Irani prezanton artin, kulturën për akademikët ndërkombëtar

  • Kopshti Eram, Shiraz, në provincen, Fars, Iran
Publikuar në Dhj. 22, 2015, 1 a.m.

kryeqytet,  në Vjenë, Austri, për të paraqitur artin dhe kulturën persiane për studentët dhe profesorët universitarë nga vende të ndryshme.

Ngjarja është organizuar enkas për t’i bërë pjesëmarrësit më të njohur me kopshtet  persiane  dhe veprat e poetit persian, astronomit dhe matematikanit, Omar Hajjam Neishaburi.

Kjo paraqitet në një libër, që përmban vepren e madhe letrare ‘'Rubaijat' të Omar Hajamit dhe  përkthimet e tij në anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe arabisht.

Gjatë ceremonisë, gjithashtu,  u paraqit  një hyrje në kaligrafinë persiane dhe pikturën në miniaturë.    

Kopshte persiane janë të regjistruara në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore (UNESCO) në Listën e Trashëgimisë Botërore të Kombeve të Bashkuara për shumëllojshmërinë e dizajnit të tyre që ndryshojnë dhe i përshtaten kushteve të ndryshme klimatike.

Kopshte persiane ishin ndërtuar për të simbolizuar Kopshtin e Edenit dhe katër elementet Zoroastriane, qielli, tokas, uji dhe bimët. Ata kanë ndikuar në dizajnin e kopshteve në mbarë botën dhe u bën themeli i traditave Islame, dhe më vonë  të kopshteve evropiane, një shembull i cili mund të shihet në kopshtet e Mughalit të Indisë përkatësisht, në Taxh Mahal në Indi. 

Omar Hajjam Neishaburi është një poet dhe shkencëtar i shquar, i cili është i njohur në mbarë botën si një nga figurat më të shquara, më të vlerësuara letrare persiane dhe astronomike.

Ai është popullarizuar në Perëndim përmes përkthimit të Rubairave nga poeti  dhe shkrimtari anglez  Edward Fitzgerald (1809-1883).



Burimi : Press TV