Ibrāhīmī Dīnānī: Mësimet E Methneuīut (Pjesa E Nëntë)

nga Ibrahimi Dinani | Publikuar në Mars 1, 2022, 12:02 a.m.

Gjuha e atjeshme nuk ishte gjuha e fjalëve, tingullit dhe zërit, por ishte gjuha e qenies. Qenia ka gjuhë, fundja gjuha i përket qenies. Nëse qenia nuk do të ishte nuk do të ishte as gjuha, gjuha është shfaqja e qenies. Të diturit tanë dhe të urtët tanë kishin arritur në këtë pikë vite më parë; kurse filozofi i njohur gjerman Martin Heideggeri sapo ka filluar ta thotë.

Ismā‘īl Menṣūrī Larixhānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetje shikues të dashur, ndjekës të çmuar dhe ndjekës të përhershëm të programit të urtësisë. Ne iu shprehim falenderimet tona nga zemra për dashurinë, interesimin, ndjekjen me udhë të ndryshme të programit tonë dhe në veçanti të krijimit të kontaktit me ne. Sado që ta falenderojmë Allāhun e Lartësuar për zënien e rrënjëve kaq të thella, të rrënjosura në thellësitë e popullit tonë të njohurisë islāme dhe urtësisë īrāniane rishtas është e pakët...

 

Dīrāmedi ej négār-é sermest,

Zūdet ne dehīmdāmen ez dest.

Bīçārekesīké ez to bobrīd,

Āsudetenī ké bā to pejvest.

Erdhe vonë o i dashur i dehur,

Nuk heqim menjëherë dorë nga fundi yt.

Ai që ndahet nga ty nuk ka zgjidhje,

Ai që takohet me ty është i lumtur.

 

Ashtu siç e dini dhe ju ne kemi disa programe që po bëjmë fjalë dhe jemi zhytur në detin e veprës me titull: “مثنوي معنوي” “Methneuī’l-Me‘neuī” (Dyvargëshit Shpirtërorë) e mistikut, poetit, ṣūfistit dhe të urtit të madh Meulānā Xhelāluddīn Rūmīut dhe kemi disa programe që jemi duke përfituar nga sqarimet e mjeshtrit tonë të nderuar. Ne po hetojmë dyvargëshit e fillimit të fletores së parë të veprës me titull: “Methneuī” (Dyvargëshit) e Meulānës. Kjo vepër është një oqean në të cilin kemi hyrë dhe jemi duke përparuar brenda këtij oqeani të pafund me stilin e zhytjes së mjeshtrit tonë të nderuar. Ne po mundohemi që t’ua paraqisim dhe ju koralet dhe perlat e bukura që mjeshtri ynë ka nxjerrë nga ky oqean. Ne na kanë arritur mendimet tuaja dhe këshillimet tuaja lidhur me programin tonë nëpërmjet postës elektronike, për të cilat ne iu shprehim falenderimit tona ju të tërëve.

Po mjeshtër i nderuar, ne po bënim fjalë për veprën me titull: “Methneuī” (Dyvargëshit) e të nderuarit Meulānā. Me të vërtetë kjo vepër e të njohurit Meulānā është si një det që nuk ka fund. Ndjekësit tanë të nderuar kanë drejtuar disa pyetje, të cilët unë jam munduar t’i klasifikoj, sistemoj dhe nëse më lejoni unë dua që t’ua ngre këto pyetjet e ndjekësve tanë të nderuar.

Disa nga pyetjet që na kanë shtruar një mori ndjekësish të nderuar ishin dhe këto: “Vallë përse u krijuam?! Cili është qëllimi i krijimit?! Vallë a përparon me të vërtetë bota e krijimit në drejtimin e qëllimit të Krijuesit të saj?! Vallë si mund ta dimë se ne jemi duke përparuar në drejtimin e kërkesës së Tij?!”

Citojmë se do të ishte vendi i duhur nëse këtë çështje do ta hetonim në kreun me titull: “Detyra jonë ose përgjegjësia jonë në punën e krijimit sipas Meulānës”. Ai kumton kështu:

Ne në këtë korridorin e gjykatësit të ḳaderit (paracaktimit hyjnor),

Qëndrojmë për të parë çështjen e “elest” (a nuk jam) dhe “belā” (sigurisht).

Ai duke kumtuar kështu: “Ne në këtë korridorin e gjykatësit të paracaktimit hyjnor”, ai ka për qëllim të shpalosë botën ku jemi duke kaluar, jetuar. Allāhu i Lavdëruar bën të ditur në ājetin e mëposhtëm ḳurānor duke bërë me shenjë tek detyra dhe përgjegjësia jonë në këtë botë duke thënë: “وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِنْ بَنِي آدَمَ مِنْ ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ ۖ قَالُوا بَلَىٰ ۛ شَهِدْنَا ۛ أَنْ تَقُولُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَٰذَا غَافِلِينَ” “Ue idh ekhadhe Rabbuke min benī Ādeme min ḍḥuhūrihim dhurrijjetehum ue eshhedehum ‘alā enfusihim elestu biRabbikum ḳālū belā shehidnā en teḳūlū jeume’l-ḳijāmeti innā kunnā ‘an hadha gāfilīne”. (Përkujto kur mori, nxori Zoti yt nga bijtë e Ādemit nga kurrizi, shpina e pasardhësve të tyre dhe i bëri dëshmues të vetvetes (duke iu thënë): “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam se Ti je!” Të mos thoni në ditën e Ḳijāmetit: “Nuk ka dyshim se ne nga kjo (dëshmi) ishim të hutuar, jo të lajmëruar, të shkujdesur”). (Sūre E‘rāf, 172) Më pas ai cek hollësitë e ājetit të lartpërmendur ḳurānor, kështu që komentimin e tyre do ta dëgjojmë nga hirësia juaj. Më tej ai vijon kështu:

Ké belā goftīm u ‘ān ra z émtéḥān,

Fé‘l u ḳovl-é māshehūdest u bejān.

Ez çé der dehliz-é ḳāḍiten zedīm?!

Ne kémābeḥr-é guvahīāmedīm?!

Që kur thamë “belā” (po, dëshmuan se Ti je) dhe në atë provim,

Vepra jonë dhe fjala jonë është tregimi dhe lajmërimi i kësaj.

Përse jemi duke qëndruar në korridorin e gjykatësit?!

A nuk erdhëm për të qenë dëshmitarë?!

Mjeshtër Dīnānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Bëj të ditur se ashtu siç bëtë me shenjë dhe ju poezitë e të nderuarit Meulānā në këtë çështje janë komentimi i ājetit të sipërcituar ḳurānor: “أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ” “elestu biRabbikum” (a nuk jam Unë Zoti juaj?!) Mbase duke guxuar pakëz mund të shtrojmë këtë pretendim: “Mbarë poezitë e të urtit Meulānā janë mbështetur në rrëfimet e ḥadītheve ose në ājetet ḳurānore”.

Sqarojmë se me të vërtetë ky ājet është shumë i hollësishëm dhe mbresëlënës. Ju më kishit pyetur për shkakun e krijimit dhe për qëllimin e “elestu” (A nuk jam?!) I njohuri Meulānā këtu përdor thënien: “Korridori i gjykatësit”. Shikoni korridori është një vend kalimi dhe është i ngushtë. Kjo botë është një korridor, pra një vend kalimi dhe është e ngushtë. Shumë mirë por çfarë do të thotë fjala “gjykatës” këtu?! Themi se në këtë vend është përdorur thënia: “Korridori i gjykatësit të ḳaḍāsë (gjykimit)”.

Fjalët e këtushme janë përdorur të llogaritura. Vallë çfarë synon Meulānā me fjalën “ḳaḍā” (gjykim) teksa thotë: “Gjykatësi i ḳaḍāsë (gjykimit)” dhe përse ne jemi gjykatësit e asaj ḳaḍāje (gjykimi)?! Ne jemi gjykatësit e gjykimit; sepse qenia gjykatës kërkon gjykimin.

Në ājetin e mësipërm ḳurānor që lexuat qëparë bëhet fjalë për “elestu” (A nuk jam Unë?!), apo për “ditën e parë”. Ose bëjmë të ditur se Xhelāluddīn Devānī njëri nga të urtët tanë që nuk është shumë i njohur përdor thënien: “adresimi, krahasimi i parë” dhe “adresimin e parë” e cilëson si nënën e mbarë adresimeve. Kjo është një gjë shumë e çuditshme.

Ai nuk bën fjalë për “Khāliḳun” (Krijuesin) dhe “makhlūḳun” (të krijuarin), rishtas ai nuk bën fjalë për “‘il’letin” (pasojën) dhe “me‘lūlin” (të pësuarin), sërish ai nuk bën fjalë për “sebebin” (shkakun) dhe “musebbebin” (shkaktarin). Madje ai as nuk bën fjalë për “uāxhibin” (detyruesin, të domosdoshmin) dhe “mumkinin” (të mundurin). Megjithatë fjala vjen shumë të urtë të mëdhenj si Ibn Sīnā kanë bërë fjalë për “Khāliḳun” (Krijuesin) dhe “makhlūḳun” (të krijuarin), për “‘il’letin” (pasojën) dhe “me‘lūlin" (të pësuarin), për “sebebin” (shkakun) dhe “musebbebin” (shkaktarin) dhe për “uāxhibin” (detyruesin, të domosdoshmin) dhe “mumkinin” (të mundurin).

Kurse ai ka ardhur dhe ka bërë fjalë për “adresimin e parë”, që fatkeqësisht nuk ka patur shumë vetë që të bëjnë kujdes ndaj këtyre fjalëve të tij. Nënvizojmë se ai “adresimin e parë” e shikon si nënën e mbarë adresimeve. Në këtë pikë ndryshon stili i mendimit në një çast. Besimi është i njëjti besim por shprehja është e ndryshme.

Por çfarë është adresimi i parë, para së gjithash le ta sqarojmë këtë, kështu që do të kuptohet se ç’ditë është “dita e elestit” (a nuk jam Unë?!) Raporti i parë është ky: “Veta e të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar që nuk ka shkak dhe që nuk është i mundur konceptimi dhe perceptimi i Tij ka mbiemër. Edhe vetë mbiemri ka një raport. Mbiemri është i njëjti i vetës, ndërsa veprat janë pas mbiemrit. Shfaqja e mbiemrit, veprave dhe vetës burojnë nga vetë veta. E thënë ndryshe janë vetë veta. Mirëpo duke qenë se ai ka fituar një tekeththur (shumicë) në anën e dukshme, jashtme ajo shumicë krijon një raport me vetveten. Ky pra është raporti i parë i qenies.

Shikoni në botë ka përpjesëtime, raporte të plota. Për shembull unë dhe ju kemi raporte me njëri-tjetrin. Ne kemi një raport me këtë tryezë si dy njerëz të ndryshëm. Kjo tryezë ka një raport me këtë dhomë, ne kemi një raport, relatë me këtë kamer. Gjithashtu bëhet fjalë dhe për raportin tonë me ajrin, detin, drurin, gurin, murin, natyrën, pemën, oqeanin, shkëmbin, qiellin, tokën, ujin, vendin, etj.

Ne këto raporte, relata i shohim si gjëra shumë të vogla. Gjërat dhe sendet e qarta kanë një rëndësi të madhe në sytë tanë por raporti në mesin e sendeve të qarta është shumë i papërfillshëm, i përulur, i thjeshtë në sytë tanë. Por kur shohim mirë vëmë re se ndoshta nuk ka asgjë tjetër përveç raporteve. Po, miratojmë se sendet e qarta janë, por ka raport mes sendeve të qarta dhe nëse raportet nuk janë atëherë nuk ka asgjë.

Mendoni sikur nuk ka asnjë raport në botë për një çast. Vallë ç’mund të ketë në këtë gjendje?! Tregomëni një qenie të tillë që të mos ketë raport me asnjë qenie. Vallë a mund të më tregoni një qenie të tillë?! Kjo mund të jetë çdo lloj qenieje, tokësore, engjëllore, lëndore, shpirtërore, etj...

Larixhānī: Jo, nuk ka. Madje qoftë dhe vetë Allāhu ka një raport me veten.

Mjeshtër Dīnānī: Një qenie nuk mund të jetë kurrë pa raport. Po, themi se ashtu siç ka një raport në vetën e Allāhut ka një raport dhe në mbiemrat e Tij. Edhe mbiemrat e Tij janë të njëjtë me vetën e Tij, pra nuk ka largësi mes mbiemrave të Tij dhe vetës së Tij. Mbiemri është i njëjtë me vetën, por gjithashtu ka një raport në mes të vetës së të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar dhe mbiemrit të Tij. Kjo është arsyeja se Vërtetues Devānī e quan këtë “raporti i parë” ose “i pari i raportit”. Ndërsa kjo është nëna e mbarë raporteve në botën e qenies. Cilido raport që është në këtë botë ja pra ai është i biri i raportit të parë. Tani meqenëse e kuptuam raportin e parë, tanimë dalëngadalë mund të vijmë në “botën e elestit” (A nuk jam Unë).

Kur shprehim “‘ālemu’l-elesti” (bota e a nuk jam unë) shpalosim se ne e kemi prekur kuptimin e fjalës “‘ālem” dhe më parë. Tani nuk do të hyj shumë në imtësi. Pohojmë se në përgjithësi “‘ālem” (botë) u thuhet këtij rruzulli tokësor në të cilin gjendemi, jetojmë dhe qenieve të tjera që janë brenda tij. Mirëpo natyrshëm pyesim: “A janë këto botë apo a janë këto në botë?!”

Larixhānī: Këto janë në këtë botë.

Mjeshtër Dīnānī: Po, nënvizojmë se këto janë në botë. Shumë mirë por ku është vetë bota, që këtë ndodhin në këtë botë?! Vallë a është vetë bota një mjedis i zbrazur?! Jo, nuk ka një gjë të tillë si mjedisi i zbrazur. Atëherë çfarë është bota?! Përgjigjemi se bota nuk është një qenie në mesin e qenieve. Në përgjithësi bëhet një gabim i tillë dhe pandehet se dhe bota është një qenie në mesin e qënieve. Për shembull ky bar, det, dru, gur, mal, natyrën, pemë, oqean, shkëmb, shkretëtirë, qiell, tokë janë një qenie dhe gabimisht pandehet se dhe bota është një qenie në mesin e qënieve njëlloj si këto. Megjithatë nuk është kështu.

Bota është horizonti ynë i shikimit. Për këtë arsye qeniet e tjera nuk kanë botë. Qeniet e tjera kanë raport por nuk kanë botë. Shtojmë se bota i përket njeriut, pra njeriu ka botë. Sepse njeriu mund të largohet nga vetvetja dhe zotëron horizontin e shikimit, pra ai zotëron largpamësinë, perspektivën.

Tani le të vijmë në “botën e elestit” (a nuk jam unë) për të cilën folët... Këtu kam dëshirë që të lexoj poezinë e Ḥekīm Niḍḥāmīt që është një dijetar i vërtetë dhe ta sqaroj këtë çështje. Ḥekīm Niḍḥāmī rrëfen si më poshtë:

Der ‘ālem-é ‘ālem āferiden,

Behzīn ne tevān reḳem keshiden.

 

Mos krijo botë në këtë botë,

Nuk mund të ishte vizatuar një shifër, vend më e mirë se kjo.


Ajo që ka rëndësi për mua këtu është rreshti i parë. Sepse në rreshtin e dytë ai zbardh si vijon: “Nuk mund të krijohej një botë më e bukur, më e mirë se kjo botë të cilën e ka krijuar Allāhu; kjo është bota më e mirë”. Kjo është me të vërtetë kështu; kjo botë është bota më e mira. Shprehemi kështu sepse nëse do të kishte, Allāhu i Lavdëruar do ta kishte krijuar atë. Nëse do të mund të ishte krijuar një botë më e mirë dhe nëse Allāhu i Madhëruar nuk do ta kishte krijuar atë, atëherë ose Allāhu i Lartësuar ose do të ishte sjellë si dorështrënguar, ose nuk do të kishte mjaftuar fuqia për ta krijuar atë, dy hipoteza të cilat janë që të dyja të pamundura! Sepse Allāhu i Lavdëruar nuk është as dorështrënguar dhe as i pafuqishëm! Atëherë theksojmë se nuk do të mund të ishte krijuar një botë më e mirë se kjo botë, sepse nëse do të mund të ishte krijuar tekefundit do të ishte krijuar.

Larixhānī: Por Ḥāfiḍḥi thotë: “Duhet bërë një botë tjetër?!”

Mjeshtër Dīnānī: Ai thotë për botën e tij, ai do të ndryshojë horizontin e tij. Po rreshti i parë tek dyvargëshi i Niḍḥāmīt është i rëndësishëm. Atje thuhet: “Bota e botës së krijimit”. Pra vetë ky krijim kërkon një botë. Kjo është një fjali mjaft e çuditshme. Nëse bota e botës së krijimit është në një botë atëherë ne zotërojmë botën brenda botës brenda botës. Pra ne zotërojmë horizonte, ne zotërojmë horizonte që hapen e zgjerohen deri në pafundësi. Çdo botë e brendshme ka një horizont që hapet e zgjerohet.

Tani ju duke nxjerrë një botë nga ājeti që lexuat e  quajtët këtë  “‘ālemu’l-elesti” (bota e a nuk jam Unë”. Këtë emër pra emrin e “‘ālemu’l-elesti” (bota e a nuk jam Unë) ju e vutë nga vetë ājeti që lexuat. Allāhu i Madhëruar thotë: “أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ” “Elestu biRabbikum” pra “A nuk jam Unë Zoti juaj?!” Fjala “elestu” në ‘arabisht ka kuptimin: “A nuk jam Unë?!” dhe ju duke u nisur nga kjo i vutë emrin “‘ālemu’l-elesti” (bota e a nuk jam Unë) kësaj.

Kjo botë ku ne jetojmë në këtë çast është një korridor. Por ajo botë nuk ishte një korridor. Ai vend ishte në një qartësi jashtëzakonisht të gjërë dhe të pafund. Horizonti ishte jashtë mase i gjërë. Gjuha e atjeshme nuk ishte gjuha e fjalëve, tingullit dhe zërit, por ishte gjuha e qenies. Qenia ka gjuhë, fundja gjuha i përket qenies. Nëse qenia nuk do të ishte nuk do të ishte as gjuha, gjuha është shfaqja e qenies. Të diturit tanë dhe të urtët tanë kishin arritur në këtë pikë vite më parë; kurse filozofi i njohur gjerman Martin Heideggeri sapo ka filluar ta thotë.

Këtë zë ato e konceptuan me mbarë qeniet. Qenia e tyre ishin një vesh dhe këtë zë e dëgjuan nga prejardhja e të fshehtës me veshë: “أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ” “Elestu biRabbikum” (A nuk jam Unë Zoti juaj?!) Pra i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar na njofton duke na thënë: “Ju nuk jeni zot, ju jeni shfaqja ime, ju jeni dëshmia ime; ju nuk jeni Veta ime”.

Secili tha “بَلَىٰ” “belā” (po). Secili ishte atje, secili dhe çdo gjë ishin në përjetësi. Mirëpo në këtë botë dhe në këtë çast nuk ka gjithçka. Sepse ne jemi në korridor në këtë botë dhe në korridor kalohet me radhë. Vallë a mund të kalojnë të tërë në një çast në korridor?! Jo, secili duhet të kalojë një për një në korridor. Kjo botë është një korridor, kështu që duhet të kalojmë një për një e dy për dy. Gjithashtu dhe koha është e përshkallëzuar, çasti në të cilin ndodhemi nuk është mbarë e përhershmja dhe e përjetshmja; ne ndodhemi vetëm në një çast. Një çast shkon dhe një çast vjen dhe ne vazhdimisht nuk jetojmë më tepër se në një çast. Por në përjetësi mbarë çastet janë të tërë bashkë dhe nuk janë një çast pas një çasti tjetër. Sigurisht se mbarë çastet janë të tërë bashkë, pra nuk janë njëri pas tjetrit. Meqenëse kjo botë është një korridor edhe çastet janë të radhitur njëri pas tjetrit.

Kurse në të përhershmen dhe të përjetshmen çdo gje dhe çdo çast është në një vend. Mbarë njerëzit, që të tërë njerëzit e vendeve të shumëllojshme janë të pranishëm atje. Si pasojë e qenies së të tërë kohës bashkë atje edhe çdo gjë e të tëra kohërave është atje. Atëherë shikoni se sa i gjërë dhe i qartë është horizonti i asaj bote. Ja pra kjo është bota e elestit. Kjo është gjuha e gjendjes së qenies në atë botë. Gjuha e qenies është më e qartë se gjuha që ne flasim në këtë çast. Sepse gjuha jonë është fjala, fjalëza, tingulli, zëri dhe fryma; gjuha jonë përbëhet nga fjalët, fjalëzat, zërat dhe frymat.

Ndërsa gjuha e qenies është gjuha më e hapur, më e qartë. Çdo gjë e dëgjoi zërin: “أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ” “Elestu biRabbikum” (A nuk jam Unë Zoti juaj?!) me mbarë qenien e saj dhe që të tërë pohuan njëzëri me gjuhën e qenies: “بَلَىٰ” “belā” (po). Pra ato e rrëfyen me gjuhën e qenies. Më tej ato reshtën dhe erdhën për të kaluar në këtë botë që është një korridor. Ja pra këtu ata duhet të jipnin një gjykim.

Larixhānī: Mjeshtër këtu vjen në rend të ditës pyetja: “Cili është dallimi mes botës së përjetshme dhe botës së elestit?!”

Mjeshtër Dīnānī: Bota e elestit, është vetë e përhershmja. Duke qenë se fjala “elest” ceket në Ḳur’ānin Famëlartë dhe ne i kemi vëmë emrin “bota e elestit”. Pra bota e elestit është vetë e përhershmja. Pra kjo është një pyetje e përhershme. Tani ne duhet të japim një gjykim në këtë korridorin e kohës në çështjen e përgjigjjes së pyetjes së përhershme.

Larixhānī: Shumë mirë por a nuk mendoni se kjo pyetje ka mbetur pa përgjigje?!

Mjeshtër Dīnānī: Jo, pyetjes iu është dhënë përgjigje duke u thënë: “بَلَىٰ” “belā” (po).

Larixhānī: E di por në këtë botë poeti i njohur i yni ‘Umer Khajjāmi rrëfen kështu: “Të fshehtat e tua nuk i di as ti e as unë”.

Mjeshtër Dīnānī: ‘Umer Khajjāmi flet për të fshehtat, gjenden një mori të fshehtash që ne nuk mund t’i dimë. Të fshehtat dhe pyetja janë gjëra të ndryshme. Themi se pyetjes së përhershme iu është dhënë përgjigje duke u thënë: “بَلَىٰ” “belā” (po). Duke përdorur këtu thënien e Shejkh Bahāīt “Der rūz-é elest belā gofti / Emrūz be bester-é lā khofti” (Dje në ditën e elestit the “po” por sot fjete në shtratin e “jo”së!) Pra tani disa mund të jenë zhytur në gjumë. Ne atje thamë po dhe kjo po gjendet në natyrën e mbarë njerëzve. Të tërë e kanë pohuar, rrëfyer rubūbijetin (qenien Zot) të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar.

Unë nuk pandeh se mund të ketë një njeri me mend në kokë që mund të mohojë Allāhun e Lavdëruar. Ateistët Mohuesit mohojnë me gjuhë dhe tregohen kokëfortë. Pra secili ka një fillim; mirëpo secili nuk mund ta njohë atë. Ateistët gabohen në miṣdāḳ, se dhe ata e pranojnë një fillim. Tekefundit dhe ata e dinë se ka një fillim.

Ajo “po”ja është gjithmonë me ne, por ndonjëherë pjesa e sipërme e saj mund të jetë e mbuluar me një pluhur dhe ne mund të bëjmë gabime në misdakë. Kjo është ajo që i urti Meulānā thotë: “gjykatësi i gjykimit”. Pra ne duhet të japim gjykim tani në atë çështjen e gjykimit. Ne duhet të japim gjykimin e asaj çështjeje në këtë korridor.

Larixhānī: Shumë mirë mjeshtër ju falenderojmë shumë për sqarimet tuaja, por me lejen tuaj si fillim le të bëjmë një pushim të shkurtër dhe do të vazhdojmë pas tij...

***

Larixhānī: Shumë mirë mjeshtër, u kuptua se meqenëse kjo botë është një vend kalimi puna që ne duhet të bëjmë në këtë botë është vënia e ājetit ḳurānor: “أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ” “Elestu biRabbikum” (A nuk jam Unë Zoti juaj?!) në zbatim. Poeti Meulānā tregon kështu në dyvargëshin vijues:

Deri kur do të burgosesh në korridorin e gjykatësit,

O dëshmitar jep dëshminë tënde në mëngjes dhe shpëto.

Ty të thirrën këtu që ti,

Të mos tregohesh kokëfortë dhe të dëshmosh.

Mjeshtër Dīnānī: Mistiku Meulānā bën të qartë se teuḥīdi (njëjësia) është fiṭri (i natyrshëm). Fjala “pegāh” që kalon në dyvargëshin e parë që lexuat do të thotë mëngjes. Ky mëngjes në një kuptim është përjetësia dhe në një kuptim tjetër është dita e lindjes. Këto dy kuptime nuk kanë dallim, sepse dhe dita e lindjes është përfaqësuesja e përjetësisë. Fjala “pegāh” këtu ka kuptimin “i pari”.

Shikoni kur fëmija vjen në këtë botë, jetë ai kërkon gjirin e s’ëmës si nevojë e fiṭratit të teuḥīdit (natyrës së njëshmërisë). Fëmija i sapolindur do diçka, kërkon diçka. Pra ai nuk kërkon një dëshmi duke thënë: “unë duhet të pi, thith gjirin e time ëme”. Fillimi është shumë i rëndësishëm. Çdo qenie ka një fillim dhe ajo qenie do të dijë fillimin e saj. Kjo është një gjë e rrënjosur në krijimin e njeriut. Mirëpo më vonë vijnë dëshirat kalimtare, kërkesat epshore, joshëse, mishtore të përkohshme të cilat ngadalë-ngadalë zënë vendin e asaj kërkesës kryesore, thelbësore, themelore.

Ose njeriu krijon armiqësi ndaj një gjëje. Shumica dërrmuese e ateistëve në Perëndim iu janë kundërvënë më shumë kishës dhe autoritetit kishtar se sa Allāhut të Lavdëruar. Ata tregohen kokëfortë si pasojë e hidhërimit të tyre ndaj kishës dhe më pas i drejtohen ateizmit ose mohimit të Zotit. Nëse ato hidhërime nuk do të ishin si pasojë e disa qëndrimeve themi se natyra e njeriut është e drejtuar në kthimin e thelbit.

Ṣūfisti  Meulānā tregon formën, mënyrën, stilin e kthimit tek Aṣli (Thelbi) në mbarë veprën e tij me titull: “Methneuī” (Dyvargëshit) dhe madje dhe në veprën e tij me titull: “Dīuānu’sh-Shemsi” (Dīuāni i Shemsit). Ne kishim bërë fjalë për dyvargëshit e parë të veprës me titull: “Methneuī” (Dyvargëshit). Ai e ftonte njeriun të kthehej tek aṣli (thelbi) i tij.

Për shembull:

Çdo njeri që është larg thelbit të tij,

Le të kërkojë e të gjejë ditën e takimit të tij.

Kështu që fjala “pegāh” që preket në poezinë e mësipërme që lexuat pak më parë do të thotë mëngjes, ditëlindje ose mëngjesi i përhershëm. Njeriu do të kthehet në atë mëngjes mirëpo disa ndotje, njolla dhe nxirje ia mbyllin njeriut shtegun për t’u kthyer tek thelbi i tij. Njeriu duhet të orvatet të pastrohet nga këto ndotje njolla që i kanë rrethuar zemrën.

Në këtë pikë duhet meditim i thellë, gjykim i shëndoshë dhe drejtësi e pastër. Si fillim duhet drejtësi që njeriu të mos hidhërohet me vetveten. Njeriu duhet të mos hidhërohet me vetveten dhe të mos tregohet kokëfortë me vetveten. Pra me meditimin e thellë dhe drejtësinë e pastër mund të kthehet në “pegāh” (mëngjesin e parë).

Çdo vepër adhurimi është një treguese e besimit; besimi është tregues i urtësisë dhe urtësia është “pegāhu” (mëngjesi i përhershëm). Nëse nuk ka ndonjë besim pas veprës për shembull nëse njeriu fal namazin dhe mban agjërimin por nuk ka besim, nuk ka urtësi atëherë kjo nuk ka asnjë lloj ndikimi. Namazi i tij është thjesht dhe vetëm një mundim i përbërë nga drejtimi dhe përkulja e trupit. Vepra është treguese e besimit; besimi është tregues i urtësisë dhe urtësia është kthim në thelb.

Meulānā thotë se kjo është një treguese e besimit. Nëse nuk ke treguesen e besimit ose nëse tregon diçka tjetër përveç saj atëherë Allāhu na ruajttë nga kjo. Allāhu i Madhëruar na ruajttë nga nga tregimi i diçkaje tjetër përveç veprave tona. E thënë ndryshe vepra është shfaqja e mendimit. Mendimi shfaqet në sjelljet e njeriut. Si e shfaq njeriu mendimin e tij?! Ai e shfaq atë ose me fjalët e tij ose me sjellen e tij. Si rrjedhojë theksojmë se vepra është shfaqja e mendimit.

Shikoni një sërë besimesh fetare kanë pësuar ndryshimin e ngjyrës thelbësore më vonë. Ashtu siç kam bërë të ditur me dhjetra herë më parë them se thelbi i Budizmit, Hinduizmit ishte teuḥīdi (njëjësia); por më pas ai shkoj drejt adhurimit të idhujve, statujave dhe dyjëzimit. Gjithashtu të njëjtën gjë pësuan dhe Çifutëria dhe Krishterimi, pra besimtarët e tyre hoqën dhe shtuan disa gjëra. Unë nuk them se kjo gjë nuk ndodhi dhe në Islām, sepse disa fjalime dhe thënie të disa degëve, doktrinave dhe sekteve muslimane nuk përputhen me besimin e pastër islām.

Larixhānī: Meulānā prek një pikë të hollë dhe në këtë dyvargësh:

O dëshmitar, përderisa nuk do të japësh këtë dëshmi,

Si do të shpëtosh ti nga ky korridor?!

Mjeshtër Dīnānī: Ai mbështetet në një pikë të rëndësishme këtu. Ai thotë se në atë vend kishe thënë “بَلَىٰ” “belā” (po); por kishe thënë “بَلَىٰ” “belā” (po) me gjuhën e qenies; pra kjo fjalë nuk ishte thënë me gjuhë. Tani duhet ta japësh këtë dëshmi me gjuhë. Pra ti je shfaqja e asaj të vërtete. Ti nuk duhet të biesh ndesh me thelbin tënd, ti je ai dhe duhet të jesh ai.

Mos e ndrysho vetveten, mos bëj dredhi, hile, mashtrime dhe jepe këtu dëshminë edhe këtu ashtu siç e ke dhënë atje. Shfaqja e dëshmisë bëhet hem me fjalë dhe hem me sjellje.

Larixhānī: Ky ishte një sqarim shumë i bukur. Meulānā vijon kështu:

Kjo është koha e punës, bëje dhe mbaroje punën,

Mos e zgjat më punën e shkurtër.

Qoftë në njëqind vite qoftë në një çast,

Lëre këtë porosi dhe shpëto.

Mjeshtër Dīnānī: Pra kjo fjali nënkupton mos e vono vetveten, mos e zvarrit vetveten në fatkeqësi, humbje, tragjedi, mos humb kohë dhe vlerësoje rastin që ke. Kjo fjali përmban pothuajse të njëjtin kuptim me këtë ḥadīth të përcjellur nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.): “Innā li’l-lāhi fi ejjāmi dehrikum nefekhāt; elā feta’ reddu lehā”. (Nuk ka dyshim se tek Allāhu ditët e kohës suaj janë frymë; a nuk ka djalë që ta kthejë në të?)

Gjatë tërë jetës suaj dalin çaste, raste, sekonda. Në këto raste ju duhet të zotëroni “tenebbuhun” pra duhet të jeni të mençur, të zgjuar, mos e humbni atë rast i cili do t’iu drejtojë drejt të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar. Themi se do të dalin shumë çaste, raste, sekonda përpara njeriut, të cilat kanë vlerën e arit. Nëse ne nuk do t’i humbim ato çaste, raste atëherë nuk do ta kemi zgjatur kohën.

Larixhānī: Hekim Mullah Hādī Sebzeuārī ka një thënie shumë interesante lidhur me konceptet shehādet (dëshmi) dhe shehid (dëshmitar, dëshmor). Me të vërtetë atij nuk i thonë ḥekīm kot së koti. Ai përkufizon si më poshtë: “Shehidi (dëshmitari) është ai njeri që shijon (dëshmon) shijen e urtësisë nga ena e shfaqjes së të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar. I pari që e ka shijuar këtë është vetë i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar”.

Mjeshtër Dīnānī: Natyrisht shprehja e shehidit (dëshmitarit) si “shehdi” (shija) i shehādetit (dëshmisë) është arti i Mullah Hādī Sebzeuārīt. Mirëpo fjala “shehid” ka kuptimin e mushāhedesë (dëshmisë, shikimit të ndërsjellë) pra shikimit në këndvështrimin e fjalorit. Thënia e shehādetit (dëshmisë) se ka kuptimin e shijes është një çështje tjetër që bart elegancë. Por shehādeti do të thotë shikim dhe shehidi do të thotë njeriu që shikon, shikuesi. Dëshmuesi i parë dhe njëjësuesi i parë është vetë Allāhu. Muḥjiddin Ibn ‘Arabiu kumton kështu: “Asnjë muuaḥḥid (njëjësues) në qenie, nuk mund të jetë si vetë Allāhu”. Pra askush nuk mund ta njohë Allāhun sa Allāhu njeh vetveten.

Vetë Allāhu e njeh vetveten ashtu siç duhet ta njohë. Atëherë përsërisim se muuaḥḥidi (njëjësuesi) i parë është vetë i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar. Kështu që shtojmë se të dërguarit (p.m.t.) arrijnë në njëjësim me dritën e njëjësisë së Tij dhe e çojnë, përcjellin njëjësinë dhe njerëzve të tjerë. Po, pohojmë se Allāhu është “shehādeti” (dëshmia, shikimi) i parë, “shehidi” (dëshmuesi, shikuesi) i parë, “shāhidi” (dëshmitari, shikuesi) i parë dhe “meshhūdi” (i dëshmuari, i shikuari) i parë. Allāhu i Lartësuar ia pasqyron të dërguarve, lajmëtarëve dhe kujdestarëve të Tij dritën e dëshmisë së vetës së vetvetes.

“هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ” “Huue’ll-llāhu el’ledhī lā ilehe il’lā huue el’meliku’l-ḳuddūsu’s-selāmu’l-mu’minu’l-muhejminu’l-‘azīzu’l-xhebbāru’l-mutekebbiru subḥāne’ll-llāhi ‘ammā jushrikūne”. (Ai është Allāhu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, melik (mbreti), ḳuddūs (i shenjti), selām (paqedhënësi, shpëtimtari), mu’min (besimtari, siguruesi), muhejmin (mbikqyrësi, mbizotëruesi), ‘azīz (i plotfuqishmi), xhebbār (i gjithëfuqishmi), mutekebbir (i madhërishmi). I lartësuar është Allāhu nga çfarë i shoqërojnë!) (Sūre Ḥashr, 23)

Unë numërova mbiemrat e këtij ājeti. Allāhu i Lavdëruar pas përemrit vetor “هُوَ” “Huue” (Ai) që është vendi i vetës numëron tetë mbiemra vetorë. Katër nga këta mbiemra janë xhemāl (të bukur) dhe katër mbiemrat e tjerë janë xhelāl (të fuqishëm).

Allāhu i Madhëruar numëron mbiemrat xhemāl (të bukur) që janë melik, ḳuddūs, selām dhe mu’min pas thënies “هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ” “Huue’ll-llāhu el’ledhī lā ilehe il’lā huue” (Ai është Allāhu që nuk ka zot tjetër përveç Tij) në ājetin e lartpërmendur ḳurānor. Melik do të thotë drejtues, mbretërues, sundues, ḳuddūs do të thotë i shenjtë, selām do të thotë paqedhënës, shpëtimtar dhe mu’min do të thotë besimtar, sigurues. Këta janë mbiemrat xhemāl (të bukur). Pas renditjes së tyre Allāhu i Lartësuar numëron mbiemrat xhelāl (të fuqishëm, zemërues) të cilët janë: muhejmin do të thotë mbikqyrës, mbizotërues, ‘azīz do të thotë i plotfuqishëm), xhebbār do të thotë i gjithëfuqishëm dhe mutekebbir do të thotë i madhërishëm. Muhejmin do të thotë hejmene dhe hejmene do të thotë ḳahhārijet (asgjësim, shkatërrim, zhdukje). Fjala ‘azīz do të thotë ‘izzet (krenari, nder) dhe ‘aḍḥamet (madhështi). Xhebbār do të thotë mjaftimi i fuqisë për gjithçka dhe mutekebbir do të thotë madhështi.

Pra pas përemrit vetor “هُوَ” “Huue” (Ai) është bërë një ndarje e drejtë me nga katër mbiemra: “katër nga të cilët janë mbiemra “xhemāli” (të bukur) dhe katër të tjerët janë mbiemrat e “xhelālit” (fuqisë, zemërimit). Sa i mahnitshmën është ky ājet pikërisht si të tërë ājetet e tjera.

Larixhānī: Edhe Meulānā thur këto vargje:

Lëvizja jonë dëshmon për ty në çdo çast,

Që dëshmia është për Allāhun dhū’l-xhelāl.

Pra dëshmia nuk bëhet vetëm me gjuhë, por dëshmia bëhet dhe me lëvizje.

Mjeshtër Dīnānī: Natyrisht patjetër... Shumë mirë përsërisim se çdo lëvizje është dëshmi, nëse më lejoni dua ta sqaroj këtë pjesë. Çdo lëvizje jona, madje çdo hapje dhe mbyllje e syrit tonë është një lëvizje. Shikimi i syrit tonë djathtas-majtas, një lëvizje e dorës sonë është një lëvizje, madje dhe një rrahje e pulsit tonë është një lëvizje. Shumë mirë por përse?!

Sepse kjo lëvizje nuk ndodh vetvetiu, pra njeriu nuk është një gjë që është e qëndrueshme, e përhershme me vetën e tij. Po, themi se është e vërtetë se zemra jonë rreh vetë, por vallë a mund të rrahë zemra jonë në hapësirë, zbrazëti?! Syri ynë hapet dhe mbyllet, por a ndodh kjo dukuri pa ndonjë qëllim të caktuar?! Jo, ka një gjë pas kësaj dukurie, e cila ndonjëherë është e ndërgjegjshme dhe ndonjëherë është e pandërgjegjshme.

Po, pohojmë se disa lëvizjet tona janë të ndërgjegjshme dhe disa lëvizjet tona janë të pandërgjegjshme. Ne i dëshirojmë, duam lëvizjet tona të ndërgjegjshme. Por përse i dëshiroj, dua?! Unë di vetëm atë që dua vetë, por përse nuk di atë që dua?! Nëse unë dua një gjë unë e ndjej këtë, por përse nuk e di që e ndjej?!

Qenia ime dhe mosqenia ime këtu ishte e mundur. Madje dhe mosqenia ime është e mundur; pikërisht ashtu si gjërat e tjera që nuk janë. Atëherë nënvizojmë se nëse qenia ime është brenda mundësisë dhe nëse jam në këtë çast; pavarësisht mundësisë së mobërjes së asaj apo kësaj lëvizjes sime, fakti që unë e kam bëtë këtë nënkupton se ka një shkak pas saj.

Shkaku pas bërjes sime të asaj lëvizjeje, madje pas qenies sime është pra ajo dëshmi. Pra unë dëshmoj se kjo lëvizje është e lidhur me një lëvizës. Lëvizja kërkon lëvizësin, ose vënësin në lëvizje. Vallë a mund të ketë një lëvizje pa një lëvizës?!

Larixhānī: Atëherë mund të arrijmë në këtë përfundim: “Gjithçka që është në botën e krijimit është një dëshmi e krijimit”.

Mjeshtër Dīnānī: Po, çdo lëvizje e “أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ” “elestu biRabbikum” (A nuk jam Unë Zoti juaj?!) do të thotë بَلَىٰ “belā” (po). Çdo lëvizje në këtë botë me gjuhën e lëvizjes dëshmon për Të.

Larixhānī: Ju falenderojmë shumë mjeshtër, ky ishte një sqarim shumë i bukur. Shpresojmë se pyetjet tona kanë marrë përgjigje, por për fat të keq dhe koha e programit tonë mbaroi. Në programin vijues ne do të sjellim pyetjet e një numri të lartë të ndjekësve tanë të nderuar në rend të ditës. Mjeshtër meqenëse ndjekësit tanë të nderuar kanë shtruar kaq shumë pyetje lidhur me veprën me titull: “Methneuīu” (Dyvargëshit), kjo do të thotë se në shtëpinë e të tërëve ka nga një “Methneuī” (Dyvargëshit) dhe pyetjet e tyre kanë të bëjnë pak a shumë me këtë vepër. Zotërimi i një të shkuare me rrënjë kaq të thella i popullit tonë në çështjen e diturisë, njohurisë, urtësisë është me të vërtetë një gjë shumë e bukur.

Mjeshtër Dīnānī: Vepra me titull: “Methneuī” (Dyvargëshit) gjendet në një numër të madh shtëpish, vendesh por jo aq sa vepra me titull: “Dīuān” (Dīuāni, Koleksioni) i Ḥāfiḍḥ Dīuānit, e cila ndodhet në shtëpinë e secilit nga ne.

Larixhānī: Nëse do Allāhu ne do të cekim dhe atë, Shejkh ‘Aṭṭārin dhe Senāīun.

Të fshehtat e të përhershmes nuk e di as ti e as unë,

Këtë fjali gjëegjëzë nuk e thua as ti e as unë.

Pas perdes ti dhe unë kemi bisedën tonë,

Kur bie perdeja nuk mbetesh as ti as unë!

Larixhānī: Shumë bukur mjeshtër. Ky ishte një fjalim shumë i bukur por për fat të keq dhe koha e programit tonë mbaroi. Urojmë që ndjekësit tanë të dashur të kenë mbetur të kënaqur, të cilët ne i falenderojmë. Me dëshirën dhe shpresën se do të takohemi në një tjetër program, iu themi mirëmbetshi së bashku me mjeshtrin tonë të nderuar.



Burimi : Medya Şafak