Këtë vit më shumë se 410,000 haxhijë në Qabe sesa në vitin e kaluar

Publikuar në Shta. 1, 2017, 5:20 p.m.

Numri i haxhijve këtë vit që shkuan në Qabe është pothuajse 410,000 më shumë sesa  që ishte numri i haxhijve në vitin e kaluar.

Përfaqësuesi i  Departamentit të Pasaportave të Arabisë Saudite, Sulejman bin Abdul Aziz al-Jahja e dha këtë informacion në një konferencë shtypi të hënën, duke shtuar se në  Arabinë Saudite kanë ardhur mbi 1.73 milionë haxhijë nga vendetë  tjera për Haxh.

Ai vuri në dukje se shumica e haxhijve të huaj, më shumë se 1,631,000 kanë mbërritur me aeroplanë,  ndërsa pjesa tjetër kanë udhëtuar përmes tokës dhe detit.

Haxhi është  obligim për çdo musliman që është i aftë dhe që ka mundësi financiare duhet të shkojë në Qabe të  paktën një herë gjatë jetës së tij.

Pas Arabisë Saudite, Indonezia ka numrin më të madh të haxhijve në Haxhin e vitit 2017.

Ka mbi  221,000  haxhijë indonezianë në Mekë që kanë ardhur për të kryer obligimin jetësor.

Shtete të tjera me numrin më të madh të haxhijve janë Pakistani (179,210), India (170,000), Bangladeshi (128,000) dhe Nigeria (95,000).



Burimi : IQNA