Kauza e opozitës, zgjedhjet e 30 qershorit dhe dekreti i presidentit si nocione shtyse për përplasjen civile në Shqipëri.

nga Alma Prifti | Publikuar në Qershor 11, 2019, 12:45 a.m.

Situata politike në Shqipëri ka degraduar në protesta të fuqishme të njëpasënjëshme të thirrura nga opozita, e cila pas djegjes së mandateve të saj, ka zbarkuar e gjitha në rrugë, duke shkaktuar kaos në rrjedhën e politikëbërjes.  A ka të drejtë opozita në këtë kauzë? A i njihet e drejta kushtetuese të bojkotojë zgjedhjet dhe të ngrijë procesin politik në vend? Sigurisht që po të analizohet situate  në këndëvshtrim rrethanor, do të gjykohet thellë veprimi i opozotës për këtë rrëmujë që po i sjell vendit. Por, në analizën e theksuar,  kemi të bëjmë me një  domosdoshmëri të kësaj rrethane dhe të këtij kaosi. Përse ky gjykim!  Sepse, qeveria aktuale e Rilindjes ka shkaktuar një gjendje  të paprecedentë të ekonomisë dhe mirëqenjes në vend. Duke  u zbuluar hapur  nga përgjimet e prokurorisë së implikimit të bandave kriminale në zgjedhjet e Qershorit 2017, vihet në pikëpyetje vërtetshmëria e atyre zgjedhjeve dhe vullneti i sovranit për të zgjedhurit e tyre. Në këtë pikë, vihet në dyshim se sa real dhe i drejtë do të jetë procesi zgjedhor edhe për zgjehdjet lokale të 30 Qershorit 2019, por edhe për zgjedhjet parlamentare të 2021-shit. Këtu zë vend veprimi i opozitës për të bojkotuar zgjedhjet lokale duke dalë nga parlamenti me djegie mandatesh, dhe zbarkoi në rrugë me 

protesta të fuqishme kundra Kryeministrit Edi Rama. Edhe përse veprimet e dhunshme të protestuesve janë jashtë  çdo konteksti ligjor dhe shumë të dënueshme nga aleatët tanë ndërkombëtarë, ato mbeten disi të justifikueshme kur zëri i sovranit shkon në vesh të shurdhër gjatë protestave demokratike paqësore.

Për të most u përballur me një luftë civile midis protestuesve dhe policisë, Presidenti Ilir Meta rrezikoi mandatin e tij, duke çdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, madje  duke propozuar një datë të re. Por, në mbledhjen e Këshillit Qendror Zgjedhor (KQZ), dekreti i Presidentit u refuzua duke i vënë statusin NUL. Me këtë veprim, KQZ nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka hapur rrugë zgjedhjeve pa opozitën, pra zgjedhje me fytytrë komuniste. Madje dhe mundësinë  të  rrisë së tepërmi presionin për përplasje civile në vend. Qendrimi i tërhequr i Ndërkombëtarëve në favor të Qeverisë, i hap rrugë Edi Ramës të marrë vendime individuale duke lënë në hije interesat e shqiptarëve. Madje, ky veprim egoist i mazhorancës, rrezikon ti heqë të drejtën Shqipërisë të marrë statusin e vendit kandidat në Qershor apo Tetor për arsye të moszgjidhjes së ngërçit politik në vend.

Pas vendimit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve, mazhoranca ka filluar të mbledhë firmat për shkarkimin e tij. Por, Rama harron se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, dhe shkarkimi i Presidentit është legjitim vetëm nëse, kërkesën e Kuvendit, e miraton Gjykata Kushtetuese, e cila për momentin është me një anëtar dhe, për pasojë, është jashtë funksionit kushtetues. Në këtë kontekst, tentativa e Qeverisë për të ozupuar të gjitha rolet kushtetuese dhe ligjzbatuese në vend, tregon haptas përpjekjet e saj për të mbajtur pushtetin me vendime të frymës komuniste diktatoreske. Zgjidhja e vetme, në këtë rast, mbetet rezistenca popullore dhe mosbindja civile e sovranit duke këmbëngulur të rrëzohet Kryeministri Rama me vullnetin e popullit duke marrë në dorë vet fatin e tyre. Një revolucion popullor do ti jepte fund këtij sistemi zgjedhor, duke u bërë shembull edhe për pushtetet e ardhshme qeverisëse, cilado qofshin ato.