i një njeriu i cili, pas më shumë se 60 vjetësh përpjekjesh në rrugën e Zotit dhe pasi hoqi dorë nga të gjitha kënaqësitë dhe rehatitë, u bë një perlë e shndritshme dhe një figurë e shquar jo vetëm në kohën tonë, por në të gjithë historinë e qeverisjes së këtij vendi. Si jeta ashtu edhe vdekja e tij ishin të mbushura me një shkëlqim dhe dinjitet që buronte nga mbështetja te Zoti.

Pas martirizimit të tij pata nderin të vizitoj trupin e tij të bekuar; ajo që pashë ishte si një mal qëndrueshmërie dhe dëgjova se dorën e tij të fortë e kishte shtrënguar në grusht. Për aspektet e ndryshme të personalitetit të tij, njerëzit e fushës duhet të flasin për një kohë të gjatë. Në këtë hapësirë të shkurtër po mjaftohem me këtë përmbledhje dhe detajet po i lë për raste të tjera më të përshtatshme. Ja pra, kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë të ulesh në postin e udhëheqjes pas një njeriu të tillë; mbyllja e kësaj distance është e mundur vetëm me ndihmën e të Lartit (Allahut) dhe me përkrahjen tuaj, o popull.

Duhet të theksoj një pikë që lidhet drejtpërdrejt me thelbin e fjalimit tim: një nga aftësitë më të mëdha të udhëheqësit dëshmor dhe të paraardhësit të tij të madh ishte përfshirja e popullit në çdo fushë, dhënia e vazhdueshme e largpamësisë dhe ndërgjegjësimit për ta, si dhe mbështetja në fuqinë e tyre në praktikë. Ata kështu e vunë në zbatim kuptimin e vërtetë të koncepteve “popull” dhe “republikë”, dhe besuan në këtë me gjithë zemër. Efekti i qartë i kësaj u pa gjatë këtyre pak ditëve kur vendi mbeti pa udhëheqës dhe pa komandant të përgjithshëm. Largpamësia, mençuria, qëndresa, guximi dhe prania në skenë e popullit të madh iranian në ngjarjen e fundit e bëri mikun ta admirojë dhe armikun të mbetet i habitur. Ju, populli, ishit ata që udhëhoqët vendin dhe që garantuat pushtetin e tij. Kuptimi i ajetit që përmenda në fillim të shkrimit është ky: nuk ka asnjë nga ajetet hyjnore që t’i përfundojë koha ose të lihet në harresë, pa e zëvendësuar Allahu i Madhëruar me një tjetër të ngjashëm ose edhe më të mirë.

Qëllimi im në përdorimin e këtij vargu nuk është ta konsideroj veten në të njëjtin nivel me udhëheqësin martir, apo edhe superior ndaj tij; përkundrazi, arsyeja pse e përmend këtë varg të bekuar është të tërheq vëmendjen ndaj rolit të shquar dhe domethënës të jush, kombit tonë të nderuar. Nëse ai bekim i madh na është marrë, atëherë edhe një herë prania "e ngjashme me Ammarin" e kombit iranian i është dhuruar këtij sistemi. Dijeni këtë: nëse forca juaj nuk manifestohet në terren, as lidershipi dhe as institucionet e tjera, qëllimi kryesor i të cilave është t'u shërbejnë njerëzve, nuk mund të kenë efektivitetin e nevojshëm. Që kjo e vërtetë të kuptohet më mirë:

Së pari; përmendja e Allahut të Madhëruar, mbështetja tek Ai dhe kërkimi i ndërmjetësimit në rrugën e ndritur të të Pagabueshmëve (a.s.), duhet të shihen si “eliksiri më i madh” dhe “squfuri i kuq”, që janë garanci për çdo lehtësim dhe për fitore të sigurt ndaj armikut. Kjo është një epërsi e madhe që ju e keni, ndërsa armiqtë tuaj janë të privuar prej saj.

Së dyti; uniteti (bashkimi) midis të gjitha shtresave të popullit, i cili zakonisht bëhet më i dukshëm në kohë vështirësish, nuk duhet të dëmtohet në asnjë mënyrë. Kjo do të arrihet duke lënë mënjanë pikat e mosmarrëveshjes.

Së treti, prania aktive në terren duhet të ruhet; qoftë në mënyrën se si e demonstroni atë gjatë këtyre ditëve dhe netëve të luftës, apo në çdo formë të rolit efektiv që merrni përsipër në fushat sociale, politike, arsimore, kulturore apo edhe të sigurisë. Gjëja e rëndësishme është të kuptoni rolin e duhur dhe ta zbatoni atë sa më shumë që të jetë e mundur pa dëmtuar kohezionin shoqëror. Një nga detyrat e lidershipit dhe autoriteteve të tjera është t'u kujtojnë anëtarëve ose segmenteve të shoqërisë disa nga këto role.

"...Prandaj, u kujtoj të gjithëve rëndësinë e pjesëmarrjes në ceremonitë e Ditës së Jerusalemit të vitit 1447, të cilat duhet të festohen me një natyrë 'tronditëse për armikun'.

Së katërti, mos u përmbaheni nga ndihma dhe mbështetja e njëri-tjetrit. Falë Zotit, kjo ka qenë një karakteristikë e lashtë e shumicës së iranianëve. Natyrisht, kjo frymë mbështetjeje e ndërsjellë pritet të manifestohet edhe më shumë gjatë këtyre ditëve të veçanta, të cilat janë më të vështira për disa anëtarë të kombit sesa të tjerët. Me këtë rast, kërkoj që institucionet e shërbimit të mos refuzojnë asnjë lloj mbështetjeje dhe ndihme nga ata anëtarë të kombit tonë të dashur dhe nga organizatat e ndihmës bazë.

Nëse këto pika respektohen, do të hapet rruga që populli juaj i dashur të arrijë ditët e madhështisë dhe lavdisë. Shembulli më i afërt i kësaj, me lejen e Allahut, mund të jetë fitore absolute mbi armikun në luftën aktuale.

Pjesa e tretë e fjalës sime është shprehja e falënderimeve të sinqerta për luftëtarët tanë të guximshëm, të cilët, në këto kushte kur atdheu ynë dhe populli i dashur janë sulmuar padrejtësisht nga drejtuesit e imperializmit global, kanë penguar armikun me goditje të shkatërruese. Ata e kanë zgjuar armikun nga iluzioni për të pushtuar ose përçarë atdheun tonë.

Vëllezërit të dashur! Kërkesa e masave të popullit është që të vazhdohet mbrojtja efektive dhe shtrënguese. Po ashtu, përdorimi i mundësisë për të bllokuar Gjirin e Hormuzit duhet të vazhdojë patjetër. Janë bërë përgatitje për të hapur fronte të tjera ku armiku ka pak përvojë dhe do të mbetet jashtëzakonisht i pambrojtur; në rast se situata e luftës vazhdon, këto fronte do të aktivizohen duke marrë parasysh interesat dhe nevojat strategjike.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time më të thellë për luftëtarët e Frontit të Rezistencës. Ne i konsiderojmë vendet e Frontit të Rezistencës si miqtë tanë më të mirë; Fronti i Rezistencës dhe kauza e tij janë një pjesë integrale e vlerave të Revolucionit Islamik. Pa dyshim, solidariteti midis elementëve të këtij fronti do ta shkurtojë rrugën drejt çlirimit nga kryengritja sioniste. Në të vërtetë, kemi parë se Jemeni i guximshëm dhe besnik nuk ka hequr dorë nga mbrojtja e popullit të shtypur të Gazës, se Hezbollahu vetëmohues i ka ardhur në ndihmë Republikës Islamike pavarësisht të gjitha pengesave dhe se Rezistenca Irakiane ka ndjekur me guxim të njëjtën rrugë.

Në pjesën e katërt, fjalimi im i drejtohet atyre që kanë pësuar ndonjë dëm gjatë këtyre pak ditëve: qofshin ata që kanë humbur një ose disa të dashur të shenjtë, qofshin të plagosur, ose të cilëve u është dëmtuar shtëpia apo vendi i punës… Në këtë pjesë, së pari shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia të thella për të mbeturit pas dëshmorëve të mëdhenj. Kjo bazohet në një përvojë të përbashkët që kam ndarë edhe unë me ata njerëz të shquar. Përveç babait tim, i cili ishte një humbje publike, unë kam përcjellë në karvanin e dëshmorëve bashkëshorten time të dashur dhe besnike, motrën time sakrifikuese që ia kushtoi vetes shërbimit ndaj prindit dhe që në fund mori shpërblimin, fëmijën e saj të vogël, dhe bashkëshortin e motrës tjetër, një njeri i ditur dhe i ndershëm. Por ajo që e bën durimin ndaj fatkeqësive të mundur dhe madje të lehtë është shikimi i premtimit të madh dhe të sigurt të Allahut për ata që duron. Prandaj duhet të duroni dhe të mbështeteni te dhuntia dhe ndihma e Allahut të Madhëruar.

Së dyti, i siguroj të gjithë se nuk do të ndalemi kurrë në ndjekjen e hakmarrjes për gjakun e dëshmorëve tanë. Hakmarrja që planifikojmë të marrim nuk lidhet vetëm me martirizimin e udhëheqësit suprem të Revolucionit; çdo anëtar i kombit i martirizuar nga armiku është, në vetvete, një rast i veçantë hakmarrjeje. Një pjesë e kufizuar e kësaj hakmarrjeje është materializuar tashmë, por ky rast do të mbetet mbi të gjitha të tjerat derisa të merret hakmarrja e plotë. Ndjeshmëria jonë është rritur veçanërisht në lidhje me gjakun e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Në këtë kontekst, vrasjet e qëllimshme të kryera nga armiku kundër Shkollës Minab Shajara-i Tayyiba dhe vendeve të ngjashme zënë një vend të veçantë në këtë proces.

Së treti, të mbijetuarit e këtyre sulmeve duhet të marrin kujdes mjekësor falas dhe të përshtatshëm, si dhe akses në përfitime të tjera.

Së katërti, në masën që e lejojnë rrethanat, duhet të ndërmerren hapa të mjaftueshëm dhe të përcaktuar për të kompensuar dëmet materiale në pronën personale dhe të paluajtshme. Këto dy pika të fundit janë detyra të detyrueshme për autoritetet përkatëse; ato duhet t'i zbatojnë ato dhe të më paraqesin një raport.

Gjithashtu duhet t'ju kujtoj se, në çdo rast, ne do të kërkojmë dëmshpërblime nga armiku. Nëse ata refuzojnë të paguajnë, ne do të konfiskojmë pronën e tyre në masën që e konsiderojmë të përshtatshme; dhe nëse kjo nuk është e mundur, ne do ta shkatërrojmë atë sasi të pronës së tyre.

Pjesa e pestë e mesazhit tim u drejtohet udhëheqësve dhe figurave me ndikim të disa vendeve në rajon. Ne ndajmë kufij tokësorë ose detarë me 15 vende dhe gjithmonë kemi dashur dhe vazhdojmë të duam të krijojmë marrëdhënie të ngrohta dhe konstruktive me të gjitha ato. Megjithatë, armiku ka ndërtuar prej vitesh baza ushtarake dhe financiare në disa prej këtyre vendeve për të siguruar dominimin e tij mbi rajonin..."

Në sulmet e fundit janë përdorur disa baza ushtarake. Ashtu si e kemi paralajmëruar më parë qartë, ne kemi goditur vetëm këto baza, pa sulmuar fare ato vende. Në të ardhmen, detyra na shtyn të vazhdojmë këtë rrugë; edhe pse vazhdojmë të besojmë në nevojën e miqësisë me fqinjët tanë… Këto vende duhet të bëjnë llogaritë e tyre me ata që kanë sulmuar atdheun tonë të dashur dhe kanë vrarë popullin tonë. I këshilloj të mbyllin këto baza sa më shpejt; pasi deri tani duhet të kenë kuptuar që pretendimi i Amerikës për siguri dhe ruajtje të paqes ka qenë thjesht një mashtrim.

Kjo situatë (mbyllja e bazave) do t’u mundësojë atyre të bashkohen më shumë me popullin e tyre, i cili në përgjithësi është i pakënaqur me bashkëpunimin me Frontin e pabesë dhe me sjelljet poshtëruese të këtij fronti, si dhe do t’u rrisë pasurinë dhe fuqinë. E përsëris: Sistemi i Republikës Islame është plotësisht i gatshëm të krijojë marrëdhënie të ngrohta, të sinqerta dhe reciproke me të gjithë fqinjët e tij, pa pasur synim të vendosë dominim apo kolonializëm në rajon.

Në pjesën e gjashtë të fjalës sime, po i drejtojtohem udhëheqësit tonë dëshmor: O Udhëheqës! Me largimin tuaj keni lënë një mal të rëndë në zemrat e të gjithëve. Ju gjithmonë keni qenë të etur për këtë fund (martirizimin); dhe në fund, Allahu i Madhëruar ju e dha këtë dhuratë mëngjesin e dhjetë të muajit të bekuar të Ramazanit, ndërsa po recitohej Kur’ani i Madhërueshëm. Ju përballuat me fuqinë dhe durimin më të madh shumë padrejtësi, pa e zënë fytyrën tuaj as me një shenjë hidhërimi. Shumë njerëz nuk arritën të njohin vlerën tuaj të vërtetë; ndoshta do të duhet shumë kohë që të hiqen perdet dhe pengesat, dhe të kuptohen anët e ndryshme të personalitetit tuaj.

Nga vendi i afërt që ju iu dha pranë tufave të dritës, të sinqerëve, dëshmorëve dhe shenjtorëve; ne shpresojmë që, ashtu si gjatë jetës suaj, të vazhdoni të mendoni për zhvillimin e këtij populli dhe të gjithë popujve të Frontit të Rezistencës, dhe të jeni ndërmjetësues për këtë. Ju premtojmë se do të përpiqemi me gjithë fuqinë tonë për të ngritur këtë flamur, i cili është shenja kryesore e frontit të së drejtës, dhe për të arritur qëllimet tuaja të shenjta.

Në kapitullin e shtatë, dua të shpreh mirënjohjen time për autoritetet imituese që më ofruan mbështetjen e tyre, për figurat e ndryshme kulturore, politike dhe shoqërore, për njerëzit tanë që ishin të pranishëm në turma madhështore për t'i premtuar përsëri besnikëri regjimit, si dhe për autoritetet e tre degëve të qeverisjes (legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit) dhe Këshillit të Udhëzimit Kalimtar për masat dhe veprimet e tyre të kujdesshme.

Lutem që bekimet hyjnore të përfshijnë të gjithë kombin iranian, të gjithë myslimanët në botë dhe të shtypurit gjatë këtyre orëve dhe ditëve të bekuara.

Dhe së fundmi, i lutem Zotit tone që t'i dhurojë kombit tonë, gjatë Natës së Kadrit dhe ditëve të mbetura të muajit të bekuar të Ramazanit, një fitore vendimtare kundër armikut, nder, begati dhe mirëqenie; dhe për ata që kanë ndërruar jetë, grada të larta dhe shpëtim të përjetshëm.