Perla butesie

  • None
Publikuar në Dhj. 26, 2013, 1 a.m.

Këtyre ditëve do te del ne driten e botimit permbledhja e poezive, nga autori kumanovar Bajram Ramadani.

Këtyre ditëve do te del ne driten e botimit permbledhja e poezive, nga autori kumanovar Bajram Ramadani. Ne kete permbledhje jane perfshire poezi nga tema te ndryshme sociale, kulturore, humane, dashurie, religjioze etj. Vepra, Perla butesie titullohet ne baze te titullit te nje poezie qe gjendet brenda librit, e cila i dedikohet njeriut me te ndritur te kesaj bote , te derguarit te Zotit, Muhammedit a.s. i ciloi gjat tere jetes se tij reflektoi butesi, ne fakt ishte ai vet perlë reflektuese e te mires , urtesiese, moralit, ndergjegjes, me nje fjale ishte perle e nejrezimit,  e qe reflektoi perla butesie. redaktor i librit eshte poeti Nehat Ramizi, recensent; profesori i letersise Arsim Jonuzi, lektor; prof. Agim Avdiu, kopertinen e perzgjodhi prof. i artit Tasim Kadrija (Taka), botues; shoqata edukative  Vllaznija Kumanovë, sponzorues Ismail Osmani.

KUSHTRIM

 

Po dëgjohen krismat e patkonjve të kuajve

Po ndihen gjithandej britmat e luanëve,

Po shihet pluhuri, nga larg që po vije

Nga kalorësit e spikatur të asaj ushtrie.

 

Ka dhënë kushtrimin ai që në zemër ka synimin

Ai që e dha besën që ta shpëtojë njerëzimin.

Kushtrim ky që bota po e pret kaherë

Kushtrim që njerëzimit do t’i sjell pranverë.

 

Mendjendriturit do t’i thonë botës ndal o botë

Ne nuk duam të mos njihet i madhi Zot,

Jemi kalorësit e kushtrimit e të mirësisë,

Do t’i sjellim paqe, drejtësi e liri njerëzisë.

 

Qëndroni me shpresë, deri në orë të agimit,

 Le të futemi në radhët e kalorësve të kushtrimit,

 E kur të arrijë turma e ushtarëve të lirisë,

 Bashkëngjituni ose rrini brenda Shtëpisë.



Bajram RAMADANI

       I lindur më 01.05.1969 në fsh. Sllupçan-Kumanovë. Shkollën fillore e kreu në sh.f. “Jeta e re”, sot “Faik Konica” në fsh, Sllupçan. Shkollimin e mesëm , në shkollën ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë.

Shkollimin e lart universitar e kreu në USHT, fakultetin filozofik-departamenti i sociologjisë.

Punon arsimtar i lëndëve sociologjike në shkollën fillore “Faik Konica” në fsh. Sllupçan.

Libri “Perla butësie”  është vepra e dytë me poezi, e autorit, Pas librit të pare; “Dashuri hyjnore

E-mail :  studenti69@hotmail.com

         f : Bajram R Ramadani