Babai i identitetit amerikan musliman ndrroi jetë në moshën 79 vjeçare

  • Dr.Maher Hathout (1936-2015)
Publikuar në Shk. 2, 2015, 1 a.m.

Dr. Maher Hathout, udhëheqës i shquar musliman i cili vdiq të premten, më 2 Janar 2015,  në moshën 79, u përkujtua të dielen, ditën e varrimit, si një shtyllë e komunitetit, një avokat i palodhur për dialog ndërfetar dhe një aktivist për drejtësi sociale që ishte shtylla kryesore në formësimin e identitetit amerikan-musliman. 

   

Dr. Maher Hathout (1936-2015) ishte një udhëheqës për Islamin dhe për njerëzimin, një atdhetar, një poet, një mjek, një mik dhe një njeri familjar. Ai la përshtypje të pashlyeshme tek gjithë që u takuan me të.   

I lindur në Egjipt në vitin 1936, Dr. Maher Hathout ka qenë një veprimtar dhe një mendimtar i përkushtuar për kauzën e lirisë dhe të Islamit që nga fëmijëria e tij.

  

Ai konsiderohet gjerësisht si babi i identitetit amerikan musliman, ai theksoi për më shumë se katër dekada se duke qenë një musliman besnik është tërësisht në përputhje me të qenit një qytetar amerikan krenar.

    

Dr. Maher Hathout besonte se muslimanët amerikanë do të kontribuonin në Amerikë duke praktikuar vlerat islamike të mëshirës, barazisë dhe drejtësisë.

   

Ai  shumë prej nesh na nxjerri nga errësira në dritë dhe ai dëshironte për të gjithë ne të na zbulonte fuqinë e mesazhin e Kur’anit. Pasi shkoi në Los Angeles nga Buffalo, New York, Dr. Maher Hathout u angazhua vullnetarisht në Qendrën Islamike të Kalifornisë Jugore (ICSC) si Kryetar dhe Zëdhënës. 

   

Një nga xhamitë më të mëdha dhe më progresive në vend – Qendra Islamike e Kalifornisë Jugore (ICSC)  kishte një grua në Këshillin Udhëheqës në vitin 1952 - Qendra Islamike u bë një mjet për një vizion të Islamit në Amerikë që i ka rrënjët në atë që Dr. Mahr Hathout e përkufizoi me këto fjalë: Atdheu nuk është aty ku janë varrosur gjyshërit e mi, por ku do të rriten nipërit e mi.

 

Dr. Maher Hathout vazhdoi të punojë me themeluesit e Qendrës për të nisur një seri projektesh pioniere dhe organizata, duke përfshirë për herë të parë Grupin e të Rinjve Musliman, Muslim Youth Group), Shërbimin Informativ Islam, që kishte një program televiziv kombëtar javor për Islamin, revistën Minarja, Shkollën Horionti i Ri dhe Këshillin Musliman për Marrëdhënie me Publikun.

    

Këto organizata janë shembuj të përkushtimit të palodhur Dr. Maher Hathout ndaj themelimit të institucioneve në Komunitetin Musliman Amerikan dhe për frymëzimin e identitetit të fuqishëm amerikan-musliman në mesin e të rinjve. Pavarësisht se ka punuar si një kardiolog me kohë të plotë, ai mendoi e punoi vazhdimisht, me përpjeke shembullore punoi për Islamin.

 

Gjatë gjithë jetës së tij, Dr. Hathout foli në mënyrë të vendosur për të sqaruar Islamin si një fe e bashkëjetesës, e arsyes dhe maturisë. Ai është autor i Deklaratës Kundër Ekstremizmit në vitin 2013. Në paraqitjen e tij më të fundit publik në Kongresin e Muslimanëve – 2014, Dr. Maher Hathout dha mesazhin e këtij dokumenti gjatë një fjalimi me titull, Ekstremizmi: Midis Politikës së Gabuar dhe të Ideologjisë së Korruptuar.   

    

Ai ishte gjithashtu ndër pionierët e angazhimit ndërfetar brenda Komunitetit Musliman Amerikan, duke ndihmuar themelimin e Koalicionit Kundër Luftës në Lindjen e Mesme me priftin krishter, Rev. George Regas dhe Rabini hebre, Leonard Beerman në vitin 1991.

    

Dr. Maher Hathout ishte anëtar themelues i Këshillit Paqësor të  Politikës Ndërkombëtare, partner perëndimor i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, ka shërbyer në Këshillin e Drejtorëve të Aleancës Ndërfetare dhe Universitetit Claremont Lincoln, dhe si Kryetar i Këshillit Islam të Kalifornisë Jugore.
  

Ai është autor i disa librave, duke përfshirë  ”Xhihadi kundër Terrorizmit”, ”Në ndjekje të Drejtësisë: Jurispodenca e të Drejtave të  Njeriut në Islam dhe ”Islami: Bisedime për Gjeneratat Muslimane.

   

Dr. Maher Hathout ishte fituesi i shumë çmimeve, duke përfshirë Çmimin Paqebërës George Regas, i Çmimit të Këshilli i Islamik të Kalifornisë Jugore, i Çmimit të Këshilli Ndërfetar të Kalifornisë, për për angazhimin e tij gjatë gjithë jetës në veprimtari ndërfetare, për përsosshmëri në marrëdhëniet njerëzore etj. et.

  

Ai la pas gruan e tij Dr. Ragaa Hathout, fëmijët e tij, Dr.Gasserin dhe Samerin, dhe mbesën dhe nipat, Heba, Laith, Dini dhe McKenna.