Gjenerali izraelit: Pranvera Arabe ka qënë në favor të Izraelit
Kryetari i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Izraelite, Gjenerali Herzl
Halevy ka deklaruar se ngjarjet që kanë ndodhur prej vitit 2011 deri më
tani në rajon e kanë bërë Izraelin më të qëndrueshëm dhe më të sigurt.
Sipas lajmit të publikuar nga Times of Israel, në konferencën tradicionale të Herzliya, ku flitet për çështjet e mbrojtjes, sigurisë dhe ato strategjike Kryetari i Inteligjencës Ushtarake, Herzl Halevy në fjalimin që mbajti është shprehur se bashkëngjitur faktit që zhvillimet që kanë ngodhur pas “Pranverës Arabe” janë tensionuse, këto zhvillime kanë qënë në favor të Izraelit.
Gjenerali Herzl Halevy, i cili në fjalimin e tij ka prekur të gjitha zhvillimet e ndryshme e përjetuara në rajon nga lufta e Sirisë, programi bërthamor i Iranit, Hizbullahu në Liban, Hamasi në Rripin e Gazzës dhe deri tek ISIS ka parashtruar faktin se Izraeli është një vend në rajon që zotëron një demokraci me stabilitet dhe siguri dhe është shprehur “Ndoshta ne e ndjejmë veten nën keqbërje dhe tortura për shkakt të genocidit; megjithatë vendet përreth nesh na shohin si të fortë, sulmues, të parë dhe të aftë”, gjithashtu theksoi se ky është një imazh që duhet ruajtur.
Halevy ka theksuar se gjendja ekonomike e Izraelit është shumë më e mirë krahuasuar me vendet fqinje, megjithatë ai është shprehur se kjo situatë mund të mos jetë “humë favorizuese për shtetin hebraik” sepse mund të bëhet shkak për rritjen e ekstremizmit dhe terrorizmit.
Halevy, i cili ka prekur edhe çështjen e një lufte të mundshme me Hizbullahun, duke theksuar faktin se besohet se Hizbullahu zotëron, si asnjëherë tjetër më shumë se njëqind mijë raketa, është shprehur kështu: “Në luftën Yom Kippur, të vitit 1973 në Izrael vdiq vetëm një person nga një raketë që u hodh nga Siria; por situata do të jetë komplet e ndryshme në luftrat në të ardhmen.”
Halevy, i cili supozon se nuk ka asnjë ushtri në botë që të ketë më shumë shërbim inteligjence sa ka përfshirë ushtria izraelite në ushtrinë e Hizbullahut është shprehur se pavarësisht këtyre shërbimeve të inteligjencës një luftë në të ardhmen nuk do të jetë e thjeshtë.
Gjenerali Herzl Halevy, i cili mbështet shifrat se Irani ka humbur 250 ushtarë nga milicitë që ka dërguar në lutën e Sirisë dhe se mbështet 60% të buxhetit të Hizbullahut, Hamasit dhe Xhihadit Islam është shprehur se është një kënaqësi që “sunnitë pragmatikë” - siç i quan ai vendet sunni si Arabia Saudite – janë të gatshme të bashkëpunojnë me Iraelin për t’i dalë kundër Iranit.
Gjenerali Herzl Halevy u shpreh kështu për Arabinë Saudite, e cila ka forcuar bashkëpunimin me Izraelin:
“Arabia Saudite që shohim sot, nuk është Arabia Saudite që kemi parë një vit e gjysëm më parë. Arabia Saudite e ka rritur ndikimin e saj dhe po mundohet të bëjë udhëheqësen e kampit sunni në rajon. Ndoshta lufta me Iranin e ka vërë këtë shtet më të qëndrueshëm dhe më të fortë.”
“Disa nga intersat e disa nga vendeve pragmatikë sunni janë të njëjta me interesat tona. Ky është një zhvillim interesant dhe nga këtu mund të lindin shumë mundësi”
Burimi : Yakın Doğu Haber