Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Fatkeqësia E Ditës Së Enjte (Ḥadīthi I Ḳirṭāsit) (Pjesa e Parë)

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Tet. 29, 2020, 2:47 a.m.

Për hir të Allāhut, nëse ata kanë shkaktuar kundërshtime në praninë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) kur ky i fundit ka qenë gjallë, pa mendojeni njëherë se çfarë kanë bërë pas ndërrimit jetë të tij! Kjo çështje nuk është një çështje e thjeshtë. Kjo çështje ka të bëjë me të ardhmen e bashkësisë muslimane.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭāfain (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (f.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahāratun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhū. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Duke filluar që nga ky program do të hetojmë Fatkeqësinë e Ditës së Enjte. Kjo thënie e cila përcakton cilësinë e ngjareve që zhvillohen sot është marrë nga vepra me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut) e Imām Bukhārīut. Unë e përshëndes dhe Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëse erdhët”. Imzot a mund ta bëni përmbledhjen e programit të mëparshëm?!

Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣtafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Fillimisht dua që të bëj të ditur këtë se herë-herë ne hasim në një pyetje të tillë: “Vallë përse hulumtoni këto lloj çështjesh që shkaktojnë armiqësi, përçarje dhe urrejtje në gjirin e muslimanëve?!”

Ne themi kështu duke i dhënë përgjigjje kësaj pyetjete: “Leximi i këtyre ngjarjeve që u zhvilluan në epokat e hershme të Islāmit, pas ndërrimit jetë të të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) është i mundur në dy mënyra”.

Leximi i parë është leximi negativ. Qëllimi i njeriut i cili shqyrton ngjarjet historike dhe këto ngjarje, është mbjellja e farërave të armiqësisë, përçarjes dhe urrejtjes në mesin e muslimanëve. Ajo që synohet të arrihet në këtë lloj leximi, është përhapja e armiqësisë, përçarjes dhe urrejtjes që do të bëhet shkak për ndarjen dhe përçarjen e muslimanëve. Pra krijimi i mjedisve të duhura për cilësimin si mohues të muslimanëve të njëri-tjetrit. Duke qenë se kjo është një dukuri që dihet hapur nga ana e ndjekësve tanë të nderuar, unë nuk dua që të bëj me shenjë në shembujt e këtij leximi.

Leximi i dytë: Ata njerëzit e kësaj pale nisen nga një pikë e tillë. Ne përpara së gjithash jemi të besimit në domosdoshmërinë e jetesës bashkë të mbarë muslimanëve. Ky është fati i tyre. Kjo çështja e jetesës bashku nuk është një çështje me zgjedhje por paraqit një detyrim. Jetesa bashkë e doktrinave islāme është fati i bashkësisë muslimane. Madje ne jemi të mendimit se kjo duhet zgjeruar. Nëse do të mendojmë në dritën e konceptimeve të shtetit bashkëkohor, një njeri musliman duhet dhe mund të jetojë me një njeri jomusliman. Muslimani duhet që të mësojë udhët e mundësisë së jetesës bashkë dhe në paqe. Kultura e jetesës bashkë - si do që të jetë ajo - është kuptimi i qenies së barabartë me tjetrin. Kështu që ngjarja duhet të shihet me perspektivën: “Njeriu është vëllai yt në fe ose i barabarti yt në krijim” që ceket në veprën me titull: “Nehxhu’l-Belagati” (Maja e Oratorisë) e të nderuarit Prijës i Besimtarëve Imām ‘Alīut (p.m.t.). Rishtas ky i fundit citon: “Ti duhet të jetosh bashkë me të tjerët, duhet t’i pranosh ata”.

Por cilat janë parimet thelbësore e jetesës bashkë?! Pra çfarë do të thotë pranimi i mendimeve të njerëzve të tjerë të feve të ndryshme?! Ashtu siç unë dua që njerëzit e tjerë të tregojnë respekt ndaj gjërave tona të shenjta edhe unë duhet të tregoj respekt ndaj gjërave të tyre të shenjta. Nuk ka rëndësi nëse gjërat që ato i kanë quajtur të shenjta, janë apo nuk janë të shenjta dhe sipas nesh. Unë si në programin me titull: “Muṭahāratun fi’l-‘Aḳīde” (Dëlirësitë e Kredos) dhe në programin me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imām Mehdiut), nuk do të toleroj që kundërshtimet mendimore, të kredos dhe fetare dhe mendimet e tjera, të shikohen me përbuzje dhe të shërbejnë si një mjet sulmi. O shī‘īt! O ti vartës i Shkollës së Ehli Bejtit! Pikërisht ashtu siç ti do që anëtarët e besimeve të tjera, të tregojnë respekt ndaj gjërave që ti i quan të shenjta dhe ti duhet të tregosh respekt ndaj gjërave që të tjerët i quajnë të shenjta.

Vëlla, ti mund t’i besosh asaj që do dhe je i lirë në besimin tënd. Megjithatë ti duhet të jetosh bashkë me palët e besimeve të tjera dhe nuk duhet të ushqesh ndjenjën që t’u bësh gropën atyre.

Në këtë pikë mund të drejtohet një pyetje e tillë: “Imzot shumë mirë, por nëse është ashtu atëherë përse ju shtjelloni këto lloj çështjesh?!”

Unë them kështu si përgjigjje: “Unë dua që t’i shpalos këto çështje. Shprehem kështu sepse disa historianë, muḥaddithë, “mufessirë” (komentues) dhe apologjetë janë munduar që të fshehin një mori të vërtetash, në lidhje me epokat e hershme të Islāmit”.

Prezantuesi: Dhe natyrisht se këto të vërteta kanë ndikim në gjendjen e ditëve të sotme të muslimanëve.

Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-‘Alami’n-Nubelā” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj) e Ḥāfiḍḥ Dhehebiut (v.v. 748 m.i.) kumton si më poshtë: “Këto të dhëna zënë vend hem në mesin e duarve tona hem në mesin e duarve të dijetarëve tanë. Këto të dhëna duhet të mbështillen dhe duhet të fshihen. Madje këto lloj të dhënash duhet të asgjësohen me qëllim që në zemra të zërë rrënjë dashuria e çiltër e bashkëkohësve dhe qenia i kënaqur e muslimanëve nga ata”. (1)

Pra pikërisht ashtu siç lexuat të vërtetat duhet të mbështillen dhe duhet të fshihen.

Shejkhu ynë Imām Dhehebiu thotë se ne duhet t’i duam, t’i respektojmë dhe t’i nderojmë bashkëkohësit. Por a duhet që të duam dhe të jemi të kënaqur dhe nga dyfytyrëshit në gjirin e tyre?! A do t’i duam dhe njerëzit, të cilët i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i ka cilësuar hapur si “imāmët e humbjes dhe shmangies?!” A do të jemi të kënaqur dhe nga ata?! A duhet t’i duam dhe ata?! Shumë mirë por atëherë cili është dallimi mes dashurisë së besimtarit dhe dashurisë së dyfytyrëshit?! I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë: “O ‘Alī ty të do vetëm besimtari dhe të përbuz vetëm dyfytyrëshi”.

Ḥāfiḍḥ Dhehebiu pohon si vijon: “Domosdoshmëria e fshehjes nga njerëzit e thjeshtë e këtyre të dhënave është e prerë. Kurse dijetarëve me gjykim të shëndoshë të pastruar nga egoja dhe epshi iu është dhënë leje për hetimin e këtyre ngjarjeve”. (2)

Shumë mirë por përse këto të vërteta duhet të fshihen nga muslimanët?! Këto të vërteta na kanë mbetur trashëgim. Qëllimi i këtushëm është bërja e mundur e shndërrimit në një gjë të shenjtë e çdo gjëje madje dhe e risive, për sa i përket epokës së parë të Islāmit. Kështu që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë: “Ai që do ta ndryshojë i pari sunnetin tim është një njeri nga bijtë e Umejjes”.

Tani dua që të përcjell një fragment tjetër nga një vepër e ndryshme. Po bëj fjalë për veprën me titull: “Ruuatu’th-Thiḳati’l-Mutekelemi fihim bimā lā Juxhību Redduhum” (Përcjellësit Besnikë Apologjetë që nuk Kërkojnë Kundërshtime)e Ḥāfiḍḥ Dhehebiut. Shikoni se çfarë rrëfen ai: “Nëse ne do t’ua hapim këtë derë vetes sonë do të marrin plagë disa njerëz të përbërë nga bashkëkohësit, ndjekësit dhe imāmët. Disa bashkëkohës duke interpretuar në një formë cilësonin si mohues një bashkëkohës tjetër. Allāhu i Lavdëruar është i kënaqur nga të tërë dhe ua fal plotësisht mëkatet. Ata nuk ishin të pafajshëm”. (3)

Pra nëse do të mësohen dhe zbulohen sjelljet e disa bashkëkohësve... Po, ata nuk janë mjaftuar me akuzimin si mëkatar të njëri-tjetrit, por në shtesë kanë cilësuar si mohues njëri-tjetrin.

Pyetje: “Shumë mirë po këta bashkëkohës që kanë cilësuar si mohues njëri-tjetrin, a janë në të vërtetën apo në të kotën?!” Pikë së pari nuk mund të pranojmë se që të tërë janë të barabartë. Ne nuk mund t’i quajmë si të barabartë si ata që ishin në të vërtetën si ata që ishin në të kotën. Ne nuk mund të themi se që të dyja palët janë në Xhennet. Ose ata të cilët të çojnë në udhëzim me urdhrin hyjnor, nuk mund të jenë të barabartë me ata njerëz që të ftojnë në zjarrin e Xhehennemit. Logjika islāme e hedh poshtë këtë.

Si dhe ku e di Imām Dhehebiu se Allāhu i Madhëruar është i kënaqur nga të tërë, qofshin besimtarë apo qofshin dyfytyrësh?!

Në një vend tjetër të veprës së tij ai përshkruan kështu: “Shiko urtësinë e Zotit tënd. Ne kërkojmë shpëtimin nga Allahu i Lartësuar. Një pjesë e madhe e bashkëmoshatarëve të tyre kanë dalë kundër këtyre lloj sjelljeve. Për këtë arsye këto çështje nuk duhen mbështjellur, hequr, hedhur dhe mohuar”. (4)

Një njeri mund të pyesë kështu: “Vallë përse duam t’i dimë këto çështje?”

Ndjekësit e mi të nderuar, ne duam t’i mësojmë këto të vëteta. Sepse këto të vërteta ndikojnë drejtpërdrejtë në jetesën tonë bashkëkohore. Pra aspektet që kanë themeluar bijtë e Umejjes janë nga ky lloj. Edhe nëse “imāmi” (udhëheqësi) është mëkatar dhe nëse të bie në qafë, sërish nuk kundërvënia ndaj tij nuk është e lejuar. Edhe nëse ai të vjedh pasurinë tënde miliarda dollarëshe, përsëri nuk duhet të dalësh kundër tij. Ose le të studiojmë sistemin e qenies sullṭān. Ja pra me thënien e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) këtë sistemin e mbretërisë copëtuese. Kush e themeloi këtë sistem?! Prijësit e parë?! Këtë sistem e themeluan bijtë e Umejjes. Në këtë çast ky njeri quhet si një gjë e shenjtë. Por falenderimet i takojnë Allāhut të Lartësuar se bashkësia muslimane e ka hedhur në koshin e mbeturinave këndvështrimin: “kundëvënia ndaj sistemit të sullṭānit, ndaj rendeve dhunuese, shtypëse dhe despote nuk është e lejuar”. Si pasojë e orvatjes sonë e sqarimit të këtyre të vërtetave askush të mos krijojë mendimin: “Imzot po përpiqet që të shkaktojë përçarje”. Ne po i trajojmë këto lloj çështjesh me synimin e marrjes së këshillës dhe shembullit e ndarjes së të vërtetës nga e kota.

Duke dhënë një shembull po kalojmë në çështjen tonë.

Prezantuesi: Nëse do Allāhu këtë çështje do ta hetojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse në kohën e duhur.

Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Pra nëse do Allāhu këtë do ta hulumtojmë në një program tjetër. Ne do të shqyrtojmë arsyen e shtjellimit tonë të këtyre lloj çështjeve.

Në ditët tona disa stacione televizive mundohen që t’i studiojnë këto lloj çështjesh. Ato orvaten që të kryejnë hetime lidhur me pyetjen se cilat ishin arsyet e kryengritjes kundër prijësit të tretë. Ata përpiqen që të përçojnë mendimin në mendjen e njerëzve: “Ata të cilët i dolën kundër prijësit të tretë ‘Uthmānit ishin rrugaçë, vagabondë dhe njerëz të rëndomtë”. Kto thënie dhe pikëpamje në të vërtetë kanë këtë kuptim: “Prijësi i tretë ‘Uthmāni nuk kishte kryer asnjë sellje të keqe. Ata të cilët i dolën kundër atij iu ishin kundërvënë padrejtësisht”. Por si do të jetë gjendja kur do të kuptohet, se nxitësit e kryengritjes kundër tij ishin bashkëkohësit e mëdhenj, për më tepër dhe paria e bashkëkohësve kishte marrë pjesë në vrasjen e ‘Uthmānit?!

Kjo çështje duhet të bëhet e ditur në mënyrë të hapur. Ne duam që këto lloj çështjesh t’i prekim nga një perspektivë pozitive. Pra me trajtimin e këtyre lloj çështjeve, ne duam që të bëhemi pengesë e ushqimit të ndjenjave si cilësimi si mohues, armiqësisë, përçarjes dhe urrejtjes në gjirin e muslimanëve dhe të krijimit të lëvizjeve të terrorit. Qëllimi ynë i vetëm është marrja këshillës nga këto të vërteta.

Prezantuesi: I fortnderuar imzot, në programin e kaluar ju cekët çështjen e kutisë së lapsit dhe letrës, të kocës së supit. Kështu që ne këtë program e kemi emërtuar si “Fatkeqësia e Ditës së Enjte (Ḥadīthi i Ḳirṭāsit). Pra gjërat që kanë ndodhur në mbledhjen e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)...

Ka gjasa që kjo ishte mbledhja e fundit që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka zhvilluar bashkë me bashkëkohësit e mëdhenj.

Prezantuesi: A keni të dhëna të tjera që do të paraqisni me qëllimin e përfundimit të kësaj çështjeje dhe kalimit në një çështje tjetër?!

Unë do të orvatem që të paraqis përmbledhjen e programit të shkuar që të mund të përfitojmë nga disa frytet e kërkimeve tona. Pra në këtë mënyrë ndjekësit tanë të nderuar do të konceptojnë qartësisht pikat me përparësi të kërkimit tonë.

Përpara nesh në këtë çast gjendet vepra me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit) e Imām Muslimit. Përcjellja është nga Ibn ‘Abbāsi dhe është kështu: “Ibn ‘Abbāsi kishte thënë: “Ah dita e enjte ah! Çfarë ditë e enjte që ishte ajo!” dhe më pas kishte nisur të derdhte lotë.

(Përcjellësi thotë se): “Madje i pashë mbi faqet e tij lotët e tij; sikur të ishin një varg perlash”. Ibn ‘Abbāsi tha këto: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Sillmëni kockën e shpatullës dhe lapsin (ose dërrasën dhe lapsin)! Unë do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni kurrë!” Në lidhje me këtë të pranishmit thanë: “Me të vërtetë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) po flet përçart”. (5)

Këtu është e qartë se shkrimi që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte ta shkruante me laps është njëri nga shkrimet më të shenjta. Sepse ky shkrim do të pengonte rënien në shmangie të bashkësisë muslimane njëherë e përgjithmonë dhe për këtë qëllim është një shkrim që duhej shkruar me laps. Vallë a nuk është dhe qëllimi i dërgimit të të dërguarve parandalimi nga rënia në shmangie?!

Fjalëza “hexhr” ka kuptimin e jermit, folurës përçart. Pra fjalët e tij nuk ishin të matura dhe të baraspeshuara. E thënë ndryshe në fjalët e tij mund të ngatërroheshin dhe fjalë që nuk ishin të vërteta.

Ata që synohen me thënien: “thanë” që preket në ḥadīth kuptohet qartësisht se janë njerëzit që ishin të pranishëm në atë mbledhje.

Ḥadīthi ose pika e dytë është kjo: “Edhe ky ḥadīth është përcjellur nga Ibn ‘Abbāsi. Sipas kësaj ky i fundit ka rrëfyer kështu: “Kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) në shtëpinë e tij, hyri në gjendjen e agonisë së vdekjes, pavarësisht se në mesin e tyre ishte ‘Umer Ibn Khaṭṭābi dhe disa njerëz të tjerë urdhëroi si më poshtë: “Sillmëni që t’iu shkruaj një shkrim; më pas nuk do të shmangeni kurrë!” Lidhur me këtë ‘Umeri tha: “Me të vërtetë sëmundja e ka vënë poshtë të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.). Ḳur’āni është në duart tona. Ne na mjafton Libri i Allāhut”. Më tej ai pati kundërshtime dhe debate me njerëzit e shtëpisë. Dikush thoshte: “Jepjani silljani, që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) t’iu shkruajë një shkrim që nuk do të shmangeni kurrë!”, ndërsa dikush tjetër përsëriste fjalët e ‘Umerit. Këta diskutuan në praninë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe kur kundërshtimet u shtuan ai i nderuar (p.q.m.t.) urdhëroi: “Ngrihuni shkoni!”

‘Ubejdullāhu ka thënë: “Ibn ‘Abbāsi thoshte: “Fatkeqësia më e madhe, ishin kundërshtimet dhe zhurmat që hynë në mes së shkrimit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) të këtij shkrimi”. (6)

Në ḥadīthin e parë ceket thënia: “Me të vërtetë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) po flet përçart”, kurse në ḥadīthin e dytë kalon thënia: “Me të vërtetë sëmundja e ka vënë poshtë të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.)”. Pra ashtu siç kuptohet nga ḥadīthi në shtëpinë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) ishin pozicionuar dy palë dhe dy vija.

Përcjellja e dytë përcillet nga vepra me titull: “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit. Përcjellja është e hollësishme.

Ibn ‘Abbāsi ka thënë kështu: “Ah dita e enjte ah! Çfarë ditë e enjte që ishte ajo!” dhe më pas kishte nisur të qante duke derdhte lotë. Deri në atë masë sa lotët e tij lagën gurët e çakullit”. Lidhur me këtë ne e pyetëm: “O ‘Abdullāh Ibn ‘Abbāsi çfarë është kjo ditë e enjte?!”

Lidhur me këtë ai na e ktheu: “Sëmundja e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) u përkeqësua në ditën e enjte. Ndërkohë ai urdhëroi: “Sillmëni diçka që do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni pas meje”. Në lidhje me këtë të pranishmit atje diskutuan me njëri-tjetrin në çështje, nëse do të sillnin ose nuk do të sillnin lëndë shkrimi. Pas kësaj i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Diskutimi pranë një dërguari nuk ka hije!” Një pjesë e diskutuesve thanë: “Çfarë po i ndodh të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)? A po flet përçart?!”

Përcjellësi i ḥadīthit Sufjāni ka thënë: “Fjala “hexhr” ka kuptimin e jermit, e të folurës përçart. Ata thanë: “Pyeteni vetë, çfarë thotë?!” Në lidhje me këtë ata me qëllim që ta vërtetonin mirë se ai kishte kërkuar lëndë shkrimi u orvatën që t’ia përsërisnin ato fjalë. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Lërmëni të qetë. Gjendja në të cilën jam është më e mirë. Unë po iu lë testament tri gjëra: 1. Nxirrni idhujtarët nga Gadishulli ‘Arab! 2. Mirëprisni delegacionet që vijnë ashtu siç i kam mirëpritur unë!”... Përcjellësi i ḥadīthit Sa‘īd Ibn Xhubejri tha: “‘Abdullāh Ibn ‘Abbāsi heshti në të tretën ose e tha por unë e harrova”. (7)

Përcjellja në krahasim me të tjerat është më e imtësishme dhe e gjatë. Fjalia e thënë ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.): “Çfarë po ndodh?!” ka këtë kuptim: “A është i shëndetshëm apo iu është ngatërruar mendja?!”

Njëri nga miqtë tanë në programin e kaluar, na lajmëroi se e folura përçart nuk dëshmon për një kuptim negativ.

Ashtu siç ceket në ḥadīthin e lartpërmendur, përcjellësi sqaron fjalëzën “hexhr” që kalon në ḥadīth. Duke ecur sipas kësaj pohojmë se fjala “hexhr”, ka kuptimin e daljes jashtë të njeriut nga gjendja e natyrshme. Unë nuk kam më gjuhë të them ndonjë gjë tjetër për sa i përket kuptimit të fjalëzës.

Thënia ata thanë: “Pyeteni vetë, çfarë thotë?!” që preket në ḥadīthin e sipërcituar, ka kuptimin e ngritjes së pyetjes për të kuptuar gjendjen e tij. Pra për të parë nëse ai ishte apo nuk ishte në vete. Kështu që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t) do të fliste dhe ata do ta kuptonin nëse ai kishte folur ose nuk kishte folur përçart!

Tani shikoni diskutimin që kanë bërë të parët dhe të përzgjedhurit e bashkëkohësve në epokat e fundit të jetës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Në një kohë kur ky i fundit kishte punuar, ishte përpjekur, kishte përçuar shpalljen për çerek shekulli, ndërsa njerëzit e emërtuar si të përgjedhurit dhe të parët e bashkëkohësve kishin shtruar pyetjen: “Pa shikoni njëherë, a po flet apo nuk po flet përçart?!” për të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.). Pavarësisht të tëra këtyre, tani për hir të Allāhut, a mund të thuhet se mbarë bashkëkohësit janë të drejtë?! Nëse thuhet se kjo mund të zbatohet mbi të tërë, atëherë deri në ç’shkallë mund të jetë e vërtetë?!

Ky qëndrim, është një që gjë shkon përtej dëmtimit të besimit të pafajësisë së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Mendimi i të folurës përçart dhe krijimi i mendimit se ai nuk ishte i shëndetshëm është një fazë më e mëtejshme.

I njëjti ḥadīth ceket dhe në një vend tjetër të veprës me titull: “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit. Arsyeja e leximit tonë të ḥadītheve që kanë të bëjnë me të njëjtën çështje, është përmbajtja e të dhënave të një ḥadīthi që nuk gjenden në tjetrin.

Përcjellja është kështu: “Dikush thoshte: “Jepjani silljani, që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) t’iu shkruajë një shkrim që nuk do të shmangeni kurrë!”, ndërsa dikush tjetër përsëriste fjalët e ‘Umerit. Si përfundim kur kundërshtimet dhe zhurmat u shtuan ai i nderuar (p.q.m.t.) u hidhërua “gamm” dhe urdhëroi: “Ngrihuni nga unë!”

Fjala “gamm” rrjedh nga rrënja “igtimām”. Kurse fjala “igtimām” nënkupton mosdaljen e frymës. Ndërsa fjala “rezijje” ka kuptimin e fatkeqësisë”. (8)

Sipas asaj që kuptohet nga ḥadīthi i mësipërm, bashkëkohësit ndahen në dy pjesë në praninë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Domethënë ky na qenka fryti i këmbënguljes, mundimit dhe punimit 25 vjeçar të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)...

Kur njeriu hidhërohet tmerrësisht keq, me të vërtetë ai vështirësohet në marrjen dhe dhënien e frymës.

Miqtë e mi të nderuar ḥadīthi në fjalë na tregon qartësisht pikat e mëposhtme:

Pikë së pari: Të mëdhenjtë e bashkëkohësve ishin të pranishëm në mbledhje. Këtë e kemi bërë të qartë dhe në programin e shkuar. Ne nuk mund të themi se të pranishmit në mbledhje ishin njerëz të rëndomtë. Bashkëkohësit e atjeshëm ishin të parët dhe të përzgjedhurit e bashkëkohësve. Dhe befas në gjirin e tyre krisin diskutimet, fërkimet dhe kundërshtimet dhe shpërthejnë zhurmat. Hem në praninë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)...

Pikë së dyti: Bashkësia muslimane e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.), bëhet pengesë në shkrimin e tij të një shkrimi që do ta shpëtojë nga shmangia. Disa thonin: “Silljani dhe le ta shkruajë”, kurse disa të tjerë thonin: “Ai është nën ndikimin e dhimbjeve dhe po flet përçart”.

Pikë së treti: Ata nuk mjaftohen vetëm me bërjen pengesë në shkrimin e tij të shkrimit. Me të vërtetë zemra e njeriut copëtohet. Ata e akuzojnë atë se ishte nën ndikimin e dhimbjeve, për këtë arsye e fajësojnë se ai po fliste broçulla, në jerm dhe përçart.

Pikë së katërti: Kjo gjendje nuk zhvillohet as me kënaqësinë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Shprehem kështu sepse disa miq thanë kështu në programet e mëparshme: “Kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) dëgjoi fjalët e ‘Umerit ai mbeti i kënaqur dhe heshti si pasojë e kësaj! Ai parapëlqeu që të heshtte duke qenë se miratoi fjalët e ‘Umerit!

Përgjigjje: “Nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të ishte i kënaqur nga fjalët e ‘Umerit, atëherë ai nuk do të hidhërohej dhe nuk do të thoshte: “Ngrihuni nga unë dhe largohuni!”

Muḥaddīthët e mëdhenj muslimanë janë të njëzëri mbi çështjen e këtyre katër pikave. Ata e pranojnë se kishte shpërthyer një kundërshtim i fuqishëm në këtë mbledhjen e fundit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Ky kundërshtim i fuqishëm zhvillohej në pikën e bindjes ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), sepse ka të bëjë me çuarjen apo mosçuarjen në vend të urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Për hir të Allāhut, nëse ata kanë shkaktuar kundërshtime në praninë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) kur ky i fundit ka qenë gjallë, pa mendojeni njëherë se çfarë kanë bërë pas ndërrimit jetë të tij! Kjo çështje nuk është një çështje e thjeshtë. Kjo çështje ka të bëjë me të ardhmen e bashkësisë muslimane. Në një kohë kur të parët dhe të përzgjedhurit e bashkëkohësve, kanë patur kundërshtime në fjalët e tij në çastet e fundit të jetës së bekuar të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), vallë si nuk paskan patur kundërshtime pas ndërrimit jetë të tij?! Vallë a mund ta pranojë mendja se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka lënë bashkësinë muslimane të vetme, pa përcaktuar asnjë lloj autoriteti për bashkësinë muslimane?!

 

Askush të mos na thotë: “Në mesin e tyre ishte Libri i Allāhut!”

 

Në këtë rast dhe unë them se Libri i Allāhut ishte i pranishëm dhe në jetën e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Shumë mirë por përse në gjirin e tyre shpërtheu kundërshtimi?!

Askush as të mos na thotë: “Në mesin e tyre ishin ḥadīthi dhe sunneti i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)!”

Përgjigjje: “Edhe kur i zoti i sunnetit ishte i pranishëm, rishtas në gjirin e tyre shpërthente kundërshtimi”.

Atëherë nënvizojmë se kjo është njëra nga dëshmitë më të rëndësishme të “imāmetit” (udhëheqjes) dhe “merxhi‘ījjetit” (autoritetit). Kjo përcjellje që ceket në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut) e Imām Bukhārīut dhe veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit) e Imām Muslimit është njëri nga ḥadīthet më të rëndësishme që dëshmon dhe vërteton domosdoshmërinë e pranisë së autoritetit pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Ky ḥadīth shpalos përpara syve kuptimin e argumentit fetar në çështjen e dhënies së gjykimit në kundërshtimet e shkaktuara në gjirin e bashkësisë muslimane. Ja pra ky është besimi më i rëndësishëm i Shkollës së Ehli Bejtit. Sipas këtij besimi i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk e ka lënë pa autoritet bashkësinë muslimane në pikën e komentimit të fesë.

Prezantuesi: Çështja ka të bëjë me udhëzimin e bashkësisë muslimane.

Kjo çështje ka të bëjë me udhëzimin e bashkësisë muslimane dhe mënyrën se si ajo do të shpëtojë nga shmangia...

Prezantuesi: Përpara se të hyjë hyjmë në çështjet që ky ḥadīth dëshmon ne kemi një pyetje që duam t’ua bëjmë. Cilët ishin bashkëkohësit e pranishëm atje?!

Jo që të tërë bashkëkohësit kundërshtuan.

Prezantuesi: Një pjesë e tyre kundërshtuan. Por që të tërë të pranishmit e atjeshëm ishin të përzgjedhurit e bashkëkohësve. Pra ata ishin njerëz që kishin marrë pjesë në Luftrat e Bedrit dhe Uḥudit, si dhe kishin mërguar nga Mekka e Nderuar në Medīnën e Ndriçuar. Vallë a përputhet ky qëndrim me Ḳur’ānin Famëlartë dhe me Sunnetin e Lajmëtarit?!

Kjo pyetje është mjaft e rëndësishme.

Prezantuesi: Veçanërisht teoria e atyre që përdorin si dëshmi teorinë: “Ne na mjafton Libri i Allāhut”.

Ejani dhe le të shohim ngjarjen. Nuk ka rëndësi nëse këto sjellje janë shfaqur nga ana e prijësit të dytë, ose nga ana e një pale në mesin e të cilëve gjendej dhe udhëhiqej nga ‘Umeri. Tani ejani dhe le të analizojmë dhe vërtetojmë këtë fjalën e thënë nga gjuha e ‘Umerit me njëzëshmërinë e dijetarëve të ḥadīthit si Imām Bukhārīut, Imām Muslimit dhe Imām Ibn Hanbelit. Le të gjykojmë nëse kjo fjalë është apo nuk është nga Ḳur’āni Fisnik. Them se gjenden tri çështje që unë dua t’i hetoj dhe hulumtoj.

Çështja e parë është nëse fjala: “Ne na mjafton Libri i Allāhut” një thënie e vërtetë ose e kotë në vetvete?! Me të vërtetë unë nuk dua që të hyj në hollësi, kështu që unë do të mjaftohem me një fragment që preket në veprën me titull: “Tedhkiretu’l-Ḥuffāḍḥi” (Përmendja e Ḥāfidhëve/Muḥaddīthëve) e Imām Dhehebīut.

Ai përshkruan si më poshtë: “Ky ḥadīth i dërguar tregon se qëllimi i Ṣiddīḳut nuk ishte mbyllja e derës së përcjelljes por ishte shqyrtimi dhe shtjellimi i mirë i lajmeve. A nuk e shikon se ai kur nuk ka mundur të gjejë gjë në Librin e Allāhut në çështjen e trashëgimisë së gjyshes së tij, ka pyetur nëse ka apo nuk ka ndonjë përgjigjje për këtë çështje në sunnet?! Kur një njeri besnik i përcolli atij një përcjellje ai e pranoi menjëherë. Përballë kësaj përcjelljeje ai nuk tha ashtu siç kanë thënë khārixhītët: “Ne na mjafton Libri i Allāhut”. (9)

Prijës Ebū Bekri kishte thënë: “Ne na mjafton Libri i Allāhut. Quajeni të ndaluar atë që ai e ka ndaluar dhe të lejuar atë që ai e ka lejuar”.

Ashtu siç kuptohet nga fragmenti i lartpërmendur fjala dhe botëkuptimi: “Ne na mjafton Libri i Allāhut është një tezë e papranuar”.

Çështja e dytë është drejtimi në Ḳur’ānin Sherīf. Këndvështrimet: “Libri i Allāhut është në gjirin tonë dhe ne na mjafton Libri i Allāhut”.

Tani ejani dhe le të shohim Ḳur’ānin Famëlartë: “A na urdhëron Libri i Allāhut që t’i bindemi të dërguarit (p.q.m.t.), apo na urdhëron që të kundërshtojmë atë gjë kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) na urdhëron për atë gjë?!”

Tani ejani në pikën se cili është qëndrimi i drejtë në këtë çështje dhe le të përcaktojmë Ḳur’ānin Fisnik si gjyqtar dhe le të shohim se çfarë na ka thënë:

Allāhu i Madhëruar urdhëron: فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنْفُسِهِمْ حَرَجًا مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا“Felā ue Rabbike lā ju’minūn ḥattā juḥakkimūke fīmā shexhere bejnehum thumme lā jexhidū fī enfusihim ḥaraxhān mimmā ḳaḍajte ue jusellimū teslīmān” (Për Zotin tënd jo, ata nuk kanë besuar (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje), derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë kundërshtimin mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos gjejnëpakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos të dorëzohen tërësisht).(Nisā’e,65)

Ata të cilët nuk i dorëzohen fjalës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) e mohojnë mbiemrin e besimit. Aa të cilët dolën kundër fjalëve të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) kur urdhëroi: “Sillmëni kockën e shpatullës dhe lapsin (ose dërrasën dhe lapsin)! Unë do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni kurrë!” vallë a u dorëzuan ndaj urdhrit të tij apo iu kundërvunë?!

Ka mundësi që ājeti i dytë është më i fuqishëm nga pikëpamja e thënies: وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَنْ يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ ۗ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُبِينًا“Ue mā kāne limu’minin ue lā mu’minetin idhā ḳaḍa’ll-llāhe ue resūluhu emrān en jekūne lehumu’l-khijeretu min emrihim. Ue men je‘aṣi’l-lāhe ue resūlehu feḳad ḍalle ḍalālān mubīnān” (Nuk i është (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre (vetjake), kur Allāhu dhe i dërguari i Ti kanë gjykuar për një çështje,të bëjnë ndonjë zgjedhje tjetër përveç urdhrit të tyre. Dhe kush e kundërshton Allāhun dhe të dërguarin e Tij, ai është shmangur në një shmangie të qartë). (Aḥzāb, 36)

Sipas ājetit të sipërcituar bëhet e qartë se kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka udhëruar për një gjë, atëherë bashkësia muslimane nuk ka të drejtë të bëjë ndonjë zgjedhje tjetër dhe se është e ngakuar me çuarjen në vend të atij urdhri.

Ai njeri që mbron një mendim tjetër përballë urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) atëherë kjo nënkupton se ai e ka kundërshtuar atë. Shembulli i kësaj është qëndrimi i atyre njerëzve që thanë: “Ne nuk kemi nevojë për këtë shkrim”, kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë: “Sillmëni kockën e shpatullës dhe lapsin (ose dërrasën dhe lapsin)! Unë do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni kurrë!”

Tani kur përfundimi i kundërshtuesve të urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) që ishin të pranishëm në atë mbledhje, vlerësohet në kornizën e ājeteve të mësipërme ḳurānore, unë mendoj se çështja do të kuptohet në një mënyrë më të qartë.

Çështja e tretë ka të bëjë më pyetjen: “Shumë mirë por cili është qëndrimi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)?!”

Unë në këtë pikë dua që të përcjell një ḥadīth që ceket në veprën me titull: “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit. ‘Umer Ibn Shu‘ajbi përcjell kështu nga gjyshi i tij: “Unë i thashë: “O i dërguari i Allāhut(p.q.m.t.): “A të shkruaj çdo gjë që dëgjoj nga ju?!”

I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) tha: “Po”.

Unë e pyeta: “Shumë mirë, pra të shkruaj dhe nëse ju jeni i gëzuar dhe i nevrikosur?!” Ai maktheu:“Po, shkruaj!  Sepse unë në çdo gjendje nuk them asgjë tjetër përveç tëvërtetës. (10)

Me fjalë të tjera unë nuk them asgjë tjetër përveç të vërtetës!

Ndërsa kjo përcjellje është më e qartë: “Nga ‘Abdullāh Ibn ‘Amri është përcjellur si më poshtë: “Unë shkruaja çdogjë që dëgjoja nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) që ta kisha pranë. Më pas mërgimtarët ḳurejshë duke më penguar nga kjo punë më thanë: “Ti shkruan çdo gjë që dëgjon nga  dërguari i Allāhut (p.q.m.t.); por dhe i dërguari është një njeri, ai mund të thotë një gjë teksa është i gëzuar ose i hidhëruar!” Për këtë arsye unë lashë shkrimin e ḥadītheve të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe ngjarjen ua përcolla të nderuarit (p.q.m.t.). I nderuari (p.q.m.t.) duke shenjuar gojën e tij më tha: “Betohem në Allāhun në dorën e të Cilit është shpirti im, se nga këtu nu del asgjë tjetër përveç të vërtetës”.

Tani unë nuk e di, të pranishmit në atë mbledhje ose të paktën a nuk e kishin dëgjuar këtë ḥadīthin e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)?!

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Ibrāhīmin nga ‘Arabia Su‘udite. Urdhëroni.

Ibrāhīmi: Paqja qoftë mbi ju. Vallë a keni ndonjë sqarim në lidhje me faktin se një i pafajshëm që kishte si udhëheqës të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) kishte heshtur ndaj këtyre fjalëve të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) të thëna ‘Umer Ibn Khaṭṭābit?!

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Abdusselāmin nga ‘Irāḳu. Urdhëroni.

Abdusselāmi: Paqja qoftë mbi ju. Vallë a kalon në burimet tona shī‘īte se çfarë është ky testament që ka dashur që të shkruajë i dërguari i Allāhut?!

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë ‘Alīun nga Kuuejti. Urdhëroni.

‘Alī Keremi: Paqja qoftë mbi ju. Unë kam disa pyetje për ju.

Pyetja ime e parë është nëse ky libër që donte ta shkruante i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.), a duhej shkruhej me urdhrin e Allāhut?!

Pyetja ime e dytë është se ne e dimë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) vazhdimisht i këshillonte muslimanët, që të shkruanin testamentin e tyre përpara se të zinin shtratin e vdekjes ose t’u ndodhte ndonjë. Njeriu e ka për detyrë shkrimin e testamentit përpara vdekjes. Nëse do të pyesnim në këtë kornizë pyesim se përse vallë i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) nuk e shkroi këtë testamentin e tij përpara se të zinte shtratin e vdekjes?!

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Muḥammedin nga ‘Irāḳu. Urdhëroni.

Muḥammedi: Paqja qoftë mbi ju. Ky qëndrim i metë në çështjen e shkrimit të testamentit a i përkiste vetëm asaj dite, apo qëndrime të tilla shpalosen dhe në ditët e mëparshme?!

Prezantuesi: Tani le të kalojmë në pyetjen në formën nëse ka apo nuk ka një sqarim nga njëri nga të pafajshmit?!

Sigurisht. Theksojmë se imāmët tanë (p.m.t.) e kanë sqaruar se çfarë është ky testament, që i dërguari Allāhut (p.q.m.t.) ka dashur që t’ua shkruante bashkësisë muslimane me qëllimin e shpëtimit të saj nga shmangia. Nëse do Allāhu i Lartësuar në epokat në vijim ne do të zbulojmë përmbajtjen e këtij testamenti. Ne do të hedhim dritë me prova se çfarë është përmbajtja e këtij testamenti. Në programin pasardhës do të hetohet dhe hulumtohet nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka kthyer ose nuk ka thyer përgjigjje dhe se çfarë është përmbajtja e këtij testamenti. Shumica e njerëzve mendojnë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk i ka thyer përgjigjje këtij qëndrimi. Ky përfytyrim është i gabuar. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i ka kthyer përgjigjje me veprën e tij. Ne ashtu siç besojmë se fjalët dhe miratimet e tij janë prova besojmë dhe se veprat e tij janë prova. Thënia: “Ngrihuni shkoni!” vë në dukje se mbytja në hidhërim dhe marrja dhe nxjerrja frymë me vështirësi, janë nga veprat e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Ne do të sqarojmë se çfarë kuptimi kanë këto sjellet e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Shumë mirë por a është i pranishëm ky testament në burimet e Shkollës së Ehli Bejtit?!

Ne kemi një mori provash që kanë të bëjnë më këtë testament. Në shtesë nuk ka shumë nevojë për këtë testament. Çështja jonë nuk është nëse ka apo nuk ka ndonjë testament në Shkollën e Ehli Bejtit. Provat tona janë të qarta dhe nuk kanë nevojë për sqarim. Ne po shqyrtojmë çështjen se në rastin e shfaqjes së kundërshtimeve në kuptimin e argumenteve fetare të bashkësisë muslimane, iu është sqaruar se kush është autoriteti dhe se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk e ka lënë pa autoritet bashkësinë muslimane.

Prezantuesi: Vallë a ishte ky shkrim me urdhrin e Allāhut?!

Kjo pyetje është mjaft e çuditshme. Disa njerëz mendojnë se disa urdhra të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) ishin nga vetja e tij dhe disa të tjerë ishin nga ana e Allāhut. Ḳur’āni Sherīf urdhëron: وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰإِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ“Ue mā jenṭiḳu ‘ani’l-heuā. In hue ilā uaḥjun jūḥā” (Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet). (Nexhm, Ajeti: 3-4) O vëllai im! Në cilën logjikë mbështeteni kur thoni drejtoni pyetjen: “A është ky urdhër nga Allāhu apo nga një tjetër?!” Vallë a është e mundur dalja e një gjëje tjetër që nuk është e vërtetë nga gjuha e bekuar e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)?! Kështu që ashtu siç ājetet e Ḳur’ānit Famëlartë e tregojnë këtë, këtë e tregojnë dhe përcjelljet që ato ka shënjuar.

Prezantuesi: “Tani le të kalojmë në pyetjen: “Vallë përse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk e shkroi më parë këtë testament?!”

Ndjekës i nderuar ky testament nuk ka të bëjë me pasurinë që të mund të thuash përse e vonoi kaq shumë. Ky testament përbën thelbin e tëra mundimeve, orvatjeve dhe përpjekjeve. Qëllimi i testamentit është bërja e mundur e sigurisë për bashkësinë muslimane pas tij. Ky testament është testamenti i tij më i fundit. Unë mendoj se mbarë njerëzit e dinë se njeriu testamentin e tij më rëndësishëm e lë në çastet e fundit të tij. Ky testament nuk ka lidhje me punërat vetjake që të mund të ngrejmë pyetjen: “Përse nuk e shkroi më parë?!”

Termi testament ka dy kuptime njëri është juridik dhe tjetri është apologjetik. Çështja jonë ka të bëjë me kuptimin apologjetik të testamentit. Themi se kuptimi apologjetik i testamentit është një pjesë e çështjes së “imāmetit” (udhëheqjes).

Prezantuesi: Tani le të kalojmë në pyetjen: “Vallë a ndodhi një problem në disa nga bashkëkohësit që ishin të pranishëm në atë mbledhje?!”

Ç’është e vërteta kjo nuk është çështja jonë. Nuk ka rëndësi nëse qofshin kundërshtues në këtë mbledhje ose mos qofshin, sepse kjo nuk përbën çështjen tonë. Çështja jonë është kjo: “Përballë urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), i cili nuk flet nga vetvetja dhe flet vetëm atë që i shpallet, a u dorëzuan apo u ndanë në dy palë ata të cilët gjendeshin atje?!” Teksa një palë e shfaqi hapur kundërshtimin, një palë tjetër u qëndroi besnik urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë ‘Alīun nga ‘Arabia Su‘udite. Urdhëroni.

‘Alīu: Paqja qoftë mbi ju. Pyetja ime është kjo: “Unë kam një shqetësim në lidhje me logjikën e thënies: “Që nuk do të shmangeni kurrë pas meje”. Vallë a duhet të kuptojmë nga ḥadīthi, se bashkësia muslimane duhet të ketë kujdes ndaj pranimit të testamentit që duhet të shkruhet, sepse në rast mospranimi mund të ketë pasojën e shmangies së përgjithshme, apo praninë e një pale të shpëtuar duke iu bindur autoritetit?!

Përmbledhim se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka sqaruar se si bashkësia muslimane duhet të shpëtojë dhe duhet të ruhet nga shmangia. Këtë çështje do ta shtjellojmë në programet vijuese. Shkurtimisht do të shpëtojë ai njeri që i bindet autoritetit të përcaktuar nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.). Por ai njeri që nuk i bindet këtij autoriteti është e qartë se do të gabojë dhe do të shmanget.

Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ḥāfiḍḥ Muḥammed Ibn Aḥmed Ibn ‘Uthmān Ibn Kajmaḍ Shemsuddīn Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Ndryshëm), vëll. 10, fq. 92, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës).

2- Ḥāfiḍḥ Muḥammed Ibn Aḥmed Ibn ‘Uthmān Ibn Kajmaḍ Shemsuddīn Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Ndryshëm), vëll. 10, fq. 92, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës).

3- Imām Shemsuddīn Muḥammed Ibn Aḥmed Ibn ‘Uthmān Dhehebiu, “Ruuatu’th-Thiḳati’l-Mutekelemi fihim bimā lā Juxhību Redduhum” (Përcjellësit Besnikë Apologjetë që nuk Kërkojnë Kundërshtime), fq. 23, Përgatitja dhe Vërtetimi Nga Muḥammed Ibrāhīm Muṣūlī,(viti i botimit 1412 sipas mërgimit islam / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Beshāiri’l-Islāmijje” (Vendi i Botimeve Islāme), Botimi i Parë.

4- Imām Shemsuddīn Muḥammed Ibn Aḥmed Ibn ‘Uthmān Dhehebiu, “Ruuatu’th-Thiḳati’l-Mutekelemi fihim bimā lā Juxhību Redduhum” (Përcjellësit Besnikë Apologjetë që nuk Kërkojnë Kundërshtime), fq. 24, Përgatitja dhe Vërtetimi Nga Muḥammed Ibrāhīm Muṣūlī,(viti i botimit 1412 sipas mërgimit islam / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Beshāiri’l-Islāmijje” (Vendi i Botimeve Islāme), Botimi i Parë.

5- Imām Muslim Ibn Ḥaxhxhāxh Kushejri Nishābūriu, “Ṣaḥiḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit), vëll. 3, fq. 386, Ḥadīthi Nr: 1637, Kreu Nr: 21, Vërtetimi Nga Shejkh Muslim Ibn Maḥmūd ‘Uthmān Selefi Etheriu dhe Nga Muḥammed Muṣṭāfa Dhuhajli, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Khajri” (Vendi i Mirësisë).

6- Imām Muslim Ibn Ḥaxhxhāxh Kushejri Nishābūriu, “Ṣaḥiḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit), vëll. 3, fq. 386, Ḥadīthi Nr: 22, Kreu Nr: 21, Vërtetimi Nga Shejkh Muslim Ibn Maḥmūd ‘Uthmān Selefi Etheriu dhe Nga Muḥammed Muṣṭāfa Dhuhajli, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Khajri” (Vendi i Mirësisë).

7- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 3, fq. 409, Ḥadīthi Nr: 1935,Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejkh Shu‘ajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës).

8- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 5, fq. 135, Ḥadīthi Nr: 2990,Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejkh Shu‘ajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës).

9- Imām Shemsuddīn Muḥammed Ibn Aḥmed Ibn ‘Uthmān Dhehebiu “Tedhkiretu’l-Ḥuffāḍḥi” (Përmendja e Ḥāfidhëve/Muḥaddīthëve) (Përmendja e Hafidhëve), vëll. 1, fq. 3; Shtëpia Botuese: “Ibn Tejmijje”.

10- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 11, fq. 135, Ḥadīthi Nr: 2990,Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejkh Shu‘ajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës).



Burimi : Medya Şafak