Ibrahimi Dinani: Mësimet e Farabiut: Natyra dhe Problematika e Historisë (Shpirti dhe Trupi) (Pjesa e Dymbëdhjetë)

nga Ibrahimi Dinani | Publikuar në Shk. 29, 2024, 1:17 a.m.

Ne jemi njerëz që nefsin (shpirtin) dhe konceptet i pranojmë si muxherred (abstrakte). Muxherredi (abstraktja) është gjëja që është përtej kohës dhe vendit. Kur ju ktheheni në ngjarjet që kanë ndodhur në histori pas, ju nuk do të jeni kthyer në kohë pas. Ajo që kthehet në histori pas është vetëm mendja. Nëse një njeri nuk është ‘āḳil (mendues, i zoti i mendjes), vallë a mund ta konceptojë, kuptojë se koha është e shkuar?! Gjëja e vetme e cila mund ta kuptojë të shkuarën është mendimi.

Natyra Dhe Problematika E Historisë (Shpirti Dhe Trupi)

Ismā‘īl Menṣūrī Larixhānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetje shikues të dashur, ndjekës të çmuar dhe ndjekës të përhershëm të programit tonë me titull: “Me‘rifet” (Urtësia), me urimin e selāmit (paqes). Ne iu shprehim falenderimet tona nga zemra për dashurinë, interesimin, ndjekjen me udhë të ndryshme të programit tonë dhe në veçanti të krijimit të kontaktit me ne.

Ashtu siç e kujtoni ne kemi disa mësime të mira, që po shëtisim në kopështin plot me trëndafila të mendimeve të çiltra, dëlira dhe të larta të ḥakīm Fārābīut. Ky i urtë madhështor, kishte treguar një mund jashtëzakonisht të madh që kishte të bënte me zgjidhjen e çështjeve të filozofisë dhe urtësisë së atyre ditëve. Ashtu siç e dini ne po flisnim për du‘ānë (lutjen) filozofike të ḥakīmit të madh Fārābīut dhe po përfitonim nga interpretimet, komentimet, sqarimet e mençura, të urta dhe të zgjuara të mjeshtrit tonë të nderuar hirësisë së tij që thyejnë, zbërthejnë, zgjidhin të fshehtat, kodet e filozofit tonë.

Mjeshtër i nderuar, ne jemi të sigurtë se sqarimi në formën e një duā‘je (lutjeje) të çështjeve të mençurisë, urtësisë, zgjuarsisë dhe madje etike, morale të filozofit tonë të njohur Fārābīut, ka tërhequr vëmendjen e një morie njerëzish. Ai jo vetëm që ka zbuluar aftësinë e duā‘së (lutjes), por me të vërtetë ka shtuar një pasuri dhe risi të larmishme në letërsinë e duā‘së (lutjes), që kur kemi përmbledhjen e duā‘së (lutjes) parasysh që na ka arritur deri në duart tona sot, mund të shpalosim me bindje të plotë se nuk kam hasur askund në diçka të tillë më parë. Nëse më lejoni unë dua të lexoj dhe një fragment nga kjo duā‘ (lutje); në këtë mënyrë ne do të kemi shikuar se sa pika të thella janë fshehur brenda fragmentit përkatës:

“O Allāhu im, bëmë një shkak për prerjen time të lidhjeve (varësive) të mia të përbuzura, poshtëruara mes trupave të sidheut dhe brengave që kanë të bëjnë me qenien me mua, në kifājjetin (mjaftueshmërinë) që do të më japësh. Bëmë urtësinë që të jetë mjet, shkak për qenien time bashkë me botërat hyjnore dhe me shpirtrat e lartë”.

Mjeshtër Dīnānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Ne e fillojmë mësimin e kësaj mbrëmjeje, duke miratuar se është pikërisht ashtu siç bëtë të ditur dhe ju, duke pohuar se me të vërtetë ju zgjodhët një fragment madhështor të kësaj lutjeje. Para së gjithash dua të bëj të ditur se sa punë me kuptim që po bëni. Ju hem me rastin e këtyre ditëve të bekuara që jemi dhe hem duke marrë ndjekësit tanë të nderuar që janë gjithmonë besimtarë parasysh, citojmë se zgjodhët pikërisht risālen (dorëshkrimin) e vockël të lutjeve të tij, në gjirin e mbarë veprave të  ḥakīm Ebū Naṣr Fārābīut. Kështu që dhe unë kam hartuar, përpiluar në të kaluarën këtë libër që gjendet në duart tuaja në këtë çast.

Lārīxhānī: Po, ju e keni shkruar në këtë kontekst veprën tuaj me titull: “Përgjërimi i Filozofit”.

Mjeshtër Dīnānī: Po, ashtu siç e kam përcaktuar me dhjetra herë më parë, thëniet që ceken në lutje duhet të merren nga Ḳur’āni Famëlartë, sunneti i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe, ose nga eimmetu’l-me‘ṣūmeti (imāmët e pafajshëm) (p.m.t.). Kjo gjendje emërtohet si teuḳīfī (emra, cilësi, mbiemra dhe veçori që vetë Allāhu i Lartësuar na i ka lejuar që t’i përdorim kur bëjmë du‘ā, lutje për Të: Media e Lirë) në terminologji. Fjalëzat në adhurim dhe lutje duhet të jenë pra teuḳīfī (emra, cilësi, mbiemra dhe veçori që vetë Allāhu i Lartësuar na i ka lejuar që t’i përdorim kur bëjmë du‘ā, lutje për Të: Media e Lirë). Megjithatë Fārābīu është lutur me gjuhën e filozofisë këtu dhe teksa e ka bërë këtë ai ka pasqyruar dhe shpalosur dhe një bukuri të tij. Gjithashtu në fragmentin që ju lexuat pakëz më parë, ai kërkon nga Zoti i tij që t’i dhurojë kifājjetin (mjaftueshmërinë) e cila do ta mbrojë nga lidhjet, varësitë (elementet lëndorë) të sibaltës, sidheut, pra të kësaj bote.

Kurse në fjalinë pasardhëse të tij, ai kërkon nga Allāhu i Lartësuar që të mos përlyhet, përfshihet nga brengat keunī (qenësore, të qenësishme) të nefsu’n-nāṭiḳit (shpirtit folës) që është një dhurim për të. Po, kjo është një lutje. Si përfundim nëse ai do të kërkojë diçka nga Allāhu i Lavdëruar, kjo patjetër që do të jetë diçka shumë e rëndësishme. Ndërsa tani le të mundohemi që të hedhim dritë, sqarojmë, zbërthejmë këto fjalitë e tij që të bëjmë të qartë se ai me të vërtetë ka kërkuar gjëra që janë të vështira për t’u çuar në vend. Fārābīu do të shpëtojë nga lidhjet, varësitë nga gjërat sibalta, sidheu me kuptimin e plotë të fjalës - që ne fundja jetojmë në tokë (në rruzullin tokësor, në ‘ālemu’l-maddeti (botën lëndore)) - dhe do të lirohet nga brengat e kësaj bote dhe qenësore - udha e vetme e së cilës është ḥikmeti (urtësia). Kjo lutje na tregon se ḥikmeti (urtësia) është udha e shpëtimit nga brengat, hidhërimet dhe shqetësimet e kësaj bote - që dhe ai këtë kërkon nga Allāhu i Lartësuar.

Për sa kohë që një njeri nuk është ḥakīm (i urtë, nuk është brumosur me ḥikmet (urtësi) - atëherë ky i fundit nuk do të mund të shpëtojë nga robëria kohore, vendore dhe prangat qenësore të sidheut. Duke përdorur thënien e tij mbarë këto lidhje qenësore dhe sidheu dhe brengat e lidhura me këto mblidhen në kohë dhe vend. Pra thelbi i çështjes është ky: “Lidhjet e lindura nga dy burgje të quajtura kohë dhe vend, që ne jetojmë në kohë dhe vend; mirëpo këto të dyja mund të jenë si një burg si përfundim, ashtu dhe një derë që do të hapet në shpëtim...” Koha dhe vendi janë një burg në njëfarë kuptimi për dikë. Çfarë është burgu?! Pamundësia e shikimit përtej kohës dhe vendit (sepse muret e tij janë të larta dhe dera e tij është e kyçur); kush janë ata të cilët nuk mund të shikojnë përtej kohës dhe vendit?! Këta njerëz qofshin apo mos qofshin dijetarë, janë të tërë njerëzit që nuk janë të urtë; nëse këta njerëz janë robër të kësaj bote, atëherë ata nuk mund të shikojnë përtej kohës dhe vendit...

Ai do të shpëtojë me urtësi nga brenga dhe hidhërimi. Ai dëshiron që t’i çelë me anë të urtësisë këto dyert e kyçura të kohës dhe vendit, ose dëshiron të lartësohet në lartësi me shkallën e urtësisë nga muret e këtyre të dyjave. Qartësojmë se në mangësi të shkallës së urtësisë nuk është e mundur mundësia e lartësimit, ngritjes mbi këta mure. Nga këtu mund të lartësohet, ngrihet vetëm me shkallën e njohurisë dhe urtësisë shkallë-shkallë dhe mund të fundoset, zhytet në një ecuri, rrjedhë përtej kohës dhe vendit mbi këta mure të quajtura “zamān” (kohë) dhe “mekān” (vend). Ja pra Fārābīu dëshiron këto nga Allāhu i Madhëruar. Kjo dëshirë nuk është aspak një dëshirë e vogël. Nëse njeriu nuk i kacavjerr, ngjit me shkallën e urtësisë muret e larta të kohës dhe vendit, atëherë ai kalbet në këtë burg deri në pafundësi, madje ai jo vetëm që kalbet; por jeton dhe me brengat, hidhërimet dhe mundet e kohës dhe vendit. Fundja hem koha dhe hem vendi kanë brenga dhe munde...

Ja pra njeriu është i detyruar që të shpëtojë nga këto, si dhe udha e këtij shpëtimi nga këto nuk është një lëvizje anësore, drejtimore dhe vendore. Shkurtimisht edhe nëse shkoni, vraponi me shpejtësinë e dritës edhe sikur hipni në një avion luftarak hipersonik, ju nuk mund të dilni jashtë kohës dhe vendit. Sado të përparoni përparoni, rishtas do të vazhdoni të mbeteni brenda kohës. Vallë deri ku dhe me cilën shpejtësi duhet të përparoni me qëllim që të mund të dilni jashtë kohës?! Nëse doni shkoni me shpejtësinë e dritës, por përsëri do ta shikoni se nuk mund të dilni jashtë kohës. Përderisa nuk dilni jashtë kohës, ju nuk mund dilni as jashtë vendit. Vallë a është e mundur dalja jashtë kohës dhe mosdalja jashtë vendit?! Jo. Për sa kohë që është koha është dhe vendi. Sërish kthehemi tek e kundërta e kësaj, vallë a është e mundur që të dalim jashtë vendit, por në të njëjtën kohë të vazhdojmë që të qëndrojmë në kohë?! Jo, sigurisht që jo.

Përderisa është koha do të jetë dhe vendi dhe përderisa vendi është do të jetë dhe koha. Me cilën shpejtësi duhet të shkoni me synim që të mund të dilni jashtë kohës dhe vendit?! Nuk ka nevojë të shkoni me asnjë lloj shpejtësie. Udha e vetme e kësaj është lartësimi shkallë-shkallë me shkallën e urtësisë. Kur të jeni një ḥakīmu’l-kāmili (i urtë i përkryer, plotë) - si fillim sqarojmë se Ḥakīmu’l-Muṭlaḳi (i Urti Absolut) është Allāhu i Lavdëruar; kurse urtësia e të urtëve të tjerë është e pjesëtueshme, pjesshme, racionale; vallë a është Allāhu i Madhëruar që është i Urti Absolut i kushtëzuar në kohë dhe vend?! Vallë a është Ai në kohë dhe vend?! Jo, kurrë. Përkundrazi Ai ka përfshirë, rrethuar kohën dhe vendin (Ai është muḥīṭi (përfshirësi, rrethuesi) i kohës dhe vendit) - pikërisht si në këtë lutjen që ka bërë filozofi ynë Fārābīu, ju mund të shpëtoni me urtësi nga kushti, kushtëzimi i kohës dhe vendit. Fārābīu këtu ka sjellë një çështje shumë të bukur në rend të ditës.

Nëse më lejoni unë dua të hedh dritë mbi thëniet e tij: Shikoni koha dhe vendi është një vërtetësi e pranishme. Koha dhe vendi janë të vlefshme për çdo qenie në këtë botë. Duke nisur që nga miza deri tek elefanti dhe nga elefanti deri tek njeriu mbarë qeniet janë në kohë dhe vend. Vallë a është qenia jonë në kohë dhe në vend si shkak i qenies sonë trup, apo si shkak i qenies sonë njeri?! Si pasojë e qenies sonë trup... Nëse nuk do të ishim trup, vallë a do të kishim mundësi të ishim në vend?! Një njeri që nuk ka trup, nuk ka nevojë që të jetë domosdoshmërisht në një vend... Ne jemi në kohë dhe vend duke qenë se jemi trup. Vallë a jemi në kohë sepse jemi muteḥarrikë (lëvizës), apo sepse jemi njerëz?! Sepse jemi muteḥarrikë (lëvizës)... Përkufizojmë duke thënë se ne jemi në vend sepse jemi trup dhe jemi në kohë sepse jemi në muteḥarrikë (lëvizës). Nëse ne nuk do të kishim veçoritë tona si qenia trup dhe lëvizja, vallë a do të mund të ishim në kohë dhe vend?! Jo.

Fjala vjen një njeri i mençur në botën e mendjes, nuk është në kohë dhe vend. Vallë a është një meuxhūd (e pranishme) që ka trup dhe lëvizje në kohë dhe vend?! Po. Shumë mirë, po ūxhūdi (qenia) a është ashtu?! Jo. Ūxhūdi (qenia) nuk është në kohë dhe vend. Vetë koha dhe vendi janë meuxhūdë (të pranishëm). Vallë a është ūxhūdi (qenia) në kohë dhe vend, apo është një meuxhūd (e pranishme) që ka trup?! Ajo është një meuxhūd (e pranishme) që ka trup... Një trup muteharrik (lëvizës) është meuxhūd (i pranishëm), ai është në kohë meqenëse është muteharrik (lëvizës) dhe është në vend meqenëse është trup. Mirëpo kur vijmë tek ūxhūdi (qenia)... Allāhu i Lartësuar është hem ūxhūd (qenie) dhe hem meuxhūd (i pranishëm)... Shumë mirë, por a është Ai në kohë dhe vend?! Jo. Atëherë përmbledhim se ūxhūdi (qenia) nuk ka nevojë të jetë në kohë dhe vend. Të tëra qeniet në këtë botë hem kanë trup dhe hem janë lëvizëse...

Si rrjedhojë ato janë hem në kohë dhe hem në vend. Unë dua të hap disa kllapa, thonjëza të tjera këtu: “Çdo qenie që jeton në këtë botë - që si ju dhe unë jemi të përfshirë në të - zënë në dy klasa vend dhe jetojnë”. Njëra nga këto klasa është natyra dhe tjetra është historia. Nëse më lejoni unë dua t’i sqaroj pakëz këto çështje. Sepse Fārābīu nuk i ka sqaruar këto, thjesht dhe vetëm është lutur. Krahas kësaj ato që do të them pas pak, patjetër që ishin të pranishme në mendjen e tij. Cili është dallimi, ndryshimi mes natyrës dhe historisë?! Ne nuk jemi as jashtë natyrës dhe as jashtë historisë... Ne jemi si brenda natyrës ashtu dhe historisë. Shumë mirë, por çfarë lidhje ka në gjirin e natyrës dhe historisë?! Shtojmë se është e vërtetë se këto janë çështje filozofike. Megjithatë lejoni që dhe ndjekësit tanë të nderuar të mund të kenë dituri, njohuri mbi këto çështje... Ne jemi robër në natyrë dhe histori.

Nëse do t’i krahasojmë këto të dyja me njëra-tjetrën, vallë çfarë lloj lidhjeje është e pranishme në mesin e këtyre?! Vallë a është natyra në histori, ose historia është në natyrë?! Mendoj se drejtimi im i pyetjes në këtë mënyrë është më i duhur. Jap përgjigje se nuk mund të thuhet në mënyrë të prerë as se natyra është brenda historisë dhe as se historia është brenda natyrës... Mirëpo që të dyja janë bashkë. Kudo është natyra aty është dhe historia dhe kudo ku është historia aty është dhe natyra. Unë nuk kam për qëllim që të vijoj më tepër këtë çështje; vetëm se dua të arrij një përfundim nga këtu: “Ne që jetojmë në natyrë, a jemi vetë të zënë me natyrën vetë, apo me gjërat që u përkasin natyrës (tabi‘ījjātit - natyrore)?!” Pandeh se më shumë me gjërat të cilat u përkasin natyrës (natyrore)... Sepse këdo që të pyesni për ngjyrën e natyrës pyesni, ai do t’iu rrëfejë ngjyrat që janë brenda saj. Në këtë gjendje, ku është vetë natyra?! Gjithashtu le të vijmë dhe tek historia...

Historia është te‘jjuni (dukja, shfaqja) dhe ecuria, përparimi (rrjedha) në mënyrë të prerë e kohës. A shikoni ngjarjet historike këtu, ose vetë historinë?! Ju shikoni ngjarjet... Lidhja që kanë ngjarjet historike me kohën është pikërisht si lidhja që ka natyra me gjërat në natyrë (natyrore). Ne jemi të lidhur mbi natyrën, me gjërat natyrore; me historinë dhe me ngjarjet historike. Si rrjedhojë gjërat në natyrë, janë pikërisht si ngjarjet në histori. Në këtë çast, saktësisht në këtë pikë le t’i lëmë ata që shohin çështjen nga një këndvështrim ateist, materialist dhe pozitivist mënjanë... Le të marrim ata njerëz që janë muuaḥḥidë (njëjësues) dhe besimtarë - ata që besojnë në qenien e Allāhut për bazë: “Vallë në çfarë mënyrë e komentojnë këta njerëz lidhjen e Allāhut me natyrën dhe historinë?!” Veprimtaritë natyrore - për shembull çelja e një luleje, dhënia e një fruti të një peme, rënia e borës dhe shiut, malet në lartësitë që pothuajse çajnë qiejt, tërmetet dhe vullkanet në tokë, valët e detrave, oqeaneve - vallë a nuk ndodhin me fuqinë dhe urdhrin e Allāhut?!

Po, sigurisht që po. Atëherë pohojmë se dekreti dhe gjykimi i Allāhut të Lartësuar mbi natyrën është rrjedhës. Pa lejen dhe urdhrin e Allāhut, nuk bie madje dhe një gjethe nga pema. وَمَا تَسْقُطُ مِنْ وَرَقَةٍ إِلَّا يَعْلَمُهَا(Ue mā tesḳuṭu min ueraḳatin il’lā je‘lemuhā) (Dhe nuk bie një gjethe pa e ditur Ai) (Sūre En‘ām, 59) Ashtu si gjykimi i Allāhut është rrjedhës si në natyrë dhe ligjet që vazhdojnë të zbatohen të këtij universi - që mbarë ngjarjet natyrore, pavarësisht se janë natyrore, njëkohësisht janë përulur ndaj gjykimit të Allāhut - e njëjta gjë vlen dhe për historinë. Historia është e shkuara vetë. Kur ne kthehemi pas dhe shohim historinë, ne kemi parë dhe njohur ngjarjet që kanë ndodhur në histori - që nga çasti kur historia i ka shënuar ngjarjet. Domethënë çlirimet, luftrat, paqet, pushtimet dhe ngjarjet e shumëllojshme... Për fat të keq historianët tanë hulumtojnë, kërkojnë më shumë futūḥātet (çlirimet) dhe fātiḥët (çliruesit). Ndërkohë, ose sakaq ngjarjet e tjera historike janë më tepër se çlirimet.

Në histori kanë ndodhur një numër i lartë ngjarjesh të cilat duhet t’i hulumtojë një historian, sepse ajo është një ndihmë hyjnore; pra ngjarjet historike kanë ndodhur me lejen e Allāhut të Lavdëruar. Vallë a do të mund të kishte histori, në mangësi të ndihmës së Allāhut?! Në mënyrë të prerë, nuk do të kishte. Shikoni se çfarë pranon Fārābīu: “O Allāhu im! Shpëtomë me ḥikmet (urtësi) nga kushti i kohës dhe vendit - turābīut (sidheut) dhe keunīut (qenësores). Dhuromë një ḥikmet (urtësi) dhe naḍḥar (shikim) që të mund të shohin përtej kohës dhe vendit. Në këtë mënyrë pavarësisht se jetoj brenda kohës dhe vendit të mos burgosem në burgjet e tyre. Vë një hapësirë mes këtyre dhe meje dhe dhuromë suksesin e mundësisë së shikimit pikërisht nga kjo hapësirë të kohës dhe vendit”. Nëse një njeri është rob i kohës, vallë a mund t’i hulumtojë kohën dhe ngjarjet historike (në atë mënyrë që duhet)?! Jo. Ai duhet të vërë mes kohës dhe vetes një hapësirë qoftë për një çast dhe duhet të zërë të hulumtojë kohën fill pas këtij çasti. A duhet të jemi ne në kohë, apo me kohën?!

Lārīxhānī: Ne duhet të jemi me kohën.

Mjeshtër Dīnānī: Ne disa herë jemi “në kohë” dhe disa herë jemi “me kohën”, si dhe herë-herë jemi “në vend” dhe herë-herë jemi “me vendin”. Nuk ka asnjë dyshim se ne jemi hem në kohë dhe hem në vend. Por në një pikëpamje tjetër ne mund të jemi hem me kohën dhe hem me vendin. Nëse ne nuk jemi me kohën dhe vendin dhe nëse jemi vetëm në “kohë” dhe “vend”, atëherë mbesim robër; nuk mund ta shikojmë kohën dhe vendin. Krahas qenies sonë në kohë dhe vend, ne kemi si një kohëzgjatje jete dhe një histori. Përsëri ne zotërojmë një vend të caktuar si në kohë dhe vend. Nëse ne vëmë hapësirë me veten tonë qoftë për një çast të vetëm dhe nëse nisemi drejt udhës së qenies nga “në kohë” në qenien “me kohën” dhe nga qenia “në vend” në qenien “me vendin”, atëherë do të kemi njohur si vendin tonë historik ashtu dhe do të kemi marrë mesimet dhe shembullin që duhet nga ngjarjet historike. Ja pra ky është thelbi i lutjes së Fārābīut; shpëtimi nga gracka, kurthi i tyre.

Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, këtu është e pranishme edhe një pikë e hollë: “Si pasojë e qenies ḥakīm (i urtë) dhe filozof, ne mund ta marrim prerazi se ai e ka patur këtë pikë parasysh”. Pës shembull edhe Ḥāfiḍḥi rrëfen si më poshtë: “Pluhuri i lëndës sime, trupit tim është ḥixhābi (mbulesa) e çehres (fytyrës) së Xhānit (Shpirtit) (ose rūḥut (shpirtit))”. Ç’është e vërteta ne nuk duhet ta shikojmë lëndën tonë dhe trupin tonë si një burg dhe lidhëse këpucësh këtu... Disa njerëz i dhunojnë, mundojnë trupat e tyre me adhurim, agjërim dhe dietë (perhizë).

Epo bëjmë të ditur se janë ngritur një sërë pyetjesh rreth kësaj çështjeje. Në të vërtetë për ne nuk janë dëshiruar dukuri dhe veprime, si shkaktimi ynë i vuajtjes ndaj trupit tonë, lënia jonë të etur dhe të uritur të tij, madje mundimi ynë në agjërim me qëllim që ta edukojmë atë. Mendimi i një filozofi në atë formë, detyrë që ju përcaktuat është shumë i rëndësishëm. Rishtas kjo lidhje mes historisë dhe natyrës që ju sqaruat mund ta përgjithësojmë me lidhjen mes rūḥut, xhānit (shpirtit) me trupin.

Mjeshtër Dīnānī: Gjithashtu dhe unë po orvatem të them të njëjtën gjë. Ja pra këtu qëndron mbarë delikatesa e fjalëve të Fārābīut në këtë lutje. Kur ne themi se duhet të lirohemi nga historia, natyra dhe trupi, ne nuk kemi për synim asgjësimin e këtyre këtu. Ajo që duam të themi është shpëtimi nga kushti i te‘l’luḳāteve (lidhjeve, varësive). Në fakt shkaktimi i vuajtjes së trupit është një gabim. Shkaktimi i vuajtjes së trupit është dhe shkaktim i vuajtjes së shpirtit. Kur ju i shkaktoni tortura, vuajtje trupit tuaj, ju e dënoni dhe shpirtin tuaj ndaj torturës, vuajtjes. Shpirti dhe trupi nuk janë të ndarë nga njëri-tjetri... Çdo torturë trupore, gjithashtu është dhe një torturë dhe vuajtje shpirtërore. Sërish dhe tortura, vuajtja shpirtërore ka ndikime mbi trupin. Të mos keni asnjë lloj dyshimi, se kjo është vërtetuar dhe shkencërisht. Shkaktimi i vuajtjes së trupit është një qëndrim mjaft i poshtëruar. Secili që mendon se udha në arritjen në përkryerje kalon nga shkaktimi i vuajtjes së trupit është i paditur. Trupi juaj madje dhe shpirti juaj kanë të drejta mbi ju dhe ju duhet t’u kushtoni rëndësi, mbikqyrni, vëzhgoni plotësisht këto të drejta.

Lārīxhānī: Që të tëra këto janë përmendur në veprën me titull: “Risāletu’l-Ḥuḳūḳi” (Dorëshkrimi i Jurisprudencës).

Mjeshtër Dīnānī: Madje dhe të drejtat e duarve, të drejtat e syve, të drejtat e trupit, të drejtat e veshëve... Shkurtimisht mbarë organet e trupit tuaj kanë të drejta mbi ju. Ajo që kërkohet këtu është lirimi me urtësinë; jo shkaktimi i torturës dhe vuajtjes së trupit tonë, lënia e etur dhe e uritur e vetes sonë, si dhe mbyllja dhe ngujimi në një dhomë gjatë tërë jetës së tij... Kjo nuk është përkryerje! Mistiku ynë i njohur Fārābīu do të arrijë në këtë shpëtim nga një udhë tjetër, pra ai do të arrijë nga ḥikmeti (urtësia). Një njeri i urtë nuk i shkakton vuajtje shpirtit dhe trupit të tij, përkundrazi ai i mbikqyr të drejtat e trupit. Ai do të mësojë me urtësi dhe shkencë se qenia e tij nuk është e përbërë nga trupi. Gjithashtu ne duhet të dimë se çdo gjë e jona nuk përbëhet nga koha dhe vendi. Unë jam në kohë dhe vend; megjithatë unë mund të jem me “kohën” dhe me “vendin”. Për këtë arsye i preka thëniet “qenia në” dhe “qenia me”. Nuk ka asnjë dyshim se ne jemi në kohë dhe vend dhe nuk mund të dalim jashtë këtyre të dyve.

Mirëpo ne falë urtësisë mund të jemi “me kohën dhe vendin”, madje mund të kalojmë përtej kohës dhe vendit. Ne jemi njerëz që nefsin (shpirtin) dhe konceptet i pranojmë si muxherred (abstrakte). Muxherredi (abstraktja) është gjëja që është përtej kohës dhe vendit. Të urtët tanë edhe idrākin (konceptin) e kanë ditur, njohur si muxherred (abstrakt). Idrāku (koncepti) është një ndodhi muxherred (abstrakt). Ky i fundit është diçka që është përtej kohës dhe vendit. Kur ju ktheheni në ngjarjet që kanë ndodhur në histori pas, ju nuk do të jeni kthyer në kohë pas. Ajo që kthehet në histori pas është vetëm mendja. Nëse një njeri nuk është ‘āḳil (mendues, i zoti i mendjes), vallë a mund ta konceptojë, kuptojë se koha është e shkuar?! Gjëja e vetme e cila mund ta kuptojë të shkuarën është mendimi. Ky i fundit mund të kthehet në kohë pas, sepse është muxherred (abstrakt) dhe se nuk është në kushtin, i kushtëzuar nga koha. Në rast të kundërt, vallë si mund të kthehej pas një qenie kohore që është e dënuar dhe e rrethuar në çast?!

Përpara së gjithash le t’u përgjigjemi kësaj: “Vallë a ka fuqi njeriu që të mund të kthehet qoftë një çast pas çastit ku gjendet?!” Njeriu as nuk mund të kthehet pas dhe as të shkojë përpara atij çasti, sepse është rob. Ndërsa mendimi duke qenë se është i lirë dhe muxherred (abstrakt), ai mund të kthehet deri në pafundësi në të shkuarën pas, ai mund t’i analizojë dhe mund t’i kuptojë të tëra ngjarjet; ai koncepton kuptimin, rëndësinë dhe vendin e tyre. Ky njeri në të njëjtën kohë ka një aftësi, mjeshtëri dhe parashikim. Ja pra ky është ḥikmeti (urtësia). Ḥikmeti (urtësia) është hem mundësia e kthimit në të shkuarën pas dhe hem mundësia e kuptimit në mënyrë të drejtë, të saktë të historisë. Kuptimi i historisë është mjaft i rëndësishëm. Njëri nga problemet tona është dhe pamundësia jonë në gjithëpërfshirjen, rrethimin e historisë. Ajo është një shëmbëlltyrë. Unë që përpiqem të njoh historinë, e kam bartur në ditët tona atë (e kam bërë, sjellë gati në ditët tona atë) dhe nuk është se unë mund të kthehem në histori! Kështu që dhe Fārābīu thotë të njëjtën gjë.

Lārīxhānī: Ato që thatë deri më tani na tërhoqën mjaft vëmendjen. Atëherë nënvizojmë se gjëja që çel horizonte dhe pragje të tjera përpara njeriut ështlë ḥikmeti (urtësia). Në këtë kuptim, ajo i shndërron lëndën dhe trupin në qiellorë, pra i përcjell nga natyra në histori ato. Ky është një udhëtim që zgjatet nga qenia në kohë dhe vend në qenien me kohën dhe vendin, si dhe nga atje drejt e në qenien melekūtī (engjëllore).

Në fjalët e ḥakīm Fārābīut është e pranishme dhe një pikë tjetër e bukur dhe delikate, të cilën dhe ju e keni komentuar në një mënyrë të mahnitshme. Mendimi im i përulur dhe i thjeshtë është në drejtimin se në këtë pikë gjenden dhe shumë hollësi mbi të cilat duhet qëndruar. Njëra nga këto hollësi është kjo: “Rijāḍeti (asketizmi, perhiza) është bërja e shpirtit tonë të njohur me të vërtetën dhe shijimi i urtësisë së tij. Pra ne mund të kërkojmë një ushqim dhe një tretje tjetër, e cila është urtësia”.

Urtësia botërore të shton dyshimin dhe pandehjen,

Kurse urtësia fetare të çon përtej universeve.

Kjo është njëra nga çështjet e shënjuara të tij. Nëse dhe ju e shikoni të duhur, përshtatshme le të qëndrojmë dhe pakëz më tepër mbi këtë urtësi. Në fund të fundit dhe Fārābīu përgjërohet si vijon: “Bëmë urtësinë që të jetë mjet, shkak për qenien time bashkë me botërat hyjnore dhe me shpirtrat e lartë”. Domethënë ai këtu bën me shenjë dhe përtej bashkimit të ‘aklit (mendjes) dhe me‘ḳūlit (të menduarës).

 

Mjeshtër Dīnānī: Po, ai bën për bashkimin fjalë këtu. Pra rūḥu (shpirti) im dhe nefsu’n-naṭiḳi (shpirti folës) i imi, duhet të shpëtojnë nga lidhjet, varësitë. Kjo dukuri patjetër që nuk përkthehet në shkaktimin tim të torturës dhe vuajtjes së vetes sime. Krahas kësaj është e vërtetë dhe se ndjejmë nevojën e një lidhjeje ixhmālī (gjithëpërfshirëse)... Ne nuk mund të jetojmë nëse nuk jemi të lidhur me trupin tonë, kohën dhe vendin... Ndërkohë ne duhet të jetojmë. Ashtu siç kam përcaktuar dhe më parë dhe për të jetuar duhet të mbikqyren të drejtat e trupit. Rishtas deri në njëfarë mase duhet dhe asketizmi, perhiza. Sërish masën e kësaj e ka përcaktuar Shāri‘u’l-Muḳaddesi (Ligjvënësi Hyjnor i Shenjtë). Shtojmë se vendi i atyre që bëjnë asketizëm, mbajnë perhizë për veten është spitali. Bërja e asketizmit, mbajtja e perhizës kanë disa kufi. Cili i përcakton këta kufi?! Sherī‘ati (ligjvënia hyjnore)...

Me qëllim edukimin dhe stërvitjen e shpirtit dhe trupit ne duhet të bëjmë stërvitjet dhe ushtrimet që ka përcaktuar Allāhu i Madhëruar, të cilat janë detyrat fetare si abdesti, agjërimi, namazi, ḥaxhxhi dhe zekāti. Detyrat fetare që numëruam njëkohësisht janël dhe shtyllat e sherī‘atit (ligjvënies hyjnore). Në thelb dhe ky i fundit është vetë asketizmi, perhiza. Fjala vjen ju ngriheni nga shtrati në të ftohtin e dimrit dhe mbase jeni të detyruar të merrni abdest me një ujë të ftohtë si akulli për të falur namazin e ṣabāḥut. A ka ndonjë vështirësi për njeriun në këtë?! Sigurisht që ka, mirëpo është i detyruar t’i bëjë këto. Këtu mund të përmendin namazin e falur në kohën e tij, agjërimin e mbajtur në muajin e Ramaḍānit, etj... Që të tëra këto detyra janë përcaktuar nga ana e Shāri‘u’l-Muḳaddesit (Ligjvënësit Hyjnor të Shenjtë), pra nga ana e Allāhut të Lartësuar.

Ata të cilët mundohen që të jenë asketë, mbajnë perhizë sipas parapëlqimeve dhe shijeve të tyre, ose sipas llogaritjes, thënies së mendjes së tyre, më tepër se Allāhu ka lejuar dhe sherī‘ati ka parashikuar, duke lënë kështu mendtë e kokës, hyrjen dhe rënien në gjendje kllapie dhe lemerie, ose shkaktimi i vuajtjes së vetes së tyre nuk janë aspak gjëra të volitshme. Këto lloj asketizmash nuk duhet të bëhen në mënyrë të panevojshme dhe të pandërgjegjshme. Ajo që duhet bërë është shikimi se cilat janë shtyllat që Allāhu ka përcaktuar në çështjen e asketizmit të trupit të njeriut. Sepse kur i hetojmë këto rregulla vëmë re dhe se Ai nuk kërkon diçka që është mbi fuqinë tonë. Nëse do të nevojitej më tepër se kaq, patjetër që Ai do ta urdhëronte. Nëse me të vërtetë do të ishte e nevojshme, vallë a nuk do të na i kishte lajmëruar këto?! Tekefundit Ai na ka lajmëruar për të nevojshmet.

Lārīxhānī: “لَا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا“Lā jukel’lifu’ll-llāhu nefsan il’lā ‘uus‘ahā” (Nuk ngarkon Allāhu asnjë shpirt përtej fuqisë, mundësisë së tij). (Sūre Beḳare, 286).

Mjeshtër Dīnānī: Po, mëse e saktë. Për më tepër masa e edukimit dhe këshillimi të trupit është masa që na ka lajmëruar sherī‘ati. Gjendja e atyre që janë asketë më tepër se gjykimet e sherī‘atit është e rrezikshme. Ju ndonjëherë mund të shikoni se këto këshilla japin rezultat, por kjo aventurë shpeshherë mund të përfundojë në çmendinë, spitalin psikiatrik. Fārābīu miraton se udha e kësaj nuk është gjë tjetër përveç ḥikmetit (urtësisë). Masa këtu është vetë ḥikmeti (urtësia). Mbarë brenga e këtushme e Fārābīut është përfshirja më tepër se sa duhet. Nuk duhet harruar se dhe përfshirja deri në një masë të caktuar e këtyre është një nevojë e jetesës. Për shembull nëse përfshiheni në ambicien, lakminë e fitimit të lekëve, kjo është një sëmundje. Madje dhe sikur të punoni një jetë të tërë sa lekë mund të fitoni se?! Kur do të jeni të kënaqur që të mos keni më tepër lekë?! Le të themi se ju dha një post i bukur. Ku është vendi ku do të thoni se posti ju mjafton?! Le të marrim si të mirëqenë se çliruat një shtet. Ju nuk do mjaftoheni me këtë, por do të kërkoni dhe shtetet e tjera. Edhe sikur të pushtoni çdo vend të botës, këtë herë do të kërkoni të shtini dhe planetet e tjera në dorë. Vallë a nuk është kjo dhe gjëja që po bën shkenca e sotme?! Zbardhim se sot bota nuk ju mjafton më shkencëtarëve. Këta të fundit donin të shkonin në Hënë dhe shkuan(!)... Çfarë bënë më tej?! Ata donin të vinin planetet nën kontroll. Meqë çështja është ende e nxehtë lërmëni t’iu shtroj këtë pyetje: “Vallë a është më mirë të shkojmë në Hënë dhe Mars, apo të jetojmë në paqe dhe të qetë në këtë botën ku jetojmë?!”

Lārīxhānī: Të jetojmë në paqe dhe të qetë këtu.

Mjeshtër Dīnānī: Po, pikërisht ashtu është. Vallë a është më mirë të jetojmë në paqe dhe të qetë në këtë botë, apo vazhdimisht të vëmë planetet dhe vendet e tjera nën pushtetin tonë?!”

Lārīxhānī: Nëse njeriu di, njeh veten, ai tekefundit do të shikojë se të tëra universet ju janë nënshtruar.

Mjeshtër Dīnānī: Problemi nuk është i kufizuar vetëm me këtë se! Kjo gjendje, ka sjellë dhe probleme të tjera bashkë me të. Fjala vjen në udhëtimet që shkencëtarët perëndimorë kanë bërë në kohët e fundit në këta planete, ka dalë në dukje se disa sende që kishin çuar me vete ishin me mikrobe dhe viruse. Si përfundim këta mikrobe dhe viruse mund ta vazhdojnë jetën e tyre dhe të qëndrojnë të gjallë atje; sigurisht nëse në ato vende ka jetë... Kështu që njerëzit duke marrë disa mikrobe dhe viruse nga këtu me vete, duke krijuar një opinion publik në këtë çështje (duke treguar si dëshmi mikrobet dhe viruset në fjalë), ata mund të bëjnë propagandën se këtu jeta ishte shumë më përpara se këtu në Tokë. Gjë që ka lindur një problem të ri për botën perëndimore në kohët e fundit. Shprehemi kështu sepse ata ata duan të dinë se në cilin ose në cilët nga këta planete ka jetë. Nëse ne çojmë mikrobe nga këtu atje dhe se këta të fundit shumohen, shtohen atje, atëherë cili është përfundimi që do të nxirret nga kjo?! Përfundimi është ky: “Disa mund të dalin dhe të kundërshtojnë duke thënë se atje nuk ka jetë dhe se këto mikrobe i kanë çuar shkencëtarët atje”. Këtu vjen një gabim shkencor në rend të ditës.

Shkurt, udha e shpëtimit nga lidhjet, varësitë nuk është shkaktimi i vuajtjes së vetes sonë. Nuk ka fund shkuarja në mënyrë të skajshme pas në dëshirat, lidhjet dhe kërkesat e shpirtit. Ky i fundit është i prirur të shkojë në skaj si natyrë. Unë e kam përsëritur me dhjetra herë këtë dukuri në këtë program: “Për shpirtin nuk ka asgjë me të cilën do të kënaqet përveç arritjes në atë që është e pafund. Vallë cila gjë është e mjaftueshme për shpirtin?! Kur thotë se “tanimë kjo është e mjaftueshme?!” Qoftë pasuri, qoftë thesar, qoftë pushtet dhe udhëheqje, apo qofshin gjëra të tjera përveç këtyre - botërore, lëndore ose morale, shpirtërore - shpirti nuk arrin kurrë në kënaqësi. Madje dhe nëse është sundimtar absolut tiran si fir‘auni dhe zotëron gjithçka, përsëri nuk mjaftohet me këto dhe orvatet të arrijë në gjëra të reja dhe të tjera. Ne e shikojmë se çfarë po bëjnë superfuqitë në ditët e sotme. Vallë a ka ndonjë vend që ndalojnë?! Këto nuk dinë as të ndalojnë e as të pushojnë, duan vazhdimisht të përparojnë.

Ndërsa urtësia ua kujton njeriut se këto dëshira dhe kërkesa nuk kanë fund dhe se njeriu është rob në kohë dhe vend deri në pafundësi. Shumë mirë, po qenia a është diçka që është në kohë dhe vend, apo është diçka që i kapërcen këto të dy?! Ja pra kjo është pyetja që bëra e cila i bën ballë harrimit të metafizikës. Ḥakīmët (të urtët) tanë janë metafizikë. Madje nuk ka as rëndësi se sa përparojnë degët e shkencës - që shkenca me të vërtetë po përparon me një shpejtësi marramendëse dhe askush nuk ka fuqi ta ndalojë atë - sërish nuk mund të shpëtojë nga kushti i kohës dhe vendit. Gjëja që unë dua të pyes dhe theksoj në veçanti këtu është se vallë a është qenia në kohë dhe vend, apo koha dhe vendi janë nga shfaqja e qenies?!

Lārīxhānī: Unë jam i mendimit se koha dhe vendi janë nga shfaqja e qenies.

Mjeshtër Dīnānī: Po, ja pra kaq e thjeshtë është pëgjigjja e kësaj pyetjeje. Nëse koha dhe vendi janë nga shfaqja e qenies, në këtë gjendje qenia përkthehet se është përtej kohës dhe vendit. Gjërësia e saj është e pafund. Sado të përparoj në këtë botë le të përparoj, përsëri do të vijoj të qëndroj në kushtin e kohës dhe vendit. Si rrjedhojë, zbulojmë se sikur të shkëputem nga kushtet e kohës dhe vendit qoftë për një çast të vetëm dhe më duhet të gjej një urtësi, e cila do të sigurojë që t’i shoh këta të dy me sy përtej kohës dhe vendit. Ja pra këtë botëkuptim përfshin urtësia e Fārābīut.

Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, rikujtojmë se të urtët tanë kanë përdorur një thënie të tillë në përkufizimin e urtësisë: “El-idrāku’ṣ-ṣaḥīḥu muṭābiḳun fī’l-ḥaḳīḳati” (Një koncept i vërtetë në përputhje në vërtetësi). Por Fārābīu në këtë lutje rrëfen si më poshtë: “O Allāhu im. Jepmë një urtësi që do të sigurojë qenien e shpirtit tim bashkë me botërat hyjnore dhe do të më bëjë shpirtin tim qiellor”. Pandeh se ai këtu mendon se kufiri i urtësisë është i pafund.

Mjeshtër Dīnānī: Po, lërmëni që t’ua sqaroj këtë: Ashtu siç shprehët dhe ju, ai mendon se urtësia është e pafund. Për më tepër kjo gjendje, nuk bie ndesh me përkufizimet e të urtëve mbi urtësinë. Kur ju thoni se ṣidḳu (besnikëria, vërtetësia) dhe ḥikmeti (urtësia) janë një idrāk (koncept) në përputhje me të vërtetën dhe kur pranoni se vetja juaj është në kushtin e kohës dhe vendit, në këtë gjendje të themi të drejtën ju keni kuptuar se vërtetësia është mjaft e kufizuar. Kjo vërtetësi do të bëhet vërtetësi kur të peshohet me qenien. Vallë a është vërtetësia mbarë qenia, apo vetëm koha dhe vendi?! A dini ju vetëm kohën dhe vendin si vërtetësi, ose mbarë qenien.

Lārīxhānī: Mbarë qenien.

Mjeshtër Dīnānī: Po, mbarë qenia është vërtetësi. Atëherë dhe vërtetësia kohore dhe vendore në rrafshin e qenies është vërtetësi, si dhe ngjarjet historike... Këto në të njëjtën kohë janë dhe shfaqja e qenies. Dëshira e Fārābīut për bashkimin e shpirtit me Mebādi’u’l-‘Ālijje (Parimet e Larta) dhe shikimi i tij i kohës dhe vendit përtej kohës dhe vendit është vetë përputhja me vërtetësinë. Në fakt kjo e fundit atëherë kuptohet. Vërtetësia është vërtetësi kur ne e pranojmë si shfaqja e qenies atë. Kjo nuk është thjesht dhe vetëm një vërtetësi e ulur në kohë dhe vend. Rishtas as shikimi i kohës dhe vendit jashtë qenies nuk është një këndvështrim i saktë. Këta janë dy shfaqje nga shfaqja e qenies. Por ç’e do se janë një shfaqje lëndore. Vallë a mund të kufizohet qenia me ‘ālemu’l-maddetin (botën lëndore)?! Vallë a janë koha dhe vendi dhe gjërat që ndodhin në këto të dyja vetëm një shfaqje e qenies, apo e tërë qenia?!

Lārīxhānī: Ato janë nga shfaqja e qenies.

Mjeshtër Dīnānī: Po, si rrjedhojë kur bëhet për përputhjen me të vërtetën fjalë?! Kur ju shikoni “nga lart” dhe me syrin e qenies, kur dëgjoni zërin e të vërtetës me veshin e qenies... Ja pra kjo është përputhja. Si rrjedhojë përsërisim se fjalët e Fārābīut nuk bien ndesh me përkufizimet e ḥakīmëve (të urtëve) rreth ḥikmetit (urtësisë). Përveç kësaj bëni kujdes dhe ndaj lutjes së të nderuarit Vulë të Shkallës Hyjnore (p.q.m.t.): “O Allāhu im! Tregomi gjërat si janë”. Atëherë duhet të drejtojmë këtë pyetje: “Vallë a nuk zotëronte i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) sy për të parë gjërat dhe shqisën e shikimit?!” Ne jemi në dijeni se ai nuk kishte asnjë lloj mangësie në këtë çështje. Si rrjedhojë ai shikonte gjërat (sendet). Atëherë përse e kishte bërë lutjen për të cilën bëra qëparë fjalë?! Sepse këto janë “gjëra” në kohë dhe vend. Edhe i nderuari do t’i shikojë në rrafshin e qenies dhe në madhështinë e Allāhut të vërtetën e tyre dhe do t’i dijë si një shfaqje të Tij ato.

Vërtetësia e kësaj tryeze përpara meje, bëhet vërtetësi me diturinë time se kjo është një shfaqje e të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar. Vallë a mund ta kem shikuar vërtetësinë, kur anashkaloj të Vërtetin dhe shfaqjet e Tij dhe të marr si të mirëqenë se vërtetësia e gjërave është jashtë fuqisë së Allāhut?! Vallë a është vërtetësia e kësaj tryeze në përfshirjen e të Vërtetit të Bekuar, apo është e pavarur nga gjithçka tjetër?! Dituria e vërtetësisë së gjërave është për shembull dituria se kjo tryezë përpara meje është një dukje nga dukjet e qenies dhe një shfaqje nga shfaqjet e të Vërtetit të Bekuar. Ja pra kjo është vërtetësia e tryezës. Si rrjedhojë ai do të thotë se shikimi i vërtetësisë së gjërave ashtu siç janë dhe vlerësimi i tyre “nga një pikëpamje nga lart” do të thotë kërkimi i shikimit të vërtetësisë. Edhe lutja e atij të nderuari është në këtë kontekst. Domethënë ai do të thotë: “Unë dua t’i shikoj gjërat ashtu siç Ti i krijon dhe shikon”. Si i shikon Allāhu gjërat?! Si të pavarura nga Vetja e Tij?! Jo. Ai i shikon nga shfaqja e Tij.

Ja pra dhe ḥakīmi (i urti) do të arrijë në një këndvështrim të tillë - pra në një shikim hyjnor. Shikimi i gjërave nga shikimi, syri i të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar... Ja pra ky është dhe shikimi, vështrimi i vërtetë, si dhe përputhja e vërtetë... Në rast të kundërt duke lënë gjërat, lidhjet që kanë me gjërat e tjera mënjanë, vlerësimi i tyre sikur thuajse të ishin të pavarura, bie ndesh me të vërtetën dhe madje është një broçkull.

Lārīxhānī: Edhe Ḥāfiḍḥi e ka prekur në mënyrë madhështore të njëjtën çështje:

Nuk ka asnjë dritë më të ndriçuar se drita e shikimit Tënd,

Nuk ka asnjë sy të vetëm që nuk ka shpresë nga mirënjohja e dheut, pluhurit të derës Tënde.

Ai pothuajse ka gjetur udhë nga vërtetësitë në shfaqje...

Mjeshtër Dīnānī: Ja pra ky është shikimi i të Vërtetit... Në fakt drita që shikojnë sytë e mi është nūri (drita) e të Vërtetit; në rast të kundërt si do të mund ta shikoja?! Organi i syrit tim përbëhet nga një copë mish dhe muskul. Syri mund të shikojë për sa kohë që ka dritë. Nëse shfaqja e të Vërtetit nuk do të ishte, sytë tuaj nuk do të mund të shikonin kurrë.

Lārīxhānī:

Të zotët e shikimit shohin (janë të kthyer në) fytyrën Tënde,

E fshehta e ballukes Tënde nuk është që nuk është në asnjë kokë.

Mjeshtër Dīnānī: “E fshehta e ballukes Tënde...” Sa thënie e mrekullueshme! Le të flasim pakëz dhe në mënyrë poetike i nderuar Lārīxhānī. Cila mund të jetë e fshehta e ballukes?! Le ta shohim njëherë. Ballukja qoftë e gjatë, ose e shkurtër, fundja flok është. Cila është e fshehta e flokut?! Bukuria e tij. A mund të shikohet bukuria në çdo flok?! Jo. Shumë mirë, atëherë çfarë është kjo e fshehtë?!

Lārīxhānī: E fshehta e tij është në qenien kaçurrel.

Mjeshtër Dīnānī: Shumë mirë, por cila është e fshehta e qenies kaçurrela-kaçurrela?! Edhe sikur të bëni me mijëra kaçurrela, rrica nëse këto të fundit nuk kanë ato bukuritë e tyre përkatëse, nuk do të kenë asnjë lloj kuptimi. Rrica nuk është bërë e bukur në pikëpamjen qenies rricë.

Lārīxhānī: Bukuria e kësaj rrice vjen nga krijuesi, shpikësi i saj.

Mjeshtër Dīnānī: Kjo bukuri është nga bukuria e qilarit të Vërtetit.

Lārīxhānī:

O mik, a është sheqeri i bukur, apo bërësi i sheqerit?!

A është Hëna e bukur, apo Krijuesi i saj?!

Mjeshtër Dīnānī: Kurse për sa i përket çështjes se nëse bukuria është në objekt apo në sytë që e shikojnë atë, qartësojmë se kjo është një çështje e veçantë, përgjigjja e së cilës nuk është mundur që të arrihet në mënyrë të prerë ende. Vallë a shikoj unë bukur, ose me të vërtetë ka një bukuri që do të mund ta shikoj në botën e jashtme. Me të vërtetë kjo është një çështje e rëndësisë jetike. Vallë a ishte vetëm Mexhnūni (i Marrosuri, Xhindosuri) që e shikonte Lejlānë si të bukur apo të tërë?! Vetëm Mexhnūni. Të tjerët nuk e shikon Lejlānë si Mexhnūni. Këtu sqarojmë se çështja nëse bukuria është vetëm në sytë e Mexhnūnit, apo nëse ka ose nuk ka stil shikimi është një pyetje në vete. Si përfundim Lejlāja kishte bukuri; ajo nuk ishte plotësisht e shëmtuar... Lejlānë e panë me mijëra njerëz por askush nuk e dashuroi atë. Shumë mirë, por a mund ta hiqni, shkulni dhe hidhni dashurinë për Lejlānë nga zemra e Mexhnūnit?! Ai nuk kishte gjë tjetër përveç bukurisë tek Lejlāja. Madje ai nuk shikonte as Lejlānë... Ajo që shikonte ishte vetëm bukuria. Krahas kësaj çfarë ishte ajo gjë që panë të tjerët?! A mendoni në mënyrë objektive apo subjektive këtu?! Sidoqoftë këto janë çështje rë rëndësishme.

Lārīxhānī: Kjo është në gjendje në lidhje me stilin e shikimit të njerëzve.

Mjeshtër Dīnānī: Lloji i shikimit është mjaft i rëndësishëm.

Lārīxhānī: Ḥakīm Fārābīu ka mundur t’ia dalë mbanë që të përcjellë, shqyrtojë,  shtjellojë, hem ḥikmetin (urtësinë) dhe hem ‘ashḳun (dashurinë) me pikat e tyre më të larta. Kjo gjendje, ka mundur që ta tregojë veten dhe në çështje si ittiḥādi (bashkimi) në mesin e ‘ashḳut (dashurisë) me ‘aḳlin (mendjen).

“O Allāhu im! Bëmë të fuqishëm që të mund të mposht epshet e përkohshme dhe bashkangjitmë shpirtin tim në pikësynimet e shpirtrave të përjetshëm”.

Mjeshtër Dīnānī: Po, e saktë, ashtu siç bëtë të qartë dhe ju Fārābīu, ky i fundit ishte më shumë njeri i uaṣlit (bashkimit) dhe xhem‘it (njëjësimit, bashkimit) se i tefrīḳas (ndarjes, përçarjes). Ai është përpjekur të bashkojë filozofinë me fenë, sado që kishte mosmarrëveshje në gjirin e Aristotelit dhe Platonit ai kishte pajtuar ata. Në përgjithësi ai kishte afruar natyrën me historinë dhe kohën me vendin me njëri-tjetrin. Ashtu siç saktësova dhe shparë, gjykimi i Allāhu të Lartësuar mbi natyrën është po aq rrjedhës sa është dhe mbi historinë. Si e di ai shfaqjen e të Vërtetit të Bekuar në histori?! Ai duke filluar nga i nderuari Ādem (p.m.t.) me radhë në ṭūfānin (përmbytjen, stuhinë) e Nūḥut (p.m.t.), në de‘uetin (ftesën, thirrjen) e të nderuarit Ibrāhīm (p.m.t.), në sherī‘atin (ligjvënien hyjnore) e të nderuarit Mūsā (p.m.t.), në shfaqjen e të nderuarit Mesīḥ ‘Īsāit (p.m.t.) dhe në fund vjen në de‘auetin (ftesën, thirrjen) e të nderuarit Vulë të Shkallës Hyjnore (p.q.m.t.) dhe të tëra këto i vlerëson si ndihma hyjnore në histori. Ai e shikon ndihmën e të Vërtetit të Bekuar në histori. Ndërsa pas kësaj ai e lidh historinë me natyrën. Ai në të njëjtën kohë është një filozof përparimtar.

Lārīxhānī: Po, ashtu është. Ai ndan mendimin se gabimi më i rëndësishëm i njeriut është qenia i dhënë pas epsheve, joshjeve.

Mjeshtër Dīnānī: Nuk ka dyshim se ashtu është. Epshet, epshet dhe epshet... Shikoni, në thelb çdo epsh është i bukur në vendin e tij. Tekefundit asnjë nga këta nuk është i kotë dhe pa kuptim. Nëse do të ishte kështu, atëherë Allāhu nuk do t'i krijonte ata. Në cilin kënd epshi është i keq?! Në këndin e mosditurisë së masës. Pra gjithçka është e bukur në vendin e saj. Ja pra këtë quajmë ḥikmet (urtësi). Kjo ka një masë dhe ju nuk duhet të silleni, veproni pa masë. Ashtu siç qëmtova dhe më parë dhe kërkesat e njeriut kanë një masë dhe bërja e asketizmit... Nëse ju lëvizni, veproni në një mënyrë të matur dhe të urtë, mbarë punët tuaja do të hyjnë në udhën e drejtë. Shkaku i të tëra fatkeqësive në histori dhe univers është mosmbajtja, mosruajtja e masës. Njerëzit qofshin në jetën individuale, qofshin në jetën politike, ose qofshin në jetën shoqërore të tyre ata nuk mund ta mbajnë, ruajnë masën. Ja pra tërësia e këtyre problemeve rrjedh nga këto. Nga çfarë përftohen baraspesha dhe drejtësia?! Çfarë do të thotë baraspeshë?! Ruajtja e masës. Gjithashtu dhe urtësia është ruajtja e masës. Ja pra kjo është lutja që ka bërë Fārābīu.

Lārīxhānī: “وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطًا لِتَكُونُوا شُهَدَاءَ عَلَى النَّاسِ وَيَكُونَ الرَّسُولُ عَلَيْكُمْ شَهِيدًا“Ue kedhālike xhe‘alnākum ummeten uasaṭān litekūnū shuhedāe ‘ale’n-nāsi ue jekūne’r-resūlu ‘alejkum shehīdān”. (Dhe në këtë mënyrë Ne ju bëmë një ummet (bashkësi, popull, shoqëri) të mesëm që të jeni dëshmitarë dhe shembull mbi njerëzit dhe të jetë dhe i dërguari dëshmitar dhe shembulli juaj). (Sūre Beḳare, 143)

Ky ishte një program shumë i bukur, mjeshtër i nderuar. Rishtas përfituam nga dituritë tuaja. Si rrjedhojë përmbledhim se çfarë nuk ndodhin tek njeriu sapo të zbulohet guri i çmuar, stolia në qenien e njeriut! Kushedi sa mrekulli sendërtohen, trupëzohen. Që të tëra këto çështje ishin tepër të bukura dhe të rëndësishme. Koha jonë mbaron këtu. Nëse do Allāhu, ne do të vijojmë të përndjekim gjurmën e kësaj çështjeje dhe në programet tona vijuese.

Me dëshirën dhe shpresën se do të takohemi përsëri në programin vijues tonin, ne ju falenderojmë nga zemra, iu themi mirëmbetshi dhe qofshi nën mbrojtjen e Allāhut mbarë ndjekësve tanë të nderuar, së bashku me mjeshtrin tonë të nderuar. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.



Burimi : Medya Şafak