Pse nuk do të ketë luftë?

nga Abdullah Genci | Publikuar në Shta. 17, 2018, 3:09 a.m.

Gjendja e forcave amerikane në distanca të arritura nga raketat, është një faktor që krijon ankth për fillimin e një lufte në rajon si dhe faktor që pengon këtë luftë.

Shkrimtari i gazetës iraniane Javan, Abdullah Genxhi shkroi për arsyjet të cilat pengojnë Amerikën që të hap luftë kundër Iranit.

Dy deklaratat , “nuk do të ketë luftë” dhe “ne nuk po negociojmë”, kanë bërë të mundur që qasjet dhe vendimet të bien në vendin e vet. E para është një parashikim i bazuar në përkufizim, dhe e dyta është vendim i shtetit.

Cila është logjika e deklaratës së Udhëheqësit të Revolucionit Islamik të Iranit, ku thotë se “nuk do të ketë luftë”?

1- Strategjia Amerikane bazohet në këto themele. Ka për qëllim “të ushtrojë presion ekonomik dhe psikologjik” dhe të krijoj “shqetësim social dhe ekonomik”, si dhe synon “destabilizim nga pikëpamja politike dhe ajo e sigurisë”. Përveç kësaj, tri deklaratat si “problemet e jetesës së popullit Iranian”, “korrupsioni brenda qeverisë” dhe “shpenzimet e mëdha të Iranit në rajon”, ata i përdorin si një mjet për të rrëzuar qeverinë. Kështu, qëllimi i tyre nuk është ushtarak, por ata po përpiqën të përdorin alternativën e luftës për të përgatitur mendjen tonë për të i’u dorëzuar negociatave.

2- Presidenti amerikan është investitor dhe shfrytëzues ekonomik dhe ai është shumë i shqetësuar me shpenzimet e Amerikës prej 7 trilion dollarësh në rajon. Kjo është arsyeja pse ai thotë se e ka mundësuar sigurinë e arabëve kundër Iranit dhe kërkon që arabët të paguajnë për shpenzimet e kësaj. Kështu, ata i morën nga sauditët shpenzimet për të qëndruar në rajonet kurde të Sirisë. Pra, ai nuk do të shpenzojë para për luftë.

3- Forca e Iranit është faktori më i rëndësishëm i cili parandalon luftën. Amerikanët janë të vetëdijshëm për këtë forcë të Iranit dhe e dinë shumë mirë se periudha “godit dhe ik” tashmë ka përfunduar dhe se prestigji për të qenë një superfuqi mund të ketë dëme serioze.

4- Edhe humbjet e njëpasnjëshme të SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon, larguan sistemet e tyre të llogarisë. Ata e shohin se të gjitha armët, planet dhe paratë e arabëve dhe perëndimorëve nuk mund të marrin hak nga jemenasit dhe e dinë shumë mirë se lufta me Iranin do të jetë një makth i tmerrshëm. Amerikanët kanë dështuar në zbatimin e planeve të tyre në Irak, Siri, Liban, Jemen dhe Afganistan, dhe ata e konsiderojnë Iranin si përgjegjës për këtë.

5- Çështja e sigurisë së sionistëve është një faktor tjetër i rëndësishëm. Ata nuk mund t’a marrin me mend se çfarë mund të i’u ndodhte sionistëve në ditën kur filluan ngjarjet. Ata nuk mund të parashikojnë se çfarë mund të bëjnë mijëra raketa të Hezbollahut dhe Hamasit dhe dhjetëra mijëra forca shumëkombëshe të stacionuara në Siri. Prandaj, ata nuk do të krijojnë një rrezik sigurie për sionistët.

6- Presidenti amerikan i cili është i fokusuar në ekonominë absolute, është i shqetësuar për çështjen e gjendjes dhe çmimeve të energjisë pas luftës. Nuk dihet se cilat do të jenë objektet e naftës të aleatëve amerikanë në rajonin e Gjirit Persik, pas luftës. Çmimet e naftës e bëjnë ekonominë amerikane të vështirë dhe në të njejtën kohë i kthejnë humbjet e tyre në një shfaqje.

7- Gjendja e forcave amerikane në distanca të arritura nga raketat, është një faktor që krijon ankth rreth fillimit të një lufte në rajon si dhe faktor që pengon këtë luftë. Amerikanët e dinë shumë mire influencën rajonale të Iranit dhe kontaktin e saj me kombet e shumë vendeve. Dhjetëra mijëra ushtarët e Amerikës në Afganistan, Irak, Siri dhe në vendet e Gjirit Persik, janë si mishi në mes të dhëmbëve të Iranit. Ata vazhdimisht përkujtojnë faktin se që nga viti 2003 deri në vitin 2014, në Iran janë vrarë 4300 ushtarë amerikan. Ata gjithashtu e dinë se lufta me Iranin nuk do të jetë vetëm në det dhe në ajër; Irani është aq afër tyre saqë ata nuk mund t’a marrin me mend.

8- Brishtësia e modernitetit të përbërë nga shfaqja të cilën aleatët amerikan në rajon e posedojnë falë dollarit petro, është një tjetër faktor pengesë. Jeta e emirëve në rajonin e Gjirit Persik është si një jetë në fener qelqi e cila do të shkatërrohej nga goditja e ndonjë trupi të fortë. Kjo është strategjia e përhershme e Republikës Islamike të Iranit: Nga cila do pikë që ne goditemi, edhe ne godasim po në atë pikë. Kushdo që dëshiron të vendosë amerikanët në tokë ose në det është i njoftuar për këtë strategji.

9- Irani nuk ka sulmuar asnjë vend që nga shekulli i 18-të e deri më tani. Kjo strategji vlen ende dhe doktrina e Republikës Islamike të Iranit bazohet tërësisht në mbrojtje. Prandaj, Irani kurrë nuk do të jetë nismëtar i një lufte. Nga kjo pikëpamje, alternativa “nuk do të ketë luftë”, është një alternativë e mirë edhe për popullin e Iranit, edhe për armiqtë e Iranit.

Paqja e popullit Iranian dhe loja me alternativën e luftës në njërën anë dhe forca që ndalon armikun nga lufta në anë tjetër, janë tregues i kësaj situate.

Vendimet evolucionare të qeverisë, renditja e prioriteteve në burime, ndershmëria në informimin e publikut, uniteti, solidariteti dhe marrëdhëniet me lindjen mund ta sjellin Iranin në një të nesërme të ndryshme pa luftëra dhe debate.

 


Burimi : Yakın Doğu Haber