Be dhe përralla e vetting-ut. Qëndron peng konsensusi politik

nga Alma Prifti | Publikuar në Prill 13, 2017, 11:25 p.m.

Kriza politike në vend ka bllokuar, prej kohësh ecurinë politike dhe reformat e pretenduara të Qeverisë. Kjo krizë ka shqetësuar edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian, të cilët i bëjnë thirrje, prej ditësh, opozitës të rikthehet në parlament dhe të vazhdojë puna për reformën në drejtësi. Kjo thirrje është refuzuar në mënyrë të prerë nga Kryetari i opozitës, i cili u shpreh se nuk bën koalicion pazaresh në kurriz të populli dhe ata që kundërshtojnë kauzën e opozitës janë të korruptuar, sipas vet Bashës.

Pavarësisht sulmeve nga cadra, dy zyrtarët e lartë të BE-së, shefja e politikës së jashtme Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, përmes një deklarate të përbashkët, shprehin keqardhje që opozita po bojkoton parlamentin dhe që nuk u regjistrua për të marrë pjesë në zgjedhje. "Debati politik", thuhet në deklaratë "nuk duhet të zhvillohet jashtë, por brenda parlamentit, në përputhje me praktikat demokratike".

Dy zyrtarët evropianë u bëjnë thirrje partive politike të përfundojnë krijimin e institucioneve të Vetting-ut, vlerësimit dhe verifikimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Deklarata e dy zyrtarëve mbetet e paqartë jo vetëm për opozitën, tashmë 54 ditë në cadër, por edhe për qytetarët shqiptar, të cilët shprehen të shqetësuar që në krye të Komisionit të Vetting-ut janë përfaqësues të Qeverisë, e akuzuar për  bashkëpunim me krimin. Skandali i drogës dhe akuzat shigjetë të opozitës mbi Partinë Socialiste, sjell një erë pabesie në procesin e Vetting-ut, e pretenduar nga Europa.

Dy zyrtarët evropianë, sikur të mos ju bënte përshtypje situate skandaloze në vend, vazhduan deklaratat e tyre me sy mbyllur! Sipas tyre: "Goditja e reformës në drejtësi, në vend të punës për të siguruar zbatimin e Vetting-ut, nën mbikqyrjen e ngushtë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë". Një e ardhme në duart e një Qeverie që është kthyer në kapobandën e drogës dhe hashashit në vend. 1 ton kanabis sativa, e lokalizuar në Përmet dhe laboratory i përpunimit të drogës i lokalizuar në Skrapar, dëshmon Paloqeverinë që do të udhëheqë Vetting-un e dashur të një Europe të rrethuar nga skandalet e vilave lluksoze në një vend ku niveli i jetesës lë për të dëshiruar.

Prej kohësh, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po e  sulmon me tone të ashpra ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke e cilësuar atë si një projekt mafioz, që synon t’ia dorëzojë sistemin e drejtësisë kryeministrit Edi Rama, por ky denoncim duket se nuk bie në veshin e një Europe të vetëvendosur për të bërë “ligj”, mbi një sistem të kalbur dhe Kushtetutë të vdekur.

Zëra opozitare thonë se, pretendimi i Europës është të kthejë sistemin Parlamentar në Mbretëri Absolute të trrashëgueshme, duke eleminuar përfundimisht opozitën pas zgjedhjeve. Shkrirja e opozitës, do t’i jepte Edi Ramës një pushtet absolut mbretëror e kontrolluar nga Europa në një skemë të ngjashme me Britaninë e madhe, për ta zëvendësuar atë. Interesat e qarta të BE-së, port ë paqarta për popullin shqiptar, kanë krijuar një ngërc të pazgjidhshëm politik në vend, i cili presupozon goditjen ekonomike dhe uljen e mirëqenjes sociale, duke krijuar Mbretërinë e shumëdashur të BE-së mbi një popull të pafuqishëm nga varfëria. Një panoramë që të kthen shekuj prapa, në kohën e Luigjit XIV, ku mbretëria absolute sundonte mbi popullin e pafuqishëm nën gostira e valle mbretërore me vendet aleate.

Prishja e koalicionit Rama-Meta, mbetet e vetmja shpresë e shqiptarëve, që qëllimet dashakeqase të BE-së dhe Rilindjes, të mos e arrijnë synimin e tyre, pavarësisht se nga kjo prishje qendron dilemma e ngjalave të helmetisura si “Kal Troje” për popullin shqiptar!