Fushëveprimi dhe Vizioni i Iranit në Sektorin e Naftës Dhe Gazit: Një Bisedë Me Dr. Amir Hussein Zamaninia, Zëvendës-Ministrin Për Tregti dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Naftës

nga H. Çiğdem Yorgancıoğlu | Publikuar në Gus. 9, 2017, 4:35 a.m.

Në 12 korrik të vitit 2017është zhvilluar Kongresi i 22-të Botëror i Naftës (WPC), i njohur gjerësisht si “Lojrat Olimpike” të industrisë së naftës dhe gazit në Qendrën e Konventës së Stambollit, në Stamboll të Turqisë. Në WPC-në e 22-të mori pjesëgjithashtu edhezëvendës-ministri iranian i naftës Dr. Amir Hussein Zamaninia. Gjatë kësaj kohe pata një mundësi për t'u takuar dhe për të biseduar me të personalisht për një moment të mirë në Stacionin Kombëtar të Naftës së Iranit (NIOC). Ndërkohë, qëpërfaqësoi Iranin në 22WPC2017 në Stamboll, NIOC kishte një marrë një sipërfaqe prej 280 metra katror në kongres. Në këtë kongres, nga NIOC janë miratuar 23 këshilla për shfaqjen e posterëve. Zgjerimi i përfitimmeve nëpërmjet prezantimittë NIOC-së nga të ardhurat e prodhimit të përbashkët të naftës dhe gazit duke vepruar brenda kufinjve të buxhedit të tij është një nga strategjitë e ministrit, gjë e cila mund të vihet re e pasqyruar në faqen zyrtare të Ministrisë së Naftës (MPP).

Kongresi i 22-të Botëror i Naftës ka mundësuar një platformë për dialog të hapur dhe për të ndërtuar ura ndërlidhëse midis konsumatorëve dhe prodhuesve, qeverive dhe industrisë, akademikëve dhe financuesve, drejtuesve dhe shoqërisë, me qëllim që të trajtojnë këto çështje dhe të prezantojë në debate, zhvillimet dhe zgjidhjetnë lidhje me prodhimin dhe përdorimine qëndrueshëm të burimeve të energjisë në botë. Kongresi është i përbërë nga seanca plenare, panele, forume me panorama dhe postera, tryeza të rrumbullakëta, mbledhje në rangministash, panele në rang CEO-shë, sesione strategjike dhe raporte nga punimet e ekspertëve të WPC. Përsa i përket marrjes së lidershipit në veprimtarinëe përgjegjshme në sektorin e energjisë, gjatë seancave të përmendura më sipër, Zamaninia është shprehur se, “Jemi të vetëdijshëm se biznesi në lidhje me prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e energjisë nuk mund të konsiderohet një lloj biznesi i zakonshëm.

Teherani ka përshëndetur firmat turke për angazhimin në projektet madhore dhe më pak madhore në lidhje me Iranin

Teherani përshëndet angazhimin gjithnjë e më të madh të firmave turke. “Irani po pret një angazhim të mëtejshëm të kompanive turke veçanërisht në projektet madhore por dhe në ato më pak madhore“është shprehur zëvendës-ministri i naftës dr. Amir Hossein Zamaninia më 12 korrik 2017. Ai gjithashtu ka shtuar se: “Turqia është një nga klientët tanë. Ne kemi një kontratë afatgjatë për të furnizuar Turqinë me naftë, kontratë e cila po shkon shumë mirë.”

Dr. Amir Hossein Zamaninia është shprehur se ekzistojnë shumë baza të përbashkëta për investime mes Iranit dhe Turqisë. Ai ka vazhduar më tej fjalën e tij duke thënë se: “Ne duhet të punojmë së bashku për të realizuar projekte që u përshtaten kompanive si në Turqi ashtu edhe Iran, projekte të cilat nuk mungojnë.”, Gjatë 22ËPC2017 në Stamboll, Zamaninia ka bërë me dije se aktualisht ishte në kontakt me disa kompani turke, por nuk zbuloi detaje të mëtejshme. Ai ka vijuar duke u shprehur se “Kompanitë turke janë të interesuara në prodhimin e energjisë, importimin e gazit dhe naftës, dhe ne duam t'i inkurajojmë këto kompani që të angazhohen edhe në projektet më aktuale.” Shumë zona në Iran janë ende të pashfrytëzuara përsa u përket rezervave hidrokarbure të tyre, për të cilat ministri u shpreh se prodhimi i Iranit nuk kishte arritur ende kapacitetin e tij maksimal. Ai shtoi se “Prodhimi është shumë më pak relativisht i diskutuar duke e krahasuar me rezervat që ne posedojmë. Pikërisht për këtë arsye, kostoja e prodhimit në Iran është shumë e ulët.” Ndërkohë, Irani ka prodhuar rreth 3.8 milion fuçi naftë në ditë në muajt e fundit. Sipas Zamaninia, kjo sasi do të rritet edhe më tej në vazhdim. “Deri në fund të vitit 2017, shpresojmë të arrijmë rreth 4 milionë fuçi në ditë”, tha ai.

Akses universal në eficensën e energjisë-rigjeneruese, energjisë-globale dhe energjisë së përbërë

Gjithashtu, Zamaninia foli në lidhje me objektivat ambicioze të SDG 7 për vitin 2030, duke thënë se qëllimet përfshijnë aksesin universal në energji, dyfishimin e pjesëssë energjisë së rinovueshme në përzierjen globale të energjisë dhe dyfishimin në shkallë globale të përmirësimit në efikasitetin e energjisë. Ai vazhdoi duke thënë se më shumë se 3 miliard njerëz vuajnë nga varfëria energjetike në botë dhe nuk kanë mundësinë as për të gatuar në kushte të përshtatshme. Gjatë panelit të 11 korrikut 2017, Zamaninia parashikoi se deri në vitin 2040,gazi do tëzëvendësojë naftën dhe do të përbëjë 26.6 për qind tëshportës globale të energjisë.

Projektet aktuale

Pas Planit të Përbashkët Gjihthëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) për programin bërthamor të Iranit, situata o normalizohet deri në atë masë sa vendi po angazhohet si me kompanitë kombëtare ashtu edhe me ato ndërkombëtare të naftës. Ministri ka bërë me dije se “Ne jemi nërreth 27 negociata në vazhdim e sipër përsa i përket projekteve të ndryshme në programet aktuale.”

Projekti më i madh i zhvillimit në fushës e gazit në botë, “Faza 11” në fushëne gazit të Parsit Jugor, me kompaninë franceze të naftës Total dhe China National Petroleum Corporationnë bashkëpunim me kompaninë iraniane Petro Pars.

Zamaninia ka bërë me dije se një kontratë me gjigantin energjetik francez Total u finalizua brenda 18 muajve, duke shpjeguar se ky zhvillim është“normal” për një kontratë të madhe të naftës dhe gazit. Irani nënshkroi një kontratë të re në fillim të korrikut për të zhvilluar  projektin e njohur si “Faza 11”,që konsiston në projektin më të madh të zhvillimit në fushëne gazit në botë, i gjendur nëfushëne gazit të Pars Jugut, me kompaninë franceze Total dhe China National Petroleum Corporation dhe kompaninë iraniane Petro Pars. Ai është shprehur se “Në momentin që ky projekt të jetë realizuar brenda tre viteve, do të shtojë rreth 56 milionë metra kub gaz në prodhimin tonë të përgjithshëm.”. Gjithashtu,ai vuri në dukje faktin se; kjo ishte një kontratë 20-vjeçare dhe përbëhet nga dy faza. Investimi i drejtpërdrejtë fillestar varion diku rreth 4.8 miliardë dollarë amerikanë. Ndërkohë, ai në vazhdim adresoi edhe rëndësinë e konsiderueshmetë transferimit të teknologjisë në këtë drejtim. Zamaninia është shprehurgjatë PL07: “Marrja e Lidershipit për Operacione të Përgjegjshme”, të zhvilluarditën e mërkurë më12 Korrik 09:30 -10:30 (Salla Plenare) – të kryesuar nga Elisabeth Torstad dhe CEO i naftës dhe gazit, DNV GL, Norvegji, me pjesëmarrjen e folësve kryesorë: Bob Dudley, CEO, BP, UK Barry Worthington, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Amerikane të Energjisë (USEA), USA Dr Amir Hossein Zamaninia, Zëvendës Ministri i Naftës për Tregti dhe Çështje Ndërkombëtare, Iran – se të gjitha negociatat për të cilat Irani është duke u angazhuar përmbajnë një komponent të rëndësishëm të transferimit të teknologjisë, përfshirë këtu “transferimin e teknologjisë, menaxhimin dhe investimin në këtë fushë”.

Kontrata të reja në horizont

Për më tepër, Zamaninia premtoi 10 kontrata të tjera të ngjashme me këtë në vitin e ardhshëm dhe bëri me dije se po kërkonin 92 miliardë dollarë investime të huaja për të rritur prodhimin e naftës me mundësi eksport një të tretë të gazit me 15 herë më shumë në vitin 2021. “Duart i kemi të mbushura”është shprehurMinistri Amir Hussein Zamaninia. Zamaninia vazhdoi duke thënë se Irani ka hyrë në“negociata njëkohësisht me kompani të tjera të cilat do të përfundohen brenda pak javësh” dhe ka vijuar duke thënë se “do të dëgjoni për kontratat e tjera që janë përfunduar. Megjithatë, ai nuk ka folur me emra konkretë mbi kompanitë që mund të marrin pjesë potencialisht. Ai nuk përmendurnë asnjë moment asnjë emër, megjithatë ka dhënëdisa sugjerime të mundshmeduke u shprehur këstu; “Unë nuk do të jap emra për ju, por po ju bëj me dije siç kam thënë edhe më parë se ndodhemi aktualisht në 26 negociata gjithsej (duke përjashtuar Totalin) që janë duke vazhduar, të gjitha këto projekte u përkasin kategorive të mëdha dhe pak nga pak do të arrijmë në përfundim, të paktën deri në fund të gushtit.

Stepja i kompanive perëndimore ndaj Iranit për shkak të sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit

Sipas tij, tashmë situata është kthyer nëmjaft normale në mënyrë që bizneset e madha ndërkombëtare të naftës të mund të bashkëpunojnë me Iranin. Megjithatë, kompanitë e tjera të mëdha të naftës kanë qenë më të stepura se Total-i përsa i përket përfshirjes në Iran, pavarësisht rezervave tëmëdha të naftës dhe gazit që gjenden aty. U theksua fakti se, kompanitë perëndimore janë të stepuraduke qënë se i friksohen mundësisë se mund të kthehen sulmet dhe konfliktetnëpërmjet sanksioneve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit për armët, të drejtat e njeriut dhe akuzat për terrorizëm. Në përgjithësi, industria është ende duke zgjidhur faktin se ka një rënie të çmimit të naftës që nuk po vazhdon për vitin e tretë tashmë, gjë që i ka bërë kompanitë që t’i përllogarisin me më shumë kujdes shpenzimet e reja.

Më pas BP (sposri ekskluziv i WPC) Bob Dudley tha se do t’i duhej tëmos e shfrytëzonte mundësinë e Iranit për momentin,duke qënë se kompania e tij tashmë është angazhuar në një vlerë 15 miliardë dollarë shpenzime diku tjetër këtë vit, duke iu referuar këtu vitit 2017. Duke folur në të njëjtën konferencë në 22WPC2017, kompanitë amerikane si Exxon Mobil Corp dhe Chevron Corp e kanë të ndaluarë të bëjnë biznes në Iran, megjithatë kompanitë evropiane si BP me qendër në Londër ende mund të përpiqen të bëjnë një marrëveshje. Një faktor që po ngadalëson përparimin e gjërave është se: Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar marrëveshjen lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe ka kërcënuar ta tërheqë atë, ose të shtojë sanksionet. “Vendimi i BP për të qenë tëkujdesshëm ndaj hapave drejt Iranit ishte një efekt i tërthorë i presionit të SHBA-së kundër të bërit biznes në Iran”, është shprehur Zamaninia.

Debati mbi Total-in

Një zëdhënës i BP-sëbëri një vërejtje përsa i përket kësaj çështjeje. Ndërsa Zamaniniaiu përgjigj se “Angazhimi i Total në Iran është dëshmi se kompanitë e naftës kanë arritur në përfundimin se rikthimi i sanksioneve duket të jetë shumë i vështirë, ndoshta edhe i pamundur.” Total është shprehur se marrëveshja është në përputhje me të gjitha sanksionet ekzistuese. Zëdhënësja e Shell tha se: “Shell është e interesuar të eksplorojë rolin që mund të luajë Iraninë zhvillimin e potencial energjetik. Ne kemi qenë në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë iranianë, megjithatë është akoma herët për të diskutuar investimet e mundshme tëShell në ndonjë projekt.”

Brenda grupit, kompanitë e naftës po ndiqnin me kujdes një debat politik që kishte lindur në Iran që nga marrëveshja me Total. Më 12 korrik, ministri iranian i naftës ,Bijan Namdar Zangeneh është kryqëzuar në parlamentin e Iranit për këtë marrëveshje që disa nga palët e ashpra ekstremistee shohinsi një marrëveshje tepër favorizuese për Totalin. Disa ligjvënës kërcënuan se do ta bllokojnë atë, megjithëse më pas e pranuan atë. Në një sesion të hapur të parlamentit Zanganeh, i informoi ligjvënësit për një marrëveshje të diskutueshme të gazit prej 5 miliardë dollarësh të nënshkruar kohët e fundit me gjigantin e energjisë franceze Total, duke thënë se marrëveshja do t'u shërbente interesave të Republikës Islamike.

Investimet globale të naftës dhe gazit

Për t’u kthyer tek paneli, një këshilltar i qeverive për çështjet e energjisëështë shprehur seIrani po punon gjithashtu kundër një lëkundjeje të vazhdueshme që anë pësuar investimet e naftës në nivel global. Ndërsa investimet botërore të naftës dhe gazit do të rriten me 3% këtë vit, shumica e shkon për përdorim të SHBA-së, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë,

Fushat e vjetra të naftës në Iran janë një sfidë, që kërkojnë“durim dhe teknologji të lartë”, është shprehu Laszlo Varro, ekonomisti kryesor i IEA-s. Përveç kësaj, rreziqet gjeopolitike të Iranit, kontratat komplekse dhe rreziku i sanksioneve mund të dekurajojnë investitorët të cilët mund të shkojnë në rajone të naftës në rritje, si Brazili, në vend të Iranit, vazhdoi z. Varro për ta mbyllur duke thënë se“Irani do të mbetet nën potencialin e tij gjeologjik për një kohë të gjatë.” 



Burimi : Uluslararası Politika Akademisi (UPA)