Roli Kyç i Gruas në Kinemanë Iraniane

  • None
nga H. Çiğdem Yorgancıoğlu | Publikuar në Dhj. 16, 2015, 1 a.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një reportazh të gazetares së njohur turke, Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu, të zhvilluar me atasheun kulturor iranian, të konsullatës së Stambollit, z. Abdurrida Rashidin, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij reportazhi, është rolikyç që i kushtohet i gruas në veçanti dhe roli i njeriut në përgjithësi, në kinemanë iraniane”.

Gazetarja Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu: “Si filim dua të falenderoj nga zemra, atasheun kulturor iranian z. Abdurrida Rashidin dhe ndihmësen e tij, e cila njëkohësisht është dhe përkthyesja e tij zj. Fatime Zenganen, të cilët bënë të mundur zhvillimin e këtij reportazhi”.

Gazetarja Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu: “Vallë a zhvillon atasheu kulturor iranian, ndonjë veprimtari në njohjen e filmave iranianë në Republikën e Turqisë?!”

Abdurrida Rashidi: “Ne si staf kulturor i konsullatës së Republikës Islame Iraniane, i kushtojmë shumë rëndësi, njohjes dhe paraqitjes së filmave iranianë. Themi se konsullata jonë në Republikën Islame Iraniane, ka bërë të mundur përkthimin dhe titrimin, e më shumë se njëqind filmave iranianë. Citoj se në katër muajt në vijim, do të organizojmë një program me titull: “Java e Filmit Iranian”, nën patronazhin e konsullatës sonë të Stambollit, me synimin e njohjes dhe përhapjes së filmave iranianë”.

Gazetarja Hchran Çiğdem Yorgancıoğlu:“Vallë çfarë mund të na thoni për faktorët më të spikatur, nëse do të vlerësojmë në këndvështrimin, e autenticitetit dhe prestigjit, kinemanë iraniane në shkallë botërore?”

Abdurrida Rashidi: “Tani dua të them se, herë që përmendet kinemaja iraniane, duhet të kemi parasysh autenticitetin e mbështetur në identitetin islam. Por nuk duhet lënë pas dore as shikuesi, i cili krijon një stil ekskluziv dhe të veçantë shikimi. Kinemaja iraniane, e cila ka për synim trajtimin e çështjes së gruas në veçanti dhe të njeriut dhe shoqërisë në përgjithësi, ia ka dalë mbanënë këtë këndvështrim. Ndërsa kinemaja amerikane dhe europiane, kanë për synim vetëm thyerjen e rekordeve të shikueshmërisë dhe si rrjedhojë tejmbushjen e arkëtimeve me shitjet e biletave”.

“Pra ashtu siç citova më lart, synimi i kinemasë perëndimore, është shfrytëzimi i gruas, shndërrimi i saj një burim fitimi dhe tejmbushja e arkëtimeve falë saj, ndërsa kinemaja iraniane vepron tërësisht të kundërtën, duke i dhënë shumë rëndësi, çështjeve morale dhe shoqërore, në të cilat gruaja luan një rol kyç”.

Gazetarja Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu: “Vallë a trajon kinemaja iraniane e ditëve të sotme, të njëjtat çështje që trajtonte, para Revolucionit Islam Iranian?!”

Aburrida Rashidi: “Për hir të së vëtetës, duhet të pohojmë se industria e filmit iranian, para Revolucionit Islam Iranian, zotëronte një këndvështrim të njëjtë me industrinë e filmit turk dhe atë perëndimor. Me këtë dua të them se regjizori, skenaristi dhe prodhuesi iranian bënte filma materialistë, të privuara nga mësimet hyjnore kuranore, ku në qendër të vëmendjes ishte njeriu, i cili shfaqej si heroi kryesor. Tematika kryesore e filmit iranian, para Revolucionit Islam Iranian, ishte ndërtuar mbi kapitalizmin dhe materializmin, ku synimi kryesor ishte fitimi i sa më shumë të ardhurave nga shitja e biletave dhe asgjësimi i identitetit islam të shoqërisë iraniane”.

Gazetarja Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu: “Vallë sipas mendimit tuaj, si është këndvështrimi i perëndimorëvë ndaj gruas dhe cili është “imazhi i gruas” në ekranin televiziv?!”

Aburrida Rashidi: “Tani ç’është e vërteta, duhet të theksojmë seshumica e regjizorëve dhe skenaristëve perëndimorë,e shohin figurën e gruas si “njëburim fitimi dhe pararojëdëshirash”. Ndërsa kur e vlerësojmë këtë qëndrim, me këndvështrimin e qytetërimeve lashta perëndimore, të Greqisë dhe Romës së Lashtë, mbi të cilët është mbështetur qytetërimi i sotëm perëndimor, madje dhe nëse i hedhim një sy qytetërimeve të lashta lindore, tëIndisë dhe Kinës së Lashtë, arrijmë në përfundimin se perënditë, gjithmonë shfaqen gjithmonë në trajtën e burrave, ndërsa gratë gjithmonë përfaqësojnë gënjeshtrën, ligësinë, mashtrimin dhe shejtanin e mallkuar”.

Gazetarja Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu: “Tani mëështë krijuar përshtypja, e gruas joshëse ose “Fatal Attraction” (Tërheqjes Vrasëse). Vallë cili është roli i gruas sipas fesë islame?!”

Aburrida Rashidi: “Ju keni plotësisht të drejtë që të mendoni kështu, por mendimi juaj i përket epokës së padijes, e cila mbizotëronte në trojet e Gadishullit Arab, deri në epokën e ardhjes së vulës së të dërguarve Muhammedit (s.a.u.s.). Por me ardhjen e fesë islame, gjendja ndryshoi tërësisht. Allahu (xh.sh.) në një ajet kuranor thotë: “Ne ju krijuam nga njëri-tjetri dhe askush nuk qëndron më lart se tjetri”. Me këtë ajet kuranor nënkuptojmë se asnjë njeri, nuk është më sipëror se tjetri, vetëm nga përkushtimi ndaj Allahut (xh.xh.). Allahu (s.u.t.) në një ajet tjetër kuranor citon: “Ne i krijuam njerëzit në çift burrë dhe grua. Njerëzit më të mirë janë njerëzit më të përkushtuar. Ne nuk bëjmë dallime gjuhësore, racore, rajonale, urbane dhe rurale”.

“Duke u nisur nga këto virtyte dhe vlera të larta islame, themi me bindje të plotë se, Bilal Habeshiu (Etiopiani), ishte një njeri me ngjyrë nga kontinenti afrikan, ndërsa Selman Farisiu (Iraniani) ishte një njeri i bardhë nga kontinenti aziatik, si rrjedhojë nënvizojmë faktin se as Allahu (a.u.xh.) dhe as Muhammedi (s.a.u.s.) nuk bënin dallime racore. Por fatkeqëisht në ditët tona, pra në shekullkin e XXI-të dëshmojmë dhe përjetojmë se dallimet gjuhësore, racore, rajonale, urbane dhe rurale nuk janë as një privilegj dhe as një problem. Për të kuptua sa më mirë rolin kyç të gruas në fenë islame, duhet të analizojmë gjërëisht jetëshkrimet dhe pozitat e pesë grave, më të nderuara muslimane si bashkëshortja e faraonit, Asija (r.a.), Merjemja (r.a.) nëna e Isait (a.s.), e bija e Muhammedit (s.a.u.s.) Fatimeja (r.a.). Pra asnjë nga gratë muslimane nuk ka qenë femër joshëse. Shembulli më i qartë i kësaj është Sureja Keuther “Lumi Keuther”, në të cilën vlerësohet lart pozita dhe vendi i gruas muslimane. Si përfundim mund të përmendim këtu, rolin e bijës tjetër të Muhammedit (s.a.u.s.) Zejnebes (r.a.), në ngjarjen e hidhur të Kerbelasë”.

Gazetarja Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu: “Vallë cila është mbështetja kryesore e gruas, në shfaqjen e duhur të qëndrimit dhe sjelljes të gruas në këndvështrimin e shoqërisë iraniane?!”

Aburrida Rashidi: “Këndvështrimi i shoqërisë iraniane ndaj qëndrimit të gruas, buron drejtpërdrejtë nga feja islame dhe Kur’ani Famëlartë, në ndryshim nga këndvështrimi liberal dhe materialist i shoqërive perëndimore”.

Gazetarja Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu: “Vallë si e komentoni këndvështrimin e Kur’anit Famëlartë ndaj gruas?!”

Aburrida Rashidi: “Cilido besimtar musliman, i cili lexon Kur’anin Famëlartë kupton fare mirë se ajetët kuranorë nuk bëjnë asnjë dallim gjinor mes burrit dhe gruas. Allahu (xh.sh.) në një ajet kuranor thotë: “Ne i krijuam ata nga njëri-tjetri dhe i frymë nga nga shpirti ynë”. Me fjalë të tjera me këtë ajet kuranor, nënkuptojmë se Allahu (xh.xh.), nuk ka kryes asnjë dallim gjinor mes burrit dhe gruas. Ndërsa në dy fetë e tjera qiellore, mbizotëron besimi se Zoti krijoi burrin, ndërsa gruan e krijoi si shejtanin e mallkuar. Ndërsa në fenë hyjnore islame, në sytë e Allahut (s.u.t.), nuk ka asnjë dallim gjinor mes burrit dhe gruas. Përkundrazi Allahu (a.u.xh.)në Suren “Nisa” (Gratë), pasi ka radhitur detyra e familjarëve, ka përcaktuar vendin dhe pozitën e lartë të gruas muslimane. Ndërsa hadithët profetike të Muhammedit (s.a.u.s.): “Xhenneti ndodhet nën këmbët e nënës” dhe “Burri ngritet deri në Miraxh, nga edukimi i nënës”.

“Por me termin e dallimit gjinor mes burrit dhe gruas, nuk duhet ngatërruar me përmbajtjen e ajetëve kuranorë, sepse është mëse e natyrshme dhe normale se ka ndryshime anatomike, fizike, psikologjike dhe seksuale mes dy gjinive. Si rrjedhojë pohojmë se burri është më i fortë fizikisht se sa gruaja, por në anën tjetër gruaja është më ekpërkushtuar si nënë ndaj rritjes së fëmijëve. Nga espeki i joshjes gruaja është më elegante, prandaj Allahu (xh.sh.) i ka dhuruar grua cilësitë më të larta të elegancës, elokuencës, delikatëesës, dashurisë, dhembshurisë në rritjen dhe edukimin e fmijëve”.

“Tani dua të them se, herë që përmendet kinemaja iraniane, duhet të kemi parasysh moralin e lartë, që i ka dhuruar feja islame gruas. Mësimi dhe përvetësimi i këtij fakti të rëndësishëm, do të mundësojë kuptimin sa më të mirë të shikuesit të filmave iraniane”.

Gazetarja Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu: “Vallë a mund të na shpjegoni se, cilat janë cilësitë e gruas, të cilat pasqyrohen në ekanin e kinemasë iraniane?!”

Abdurrida Rashidi: “Lërmëni t’iu bëj të ditur se kinemaja iraniane, nuk ka për synim pasqyrimin e cilësive fizike dhe joshëse të gruas, përkundrazi kinemaja iraniane, ka për qëllim shfaqjen e tipareve fetare, dëshirave, karakterit, pëkushtimit ndaj Allahut (s.u.t.) dhe vullnetit të gruas. Çështja për të cilën po flasim, është trajtuar gjërësisht dhe në degët e tjera të arteve të bukura. Ndoëse kinemanja iraniane nuk arrin në nivelet e përfitimeve dhe shitjeve të biletave si kinemaja amerikane e Hollywoodit, ajo ka zënë një vend të rëndësishëm në kinemanë botërore, duke shpalosur vlerat e saj të pashoqe”.

“Duke u nisur nga fakti se Kur’ani Famëlartë, ruajnë drejtësinë dhe nuk bëjnë asnjë dallim gjinor mes burrit dhe gruas, Kushtetuta e Republikës Islame Iraniane ka garantuar dhe siguruar një gjë të tillë”.

“Feja islame i ka kushtuar rëndësi të veçantë krijimit dheruajtjes së institucionit të familjes. Duke u mbështetur në këtë këndvështrim, pohojmë se rëndësia e grua është shumë e madhe, sepse është dashuria dhe dhembshuria e gruas, ndjenjat të vilat mbledhin dhe edukojnë anëtarët e familjes”.

“Sipas fesë islame, rëndësia më madhore, e patjetërsueshme, e pazëvendësueshme dhe e shenjtë e gruas, është mbajtja dhe fuqizimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve të familjes. Për ta kuptuar sa më mirë ëndësinë e gruas mjafton t’i hedhim një sy, shkrimeve dhe veprave të sociologvë gjat ëtërë historisrë të ciët kanë vlersuar lart rolin e gruas duke e cilësuar akëtë të fundi si gurin e themjeljes së familjes. Pra nëse me të vërtetë synojmë fuqizmim e shoqërisë muslimanë, ësht e domosdoshme rritja e rëndësisë së rolit të gruas brenda familjes”.

“Për të ilustruar sa më mirë rëndëisnë e gruas në shtëpi dhe në shoqëri, po përmendim këtë ngjarje të shënuar të historisë islame. Ashtu siç e dini edhe ju pas muajit hënor Muharrem, vijnë ditët e shënuara të ngjarjes së hidhur të Ashure, në të cilat ka rënë dëshmor Imam Husejni (a.s.). në atë epokë gratë e kishin të ndaluar bisedimin me të huajt. Ndonëse nipi i Muhammedit (s.a.u.s.) dhe i biri i Imam Aliut (a.s.) Husejn Ibn Aliu (a.s.) ecte i prangosur me zinxhirë në fyt, duar dhe këmbë, në mesin e robërve të luftës, pranë Xhamisë së Emeuive, në kryeqytetin sirian të Damaskut, ai ia doli mbanë që të mblidhte popullin rret thij dhe t;immbante një hutbe të gjatë, në të cilën bëri fjalëpër padrejtësinë, fyerjet dhe sharjet e bijve të Umejjes (emeuive) ndaj të bijës së Imam Aliut (a.s.) dhe motrës së Imam Husejnit (a.s.) Zejnebes, përmendja e imazhit dhe koceptit të gruas në fenë islame, bart një rndësii histrorike. Epoka për të cilën po flasim, isht një epokë e errët dhe zymtë, në të cilën vajzat e sapolindura, varroseshin të gjalla në dhe, ndërsa gratë bliheshin dhe shiteshn si plaçka tregu”.

“Hutbeja e mbajtur mbi Zejneben, mori përsipër luajtjen e rolit të masmedias bashkëkohore. Nëse Zejnebja nuk do të kishte mbajtur hutben e njohur, në të cilën mallkoi Jezid Ibn Sufjanin, atëherë në ditët tona ne as nuk do organizonim ceremonitë përkujtimore të ngjarjes së hidhur të Kerbelasë dhe të Imam Husejnit. Sa herë që përmenden gratë guximtare dhe heroina, duhet të kemi parasysh dy burrneshat e historisë islame, Fatimen dhe Zejneben”.

Gazetarja Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu: “Vallë çfarë mund të na thoni mbi marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe shumëpalëshe të rolit të gruas, në jetën familjare, profesionale dhe shoqërore?!”

Abdurrida Rashidi: “Këndvështrimi i Republikës Islame Iraniane ndaj gruas, përputhet dhe mbështetet plotësisht në këndvështrimin e fesë islame ndaj gruas. Gruaja në njërën anë, kryen detyrën e ruajtjes dhe fuqizimit të marrëdhënieve familjare, ndërsa në anën tjetër ka liri të plotë në marrëdhëniet familjare, karrieriste, profesionale dhe shoqërore. Gruaja mund të bëhet mjeke, mësuese, profesore, pedagoge, deputete, ministre dhe ambasadore. Lërmëni t’iu citoj faktin se, në ditët tona 60 % e studentëve në fakultetët iranianë janë gra. Madje  me kusht që gruaja, të ketë marrë lejen e të tërë deputetëve të kuvendit iranian, mund të kandidojë për deputete. Si rrjedhojë,në ditët e sotme një numër i konsiderueshëm grash, janë deputete në kuvendin iranian. Tani do të përmend disa raste suksesi të gruas iraniane. Ish zëdhënësja e ministrisë së jashtme, ka luajtur një rol kyç në ambasadën iraniane në Malajzi. Një rast tjetër suksesi i gruas, është ish ministrja e shëndetësisë zj. Merdije Dastxherdi. Sipas meje kjo e fundit, e cila i kushtonte vetëm 4 orë kujdesit të saj vetjak, ishte ministrja më e sukseshme, pas epokës së Revolucionit Islam Iranian”.

Gazetarja Hicran Çiğdem Yorgancıoğlu: “Vallë a është feminizmi një rrymë, e cila e mbron dhe çliron gruan?!”

Abdurrida Rashidi: “Të tëra rrymat dhe lëvizjet feministe perëndimore të ditëve të sotme, jo vetëm që nuk e kanë çliruar gruan, por përkundrazi e kanë robëruar, duke e shndërruar atë në një burim fitimi dhe shfrytëzimi. Sa herë që shtetët perëndimorë, duan të shesin prodhimet e tyre higjienikë, kozmetikë, tekstile, ose të çdo fushe, e bëjnë këtë duke reklamuar gra “të bukura” dhe “tërheqëse”të zhveshura me rroba banje, të cilat e kanë nënçmuar dhe përçmuar virtytet dhe vlerat e gruas. Shtetët perëndimorë, në pamje të parë duket se orvaten,“të çlirojnë” gruan në shtetët lindorë, por në të vërtetë ata orvaten të zbulojnë rrugët, që të çojnë në shfrytëzimin e gruas. Prandaj duhet të qëndrojmë të zgjuar, kundër këtyreorvatjeve të dashakeqe dhe të liga perëndimore”.

“Ngrohtësia e vatrës familjare”, është një dukuri pozitive mjaft e rrallë në shoqëritë perëndimore, në të cilat anëtarët e familjes bashkëbisedojnë dhe takohen me njëri-tjetrin vetëm disa minuta në ditë. Por fatmirësisht gjendja e familjes turke, nuk është kështu. Mua më vjen shumë mirë kur shoh se të dielave, familjet turke mblidhen së bashku dhe hanë mëngjes, bashkëbisedojnë të gëzuar dhe të lumtur. Mallëngjehem nga kjo gjendje, sepse më kujtohen familjet iraniane, kështu që falenderoj Allahun (a.u.xh.) Krijuesin tonë, i Cili e di më së miri nevojat tona. Ajetët dhe suret kuranore të zbritura, janë tërësisht në përputhje të plotë me natyrën e bukur dhe të brishtë njerëzore dhe janë në dobi të mirësisë njerëzore”.

“Tani dua të përmend faktin se pas dy sureve më të gjata të Kur’anit Famëlartë, përkatësisht Sures Bekare “Gjedhit” dhe Sures Ali Imran “Familjes së Imranit”, sureja e tretë më e gjatë në Kur’an ështē Sureja Nisan “Gratë”. Tani lërmëni t’iu citoj ajetin kuranor të Sures Nisa “Grave”: “Allahu ju krijoi nga njëri-tjetri, që të jeni burim prehjeje për njëri-tjetrin”.Duke u nisur nga ajeti i mësipërm, themi se jetesa fillikat i vetëm është një e metë dhe si rrjedhojë martesa nënkupton plotësimin e fesë islame, për një besimtar musliman”.

“Në përfundim të reportazhit tonë, pohojmë se nga këndvështrimi i virtyteve dhe vlerave kinematografia iraniane, zotëron një botëkuptim dhe një gjuhë autentike të shprehuri, duke nënvizuar faktin e rëndësishëm që luan gruaja, në mbarëvajtjen e çështjeve familjare, shtëpiake, karrieriste, profesionale dhe shoqërore”.



Burimi : Yeni Kaynak