Trekëndëshi i bermudesit dhe kodi i djallit si fiksim dhe shkatërrim i shoqërisë.
Situata Politiko-Socjale, kudo në Botë, ka marrë tashmë një pamje tjetër. Politika ka ngrirë në të ashtuquajturën “dashurinë për vetëveten”. Shoqëria është bërë viktimë e kësaj dashurie platonike të politikës ndërsa mirëqenja u distancua nga Sizifizimi i Poliikës dhe dorëzimi i shoqërisë. U krijua një trekëndësh i rrezikshëm me një vorbull të padukshme, madje më e rrezikshme se ajo e Bermudesit. Ky trekëndësh ka ngjeshur, në cepat e tij, tri elementet e sipërpërmendura dhe midis brinjëve ozupon një të vërtetë të madhe. Ne e dimë shumë mirë rolin e politikës fiskale ne Botë. Qëllimi i saj është ndërhyrja e saj në cdo hap të shoqërisë njerëzore, sidomos në aspektin ekonomik. Kjo metodë u quajt më vonë si Laissez-faire. Një teori që u bë shumë e famshme që nga periudha e shpikjes së saj. Ajo që vlen për tu theksuar është fakti se kjo teori rezultoi e dështuar në Botën kapitaliste.. Ajo i dha shumë rëndësi pushtetit vendor duke lën mënjanë, me lezet, pushtetin e popullit. Qeveria u fiksua aq shumë në ndërhyrjet e saj ndaj politikës fiskale dhe ekonomisë, saqë harroi se pas kësaj fshihej mirëqenja e një populli. Ky ndikim i shtetit mbi ekonominë solli vetëm pasoja të dëmshme dhe krizë ekonomike. Kudo në Botë ka ende njerëz që rrojnë me lëndën e parë (bimë-bar).Madje, në mes të Amerikës, diku në një provincë të New York-ut një bashkësi njerëzish jetojnë ende pa rroba dhe me gjuetinë e kafshëve. Kjo si pasojë e përqendrimit të politikës amerikane në disa qëllime të fiksuara ekonomike duke u nisur nga ndikimi i fuqishëm që ajo ka në ekonominë e trregut, pra në Laissez-Faire.
Nuk është Amerika i vetmi shembull i tillë. Ky fiksim ekonomik ka ndikuar negativisht edhe në shumë shtete të tjera. Përshembull Shqipëria është një viktimë e dukshme e politikës fiskale. Në
këtë shtet, qeveria është aq shumë e fiksuar ndaj ekonomisë dhe kontrrolit mbi të, sa nuk mund të shohë se mu në qendër të Tiranës, një numër i konsideruar njerëzish lypin ushqim dhe madje flenë në trotuare si i vetmi vend-strehim që njohin apo kanë. Politika e fiksuar mbi ekonominë është aq e verbër, sa nuk mund ti shohë këto fenomene të rënda njerëzore apo ti hetojë nëse janë varfëri ekstreme apo akte kriminale të disa tutorëve borgjez që ozupojnë skllevër në kohët moderrne në mes të kryeqytetit shqiptar. Vlen për tu përmendur fakti se ky trrekëndësh midis Politikës, Shoqërisë dhe Ekonomisë fiskale është aq i lidhur ngushtë, sa nuk njeh mutacjon. Edhe nëse e njeh, do të quhet prishje ekuilibri. Duket sikur këto tri fenomene po bashkëjetojnë aq shumë me njera-tjetrën, sa ndonjëherë duket sikur këta njerëz e pranojnë skllavërinë moderrne ndaj politikës fiskale të fiksuar. Madje e pranojnë aq shumë, sa nuk reagojnë as në situate apo vendime të cilat mund të venë në pikëpyetje ekzistencën e tyre.
Politika është fiksuar aq shumë në ndikimin e saj, saqë ka vendosur të monitorojë cdo lëvizje apo hap që mund të bëjë shoqëria dhe që mund të prekë fuqinë e saj ndikuese. Sipas disa të dhënave konfidenciale dhe disa material të klasifikuara të Deparamentit Amerikan të Shtetit (Nadir Mura/enigma) është hedhur si projek monitorimi i njerëzve kudo në Botë me anë të një metode të lartë teknologjike. Supozohet se njerëzve do tu vendoset një Mikro/Cip nën lëkurën e tyre dhe nga ky objekt do të monitorohen 24 orë në 24 në cdo veprim apo hap që do të hedhin duke ju shkelur kështu privatësia totale. Pra, termi PRIVATËSI nuk do të ekzistojë dhe cdo vendim apo veprim i marrë jashtë vëmendjes së shtetit do të quhet krim dhe do të dënohet me ligjet përkatëse. Mikro/cipi do të vendoset që në lindje nën lëkurën e njerëzve me metoda të larta teknologjike, do të përmbajë tri gjashtat (666) dhe do të quhet si Kodi i Djallit. Cdo informacjon, deklaratë, sekret apo cdo akt tjetër që shtetit i hyn në interesin e saj ekonomik apo politik, do të monitorohet nga agjentët e shtetit me anë të mikro/cipit.
Duke marrë parasysh krijimin e kodit të djallit si pasojë e marrëdhënjes TRIO, duhet deklaruar se ky trekëndësh formon më së qarti Trekëndëshin e Bermundesit. Një trrekëndësh i cili është aq djallëzor, sa jo vetëm popullin, por edhe vet qeveritarët i zhyt në vorbullën e tij të rrezikshme. Nëse ky trekëndësh do të vazhdojë ekzistencën apo fuqizimin e tij me Kodin e Djallit, pasojat mbi mirëqënjen apo njerëzimin do të jenë fatale dhe me viktima që nuk do të kenë të numëruar si pasojë e fiksimit të një shteti i krijuar nga vet viktimat me votën dhe dëshirën e vet viktimës së preferuar të këtij trrekëndëshi.
CITAT
Nuk duhet të shqetësohemi kur na ndotet këmisha, surrati apo shpirti. Në këtë botë cdo gjë lind e pastër për tu bërë pis.